Sanja Vujaçiç-geopolitika.news[i]
Këtë 14 korrik Franca nuk festoi vetën rënien e Bastijës. Në Champs Elize bëri paradë vizioni i Macronit mbi Europën. Festa kombëtare, me të cilën Franca prej një shekulli e gjysëm përkujton Republiëkn e saj, është shndërruar në teatër për promovimin e Koalicionit të vullnetarëve dhe mbështetjen për Ukrainën. Me këtë shtrohet pyetja: ku përfundon shteti francez dhe ku nis Europa e Macronit?
Nga festë kombëtare në teatër gjeopolitik
Në qendër të polemikës rreth paradës së këtij viti në Champs Elize nuk ishte ideja fisnike e autonomisë strategjike europiane, e theksuar në emërtimin zyrtar të programit. Pikërisht e kundërta- në qendër ishte mbijetesa e saj. Kjo u dëshmua nëpërmjet frymës luftarake të theksuar kundër Rusisë, qëllimi final i së cilës është ruajtja e “interesave të përjetëshme angloamerikane”, qoftë edhe me çmimin e shkatërrimit të hapësirës europiane, të cilit i përket edhe Rusia, izolimin e Unionit nga pjesa tjetër e kontinentit euroaziatik dhe nxjerja afatgjatë e Europës nga loja ndërkombëtare e fuqive.
Ideja e dytë fisnike mbi të cilën mbështeten pasuesit e paradës ushtarake të Macronit ishte ushtria e përbashkët e kombeve sovrane europiane, e bazuar në strategjinë e vërtetë autonome europiane. Por, Koalicioni i vullnetarëve vështirë se mund të jetë shprehja e saj. Ka filluar me anbashkalimin e konsensusit të gjërë të shteteve europiane dhe imponimin e prioritetit mbinacional ndërmjet Bashkimit Europian, NATO-s dhe shumëzimit të iniciativave të ndryshme ushtarake – nga Forca e Përbashkët Ekspeditive (FPE) deri te Koalicioni dronëve. Me këtë është shtyrë tej kontrolli i veprimtarisë së përfaqësuesve të shteteve kombëtare të këtyre strukturave mbinacionale.
14 korriku i fundit për Macronin
Për këtë, pyetja “të jesh apo të mos jesh” në 14 korrikun e këtij viti në Champs Elize nuk ishte thjesht simbolike, sikur e paraqiste një pjesë e opinionit publik europian – sidomos kroat – por thellësisht politike. Për elitën europiane e cila dhjetëvjeçarëve të fundit ka modeluar poltikat të cilat e shpunë Europën në gjendjen periferike të gjeopolitikës dhe ekonomisë, ajo është bërë çështje e mbijetesës së tyre politike. Për herë të parë i kërcënon seriozisht mundesia që ata, zgjedhësit t’i largojnë nga pushteti, nën presionin e lëvizjeve populiste të djathta dhe të majta.
Për Emanuel Macronin ky ishte 14 korriku i fundit në rolin e presidentit të Republikës. Në vitin 2027 në Francë zhvillohen zgjedhjet parlamentare, dhe liderja e Grumbullimit Popullor Marine LePen, së cilës vendimi gjyqësor i mundësoi kandidimin, është tani për tani favorite.
Nëse ajo vjen në pushtet, mund të pritet riorientimi i politikës franceze. Në vend të federalizimit europian të Macronit, theksi do të jetë te forcimi i sovranitetit të shteteve antare dhe kufizimi i transmetimit të mëtejshëm të pushtetit në Bashkimin Europian. Do të pasonte forcimi i autonomisë strategjike franceze dhe zvoglimi gradual i vartësisë nga udhëheqja amerikane dhe NATO-ja, si dhe rinovimi i dialogut me Rusinë pas përfundimit të luftës, me mundësinë që Franca të largohet për një afat të gjatë nga komanda e integruar e NATO-s dhe, pas përfundimit të luftës, rinovimi i dialogut strategjik me Rusinë.
