• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

    Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë kundër qeverisë Rama

    Diella 4.0, asistenti digjital i e-Albania, kalon në veprim: Shërbimet publike me një komandë zanore

    Presidenti Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

    Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnjë-Hercegovinë, Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe komunitetit të EUFOR-it

    Kryeministri Rama prezanton paketën fiskale 2027 dhe u përgjigjet protestuesve: “Nuk ndalem, nuk ndalemi, nuk do të më ndalin”

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

    Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Hamasi si krijesë e Izraelit

26 Janar, 2024
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Hajrudin Somun-[i]

Në strukturat ushtarake dhe të sigurisë së Izraelit qarkullonte mesazhi i fshehtë se “kush dëshiron të pengojë formimin e shtetit palestinez, duhet të mbështesë forcimin e Hamasit dhe t’i japë atij para”

Sikur të premten e kaluar, duke marrë titullin e doktorit të nderit në Universitetin e Valladolidit, Josep Borelli, të fliste vetëm si socialist spanjoll nga një fshat diku nën Pirenej, nuk do të ishte kaq me rëndësi saqë menjëherë ta pasqyronte gazeta “Le Monde” e Parisit, dhe më vonë disa media, megjithëse jo shumë të spikatura, europiane. Por ai foli si shef i diplomacisë së Bashkimit Europian. Duke shprehur miratimin e tij për zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez e cila duhet imponuar nga jashtë, ai tha: “Unë këmbëngul në atë që, megjithëse Izraeli vazhdon edhe më tej refuzimin, është një zgjidhje të tillë e cila do të sillte paqen. Ka shkuar aq larg sa që vetë ka krijuar Hamasin. Qeveria izraelite ka financuar Hamasin duke u përpjekur të dobësonte administratën palestineze të Fatahut”.

Risi pra është fakti se këtë Borelli e tha këtë si përfaqësues i lartë i BE-së për politikën e jashtme, politikë të cilën ai do ta vazhdojë – nëse mbetet në atë detyrë – të mbështesë ndërprerjen e luftës së Gazës dhe njohjen e shtetit palestinez, gjë drejt së cilës janë të prirur të gjithë shtetet e Europës, përfshirë edhe Spanjën e tij. Ai i njeh mirë edhe izraelitët, mëqënëse, kur ka qënë student, ka punuar si vullnetar në një kibuc. Të gjithë në që kemi ndjekur se çfarë po ndodh mes izraelitëve dhe palestinezëve e njihnim “lojën e fshehtë” të Izraelit me Hamasin, e cila u bë përsëri temë e ditës me shpërthimin e luftës në Gaza menjëherë pas 7 tetorit të vitit të kaluar. Revista e përjavshme amerikane Times, duke shkruar për rrënjët e kryengritjes palestineze që nisi në fillim të viteve 1980-të, sjell në kujtesë se Izraeli “i mbylli sytë” ndaj daljes në skenë të Hamasit “në mënyrë që të fokusohej te ajo që liderët izraelitë e konsideronin si rrezik më të madh, OÇP-në nën drejtimin e Jaser Arafatit”. Këtë nuk e fshihte as vetë Izraeli. Një nga ndihmësit e Netanjahut, gjenerali Gershon Hacohen, në vitin 2019 deklaroi një një intervistë për TV: “Duhet ta themi të vërtetën – strategjia e Netanjahut është që të pengojë formimin e dy shteteve, në mënyrë që ta bëjë Hamasin partner sa më të afërt. Haptazi, Hamasi është armik. Fshehurazi, ai është aleat”.

