• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
23 Korrik, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

  • POLITIKË

    Konferencë ndërkombëtare në Tiranë për përballjen me manipulimin e informacionit dhe ndërhyrjet e huaja.

    Ministri i Mbrojtjes: Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, vlerësim për rëndësinë strategjike të Shqipërisë

    Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Meksikës: Shtysë bashkëpunimit ekonomik

    Nënsekretarja Hooker takim me Hoxhën: Biseduam për marrëdhëniet e ngushta që lidhin SHBA-të dhe Shqipërinë

    Shqipëria mbylli tre kapitujt e parë të negociatave, ambasada gjermane: Moment historik, vlerësojmë përpjekjet e ndërmarra

    Mbyllja e tre kapitujve të parë, Rama: Njerëzit duan më shumë, duhet të vazhdojmë të japim rezultate për qytetarët tanë

    Rama: “Ballkani i Hapur” u konsiderua ide e tmerrshme thjesht sepse unë dhe Vuçiç ishim pas saj

    Shqipëria dënon me forcë sulmet e Iranit ndaj vendeve arabe të Gjirit

    Kryeministri Rama në Paris me ftesë të Macron, pjesë e Samitit të Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    BE kritikon vendimin e Kosovës për prokurorët serbë

    Çfarë pret SHBA-ja për të nisur Dialogun Strategjik me Kosovën?

    Kosova e shpall ministren serbe person “të padëshirueshëm” pas deklaratave të saj për “spastrim etnik”

    KFOR-i amerikan patrullime përgjatë vijës administrative pranë kufirit me Serbinë e Maqedoninë e Veriut

    Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja

    Kur politikanët ushqejnë mosbesim, qytetaria duhet të kërkojë ndryshim, jo polarizim

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Tri kohët në librin e Eden Babanit

20 Dhjetor, 2025
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga DR. JORGJI KOTE

Mjeshtër i Madh

Gjatë 35 viteve të fundit jemi dëshmimtarë të shtimit të ndjeshëm të  librave dhe botimeve  të  ndryshme nga autorë të shumtë. Por, pa dyshim këtu, si kudo gjetkë  kanë vendin e tyre të veçantë publicistët veteranë, ata që kanë jetuar në disa epoka dhe periudha të kaluara politike. Botimet e tyre kanë vlera të veçanta, si dëshmimtarë të shumë ngjarjeve tanimë historike, ku ata e kishin çdo çast ” kokën në torbë dhe në satër”. Në këtë fushë, ARGUMENTUM” ka vite që luan rol tejet aktiv; si promovuese e zëshme dhe e zellshme e botimeve dinjitoze letrare dhe publicistike të autorëve të çdo moshe, profesioni dhe krahine, të cilët kanë shfaqur vlerat më të mira edhe në ditët më të errta të sistemeve të kaluara e deri më sot, madje duke sfiduar moshën.

Një dëshmi tjetër e freskët dhe bindëse për këtë është libri i ri i 10-të i  Eden Babanit,  autor dhe publicist i njohur  i shtypit tonë. Ky zotëri që pak kohë më parë  festoi 90 vjetorin e lindjes rrezaton  një begati të vërtetë prozaike dhe poetike.

Jo rastësisht e titullova kështu shkrimin, sepse faktikisht  Edeni ka jetuar aktivisht  me dinjitet qytetar dhe patriotik në tri kohë dhe  sisteme të kundërta politike, sociale dhe ekonomike; atë të Luftës së II Botërore, të socializmit dhe të demokracisë pluraliste.  Shumicën,  62 vite në Shqipëri, në Korçë ku ka lindur, për ta vijuar në Vlorë, në arsim në Kavajë, e më vonë, deri në vitin 1990  duke u endur fshat e më fshat për t’u mësuar fëmijve gjuhën dhe letërsinë e bukur shqipe.

