Politologu Ardit Gjinali zhvilloi një bisedë në emisionin “World News”, Klan News, me gazetaren e mirënjohur Linda Karadaku mbi zhvillimet post-zgjedhore në Izrael. Duke komentuar rezultatet përkatëse zgjedhore, Gjinali nënvizoi sigurimin e shumicës në dy plane nga zoti Netanjahu përkatësisht Partia Likud dhe koalicioni në tërësi, një shumicë e pamjaftueshme për të siguruar qeverisjen, të nevojshme prej minimalisht 61 mandatesh.
Duke sjellë në vëmendje sistemin zgjedhor në Izrael, Gjinali theksoi që proçesi i negociatave është i ndërlikuar dhe pavarësisht mundësive matematikore teorike , mbetet shumë e vështirë që të ketë një anashkalim të partisë dhe bllokut elektoral që ka siguruar shumicën e vendeve në Kuvend, përkatësisht të zotit NETANJAHU; -“Polarizimi i thellë politik, bashkimi heterogjen i grupeve të ndryshme politike opozitare dhe numri i lartë i vendeve të fituara nga grupi i partive Arabe dërgojnë drejtë vështirësisë në arritjen e një rezultati pozitiv në negociata përkatësisht në qeveri koalicioni apo qeveri në bazë të gjerë”- vijoi Gjinali. Më tej, Gjinali afirmoi që rezultati politik i arritur nga partitë e bllokut politik Arab është më i larti historik i realizuar në proçese zgjedhore dhe ky mobilizim është dëshmia e konfirmimit të këtij komuniteti demografik mbi përkatësinë territoriale dhe vullnetin për të kontribuar në proçeset politike, gjithashtu.
Duke vijuar bisedën, Gjinali shikon një perspektivë të kufizuar mbi mundësinë e realizimit të një koalicioni shumice parlamentare me partitë e bllokut Arab, njëjtë dhe në një koalicion të madh mes bllokut të zotit NETANJAHU dhe bllokut opozitar. Në fund, Gjinali shpalli prognozën mbi mundësinë e krijimit të një qeverie pakice dhe më pas dërgimit të vendit drejtë një proçesi të ri zgjedhor të parakohshëm në mesin e vitit 2027, një proçes që me gjasë do të barte një tjetër dinamikë zgjedhore në raport me të njëjtin të mbajtur në Tetor të këtij viti.
© 2026 Argumentum





















































