• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
22 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

    Rama u përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe ne do të jemi aty”

    Rama: “Me gurin nuk negociohet”. Kryeministri i cilëson protestat “fatkeqësi kombëtare”

    Ervin Demo: “Ka kaluar vija e kuqe”, 295 të lënduar në 6 ditë protestash: Dhuna nuk është mjet negocimi

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

    Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home RAJONI KOSOVA

Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

22 Tetor, 2026
in KOSOVA
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkoi Bashkimit Evropian të shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim, të japë statusin e vendit kandidat dhe të hapë negociatat. Në fjalimin në Samitin XIII të Procesit të Berlinit në Mal të Zi, ai ngriti gjithashtu çështjen e sigurisë rajonale, sulmeve në Banjskë dhe Ibër-Lepenc, si dhe të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të ndërmarrë hapa konkretë për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit, duke theksuar se aplikimi i paraqitur në dhjetor 2022 ende pret një vendim nga institucionet evropiane.

Duke folur në seancën plenare të Samitit XIII të Procesit të Berlinit, Kurti deklaroi se Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor pa statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, pavarësisht përparimit që, sipas tij, ka shënuar në demokraci, luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit.

“Kërkojmë nga ju ta merrni vendimin: të kërkoni opinionin e Komisionit, t’i jepni Kosovës statusin e vendit kandidat dhe të hapni negociatat për anëtarësim”, u shpreh Kurti.

Ai nënvizoi se Kosova është përafruar me politikën e jashtme të BE-së dhe ka zbatuar të gjitha sanksionet evropiane kundër Rusisë që nga fillimi, duke argumentuar se vendi vepron në përputhje me standardet e një shteti anëtar.

Integrimi evropian dhe bashkëpunimi rajonal

Kurti vlerësoi rolin e Procesit të Berlinit, të nisur nga Gjermania në vitin 2014, në forcimin e bashkëpunimit mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimin e Tregut të Përbashkët Rajonal.

Ai përmendi përfitimet që integrimi gradual me tregun e BE-së pritet t’u sjellë qytetarëve, duke përfshirë lehtësimin e pagesave përmes SEPA-s, përshpejtimin e tregtisë përmes korridoreve të gjelbra dhe uljen e kostove të komunikimit telefonik përmes nismës “Roam Like at Home”.

Sipas Kurtit, SEPA pritet t’u kursejë qytetarëve të Kosovës dhe mërgatës rreth 58 milionë euro në vit.

Ai kritikoi gjithashtu moszbatimin e disa marrëveshjeve rajonale të nënshkruara në vitin 2022, përfshirë ato për njohjen e diplomave dhe dokumenteve të identifikimit, duke theksuar se marrëveshjet duhet të respektohen nga të gjitha palët.

“Askush nuk mund të detyrohet që ta dojë Bashkimin Evropian, por askush nuk duhet të lejohet t’i pengojë ata që e duan”, deklaroi kryeministri kosovar.

Banjska, Ibër-Lepenci dhe kërkesa për përgjigje kolektive

Një pjesë e rëndësishme e fjalimit iu kushtua sigurisë rajonale dhe sulmeve që Kurti i lidhi me përpjekjet për destabilizimin e Kosovës dhe Evropës.

Ai përmendi sulmin e armatosur në Banjskë, në shtator 2023, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, si dhe shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë, në nëntor 2024.

Kurti akuzoi Serbinë për mbështetjen e personave që, sipas tij, qëndrojnë pas veprimeve destabilizuese dhe theksoi se Milan Radoiçiq, të cilin e identifikoi si përgjegjës për sulmin në Banjskë, vazhdon të jetë i lirë në Serbi.

Ai i krahasoi këto zhvillime me veprimet hibride që, sipas tij, Rusia po ndërmerr kundër infrastrukturës kritike dhe sigurisë evropiane.

“S ulmi ndaj një demokracie evropiane është sulm ndaj gjithë Evropës dhe meriton përgjigje kolektive, sepse reagimi që ndërtohet rast pas rasti nuk është parandalues”, u shpreh Kurti, duke shtuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të sillte edhe efekt parandalues në fushën e sigurisë.

Kryeministri paralajmëroi gjithashtu se përpjekjet për të siguruar stabilitet duke bërë kompromise në kurriz të demokracive fqinje janë të rrezikshme.

Të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Në fund të fjalimit, Kurti ngriti çështjen e të drejtave të pakicave në Ballkanin Perëndimor, duke kërkuar që kjo temë të marrë një vëmendje më të madhe në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ai argumentoi se pabarazitë në trajtimin e komuniteteve në vendet fqinje krijojnë padrejtësi dhe mund të nxisin tensione.

Kurti u bëri thirrje pjesëmarrësve të samitit që të shqyrtojnë nga afër situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke pretenduar se ata po përjashtohen gradualisht nga institucionet dhe jeta publike në Serbi.

“Dinjiteti njerëzor dhe të drejtat e njeriut janë të parat në mesin e vlerave që duhet t’i ndajmë së bashku”, përfundoi Kurti.

Samiti XIII i Procesit të Berlinit mbahet në Mal të Zi, më 22 tetor 2026, me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve evropianë. Nisma synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtimin e integrimit të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

KOSOVA

Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

22 Tetor, 2026
KOSOVA

Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

21 Tetor, 2026
Kosove Shqiperi
KOSOVA

Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

19 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

22 Tetor, 2026

Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

22 Tetor, 2026

Europa dhe Kina: partneritet i cili është ngritur në problem strategjik

22 Tetor, 2026

Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

22 Tetor, 2026

Parlamenti Europian i jep Gjykatës Penale Ndërkombëtare Çmimin Saharov, mes tensioneve me SHBA-në

22 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.