Kjo ndodhi sepse për fatin e tij të keq nuk i erdhi në ndihmë historia heroike e xhaxhait dëshmor, madje e dënoi në kulmin e pasionit si arsimtar në Kavajë pushkatimi tragjik i gjyshit. Siç e ka treguar edhe vetë, pas fjalës së Enver Hoxhës më 7 mars 1968 dy vajza në gjimnaz i bënë Flete Rrufe organizatës së bashkimeve profesionale, duke shtruar pyetjen se si mbahej mësues një njeri të cilit Partia ia kishte pushkatuar gjyshin, pa çka se kishte  xhaxhain dëshmor. Për pasojë, Edenin e larguan fillimisht me lezet dhe pastaj me dhunë nga arsimi, duke ia ndërprerë endrën e tij, mësimdhënien, letërsinë dhe poezinë për ta rifilluar atë pas viteve 90.

Krahas Parathënies kuptimplote nga i mirënjohuri Çerçiz Loloçi, peripecitë e jetës së tij, shpirtin e sakrificës, vullnetit dhe vendosmërisë për të sfiduar çdo rrezik dhe vështirësi mbijetese i tregon  qysh në fillim të librit bashkëluftëtari dhe bashkëvuajtësi i tij, Reshat Kripa, me shumë ndjenjë dhe nderim dhe me urimet për 90 Vjetorin e lindjes. Pavarësisht nga vuajtjet dhe sakrificat në jetën e Edenit deri në vitet 90, dedikimi i zotit Reshat Kripa është plot dritë dhe frymëzim. 

Mbas vitit 1991 Edeni u përfshi në proceset demokratike dhe reformuese, kryesisht nëpërmjet shtypit të shkruar. Nga viti 1992 ai ishte Kryeredaktor i Gazetës ” Liria”, ndërsa më 1995-1997 themeloi dhe drejtoi revistën ” Për Mëmëdhenë” dhe “LiriaA”; veç qindra shkrimeve, analizave dhe korrespondencave në shtypin e djathtë shqiptar, kryesisht te Gazeta 55, Bota Sot, Ylliria, Dielli. Pas vitit 1997 u shpërngul në Bruksel. Pikërisht gjatë kësaj periudhe pata fatin ta njihja, fillimisht duke qenë diplomat në Bruksel dhe pastaj si bashkëudhëtar në itinerarin e tij të begatë letrar.

Edhe në këtë botim, Edeni i drejtohet vazhdimisht të kaluarës, aspekteve të saj më të bukura, por dhe asaj të hidhura; por jo si momente për të shfryrë dufin dhe as për t’i rënë gjoksit, por si një pikë madhore reference, si një çelës  për të kuptuar të tashmen dhe për t’u orientuar drejt nga e ardhmja. 

Ky është edhe një nga mesazhet kryesore që rreket të përcjellë  triptiku ”Duke shfetuar kohën” me të 56 shkrimet, kujtimet, rubrikat dhe poezitë e ti. Duke na dhuruar një botim  që i ngjan fletëve të një kohe, të cilat duhet t’i lexosh të gjitha, ndryshe qoftë dhe një faqe të mungojë, nuk kuptohet dot gjithë pjesa tjetër.

Jo rastësisht autori e çel librin me disa vjersha të bukura; as vetëm se poezia ishte pasioni i tij i parë rinor; vjershën e parë e shkroi në vitin 1955, ende pa mbushur 20 vjeç.  Por edhe për shkak të vështirësive të shumta që iu desh të kalonte gjatë viteve të monizmit për të ruajtur  në vende të sigurta krijesat poetike, ndryshe….

Pas vitit 1991, kur demokracia i riktheu buzëqeshjen e vërtetë dhe të drejtat e qytetarisë Edeni filloi me shumë kujdes t’i mblidhte dhe t’i sistemonte poezitë e hallakatura. Me sugjerimin e shokëve dhe dashamirësve, i botoi ato në vitin 2021 në vëllimin poetik “Buzëqeshje në dy kohë”  nën kujdesin e miqve të vet dhe të Gjovalin Kola, gazetarit të njohur, kritik i spikatur letrar dhe ekspert i disidencës komuniste.

