12 korriku i këtij viti shënon 10-vjetorin e të ashtuquajturit “Arbitrazh mbi Detin e Kinës Jugore”. Siç pritej, Filipinet dhe disa vende perëndimore janë bashkuar sërish për të spekuluar mbi këtë copë letre të pavlerë, komenton Grupi Mediatik i Kinës.
Duke rishikuar këtë “arbitrazh” të paligjshëm, njerëzit po shohin edhe më qartë se ajo mbetet një “farsë politike e mbuluar me petk ligjor”. Si një skandal në historinë e arbitrazhit ndërkombëtar, në këtë rast ekzistojnë plot gabime serioze.
Nga çfarë nis një “arbitrazh”? Nis vetëm në rastin kur palët e përfshira arrijnë një konsens pasi kanë shkëmbyer plotësisht pikëpamjet e tyre. Megjithatë, çështjet që kanë të bëjnë me territorin tokësor, bien jashtë fushëveprimit të “Konventës së OKB-së mbi Ligjin Detar” (UNCLOS). Që prej vitit 2006, Kina i ka përjashtuar qartazi çështjet e ndarjes së kufirit detar nga procedurat e njohura si “arbitrazh i detyrueshëm” . Nisja e njëanshme nga Filipinet e të ashtuquajturit “arbitrazh mbi Detin e Kinës Jugore” nuk i ka bazat e duhura ligjore për të nisur këtë proces. Madje shkel edhe“Deklaratën mbi Sjelljen e Palëve në Detin e Kinës Jugore” , ku përcaktohet që shtetet direkt të interesuara, duhet t’i zgjidhin mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore përmes negociatave miqësore. Veprimi i njëanshëm i palës filipinase, është në kundërshtim me angazhimet e ndërmarra në marrëveshjen e saj me Kinën.

Një anije e Rojës Detare e Kinës në një patrullim në ujërat e Detit të Kinës Jugore,2025/Foto nga VCG
Ndërkohë, shumë ekspertë të drejtësisë ndërkombëtare kanë theksuar se i ashtuquajturi “tribunal arbitrazhi” ka shpërfillur thelbin e marrëveshjes midis Kinës dhe Filipineve, që është ndarjen e kufinjve detarë dhe ishullorë, duke shkelur parimin e pëlqimit nga të gjitha palët e përfshira, si dhe ka abuzuar me mekanizmin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të UNCLOS, duke zgjeruar me forcë juridiksionin e saj. Ndaj paanshmëria dhe legjitimiteti i tribunalit janë në pikëpyetje të gjera.
Pavarësisht se si Filipinet përpiqen të mashtrojnë botën, qëndrimi i Kinës mbetet i palëkundur dhe i qartë: ajo nuk e pranon dhe nuk e njeh të ashtuquajturin “vendim”, si dhe kundërshton duke hedhur poshtë çdo pretendim ose veprim të bazuar mbi të. Kjo sepse, si nga perspektiva historike ashtu edhe nga ajo ligjore, Kina zotëron sovranitet të padiskutueshëm mbi ishujt në Detin e Kinës Jugore dhe ujërat përreth tyre.
Të dhënat historike tregojnë se populli kinez ka lundruar në Detin e Kinës Jugore që nga kohërat e Dinastisë Han Perëndimore (shekulli i 2-të para erës sonë), duke zbuluar me radhë ishuj të ndryshëm në këtë det. Kina ka qenë e para që zbuloi, emërtoi dhe zhvilloi ishujt në Detin e Kinës Jugore dhe ujërat përreth. Nga një perspektivë ligjore, sovraniteti i Kinës mbi ishujt në Detin e Kinës Jugore dhe ujërat përkatëse, përputhet me parimin e ligjit ndërkombëtar mbi përfitimin e sovranitetit territorial përmes zbulimit dhe pushtimit i pari. Pas Luftës së Dytë Botërore, Kina rifilloi ushtrimin e sovranitetit mbi këta ishuj, në përputhje me ligjet ndërkombëtare si Deklarata e Kajros dhe Proklamata e Potsdamit, një veprim i njohur gjerësisht nga bashkësia ndërkombëtare. Për një periudhë të gjatë, vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, nuk ngritën kundërshtime ndaj qëndrimit të Kinës në lidhje me sovranitetin territorial dhe të drejtat e interesat detare në Detin e Kinës Jugore./cgtn





























































