• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
14 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home SHQIPËRI

“Fol Shqip” – AMA organizon tryezë ndërgjegjësimi me gjuhëtarë e gazetarë për mbrojtjen e gjuhës shqipe nga fjalët e huaja, të panevojshme, në media

20 Shkurt, 2024
in SHQIPËRI, SOCIALE / KULTURË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka organizuar sot tryezën me temë: “Fol Shqip – Të mbrojmë dhe të duam gjuhën shqipe”. Si pjesë e një nisme ndërgjegjësimi të filluar këtë vit, “Fol Shqip”, për mbrojtjen e gjuhës nga përdorimi i fjalëve të huaja, të panevojshme, në media, në këtë tryezë morën pjesë gjuhëtarë të shquar që i janë bashkuar kësaj nisme, gazetarë të medias audioviozive dhe të shkruar, pedagogë e studentë të gazetarisë.

“AMA e ka pasur vazhdimisht në objektiv të punës së saj, respektimin e standardit të gjuhës shqipe nga OSHMA-të dhe trajtimin herë pas here të fenomenit të përdorimit të fjalëve të huaja, të panevojshme, nga gazetarët. Por në fillim të këtij viti, menduam ta çonim më tej, të fillonim një nismë ndërgjegjësimi, duke publikuar çdo javë gjetjet e dala nga vëzhgimi i transmetimeve televizive, për fjalët e huaja të panevojshme, bashkë me gjegjëset e tyre në shqip”, ka thënë në filli të takimit, kryetarja e AMA-s, znj. Armela Krasniqi. “Ishte një surprizë shumë e madhe përkrahja e menjëhershme që iu bë nismës sonë, nga gjuhëtarë e gazetarë, çka na vërtetoi ndjeshmërinë që kemi të gjithë ne, për ruajten e gjuhës tonë. Kjo është arsyeja që jemi këtu, për të bashkëbiseduar, për të rritur ndërgjegjësimin që, me gjithë ngutin që përditshmëria dikton në punën e gazetarëve, kujdesi për gjuhën është i domosdoshëm”.

Tryezës i janë bashkuar edhe gjuhëtarë të njohur, të cilët kanë theksuar përvojat dhe hulumtimet e tyre mbi fenomenin.

“Kur më pyesin studentë dhe dashamirë të shqipes se çfarë qëndrimi duhet mbajtur ndaj fjalëve të huaja, që janë në shtim të vazhdueshëm, u përgjigjem me një figurë letrare e pikërisht: Sa më pak huazime “nga malli”, në pamundësi për t’u bërë ballë huazimeve “nga halli”, ka thënë në fjalën e tij gjuhëtari i njohur, Gjovalin Shkurtaj.  “Gjuhësia shqiptare gjithmonë ka qenë dhe mbetet fort e shqetësuar për gjuhën e mjeteve të informimit, që nga akad. Idriz Ajeti, mitiku i madh i gjuhësisë shqiptare, i cili deri në moshën e tij 103-vjeçare që u nda së gjallësh (më 2020), vijoi të kërkojë që mediat të shkruajnë e të flasin bukur, të shqiptojnë qartë, t’u shmangen fjalëve të huaja,të mos bien në vulgarizma, të zbatojnë traditën e urtësisë shqiptare për të folur drejt, por pa sharje, ashpër, por pa fyerje etj.Gjuha shqipe është tipar themelor i kombit shqiptar, prandaj atë duhet ta ruajmë dhe ta mbrojmë, ta shkruajmë e ta flasim sa më thjeshtë e sa më bukur”.