Siç e ka përmendur edhe  më parë, qysh i ri në në vitet e egra të diktaturës Edeni  mbyllej në vetvehte dhe kalonte periudhat e vështira duke “qarë hallet“ me poezinë, me reflektime të thella mbi realitetet e hidhura. Këtë e tregon me emocion, vërtetësi, sinqeritet dhe nostalgji qysh te poezia e parë e këtij botimi “Poeti jashtë lidhjes“ kur shkruan me dhimbje, keqardhje dhe trishtim të thellë shpirtëror: “ I varfëri unë/ poeti i vetëquajtur/ fatkeqi poet i natës së zezë/poeti jashtë Lidhjes/që marr guximin dhe mëtoj të shkruaj poezi/ kur nxin gjithçka nga errësira/ dhe mua rrezikziun s’më dëgjon njeri”!‘

Megjithë vuajtjet dhe peripecitë e jetës, në poezitë e Babanit nuk gjen urrejtje, inat, zemërim ndaj njerëzve që me dashje a dashje i bënë keq në jetë; por keqardhje, mëshirë njerëzore bashkë me denoncimin politik të sistemit që i detyronte dhe njerëzit e pafajshëm të bëheshin të këqinj ndaj njeri tjetrit. E sheh këtë qartë të “ Unë dhe lufta e klasave“ me tri poezi tejet domethënëse dhe sintetizuese: “Gjak për liri“, kushtuar xhaxhait të tij dëshmor Sedat Babani,  të rënë në luftën për çlirimin e Krujës në vitin 1944 dhe “ Gjak për demokraci” për gjyshin e tij të pushkatuar nga rregjimi më 1948.

Gjithsesi, «muri» i madh poetik që ndan dy epokat për Babanin janë « Pesimiste 1972 » dhe Optimiste 1991”. Buzëqeshja në rastin e parë ishte me zor, nga halli, ajo fshihte trishtim, mjerim, vuajtje, pasiguri për të ardhmen, për mbijetesën, kur sapo kishte filluar të binte shpata dragoniane mbi grupet armiqësore dhe po zhdukej dhe ai mini fllad liberalizmi në art, kulturë dhe ekonomi.

Kjo duket qartë te “ Baritja nëpër errësirë” që tregon indinjatën dhe dhimbjen e poetit për fatin e shokut të tij të rinisë, Burim Kokoshi, i cili u dënua për të dytën herë si i burgosur politik në fillimin e viteve 60. Këto ndjenja shfaqen dhe ” Në Agimin e demokracisë” si homazh për dëshmorin e demokracisë, Atur Lenja, i cili u vra nga patrullat ushtarake më 24 prill 1991.

Krejt ndryshe shkruan Babani 19 vite më vonë, te ”Optimiste 1991” kur tanimë është shpalosur  një realitet krejtësisht i ri dhe epokal “ Sikur të ngjalleshe moj nënë/pa të të shihje ç’nur që më ka rën/ të shihje si u bëra një me djemtë dhe çupat/ si m’u kthye në fytyrë buzëqeshja/ si u shporrën tutje brengat, psherëtimat, heshtja”!

Duke na futur në botën e tij të prozës, ashtu siç e sintetizon aq bukur në Parathënien e tij  homazh Çerçiz Loloçi, thelbi i këtij botimi ku shkrihen natyrshëm  proza dhe poezia është çështja jonë kombëtare, pavarësimi dhe forcimi i shtetit të ri të  Kosovës,  duke filluar nga Mbretëria e Zogut dhe deri në ditët e sotme, me meditime dhe reflektime të shumta mbi tema gjeopolitike, marrëdhëniet me fqinjët, integrimin Euro-Atlantik etj. Aty gjen përkujtimet festive të përvjetorëve të pavarësisë sonë dhe të Kosovës, takime tematike të ambasadës sonë dhe të Kosovës, koncerte dhe shfaqje artistike në Bruksel, në Kosovë dhe gjetkë.