Është një strategji të cilën Izraeli e zbaton ndaj të gjithë arabëve, e le më pastaj ndaj palestinezëve. Për palestinezët është përpiluar plani i “politikës gjithëpërfshirëve të kolonizimit hebré”. Kështu është përcaktuar saktë qëllimi i Izraelit sipas planit të ashtuquajtur “Yigalav” të vitit 1967, strategji politike dhe e kontrollit ushtarak jozyrtar, dhe në fund edhe aneksimin e territoreve palestineze të pushtuara në luftën e qershorit të po atij viti. Në mënyrë që vendet arabe me ndonjëfarë lufte tjetër ta bënin të pamundur këtë plan, duheshin penguar nëpërmjet inkurajimit dhe mbështetjes së ndarjeve të brendshme dhe dobësimin e fuqisë së tyre ushtarake. Në Siri kjo ishte rezistenca e shumicës sunite kundër asaj nacionaliste shiite të rregjimit baaath. Në Liban me luftën civile është lëkundur ndarja multifetare e pushtetit. Në Irak luftërat mes ushtrisë dhe kurdëve. Në Jordani ndasitë rreth mbështetjes së lëvizjes palestineze çlirimtare (OÇP) e cila, si edhe në Liban, është dëbuar prej territorit të saj. Në Egjypt rezistenca ndaj rregjimeve ushtarake që vazhdon që prej përmbysjes së monarkisë.

Në shumicën e rasteve, në prapavijë ose në radhët e para, të të gjithë rezistencave apo ndasive ishin lëvizje ose parti që mbështesnin kundërshtimin ndaj kthimit nga parimet themelore të botës arabe dhe muslimane në shekullarizëm dhe shërbimit të interesave të bllokur lindor, komunist apo atij imperialist perëndimor. Shumica e këtyre lëvizjeve, të quajtura islami politik ose islamiste, të cilat në programet e tyre kishin rezistencën ose luftën kundër pushtimit izraelit të Palestinës i përkisnin ose ndiqnin “Vëllazërinë muslimane”, lëvizje e lindur mes dy luftërave botërore në Egjypt si rezistencë ndaj kolonializmit francez dhe atij anglez, të cilin më vonë do ta trashëgojë “imperializmi amerikan”. Një nga filialet e Ihvanul-musliman (“Vëllezërit muslimanë”) është formuar edhe në radhët e palestinezëve, e kësisoj edhe në Gaza të cilën në vitin 1960 e pushtoi Izraeli duke i’a marrë Egjyptit nga kontrolli. Këtë organizatë, me emrin Muxhamaa-al-islamija ose “Shoqëria islame”,  e themeloi Shejhu Ahmed Jasin, paraplegjik pothuajse i verbër, i cili u rrit në kampin e refugjatëve në Gaza, Kjo organizatë në vitet e para punoi për “riislamizimin e shoqërisë palestineze” në universitete dhe nëpër shkolla, por pas Intifadës së parë të vitit 1987, ajo u rrit në Hamas, ose Lëvizja islamike për çlirim, e cila iu përkushtua luftës për çlirimin e Palestinës nga “pushtuesi sionist izraelit”.

Në anën tjetër të lëvizjes palestineze gjithnjë e më shumë forcohej Fatahu, nën drejtimin e Jaser Arafatit, i cili arriti të bashkojë dy rrymat që ekzistonin brënda OÇP-së. OÇP-ja, në fund të viteve 80-të do të shpallë shtetin pelstinez të pavarur dhe do ta njohë Izraelin. Do të njihet edhe nga ShBA-të dhe vendet e tjera perëndimore si përfaqësuesi legjitim i popullit palestinez. Arafati do të jetë në krye edhe të administratës palestineze në Ramallah, njësi e formuar sipas marrëveshjes së Oslos në vitin 1993 dhe do të udhëheqë të gjitha bisedimet paqesore me Izraelin dhe administratën amerikane. Ndërkohë në Gaza, Hamasi bëhej gjithnjë e më i fortë, ndërsa në radhët e kampeve të refugjatëve palestinezë gjithnjë e më popullor dhe kësisoj, në vitin 2005, do ta mundë Fatahun dhe do të fitojë dy të tretat e vendeve në Këshillin Ligjvënës të administratës palestineze. Konflikti mes Fatahut dhe Hamasit kishte të bënte rreth drejtimeve të përgjithshme të rezistencës palestineze por ekzistonte dhe për shkak të dallimeve të thella ideologjike, meqënëse Fatahu ishte për një program shekullar dhe multifetar, ndërsa Hamasi në Gaza zbatonte rregulla strikte të Sheriatit. Kësisoj, kur Fatahu dhe organizmat e tjera të OÇP-së refuzuan t’i drejtonte Hamasi në parlament dhe në qeverinë palestineze, shpërtheu lufta e hapur e armatosur. Të gjithë pasuesit e OÇP-së dhe të Fatahut në Gaza u shpallën tradhëtarë, shumë madje u likujduan, ndërsa Hamasi formoi pushetin e tij absolut në enklavë.

