• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë për Festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

    Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

    Kryeministri Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

    Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-ja dhe Aleanca refuzojnë takimin me Haxhiun, Dehari insiston në marrëveshje para vazhdimit të seancës

    Si u bë Marrëveshja kornizë e Ohrit?

    Abdixhiku: LDK heq dorë nga postet, LVV mund t’i marrë të gjitha

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    25 vjet nga (Mos)Marrëveshja e Ohrit

    Devijimi i lumit Ibër do të ishte vazhdimi i genocidit serb në Kosovë!

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

“Së bashku në sofrën e paqtë të Iftarit”/Kryeministri Rama shtron Iftar në Muajin e Shenjtë të Ramazanit

8 Prill, 2024
in JO VETEM LAJM, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Në kremtim të muajit të Shenjtë të Ramazanit, dhe në respekt të traditës së krijuar prej vitesh tashmë, Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama shtruan një darkë iftari në mjediset e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, me pjesëmarrjen e politikanëve, ministrave, artistëve, gazetarëve, punonjësve të rendit, përfaqësuesve të komuniteteve fetare si atij katolik, ortodoks, bektashi dhe ungjillor dhe të ftuarve të tjerë.

“Për këdo që nuk i përket fesë islame, pjesëmarrja në iftar është një lloj agjërimi më vete, një lënie mënjanë e paragjykimeve, një përulje ndaj traditave shpirtërore dhe dokeve të bukura të tjetrit, shprehja e një kumti të thjeshtë, por kuptimplotë paqeje” – u shpreh ndër të tjera, kryeministri Rama në përshëndetjen tradicionale drejtuar të ftuarve, teksa uroi për agjërim dhe lutje të pranuara për të gjithë besimtarët.

* * *

Të dashur miq e të ftuar,

Nga zemra ju falënderoj që pranuat ftesën të merrni pjesë në këtë sofër iftari, tashmë tradicionale.

Njësoj siç e mirëpresin agjëruesit edhe unë për hir të vërtetës, mezi e pres ta ofroj këtë iftar së bashku me Lindën dhe me ndihmën e kujtdo angazhohet që sofra të ketë frymën e një mbrëmjeje ku nuk na mbledh bashkë as feja, as gjuha, as puna që bëjmë në të përditshmen tonë apo ideja e çdokujt këtu për Zotin, por na bashkon ndjesia e përkatësisë ndaj diçkaje të njëjtë, e lidhjes me diçka të ngjashme të cilës i gjejmë emra të ndryshëm, ose edhe pa mundur apo pa u munduar t’i vëmë emër, i ndjejmë afërsinë e papërkufizueshme.

Vakti i iftarit nuk është një vakt i zakonshëm dhe kur ai ndodh kështu si sonte, është një ndarje buke mes më të fortëve, atyre që duke agjëruar mposhtin dobësitë e trupit dhe më pak të fortëve që të agjëronin nuk mundën apo nuk deshën.

Sigurisht është virtyt t’i nënshtrohesh disiplinës së fortë të agjërimit, në këtë muaj që jo më kot quhet i Madhërueshëm, pra lartësues, por duke qenë se unë vetë, pavarësisht lartësisë së shtatit bëj pjesë tek kategoria e më pak të fortëve këtu sonte, e shoh të virtytshme edhe uljen e jo agjëruesve në sofrën e iftarit.

Për këdo që nuk i përket fesë islame, që nuk përshkon rrugën e agjërimit të urdhëruar nga profeti, që nuk vjen në këtë sofër nga kërkesat këmbëngulëse të faljes, pjesëmarrja në iftar është një lloj agjërimi më vete, një lënie mënjanë e paragjykimeve, një përulje ndaj traditave shpirtërore dhe dokeve të bukura të tjetrit, shprehja e një kumti të thjeshtë, por kuptimplotë paqeje, kryerja e një gjesti njerëzillëku mes të ndryshmish në një hapësirë si kjo e atdheut tonë ku, lavdi Zotit dhe mençurisë popullore, të qenit të ndryshëm në fe nuk na ka bërë njerëz të grindur mes vetit për Zotin në të cilin besojmë a nuk besojmë apo për fenë të cilës i përkasim, a nuk jemi ose ndjehemi përkatës.

Kështu që, duke shtruar një iftar, paradoksalisht bashkohemi nga rrugë të ndryshme në respektin dhe mirësinë e ritualit të agjërimit të vëllezërve dhe motrave të besimit islam, por dhe në pranimin e një njerëzillëku përtej kufijve a distancave të së përditshmes i cili lidh këtu në afrimitet edhe ata që i vënë Zotit një emër, edhe ata që emër për Zotin nuk gjejmë ose as që nuk duan të gjejnë.