Me shumë frymëzim përshkruhet udhëtimi në mes të muajt janar 2001 në Kosovë, me rastin e inaugurimit të monumentit të Heroit tonë Kombëtar Skënderbeu në Prishtinë dhe mbajtjes së Kuvendit të Lidhjes Botërore të Shqiptarëve. Momente historike të përjetura me shumë emocion nga autori aty në mes të Prishtinës së lirë. Me shumë emocione ai tregon me hollësi simbolikat domethënëse dhe festimin e 100 Vjetorit të Pavarësisë sonë dhe 15 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Autori bën gjithashtu përsiatje dhe reflektime kritike  lidhur me Procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish liderëve të UÇK-së, akuzat e  stisura të Dick Martit, etj. 

Në vazhdim, autori na shoqëron në një pasdite te bukur në Universitetin e Lirë të Brukselit ( ULB), ku ekspertë të ftuar nga Tirana prezantuan Kodikun e purpurt te Beratit, mes një interesimi të madh; pastaj në leximin e poezive të bashkëatdhetarëve tanë në Bruksel organizuar nga Ambasada jonë në Bruksel, etj.  Më tej, Edeni nuk mungon të bëjë edhe vërejtje dhe kritika shpotitëse  ndaj qeverisë, duke mos kursyer gjithsesi as opozitën dhe kusuret e saj.

Ndërkohë, veçoria kryesore  që lë gjurmë në këtë botim është natyrshmëria dhe pasuria e ngjarjeve, ndodhive dhe karaktereve të spikatur, përfaqësues brezash, moshash, profesionesh, vendndodhjesh…. Me një gjeografi po aq joshëse dhe interesante, përherë në dinamikë. Kështu, Edeni të merr me vehte dhe ”të shetit” në Brukselin europian, në historinë e tij, në qëndrat e shumta të artit dhe kulturës, ku mblidhen bashkëatdhetarët tanë me miqtë e tyre belgë dhe të huaj me raste festash, panairesh, inaugurimesh, promovimesh, vizitash nga liderë politikë dhe të kulturës të vendit tonë, protesta, festa, pritje në Ambasadë, etj.

E filluam me Brukselin, mbasi kryeqyteti Euro-Atlantik  na rikujton thënien e mirënjohur  ” nëse do të dëgjohesh,  flit në Bruksel” dhe ”Brukseli është vendi ku duhet të jesh”!

Merita tjetër e librit është se këto personazhe janë si njerëz të thjeshtë ashtu edhe personalitete të shquara, duke filluar nga referimet për Faik Konica me gazetën e famshme ” Albania”  në Bruksel, te shtëpia ku ai ka banuar në ” Rue d’Albanie” te Enver Hadri, heroi i Kosovës që ka banuar edhe ai te shtëpia e Konicës, te lideri emblematik i Kosovës Ibrahim Rrugova me bashkëpuntëtorët e ti besnikë; njeri prej tyre, Gani Azemi, kolegu im i ndjerë, hero i vërtete i Kosovës qysh në vitet 80 dhe deri në nëntor 2012 kur ndëroi jetë si diplomat i Prishtinës në Bruksel; Lek Pervizin, këtë figurë të gjallë epike që bashkë me zonjën e tij, Julianën dhe familjet e tyre u mbijetuan me dinjitet kalvarave të pafund në kampet e punës dhe të internimit në Tepelenë, Porto Palermo dhe në Plug të Lushnjes. 

Në vazhdim, autori kujton me mall, dhimbje dhe me nostalgji pozitive shokun dhe bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Kostaq Xoxa, i ndarë nga jeta në vitin 2020, ashtu si dhe muzikantin e apasionuar të Vlorës por ” pe Korçe” Mishel Lako i ndarë  nga jeta po në vitin 2020 nga COVID – 19. Këto humbje të rënda të asaj pandemie Babani i shpreh me shumë trishtim në tregimin e tij ” Histori të dhimbëshme” dhe   ” Ec e guxo të bësh një telefonatë në Shqipëri”!

