• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
14 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Protesta para bashkisë së Tiranës, kërkohet dorëheqja e kryetarit Erjon Veliaj

5 Prill, 2024
in NGJARJE, POLITIKË, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Mbështetës të opozitës dhe të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit protestuan sot para bashkisë së kryeqytetit, duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erjon Veliaj, pas arrestimit të disa drejtorëve dhe ish drejtorëve të bashkisë në dyshime për korrupsion.

Këshilltarët bashkiakë të opozitës erdhën me një kërkesë për mbledhje urgjente të këshillit bashkiak për transparencë mbi këto arrestime, por policia i pengoi ata që të hynin në bashkinë e Tiranës.

Këshilltarët bashkiakë të opozitës u përpoqën të dorëzonin në bashki një kërkesë për mbledhje urgjente të këshillit bashkiak për të diskutuar mbi arrestimet e 9 zyrtarëve të lartë drejtues të bashkisë nga drejtësia, nën akuza për korrupsion, pastrim parash, shkelje të barazisë në tendera publikë.

Këshilltari bashkiak i opozitës mjeku i njohur Ilir Alimehmeti tha se gjendja në bashki është e rëndë, por dhuna e policisë ndaj këshilltarëve bashkiake ishte e pajustifikuar dhe pengim i paligjshëm në detyrat e tyre qytetare, ndërsa ata u munduan të dorëzonin një kërkesë të thjeshtë në protokoll.

“Kjo është kërkesa jonë. Duam të shqyrtohet pse kemi drejtor të përgjithshëm të bashkisë së Tiranës të arrestuar me burg, dhe të tjerë me arrest shtëpie. Numri i tyre sa vjen e rritet përditë. Ne duam të dimë se çfarë dëmi kanë bërë? Si mund ta përmbajmë këtë dëm, që të mos bëhet nga sot e tutje? Por policitë nuk na lanë ta dorëzonim”, tha zoti Alimehmeti.

Ai u bëri thirrje punonjësve të bashkisë që të mos heshtin as të bëhen palë me korrupsionin përmes veprimeve apo mosveprimeve, por ta denoncojnë atë.

Këshilltarët bashkiakë të opozitës përbëjnë afro një të tretën e këshillit bashkiak të Tiranës, megjithatë ata besojnë se e kanë të drejtën që të kërkojnë mbledhje të tilla në shërbim të transparencës së institucionit aq shumë të akuzuar së fundi edhe nga SPAK-u.

Shumë qytetarë të Tiranës dhe rrethinave problematike si lagja e Kombinatit, lagja 5 Maji, dhe zona e Astirit, iu bashkuan protestës së organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Prej disa vitesh kjo Aleancë mbrojti ndërtesën 80 vjeçare të Teatrit Kombëtar nga shembja prej bashkisë, dhe prej planeve për të ndërtuar aty disa kulla prapa një teatri të ri.

“Thonë që kanë ndërtuar dhe e kanë bërë Shqipërinë lule. Por pse njerëzi janë kaq të palumtur? Kjo ndodh se pushtetarët socialistë kanë një filozofi shkatërruese. Veprimi i tyre është ndërtimi, por qëllimi i tyre është shkatërrimi. Ajo që ndodhi me Teatrin Kombëtar po përsëritet në të gjihtë vendin”, thotë artistja e njohur Adriana Tolka.

Protestuesit brohorisnin vazhdimisht duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erjon Veliaj, ndërsa mbanin në duar tabela me shkrime që dënonin korrupsionin në bashkinë më të madhe të vendit.

Pasi policia i ndaloi këshilltarët bashkiakë që të hynin në bashki për të dorëzuar kërkesën për mbledhje urgjente, protestuesit shkarkuan mbi fasadën e ndërtesës një breshër vezësh edhe mollësh.

Ndërsa megafonin e kapnin herë pas here qytetarë dhe politikanë të ndryshëm, mes tyre ish presidenti Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë.

“I bëjmë thirrje gjithë qytetarëve të Tiranës, gjithë qytetarëve shqiptarë që të bashkohemi kundër projektit shfarrosës të kombit tonë nga ky sekt kriminal”, tha zoti Meta.

Protestës iu bashkuan edhe deputetë opozitarë, të cilët herë pas here kanë denoncuar korrupsionin e dyshuar të bashkisë së Tiranës si në rastin e inceneratorit ashtu edhe në afera të tjera, që po hetohen nga SPAK-u.

“Ajo që ka ndodhur me bashkinë e Tiranës, ku 5 zyrtarë, njerëzit më të afërt të Erjon Veliajt, brenda një periudhe të shkurtër i kanë dhënë vetes 22 milionë euro, është një këmbanë alarmi se në çfarë gjendje të mjerë ka shkuar qeverisja qendrore dhe qeverisja lokale. Erjon Veliaj sot nuk duhet të ishte në zyrën e kryetarit të Bashkisë, por duhet të ishte dhe të shoqëronte 5 vartësit e tij atje në qeli, ku janë edhe ata”, tha deputeti opozitar Gazment Bardhi.

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit arrestoi në fund të marsit disa drejtorë dhe ish drejtorë të bashkisë së kryeqytetit, e disa të tjerëve u dha masën detyrim paraqitje, nën akuzat për korrupsion pasiv, fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë, shkelje të barazisë në tendera, lidhur me aferën e dyshuar të shoqërisë 5D konstruksion.

Kjo shoqëri ka fituar një seri tenderash nga agjencitë në varësi të bashkisë dhe nga Ujësjellësi i kryeqytetit, por Prokuroria e Posaçme theksoi se kompania është favorizuar me privilegje të padrejta, duke fituar prokurime në mënyrë të parregullt. Bashkia nuk ka reaguar ende për këtë çështje të hapur nga drejtësia.

Në dhjetor Gjykata e Posaçme nxori 15 urdhëra arresti, si pjesë e hetimeve për inceneratorin e Tiranës, mes tyre në arrest me burg është drejtori i përgjithshëm i punëve publike në bashkinë e kryeqytetit, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Related- Posts

NGJARJE

Tiranë, protesta studentore përfundon në dhunë, përplasje në disa zona të kryeqytetit

13 Tetor, 2026
Kryesore

Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

13 Tetor, 2026
NGJARJE

Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

11 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Tiranë, protesta studentore përfundon në dhunë, përplasje në disa zona të kryeqytetit

13 Tetor, 2026
German Foreign Minister Johann Wadephul speaks at the Warsaw Security Forum. Photo: Jörg Blank/dpa

Wadephul: Rusia duhet të bëjë “hapin e parë” për një armëpushim energjetik në Ukrainë.

13 Tetor, 2026

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

13 Tetor, 2026

Ambasada e SHBA-së në Tiranë apel qytetarëve amerikanë të shmangin protestat pas përshkallëzimit të dhunës

13 Tetor, 2026

Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

13 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.