• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
17 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama: Bizneset e shkatërruara nga protesta do të regjistrojnë dëmet në e-Albania

    Elisa Spiropali, letër Edi Ramës: Shqipëria mbi partinë, besimi mbi pushtetin

    Kryeministri Rama: Nuk ka forcë në botë që e rrëzon më Shqipërinë përtokë

    Kryeministri Rama: Durim, kjo sprovë do të kalojë, nuk përkulemi përballë dhunës

    Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 71 efektivë të lënduar, Policia nuk tërhiqet përballë dhunës

    Presidenti Begaj u bën thirrje palëve për dialog, pas përshkallëzimit të protestave në Shqipëri

    Kryeministri Rama për Reuters: Nuk jap dorëheqjen, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike

    Rama nga godina e djegur e Kolegjit të Evropës: Studentët janë të mirëpritur për dialog, përgjegjësit do të përballen me ligjin

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Editorial

Grenell kthehet me akuza ndaj Kurtit, 30 ditë para zgjedhjeve parlamentare

7 Janar, 2025
in Editorial
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Editorial

Ndërsa jemi vetëm një muaj para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, vjen një koment aspak diplomatik nga Richard Grenell i cili gjatë administratës së parë të Trump, ishte i dërguar i posaçëm presidencial për negociatat Serbi – Kosovë.

Një koment i cili prek drejtpërdrejtë Albin Kurtin si individ, si Kryeministër i Kosovës por dhe si kandidat për kryeministër në zgjedhjet parlamentare që do mbahen më 9 shkurt të këtij viti.

I nominuari nga Donald Trump për Misione të Posaçme në botë, Richard Grenell në një prononcim për gazetën Nacionale, ka thënë se raportet Kosovë –ShBA në kohën e kryeministrit Albin Kurti janë në krizë.

Për herë të parë në 35 vjet marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës “janë në krizë dhe partizane, me Albin Kurtin kryeministër”. Dhe jo vetëm me ShBA-në në krizë, thotë ai, por edhe me Bashkimin Evropian.

Grenell thekson se prej presidentit të parë kosovar, Ibrahim Rugovës e te kryeministri i fundit para qeverisë së Vetëvendosjes, Avdullah Hotit, marrëdhëniet kanë qenë bipartizane, me marrëdhënie “të shkëlqyeshme” si nga administrata Republikane e te ajo Demokrate.

 “Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi dhe Avdullah Hoti, që të gjithë kishin marrëdhënie të shkëlqyeshme me Republikanët dhe Demokratët në Amerikë. Hera e vetme në 35 vite kur marrëdhëniet Kosovë – ShBA (edhe Kosovë – BE) u bënë partizane dhe në krizë, janë me Albin Kurtin kryeministër”, tha Richard Grenell për Nacionale.

Në fakt duket një deklarate jo vetëm keqdashëse por dhe e mbushur me mllef, për vetë faktin se një intervistë të mëparshme Z.Kurti duket se e ka “minimizuar” rolin e Grenell, në Ballkan gjatë këtij mandati presidencial te Trump.

Në një intervistë dhënë me 6 janar, kryeministri i Kosovës Albin Kurti u pyet për raportet që ka patur me emisarin Richard Grenell dhe administratën Trump.

Kurti deklaroi se raportet e Kosovës me Amerikën janë të shkëlqyera dhe shtoi se Richard Grenell është emëruar me detyra në Kore, Venezuelë e misione të posaçme dhe sipas tij, e kaluara nuk do të ndikojë në raportet aktuale.

“Në raport me Amerikën kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme, që nuk janë vetëm në diplomaci por edhe të mbrojtjes e zhvillimit. Në fushën e mbrojtjes po bëjmë më shumë blerje. Po bëjmë trajnime të ndryshme. Nuk shoh kurrfarë vështirësish për marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA, që janë partneri ynë kryesor. Unë nuk besoj që do të ndikojnë në raportet tona. Ish-emisari Grenell ka detyrë për Korenë e Jugut, Venezuelën dhe misione të posaçme, është e rëndësishme çfarë emërime të reja do të ketë në administratë”, tha Kurti për Kosovapress.

Ndonëse përgjgjia e Kurtit është tejet konstruktive edhe në raport me Grenell, sërish ky i fundit vijon misionin e tij si ‘fëmijë planprishës”, veçanërisht ndaj Kurtit dhe qeverisë së tij.

Kujtojmë se një nga arsyet e forta pse u rrëzua qeveria Kurti 1 në vitin 2020, ishte ndikimi i Grenell. Kurti e ka akuzuar Grenell për koordinimin me opozitën për të iniciuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së tij, duke thënë se qëllimi kryesor ishte përshpejtimi i një marrëveshjeje me Serbinë. Kurti ka theksuar se qeveria e tij ishte kundër një lloj marrëveshjeje që nuk e garantonte njohjen e Kosovës nga Serbia, dhe se Grenell, si dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump, kishte interes për të nxitur një marrëveshje të shpejtë, pavarësisht pengesave të mundshme për sigurinë dhe integritetin e Kosovës.

Partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, doli fituese e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit 2019 dhe ajo arriti të bëjë koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e drejtuar nga Isa Mustafa. Me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim Kuvendi i Kosovës rrëzoi kreun e Vetëvendosjes, që drejtoi ekzekutivin për vetëm 51 ditë.

Albin Kurti në atë kohë reagoi duke thënë se “ishte rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme”.

Kurti theksonte sërish në atë postim në vitin 2020 se kuptimi i mosbesimit ishte porosia e emisarit të SHBA’së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

 “Qëllimi i mosbesimit nuk ishte rrëzimi i qeverisë sa dobësimi i qeverisjes. Ndërkaq kuptimi i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell: në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të kalojë shkëmbimi presidencial”.

Ndërhyrja e diplomatëve amerikane në zhvillimet politike Kosovë ka qenë e paprecedente në atë periudhe duke ndikuar drejtpërdrejtë në rrëzimin e qeverisë Kurti. Përveç Grenell, në anën tjetër ishte ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnet, i cili një ditë para mbajtjes së mocionit të votëbesimit në parlament, shkroi në Twitter se ai “është i lumtur që po mbahet seanca për mocionin e votëbesimit të qeverisë Kurti”. 

“Gëzohem ta shoh Kuvendin që nesër do ta mbajë seancën e mocionit të votëbesimit. I kam thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, se është e rëndësishme që të respektohet kushtetuta e vendit nga Kuvendi dhe institucionet e tjera”, shkroi Kosnet.

Megjithatë një vit më pas, Albin Kurti erdhi në krye të Qeverisë së Kosovës, kjo pas rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt të 2021-ës, ku VV doli partia më e votuar.

Historia duket se po përsëritet, ose të paktën këtë po tenton të bejë Grenell tashmë si emisar special për Misione të Posaçme në botë, ai duket se po tenton të rishfaqë ndikimin e tij në një periudhë delikate, duke e bërë këtë 30 ditë para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, një kohë kur vendi është nën presion politik të brendshëm dhe të jashtëm.

Deklarata e fundit e Grenell qartësisht është prove e ndërhyrjes së tij në fushatën elektorale të Kosovës, duke i dhënë mbështetje një udhëheqësi politik që është tashmë në Hagë, siç është ish-presidenti Hashim Thaçi, ( pra Partisë Demokratike të Kosovës). Këtu nuk po flasim për arrestimin e ish-presidentit Thaçi, padiskutim kjo çështje ka dritëhijet e saj ende të pa sqaruara, por për insistimin e Grenell tek një emër…

Përveç mbështetjes ndaj Thaçit, nuk ka pasur shumë mbështetje ose vëmendje nga Grenell për politikanë të tjerë të Kosovës, si për shembull Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ose Memli Krasniqi, aktualisht lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Kjo na bën të besojmë se kritikat, sulmet e tij ndaj Kurtit kanë si qëllim vijueshmërinë e planit të tij ndaj Kosovës.

Grenell është figura kyçe që dirigjoi trekëndshin Thaçi-Vuçiç-Rama, të cilët u angazhuan dhe mbështetën mundësinë e shkëmbimit të territoreve. Një aventure e rrezikshme që mori fund falë vetos së Kancelares gjermane Angela Merkel e cila deklaroi hapur dhe prerë se Gjermania nuk mbështeste ndryshim apo korrigjim kufijsh.

Nga viti 2018 deri më tani, është e vërtetë që marrëdhënia mes Kosovës dhe SHBA-së ka kaluar në një periudhë të paqartë, por është gjithashtu e qartë se, përmes mjegullës, përfiton gjithmonë “ujku” (Vuçiç), për të cilin SHBA vitet e fundit kanë mbyllur sytë dhe veshët.

Aktet terroriste të Serbisë kundër Kosovës gjatë viteve të fundit, dhe mungesa e reagimit të duhur nga SHBA, sigurisht kanë sjellë një ndjesi të pakënaqësisë dhe skepticizmit në Kosovë. Megjithatë, shqiptarët mbeten populli më pro-amerikan në Ballkan dhe në Europë. Emisarët që veprojnë me interesa personale, si Grenell, nuk mund ta lëkundin lidhjen ekzistenciale që ka Kosova me SHBA-në.

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

Editorial

Rama si Neroni

16 Tetor, 2026
Editorial

Eric Wendt në Tiranë: Një mandat amerikan në një pikë kthese për Shqipërinë dhe Ballkanin

28 Shtator, 2026
Editorial

ARGUMENTUM: NJË SEZON I RI, NJË VIZION I RI PËR DIALOGUN GLOBAL

1 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Gjendje lufte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

17 Tetor, 2026

Analisti Gabriel Partos analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. 

17 Tetor, 2026

Dita e pestë e protestës, përshkallëzohet dhuna në Tiranë, policia përdor plumba gome ndaj protestuesve

17 Tetor, 2026

Trump pezullon tarifat dhe sanksionet ndaj Rusisë

17 Tetor, 2026

Wang Yi takohet në Baku me Presidentin e Izraelit

17 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.