Në librin e Edenit gjen kujtime mbi të ndjerin Myrtesa Bajraktari, i burgosur i disa regjimeve në ish Jugosllavi dhe në Shqipëri, personalitet, publicist dhe  atdhetar i flaktë. Ai ka përshkruar me nota të veçanta fotografin veteran 80 vjeçar të Kosovës, Asllan Krasniqi. Atë e ndeshim shpesh gjatë librit, sepse Asllani është i kudondodhur me artin dhe aparatin e vet fotografik; qysh nga viti 1963, kur hodhi në celuloid pamjet me emigrantët e parë nga Kosova që shkonn drejt Turqisë, për të vijuar me demostratat në Belgjikë, luftën e Kosovës për pavarësi dhe deri në ditët e sotme, duike pendeluar nga Brukseli në Prishtinë dhe në trojet e tjera shqiptare. Vështirë të ketë moment dhe monument historik të Kosovës që të mos ketë kaluar në fotografitë e Asllanit, ky njeri papërtuar dhe bujar në çdo aktivitet të rëndësishëm.

Nuk ka si të mos ishte në libër Sakip Skepi, një prej emigrantëve të parë në Bruksel, themeluesi 40 vite më parë dhe drejtuesi i Radios ” Jehona e Shqipes”. Me këtë rast, autori tregon ndër të tjera mbrëmjen kulturore dhe patriotike  në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Belge në Grande Place në Bruksel në muajin shkurt 2023 me rastin e  37 vjetorit të krijimit të kësaj Radioje, e cila në ato kohëra aq të vështira ishte dhe mbeti i vetmi zë në ajër i diasporës shqiptare në Europe dhe në Belgjikë.  

Bie në sy se krahas figurave veterane bashkëatdhetare, pavarësisht moshës, Edeni i ka bërë jehonë me praninë dhe fjalën e tij si dhe në dhjetra shkrime dhe në të 10 librat e tij eventeve dhe personazheve më të rinj dhe të reja bashkëatdhtare këtu në Belgjikë dhe posaçërisht në Bruksel. Shumë prej tyre i gjen tani në BE, NATO, në Parlamentin Europian, drejtues dhe këshilltarë komunash dhe bashkish, etj.  Edeni na fut me ngrohtësi në disa veprimtari të Shoqatës aktive studentore ” Vlera”  si dhe Shoqatës më të madhe kulturore ” Vatra” ” Konica”” Nënë Tereza” ALBELG, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Gazetarëve Shqiptarë, etj. Ai tregon me ndjenjë respekti se ato i drejtojnë prej vitesh me kompetencë dhe pasion zoti Ahmet Gjanaj, ish deputeti i parë shqiptar në Parlamentin e Brukselit dhe tani zv.Kryetar i Parë i Komunës së Molenbekut; Ahmeti është edhe themelues i Ansamblit të famshëm ” Vatra” pa praninë e të cilit nuk mund të kuptohet asnjë vepritari festive dfhe tematike në Bruksel.

Po ashtu, Kryetari i Shoqatës Kulturore ”Konica” Genti Metaj, tejet aktiv, nismëtar i disa takimeve deri në Parlamentin Europian me Eurodeputetë dhe në Komunën e Saint Gille me praninë edhe të personaliteteve shqiptare nga Tirana. Me respekt shkruan Edeni për dy zonjat Shqipe Koçiu dhe Shqiponja Duro, të cilat drejtojnë prej kohësh shoqatën kulturore ALBelg dhe atë të Shkrimtarëve dhe Gazetarëve, ndërsa Shqiponja është edhe botuese e poezive dhe  novelave të shumta edhe në frëngjisht dhe flamisht. Me të njëjtin pasion  përshkruhet në libër  Arian Bajraktari nga Namuri, i cili drejton Shoqatën “ Nënë Tereza”, e shquar për organizimin e disa veprimtarive të spikatura në Namyr dhe Bruksel, si dhe në Shqipëri dhe në Nju Jork.