Gjithashtu gjuhëtarja e njohur, Linda Mëniku ka bërë një analizë të thelluar mbi prirjen e disa prej mediave kryesore në përzgjedhjen e titujve për emisionet e tyre. “Përdorimi i shprehjeve origjinale në anglisht mund të jetë një stilistike apo edhe një mënyrë e thjeshtë komunikimi, duke e përsëritur shprehjen, pa e menduar se si mund të thuhej më mirë në gjuhë një lehtësi për t’u përsëritur pa përkthyer në mënyrë dembele dhe të lehtë”, ka thënë ajo. “Anglicizmat shpesh vijnë aq shpejt sa nuk ka kohë për t’i përshtatur ato, sepse ato përdoren menjëherë pasi raportohen. Media televizive ndikon në gjuhën e përditshme edhe përmes shprehjeve që përdoren në emisione të ndryshme, por dhe përmes titujve të emisioneve më të suksesshme, të cilat përdoren në jetën e përditshme, edhe pse janë kryesisht kalimtare”.

Anila Omari, gjuhëtare, pjesë e Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, ka theksuar rëndësinë e mësimit të gjuhës standarde në shkolla. “Në qoftë se shkolla ua mëson nxënësve gabim gjuhën, ose nuk arrin t’u mësojë gjë sepse tekstet apo mësuesit nuk janë të efektshëm, atëhere do të kemi rezultatet që po shohim në kulturën e gjuhës. Kultura e gjuhës është pjesë e kulturës së përgjithshme dhe kur kjo çalon, atëhere çalon edhe kultura e gjuhës”.

Ndërsa gjuhëtarja Meleq Shopi, përveç analizës së fenomenit të përdorimit të fjalëve të huaja, por edhe të formave të gabuara gramatikore, ka propozuar organizimin edhe të takimeve të tjera të ngjashme, mbështetur në lëndën që vjen nga vëzhgimi i ligjërimit të mediave të shkruara e të folura. “Të bashkëpunohet me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave dhe të bëhen të njohura për gazetarët e punonjësit e medias vërejtjet dhe kritikat e studiuesve të gjuhësisë. Mbi të gjitha të njihen nga gazetarët edhe botimet e reja të gjuhësisë shqiptare për kulturën e gjuhës dhe të pasqyrohen më gjerë në faqet e gazetave dhe në emisionet apo intervistat në radio e televizion”, ka thënë ajo.

Diskutime me pyetje dhe sugjerime janë bërë edhe nga gazetarët e pranishëm në takim, të cilët janë bërë pjesë aktive, qoftë me trajtimin e fenomenit të përdorimit të fjalëve të huaja të panevojshme në media, qoftë me propozime se si mund të frenohet ky fenomen.

Në mbyllje, kryetarja e AMA-s, znj. Armela Krasniqi ka bërë me dije së gjatë këtij viti do të punohet me gjuhëtarët për hartimin e një udhëzuesi, me fjalët e huaja që ndeshen rëndom në media dhe gjegjëset e tyre në gjuhën shqipe. Gjithashtu ajo theksoi se kjo është vetëm tryeza e parë që organizohet për këtë qëllim dhe se AMA, jo vetëm do ta vazhdojë këtë nismë, por, në përgjigje të interesit të vetë gazetarëve, është e gatshme të organizojë herë pas here takime të tjëra gjuhëtarë-gazetarë në ambjentet e AMA-s, që i shërbejnë mbrojetjes së gjuhës shqip.

/Argumentum.al

Related- Posts

NGJARJE

Tiranë, protesta studentore përfundon në dhunë, përplasje në disa zona të kryeqytetit

13 Tetor, 2026
POLITIKË

Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

9 Tetor, 2026
FOKUS

Nga masat e sigurimit te prezumimi i pafajësisë: Çfarë ndryshon në Kodin e Procedurës Penale

30 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Tiranë, protesta studentore përfundon në dhunë, përplasje në disa zona të kryeqytetit

13 Tetor, 2026
German Foreign Minister Johann Wadephul speaks at the Warsaw Security Forum. Photo: Jörg Blank/dpa

Wadephul: Rusia duhet të bëjë “hapin e parë” për një armëpushim energjetik në Ukrainë.

13 Tetor, 2026

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

13 Tetor, 2026

Ambasada e SHBA-së në Tiranë apel qytetarëve amerikanë të shmangin protestat pas përshkallëzimit të dhunës

13 Tetor, 2026

Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

13 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.