• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
30 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

  • POLITIKË

    Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnjë-Hercegovinë, Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe komunitetit të EUFOR-it

    Kryeministri Rama prezanton paketën fiskale 2027 dhe u përgjigjet protestuesve: “Nuk ndalem, nuk ndalemi, nuk do të më ndalin”

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

    Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

    Balla: Dhuna në protesta kërkon instrumente të reja ligjore, ndryshimet në ligjin për tubimet me akt normativ

    Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

    Ministri Hoxha u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë masivisht në zgjedhjet në Serbi

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën e re ligjore kundër dhunës urbane e cila përfshin gjashtë instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin.

    PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Fjalimi i Marco Rubio dhe rreziku i ekstremizmit politik

18 Korrik, 2026
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Prof. Asoc. Dr. Bledar Kurti

(Alumni i Departamentit Amerikan të Shtetit)

“Sot po përballemi me një valë të re të kësaj të keqeje të vjetër në Shtetet e Bashkuara. Pesha e sulmeve dhe komploteve terroriste të së majtës ekstreme është rritur në nivele që nuk janë parë prej dekadash… Kjo është një e keqe e globale. Ajo është ushqyer gjithmonë nga urrejtja, mbi të gjitha nga urrejtja ndaj vetë qytetërimit. Është revolta e më të këqijve kundër më të mirëve, revolta e të dobëtve dhe frikacakëve kundër të fortëve dhe të mirëve.”

Këto fjalë të Marco Rubio, Sekretar i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të shprehura së fundmi, kanë rikthyer në qendër të vëmendjes një pyetje që nuk i përket vetëm Amerikës: a po hyn demokracia perëndimore në një epokë të re të polarizimit dhe ekstremizmit politik?

Ngjarjet e viteve të fundit tregojnë se polarizimi nuk është më thjesht një debat idesh. Në shumë raste ai është shndërruar në demonizim të kundërshtarit, në gjuhë urrejtjeje, në intimidim dhe, herë pas here, në dhunë. Protesta që degjenerojnë në vandalizëm, sulme ndaj institucioneve publike, kërcënime ndaj zyrtarëve, presion ndaj universiteteve dhe përpjekje për të heshtur mendimin ndryshe janë bërë pjesë e realitetit politik në shumë demokraci.

Në Shtetet e Bashkuara, debatet mbi racën, identitetin, emigracionin, abortin, arsimin dhe konfliktin në Lindjen e Mesme kanë krijuar një klimë ku dialogu dhe kompromisi janë zëvendësuar shpesh nga përplasja. Në disa raste, protesta të organizuara nga grupe radikale kanë kaluar kufirin e mosbindjes civile dhe janë shndërruar në akte dhune ose shkatërrimi të pronës publike e private. Në të njëjtën kohë, autoritetet amerikane kanë paralajmëruar vazhdimisht se kërcënimet ndaj sigurisë së brendshme mund të vijnë nga forma të ndryshme të ekstremizmit, pavarësisht orientimit ideologjik.

Komentet çnjerëzore radikale nga individë perëndimorë pas atentatit të Presidentit Trump apo vrasjes së aktivistit Charlie Kirk ishin të paprecedenta e thuajse të ngjashme me ato që vijnë nga grupe apo shtete terroriste në vende të largëta të botës. Ky lloj radikalizmi rrezikon sigurinë, kohezionin social dhe demokracinë.

Evropa nuk është imune ndaj këtij fenomeni. Në Gjermani, Francë, Itali, Greqi, Spanjë dhe vende të tjera, tensionet politike janë shtuar ndjeshëm për shkak të emigracionit, krizës ekonomike, luftës në Ukrainë dhe konflikteve në Lindjen e Mesme. Në universitete dhe në hapësirat publike janë zhvilluar protesta ku, krahas ushtrimit legjitim të lirisë së shprehjes, janë shfaqur edhe thirrje ekstremiste, akte vandalizmi dhe përpjekje për të penguar zërat kundërshtarë. 

Demokracia nuk dobësohet nga debati; ajo dobësohet kur debati zëvendësohet nga frika dhe intimidimi.

Edhe Ballkani nuk është i përjashtuar. Rajoni ynë ka një histori të gjatë polarizimi politik dhe ideologjik. Në vend që kundërshtari të shihet si një rival në një garë demokratike, ai shpesh trajtohet si armik i betuar. Ky mentalitet ushqen një kulturë përçarjeje që i bën shoqëritë më të cenueshme ndaj ekstremizmave të çdo lloji.