Për të ardhur deri te më të rejat, te ”Duke shfletuar kohën” gjen përshkrime të deputetes së parë femër shqiptare nga Tropoja të zgjedhur vitin e kaluar në Parlamentin e Rajonit të Brukselit, Kristela Bytyçi, e cila ka mbi 10 vjet që është tejet aktive në politikën vendore. Në libër tregohen episode domethënëse nga jeta e saj, e ardhur fare e vogël në Bruksel dhe e përfshirë në jetën politike qysh në rininë e saj të hershme, si një shembull tjetër suksesi të vajzës shqiptare në emigrim. Bashkë me të janë edhe Alketa Selimaj, Qendresa Gërlica, djem dhe vajza të tjera të njohur në politikën e Brukselit dhe atë belge në përgjithësi.

Së fundi, krahas faktit që libri është i tejmbushur me bujarinë tipike të Edenit, ku fare pak shkruan për vehte, mbasi  ” pjesën e luanit”  ua ka lënë personazheve, njerëzve të thjeshtë, ngjarjeve të shumta, që ai ka ditur t’i qëmtojë një e nga një me pësimet dhe mësimet përkatëse, fuqia joshëse  e  këtij botimi shpjegohet edhe me stilin e veçantë të autorit, çka e bën leximin tërheqës nga fillimi e deri në fund. Është një stil i thjeshtë, narrativ, me fjali të thurura bukur dhe me merak profesionisti  dhe mbi të gjitha me vërtetësi. Ndonëse krijime proze dhe poetike, ato në fakt janë komunikime nga jeta e përditshme, shkëmbime mesazhesh dhe mbresa pas takimeve dhe veprimtarive të ndryshme; pa zgjatime, pa u hedhur nga ” dega në degë” por drejt e në temë. Kryesorja, autori nuk i stis dhe as i sajon ndodhitë dhe krijimet e tij, por i merr ato nga jeta me ngjarjet e saj të vërteta të shoqëruara me ndjenja  fisnike të tolerancës, urtësisë dhe mençurisë populore, që autorit ia jep mosha dhe përvoja e tij e gjatë në jetë.

Aq sa kur mbyll disi me keqardhje librin krijon përshtypjen optimiste se shfletimi i të tria kohëve për autorin edhe tani kur ka hyrë te viti i tij i 91 vazhdon, duke na lënë në pritje të këndshme dhe intriguese për ndodhi dhe botime të reja tërheqëse.

Me këto ndjesi të bukura dhe frymëzuese, i urojmë Edenit  jetë të gjatë, shëndet dhe begati të mëtejshme letrare, të shoqëruar si përherë edhe me pak raki rrushi.    

/Argumentum.al

Related- Posts

FOKUS

Katër parimet e Xi Jinping për IA-në: Vizioni i Kinës për rendin e ri teknologjik global

23 Korrik, 2026
FOKUS

Kujt po i intereson lufta në Ballkan?

22 Korrik, 2026
Edicion Special (Azerbajxhan)

Politika e Azerbaixhanit  në Lindjen e Mesme, lidhjet, mbivendosja dhe divergjencat me Ankaranë

22 Korrik, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Katër parimet e Xi Jinping për IA-në: Vizioni i Kinës për rendin e ri teknologjik global

23 Korrik, 2026

SHBA-të njoftojnë marrëveshjen bërthamore historike me Arabinë Saudite

23 Korrik, 2026

Sondazhi i CGTN | Vendet rajonale duhet ta mbajnë në duart e tyre iniciativën për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Detin e Kinës Jugore

23 Korrik, 2026
Screenshot

NHK transmeton dokumentarin që ekspozon krimet e Njësisë ushtarake japoneze 731

23 Korrik, 2026

CCG dëbon anijet filipinase pas ndërhyrjes në ujërat kineze pranë Huangyan Dao 

23 Korrik, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.