Mund të pritet edhe një politikë më e ashpër emigratore, me theks më të madh në mbrojtjen e kufinjve dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes shteteve europiane në vend të integrimit politik të Bashkimit Europian. Nëkohësisht Frtanca do të ishte dakord për të zvogluar kontributin e saj në buxhetin e BE-së dhe do t’i kundërvihej krijimit të fondeve të reja të përbashkëta europiane.
Pikërisht në këtë fat të panjohur të Europës së Macronit fshihet përgjigja e pyetjes së pjesëmarrjes në paradën ushtarake, por edhe aspekti më i gjërë i dilemës shekspiriane “të jesh apo të mos jesh” në Champs Elize me 14 korrik 2026. Fitorja e Marine LePenit do të thoshte ndryshim drejtimi i politikës franceze – nga intervencionizmi europian drejt realizmit shtetëror. Kjo nuk do të thotë dalje nga Bashkimi Europian apo NATO-ja, por kthim në politikën e ekuilibrit të forcave dhe mbrojtjen e interesave kombëtare, pra më afër degolizmit sesa macronizmit.
Tani për tani ndryshimet e përmendura më lart janë më se të dukshme, duke patur parasysh anketimin e opinionit publik i cili tregon se afro tetë ndër dhjetë francezë ka shprehur pakënaqësinë për Emanuel Marconin dhe mënyrën e tij të drejtimit të shtetit, ndërsa Marine LePen udhëheq në anketat parazgjedhore.
Falsifikim i festës kombëtare?
Në rrethanat e përshkruara më lart, kritikët në Francë fajësonin Emanul Macronin se 14 korikun e këtij viti e ka shndërruar në një formë të falsifikuar të festës kombëtare. Parada ushtarake, qëllimi burimor i së cilës ka qënë forcimi i frymës kombëtare dhe unitetit shtetëror, duke e shndrruar atë në një skenë verore për promovimin e identitetit europian mbinacional dhe ushtrisë joekzistente europiane, pa pranimin politik paraprak të kombit.
Për këtë një pjesë e francezëve paradën e Koalicionit nuk e përjetoi si demonstrim të unitetit europian, por si demonstrim të fuqisë politike të Europës së Macronit, e cila nuk bazohet në një konsensus të gjërë kombëtar.
Polemika në lidhje me paradën ushtarake të Macronit nuk ishte vetëm një episod politik brendafrancez. Ajo u bë pasqyrë e një krize europiane tejet më të thellë, përmasat reale të së cilës janë më të dukshme në fushëbetejën ukrainase.
MOMENT KRITIK EUPOPIAN
Luftë mes dy narrativëve
Momenti është vërtetë kritik. Moska deklaron se Perëndimi, i udhëhequr nga NATO-ja, po bën një luftë ndërmjetëse kundër Rusisë, në të cilën Ukraina është mbartësi kryesor i këtyre veprimtarive. Brukseli dhe Parisi pohojnë edhe më tej se me zgjerimin e NATO-s dhe Bashkimit Europian zgjerohet demokracia.
Në terren, në Ukrainë dhe në Rusi aleatët europianë i kanë treguar përfundimisht Uashingtonit se janë të gatshëm ta financojnë vetë jo vetëm mbrojtjen e Ukrainës por edhe sulmet në territorin rus. Përshkallëzimin luftës në Europë e ndjek propaganda luftënxitëse në kanalet televizive, e krahasueshme vetëm me atë të fillimit të operacionit special ushtarak rus.
Kështu, në kanalin francez LCI gazetarët informojnë gjatë e gjatë se Rusia – nga ana ekonomike dhe ushtarake – është në gjunjë, se Putini sa nuk ka rënë nën presionin e rusëve që janë të etur për demokracinë perëndimore, se samiti i NATO-s në Ankara pohoi forcën e unitetit dhe se tani edhe Donald Trumpi mbështet idhullin dhe heroin europian Volodimir Zelenski.
