Takimi Ekonomik i Liderëve i APEC-ut do të mbahet në Shenzhen të Kinës Jugore në datat 18 – 19 nëntor, duke shënuar herën e tretë që Kina është organizatore e APEC-ut.
Në prag të kësaj ngjarjeje të rëndësishme, Grupi Mediatik i Kinës do të fillojë sonte në orën 19:27 transmetimin e dokumentarit “Udhëtimi i Shkëlqyer i APEC”, paralelisht në kanalin televiziv CCTV-9 dhe aplikacionin “CMG Mobile”.
Çfarë përfaqëson APEC? Ndoshta nuk e keni të qartë se kjo organizatë përfshin 37% të popullsisë së botës, ekonomitë e të cilave kontribuojnë me 61% në rritjen ekonomike botërore.
Në fakt, APEC duke mbrojtur çështjen e “rajonalizmit të hapur” dhe duke nxitur vazhdimisht liberalizimin dhe lehtësimin e tregtisë e të investimeve, e ka shndërruar Rajonin e Azi-Paqësorit në sektorin më dinamik të ekonomisë globale dhe në një motor kryesor të rritjes së saj.

Grupi i xhirimit i dokumentarit “Udhëtimi i Shkëlqyer i APEC” u nis nga Kina, duke përshkuar Paqësorin, për të vizituar të 21 ekonomitë anëtare të APEC. Përmes pamjeve të gjalla dhe konkrete, seriali pasqyron rezultatet e bashkëpunimit ekonomik e tregtar midis Kinës dhe anëtarëve të tjerë të APEC, duke ilustruar se si APEC nxit hapjen dhe gjithëpërfshirjen, rritjen novatore dhe prosperitetin e përbashkët.
Nga Huaqiangbei në Shenzhen — një destinacion i dashur për “krijuesit” (makers) në mbarë botën — e deri tek impianti i parë plotësisht i automatizuar në Australi për prodhimin e hidroksidit të litiumit të baterive; nga Moska, e mbushur me mallra kineze, e deri tek rajoni malor i Olmos në Peru, ku është ngritur një qendër për përpunimin e leshit të alpakave — dokumentari pasqyron skenat e përditshme në 21 ekonomive anëtare dhe konceptet si bashkërendimi i zinxhirëve të furnizimit, ndërlidhja, tranzicioni energjetik, zhvillimi i vazhdueshëm, të gjitha këto koncepte të zhvillimit të APEC. /cgtn





















