Një nga pasojat më të dukshme të radikalizimit ideologjik është edhe tensioni në rritje rreth institucioneve themelore të shoqërisë. Në shumë vende perëndimore, debatet mbi familjen, edukimin e fëmijëve, identitetin gjinor dhe rolin e fesë janë bërë gjithnjë e më konfrontuese. Disa rryma radikale të së majtës e kanë parë fenë dhe modelin tradicional të familjes si institucione që duhen sfiduar ose transformuar rrënjësisht. Nga ana tjetër, rryma radikale të së djathtës kanë reaguar me retorikë përjashtuese dhe nacionaliste, duke e thelluar edhe më shumë përçarjen. 

Në të dyja rastet, humbësi është dialogu shoqëror.

Shoqëritë demokratike nuk ndërtohen mbi eliminimin e institucioneve, por mbi reformimin dhe forcimin e tyre. Familja, mbetet institucioni dhe vendi ku mësohen përgjegjësia, solidariteti dhe respekti për tjetrin. Besimi fetar, për miliona njerëz, vazhdon të jetë një burim shprese, morali dhe kohezioni social. Luftimi dhe demonizimi i tyre nuk ndihmon një shoqëri më të drejtë. Përkundrazi çon në shkatërrim shoqëror.

Është e rëndësishme të bëjmë një dallim të qartë mes bindjeve politike dhe ekstremizmit. Demokracia ka nevojë për të majtën dhe për të djathtën.

E majta ka kontribuar historikisht në mbrojtjen e të drejtave sociale, të punëtorëve, të barazisë para ligjit dhe të shtresave më të pambrojtura. Pa të majtën, shumë reforma sociale që sot konsiderohen normale nuk do të kishin ndodhur.

E djathta, nga ana tjetër, ka mbrojtur rëndësinë e lirisë individuale, ekonomisë së tregut, rendit kushtetues, përgjegjësisë personale dhe ruajtjes së traditave që krijojnë vazhdimësi në një shoqëri.

Demokracia funksionon pikërisht sepse këto dy vizione konkurrojnë në mënyrë paqësore, korrigjojnë njëra-tjetrën dhe krijojnë ekuilibër. Një ekuilibër i arrirë përmes garës së ideve e jo përplasjes, polarizimit dhe demonizimit. Problemi lind gjithmonë kur secila humbet aftësinë për të pranuar legjitimitetin e tjetrës.

Historia na mëson se ekstremizmi nuk ndërton kurrë shoqëri të qëndrueshme. Ai fillimisht shkatërron besimin, më pas institucionet dhe në fund vetë lirinë që pretendon se mbron. Kur kundërshtari politik nuk shihet më si qytetar me mendim ndryshe, por si armik që duhet eliminuar, demokracia fillon të humbasë kuptimin e saj.

Kësisoj, sfida më e madhe e kohës sonë nuk është fitorja e së majtës mbi të djathtën apo e së djathtës mbi të majtën. Sfida është fitorja e arsyes mbi fanatizmin, e dialogut mbi urrejtjen dhe e institucioneve demokratike mbi ekstremizmin.

Një shoqëri e lirë nuk ka nevojë për uniformitet mendimi. Ajo ka nevojë për pluralizëm, respekt dhe aftësinë për të bashkëjetuar me dallimet. Vetëm kështu politika mbetet një mjet për ndërtimin e së ardhmes, dhe jo një armë për shkatërrimin e saj.

Historia na mëson se totalitarizmi nuk lind vetëm nga një ideologji. Ai lind kur çdo ideologji bindet se vetëm ajo ka të drejtë të flasë. Shekulli XX e provoi këtë si me komunizmin ashtu edhe me fashizmin. Demokracitë e shekullit XXI duhet të kenë kujdes që të mos lejojnë rikthimin e së njëjtës logjikë nën etiketa të reja.

“Ka ardhur koha që popujt e botës së qytetëruar të mbrojnë veten, të qëndrojnë të bashkuar përballë kësaj errësire që po avancon dhe të luftojnë për atë që u përket,” ishte mbyllja e fjalës së Sekretarit Rubio. Një apel i rëndësishëm i cili duhet shoqëruar me politika konkrete nga të gjitha shtetet për të luftuar ekstremizmin politik e të çdo lloji.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

The Times: Vuçiç hoqi dorë nga skenari i dhunshëm pas humbjes në zgjedhje, pretendojnë burime europiane

29 Tetor, 2026
Bota

Putin në Samitin Rusi–Afrikë: “Bota shumëpolare po bëhet realitet”

28 Tetor, 2026
FOKUS

Reaksionet e Makronit ndaj trazirave

27 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnjë-Hercegovinë, Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe komunitetit të EUFOR-it

29 Tetor, 2026

Katër të vdekur dhe 11 të plagosur nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak italian në Bosnjë

29 Tetor, 2026

Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

29 Tetor, 2026

Zgjedhjet në Izrael: Netanyahu kryeson, por pa shumicën parlamentare; negociatat për qeverinë e re në fokus

29 Tetor, 2026

Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

29 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.