Ka zëra që më vijnë çdo vit në vesh për të hequr dorë nga kjo traditë, ashtu siç nuk mungojnë mes tyre edhe zërat më të lartë të mendjeve më përtace, përgjithësisht prej njerëzish mosbesimtarë në jetën e përditshme, që kujtohen për përkatësinë fetare të emrin të tyre vetëm kur shohin fenë e të tjerëve tu shfaqet në pasqyrat e celularëve përmes objektesh kulti, lajmesh nga bota mbi sherret gjakatare në emër të fesë apo aktivitetesh të paqme të komuniteteve të tjera fetare dhe kundërvihen me argumenta që edhe hanë edhe nuk hanë pykë, të cilat me të vërtetë janë nga ato tundime që, siç thotë edhe Hazreti Isa në Ungjill, paqja qoftë mbi të, zbohen vetëm me lutje dhe me agjërim.

Shumica nuk janë zëra dashakeqësh në vetvete ndaj Islamit, e ca më pak ndaj fqinjve, të njohurve a bashkëqytetarëve myslimanë, sikundër nuk është aspak i tillë çdokush që në ndërgjegje nuk i bashkohet kësaj sofre, madje edhe vetë dashakeqët me zërin e tyre, më shumë sesa dashakeq, të rrezikshëm nga ata që e besojnë Zotin si prijësin e një armate kundër Zotit të të tjerëve, janë dashakeqë mendjelehtë, vëzhgues sipërfaqësorë dhe të pandjeshëm të botës shpirtërore të cilët nuk janë dot aq të mençur sa të heshtin kur hedhin fjalët e tyre në mexhelis a në komentet e tyre në rrjetet sociale edhe kur nëse, në fakt, nuk kanë asgjë të vlefshme për të thënë.

Më kujtojnë shpesh këto kryeneçësira boshe, një debat të hershëm që flakëriu shumë kohë më parë si një rrufe në qiell të kaltër prej penës së një besimtari mysliman me emër, Haki Stërmillit në fillim të viteve ’40, shkrimtari që Shqipërinë e donte në shinat e përparimit dhe të modernitetit, rekomandoi, pa të keq, por krejt gabimisht, që njerëzit t’i braktisnin vizitat tradicionale tek sho-shoqi me rastin e Bajramit, si diçka e detyruar dhe e mërzitshme.

Një mysliman i mirë dhe medjehapur si çdo besimtar që Zotin e tij nuk e do mësues në luftë me besimet dhe me doket e të tjerëve dhe që në fakt ia admironte Stërmillit veprën letrare, i dha një përgjigje modeste, por mjaft të hollë, duke i treguar sesa jo përparimtar dhe i mërzitshëm në të vërtetë ishte vetë rekomandimi i shkrimtarit, sesa shumë humbte komuniteti nga braktisja e shfaqjeve të paqme të njerëzillëkut, sidomos gjatë të kremteve shpirtërore.

Për sa më takon, unë them se e kam mësuar si duhet se ç’do të thotë një Ramazan më shumë apo një iftar më pak. E kam vath në vesh, tashmë pas kaq vitesh bashkimin traditë me komunitetin mysliman dhe mua t’jua përcjell sonte si jo dot më mirë sesa me fjalët e të madhit Hafiz Ali Korça, “Ramazani do të ikë, miqve të vet do tu thotë lamtumirë, por nuk e di prej nesh cili do të jetë ai që do të presë disa minuta rrotull sofrës së iftarit dhe do t’i thotë; elveda, për të mirë u pjekshim. Ramazani do të shkojë por kush është ai që do të qëndrojë 5 minuta duke u menduar e duke derdhur 5 pika lot për mysafirin e ndershëm që i pati dërguar Zoti dhe me të cilin po ndahet. Ramazan, ashikët e tu të pritën me buzë të qeshur e me gëzim dhe po të përcjellin të helmuar se nuk e dinë vallë i fal Zoti apo jo. Se dëshira dhe shpresa e besnikëve të tij nuk është tjetër veçse falje e ndjesë nga mëkatet dhe pastrim zemre, shpirti sipas vullnetit hyjnor”.

E pra, Ramazani vjen për besimtarët e devotshëm duke sjellë iftarët e tij edhe për të gjithë të tjerët si një mes i artë mes një viti në kalendarin e besimit islam, teksa sofra e iftarit bëhet dhe për çdokënd tjetër e mundshme si një rreth brenda mesit të artë, që të kujton fjalët e Xhelaludin Rumiut, “ja një botë e këtejme e një e andejme, dhe unë që ulem në pragun e saj”.

Ramazani është pikërisht si një prag i mundur në mes të dy botëve për çdo vdekatar, ama jo mes jetës së këtejme dhe andejme, por mes vetes së këtejme jashtë secilit prej nesh ku ne jemi një pjesëz e së përditshmes së përbashkët dhe vetes së andejme, brenda gjithsekujt prej nesh, ku ne jemi vetëm në thellësitë e shpirtit ku gjendet dhe lidhja jonë me çfarë ka përtej asaj që shohim, dëgjojmë, themi, jetojmë dhe përjetojmë këtej.