Gjithë kjo, megjithëse lëvizjet në fushëbetejën ukrainase si nga njëra palë ashtu edhe nga tjetra janë thuajse mikroskopike dhe gjithsesi nuk duhet menduar se rusët, të pakënaqur për shkak të sulmeve ukrainase në territorin e tyre, do të mbështeten në ndihmën e Perëndimit. Pas episodit iranian, për kryengritësit e mundshëm rusë, si edhe ata iranianë, është e qartë se ata kërcënohen nga “bombat demokratike” – nëse vetë ata nuk i përmbysin kundërshtarët e Perëndimit. Për më shumë, përmbysja e dhunshme e “diktatorit” i cili nuk e njeh diktatin e Uashingtonit mbart me vete rrezikun e ardhjes në pushtet të një regjimi akoma më radikal dhe të orientuar kundër Perëndimit. E gjitha kjo ndodh në momentin kur Uashingtoni nuk po arrin më të prodhojë mjaftueshëm sisteme Patriot për mbrojtjen e aleatëve të tij në Lindjen e Afërt dhe në Europë, as edhe mjaftueshëm bomba për rrëzimin e regjimit të papërshtatshëm politikisht.
Për këtë është i detyruar të lidhë marrëveshje kuadër – si puna e asaj me Iranin – derisa të prodhojë sasi të mjaftueshme armësh vrastare për vazhdimin e larjes së llogarive me kundërshtarët. Për këtë u ka dhënë ukrainasve licencën për prodhimin e sistemeve Patriot.
Autonomi europiane, apo strategji amerikane?
Europianët mburrin faktin se rusët me luftën që bëjnë në Ukrainë kanë shterruar një pjesë të madhe të rezervave të armëve konvencionale të tyre, ndërsa Trumpi i miratoi Zelenskit licencën për prodhimin e sistemeve Patriot për t’u mbrojtur nga hakmarrja ruse për shkak të sulmeve ndaj rafinerive ruse. Modeli i “Patriotëve urkainas” bazohet në licencën amerikane, prodhimin ukrainas dhe financimin eutopian. Plani u parqqit si gjenial: europianët do të fiancojnë mjetet dhe logjistikën për sulme kundër shënjestrave në Rusi, por edhe për mbrojtjen nga hakmarrja e rusëve.
Për këtë po ata liderë europianë të mbledhur në të ashtuquajturin Koalicion i vullnetarëve, të cilët në vitin 2022 nuk besonin se Putini do të guxonte të ndërhynte ushtarakisht në Ukrainë mbasi NATO kishte rritur në kufinjtë e saj, sot nuk besojnë se, mbasi të ketë shterruar një pjesë të madhe të armatimeve konvencionale sovjetike, mund t’i drejtohet rezervave të armatimeve taktike bërthamore për të mbrojtur territorin rus.
Për këtë, mbas samitit në Ankara, presidenti francez – i cili gjithë dëshirë prezantohet si lider i Koalicionit të vullnetarëve – me 14 korrik në Champs Elize ftoi koalicionin e tij antirus me synimin që aty të dekoronte konkretisht dhe të sakralizonte simbolikisht Volodimir Zelenskin dhe luftën e përgjakshme për vartësi nga Perëndimi dhe jo nga Rusia.
100 Rafalë për Ukrainën
Njëlloj si ky sakralizim ishte edhe “letra e synimeve” e Volodimir Zelenskit dhe e Emannuel Macronit e nënshkruar në Paris me 17 nëntor 2025, të cilën Parisi e quan “historike” sepse paralajmëron blerjen e qindra avionëve Rafale gjatë dhjetë viteve të ardhshme, sëbashku me sisteme të mbrojtjes antiajrore, dronë dhe municione.