Këto pak të dhëna ishin të mjaftueshme për pushtetin izraelit që të vinte në jetë formulën koloniale “përça e sundo”. Kështu vazhduan punët dy dekadat e shkuara dhe disa luftëra të cilat ushtria e tij bënte kundër Hamasit, të cilin e konsideronte terrorist, si dhe nga ana tjetër kundër të gjithë palestinezëve, duke filluar nga Jaser Arafati dhe Fatahu i tij. Njëkohësisht në forma të ndryshme pushteti izraelit inkurajonte dhe paguante Hamasin, sëbashku me disa vende arabe dhe muslimane, në mënyrë që të dobësonte Fatahun në Ramallah dhe të pengonte në mënyrë të suksesshme formimin e shtetit palestinez. Në strukturat ushtarake dhe të sigurisë së Izraelit qarkullonte mesazhi i fshehtë se “kush dëshiron të pengojë formimin e shtetit palestinez, duhet të mbështesë forcimin e Hamasit dhe t’i japë para”. Avner Cohen, i cili ka shërbyer si shef i degës religjoze në ushtrinë izraelite në kohën e daljes në skenë të Hamasit, deklaroi në një prononcim për Wall Street Journalin se “Izraeli ka ndihmuar që të lindë Hamasi” që në vitin 2009: “Hamasi, për keqardhjen time të thellë, është krijim izraelit”. Shejhu Ahmed Jasin, para se të vdiste në vitin 2004, i goditur për vdekje nga një granatë izraelite teksa dilte nga falja e Xhumasë, ndoshta nuk e ka ditur, apo ndoshta e ka ditur, këtë Zoti e di, se ka qënë i paguar nga shërbimet e fshehta izraelite.

Kështu erdhën punët deri në vitin 2023. Por ka mbetur ajo loja që Izraeli ka luajtur me Hamasin e cila ndoshta një ditë do t’i vetë bjerë atij në kokë.

*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

[i] https://www.oslobodjenje.ba/dosjei/kolumne/hamas-kao-izraelska-kreacija-925228

Related- Posts

FOKUS

G20 përfundon takimin në Atlanta pa deklaratë të përbashkët: Rubio vë theksin te siguria energjetike, zinxhirët e furnizimit dhe liria e lundrimit

1 Nëntor, 2026
FOKUS

Serbia pas Vuçiçit: Hija e vitit 2000 dhe sfida e një epoke të re si ajo e Zoran Gjingjiçit

31 Tetor, 2026
FOKUS

EVROPA NË VALËN E PROTESTAVE: Nga kriza e jetesës te kriza e besimit, a po përballet kontinenti me një tronditje të re politike?

31 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Bullgaria zgjedh presidenten e parë grua, Iliana Iotova fiton balotazhin me 57.6% të votave

2 Nëntor, 2026

Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

2 Nëntor, 2026

Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

2 Nëntor, 2026

Putin nuk e ka refuzuar asnjëherë një bisedë me Zelenskyn, Ushakov: Nëse dëshiron negociata, mund të vijë në Moskë

1 Nëntor, 2026

G20 përfundon takimin në Atlanta pa deklaratë të përbashkët: Rubio vë theksin te siguria energjetike, zinxhirët e furnizimit dhe liria e lundrimit

1 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.