E në atë prag ku përmes agjërimit, Ramazani i kërkon trupit t’i hapë rrugët shpirtit dhe mendjes me urdhër nga lart i dikton të zhytet sa më poshtë në thellësinë shpirtërore duke i neglizhuar kërkesat trupore, sofra e iftarit rri në mendje si ngushëllim për vuajtjet e trupit dhe si shpërblim për faljet e pranuara, duke bashkuar trupërisht e shpirtërisht rreth bukës familje, të afërm, miq,të njohur e të panjohur, në një kremtim të Zotit për besimtarët që vijnë nga faljet dhe të njerzëllëkut për të tjerët që i falen nderit të pjesëmarrjes në ritualin e muajit të lartësisë.

Sikur ky prag të ishte një vend, jo një kohë, do kisha propozuar të shkruheshin në hyrje të tij, fjalët e mistikut Shefqet Buhariu, “unë nuk të them që të mërgohesh e të braktisesh nga vetja, unë të këshilloj një gjë, zëre fort dorën e dashurisë e trokit në dyert e zemrave”.

E kujt në mosbesim apo në nevojë për të kuptuar mirësinë e vendimit të kapërcimit të këtij pragu, qoftë dhe për një iftar të vetëm do të kërkonte shpjegim të mëtejshëm për këto fjalë, do t’i këshilloja një komentues anonim të vargjeve që thotë, “të trokasësh e të hysh në dyert e zemrave, do të thotë të shkrihesh në njësinë shpirtërore të shoqërisë e të vuash të gëzosh bashkë me të”.

“Përnjimen”, thoshte ati i madh i katolikëve shqiptar Gjergj Fishta, “iftari na bashkon në sofër si dritat e kandilave, që si vargj yjesh lidhin minaren e xhamisë së Fushë Çelës, me këmbanaren e kishës së Gjuhadolit”.

Ramazani pra, krejt përtej konvencioneve të njërës apo të tjetrës palë, mes shumë palëve e frymëve që merren pa pushim apo lidhen qoftë dhe një moment iftari me të, ose nënçmimi me të, për t’i adhuruar diturinë apo marrë mirësinë apo për t’i ngjitur bishta mendjesh të cekta e veshur rrecka shpirtërash të vobektë, është në esencën e vetë një dhuratë e paçmuar, nën mbështjellësen e të cilës gjenden dy nga virtytet e forcës së vërtetë të islamit, paqja dhe drejtësia.

Sofra e iftarit nuk është një ftesë në apati në kënaqësi nginje me ushqim dhe muhabet për të shtyrë ngrënien e gjethnajë është shtruar mbi sofër.

Profeti, paqja e zotit qoftë mbi të, çohej prej tryeze pa u mbaruar të shtruara dhe kurrë i nginjur. Ai është dëshmitari i të vërtetës se paqja dhe drejtësia janë frytet e kultivimit të shpirtit, përkushtimit të mendjes dhe mobilizimit të trupit, kundër oreksit brejtës dhe kamjes topitëse.

Duke shpresuar se nuk ju lodha dhe duke besuar se ndani me mua, në mos gjithë sa thashë, së paku kënaqësinë e posaçme të të qenit së bashku në këtë sofër tradicionale iftari, po ndalem diku aty ku e nisa, tek çka është shkruar 95 vjet më parë nga i paharrueshme Hafiz Ali Korça. “Ramazan ti je një mysafir i dërguar nga Zoti, kush të nderoi për vete, kush të çnderoi po për vete. Dërguesi tënd Zoti ç’nevojë ka apo ç’e keqe i vjen? Asgjë! Zoti na pjekt me hajër pra”.

Të gjithëve për hajër, agjërim të pranuar e rrugëtim të paqtë drejt Bajramit të bekuar besimtarëve myslimanë e mbarësi të tjerëve që qoftë dhe përmes këtij iftari u bashkuan në agjërim, jo duke ardhur nga faljet, por duke iu falur nderës së muajit të lartësimit për bukën që po ndajmë sonte në mesin e artë të Ramazanit. Faleminderit!  

/Argumentum.al

Related- Posts

JO VETEM LAJM

A ndikon përçarja SHBA – Europë tek Ballkani Perëndimor?

15 Gusht, 2026
Bota

Zelensky i kërkon SHBA-së 5% të rezervave “Patriot” për mbrojtjen e Ukrainës

13 Gusht, 2026
JO VETEM LAJM

Partneriteti për sigurinë dhe mbrojtjen BE-Shqipëri, bashkëpunim kundër kërcënimeve hibride e kibernetike

11 Gusht, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

PDK-ja dhe Aleanca refuzojnë takimin me Haxhiun, Dehari insiston në marrëveshje para vazhdimit të seancës

15 Gusht, 2026

CMG: Vizita e Putinit në Ishujt Kuril lëshon një sinjal të qartë gjeopolitik

15 Gusht, 2026

Kina dënon lëvizjet negative të Japonisë në lidhje me Yasukuni në përvjetorin e kapitullimit të Luftës së Dytë Botërore

15 Gusht, 2026

A ndikon përçarja SHBA – Europë tek Ballkani Perëndimor?

15 Gusht, 2026

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë për Festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari

15 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.