Me 13 korrik, një ditë para paradës, u nënshkrua edhe plani i realizimit (roadmap) me të cilin nis realizimi i kësja marrëveshje. U pohua porosia e parë prej 16 Rafalëve. Sipas informacioneve të deritanishme të bëra publike, Ukraina nuk do t’i paguajë këta rafalë nga buxheti i saj. Financimi do të vijë nga programi i huave të Bashkimit Europian për mbështetjen e Ukrainës.
Reurters-i nënvizon se porosia e parë prej 16 Rafalësh do të financohet nëpërmjet programit EU Ukraine Support Loan (90 miliardë euro për periudhën 2016-2017), krahas fillimit të trajnimit të pilotëve dhe teknikëve që këtë vit. Është fjala për modelin financiar në të cilin mjetet financiare të Ukrainës nuk sigurohen direkt nga buxhtet e shteteve antare, porse Bashkimi Europian hyn në borxh te tregjet financiare, me garancinë e buxhetit të BE-së.
Këshilli Europian nënvizoi se huaja do të kthehet nga reparacionet e luftës që Rusia ia ka borxh Ukrainës. Megjithatë, shtrohet pyetja: çfarë ndodh nëse lufta mbyllet pa reparacione ose nëse prona ruse e ngrirë nuk do të mund të shfrytëzohet për konflikte juridike të cilët e bëjnë të pamundur përdorimin e saj? në fund të fundit barra e pagesës mund të bjerë mbi buxhetin e Bashkimit Europian, ose më mirë të themi mbi shtetet antare të cilët garantojë për të.
Ndërkohë, industria ushtarake franceze përshëndet suksesin e Macronit për shitjen e Rafalëve. Kështu, portali i specializuar për fluturimet ajrore konstaton me kënaqësi: “Emannuel Macroni ishte përfaqësues i përsosur komercial për Rafalët”. E përjavshmja majtiste Lutte Ouvriere është më direkte dhe kritike: “Macroni në Indi: tregtar shëtitës dhe tregtar armësh”.
Kjo sepse presidentin francez e lidhin me shitjen e gjithsejt 255 Rafalëve (Katari, Egjypti, Greqia, Kroacia, Emiratte e Bahskuara Arabe, Indonezia, Serbia, Indija dhe Ukraina), ose më mirë të themi gjithsejt 339 avionë nëse realizohet në tërësi edhe plani ukrianas për blerjen e 100 avionëve.
Kësisoj, në fund të mandatit të dytë dhe të fundit të “Mozartit francez të financave’ imponohet konkluzioni se ai ka rritur me sukses jo vetëm borxhin e Francës (i cili ka arritur nivele rekord) por edhe hyrjen në borxh të Bashkimit Europian në tregjet financiare.
Metoda e tij politike “të kushtojë sa të kushtojë”, e zbatuar në fillim në luftën kundër pandemisë, dhe më pas e justifikuar me nevojën për t’iu kundërvënë kërcënimit rus, ka lënë pas vetes detyrime të mëdha financiare. Në të njëjtën kohë, rezultatet ekonomike janë të thjeshta: është e mundur të përmblidhen në frazën: rritje e vogël ekonomike krahas borxhit shumë të lartë.
Por një gjë është e vështirë të mos i vihet në dukje: Emannuel Macroni ka hyrë në anale si prfesidenti që diti të shiste Rafalët– madje dhe atyre që janë të paaftë nga ana kreditive si puna e Ukrainës, garantë të të cilëve janë taksapaguesit europiane – pa asnjë fjalë proteste!
