Ambasada e Zvicrës në Shqipëri, shprehu sot ngushëllimet për humbjet e jetëve nga zjarri që shpërtheu në një bar, në Crans Montana në Zvicër.
“Në këtë fillim të Vitit të Ri, ndalemi për të kujtuar 40 të rinjtë që humbën jetën në një zjarr shkatërrues gjatë festimeve në Crans Montana, Zvicër”, shkruan Ambasada zvicerane.
Më tej Ambasada theksoi se “siç deklaroi Presidenti i Zvicrës, kjo është “një nga tragjeditë më të këqija që ka përjetuar vendi ynë””.
“U shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të tyre dhe urime të përzemërta për shërim dhe rikuperim të plagosurve”.
Ambasada zvicerane e mbyll reagimin duke falenderuar të gjithë ata që “kanë shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e tyre”./ATA





























































