Kryeministri Edi Rama është pjesëmarrës në edicionin e 9-të të Future Investment Initiative (FII), platformës Globale që përcakton agjendën e Investimeve në botë, që mbahet në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad.
Forumi bën së bashku liderë politikë, investitorë globalë dhe inovatorë, në një dialog mbi të ardhmen e investimeve në botë, gjetjen e zgjidhjeve të reja dhe ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit.
Në mbërritjen e tij në Riad, Kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëronte u prit nga princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz, zëvendësguvernatori i Riadit.

Në 17 maj 2025, Shqipëria mirëpriti Forumin Ndërkombëtar “Future Investment Initiative” (FII), i cili për herë të parë u organizua në Europë.





























