PARADOKSI FRANCEZ
Në skenën e politikës së brendshme Macroni u kundërvihet fuqishëm formave të nacionalizmit të cilin njëkohësisht e mbështet në Ukrainë: nacionalizëm etnik (i cili kombin e bazon në prejardhjen e përbashkët, gjuhën, kulturën dhe përkatësinë etnike) dhe nacionalizmin integral (forma radikale e cila kombin e konsideron vlerën më të madhe politike dhe shpesh mbështet shtetin autoritar). Meqënëse nuk e kritikon, Macroni me këtë i jep mbështetje të heshtur elementëve kontraversë të trashëgimisë kombëtare ukrainase – përfshirë edhe rrymat historike dhe simbolet e lidhura me kolaboracionizmin dhe ideologjinë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Këta elementë pas vitit 2014 kanë marrë përsëri funksion politik në ndërtimin e identitetit antirus, mobilizimin luftarak dhe realizimin e synimeve të strategjisë së gjerë gjeopolitike të Perëndimit. Është fjala për trashëgiminë e cila është historikisht e shtresëzuar dhe në të cilën ndërthuren forma të ndryshme të nacionalizmit ukrainas – që nga lëvizja për emancipim kombëtar deri të rrymat radikale disa përfaqësues të të cilave kanë bashkëpunuar me Gjermaninë naziste ose kanë pranuar elementë të ideologjive ekstreme të atërhershme.
Pikërisht kjo pjesë e trashëgimisë historike ukrainase është lëndë e konflikteve më të mëdha mes Moskës dhe Kievit, por edhe brenda vetë opinionit publik ukrainas dhe europian. Ndërkohë, Macroni nuk e problematizon, por e përfshin në projektin e gjërë politik të kundërvënies ndaj Rusisë dhe realizimit të qëllimeve të strategjisë angloamerikane antiruse – strategji të cilën e përjeton si të tijën, si franceze.
Kombi i cili ka harruar historinë e tij
Kështu Franca në festën e saj zyrtare me 14 korrik u gjend në një situatë paradoksale. Në Champs Elize dhe në qiellin mbi të, në spektaklin franko-ukrainas, presidenti francez lidhi në mënyrë simbolike kombin francez me atë ukrainas në emër të luftës për pavarësi- luftë e cila, sipas kësaj logjike, njësitë historike franceze vetëm se nuk kishin të drejtë ta udhëhiqnin.
Të gjithë e dinë se Frnca e ka ndërtuar “kombin e saj të madh” me metodën të cilën tani kritikon kundërshtarin rus: asimilimin sistematik kulturor dhe gjuhësor të identiteteve rajonale, me promovimin e gjuhës unike franceze, republikës dhe identitetit qytetar. Në këtë mënyrë asimilimi, shpesh të ashpër, janë shtypur nacionalizmat etnorajonalë në Bretanjë, Korsikë dhe Baski, Alzasë, Flandër dhe Oksitani. Të njëjtin model, në një kontekst tjetër historik, e ka zbatuar edhe në departamente përtej detit – si në Martinikë, Guadalupe, Reunion, Guajanën franceze dhe Maryotte – gjatë integrimit të zonave të dikurshme koloniale në shtetin francez. Pikërisht Franca e Macronit u vu në krye të shteteve perëndimore të cilët mbështesin lëvizjet dhe identitetet nacionaliste të cilët ajo vetë gjatë historisë ka këmbëngulur t’i mundë nëpërmjet kombit unik qytetar.
Për më shumë, Emannuel Macroni, mandati i të cilit shenjohet nga ndarje të thella të politikës së brendshme dhe krizës ndërkombëtare në të cilat përpiqet të jetë aktor i rëndësishëm, vendosi që në Champs Elize t’i hedhë “benzinë zjarrit”. Në emër të europianëve – të cilët në lidhje me këtë çështje nuk i konsultoi paraprakisht – me një pasion rinor deklaroi se Europa dhe demokracitë e saj janë të gatshme të mbrojnë lirinë dhe të drejtën “edhe me çmimin e gjakut nëse është e nevojshme”. Ky frymëzim nuk kishte si të rridhte nga afërsia historike franko-ukrainase jo ekzistuese.
Të gjithë ekspertët e marërdhënieve ndërkombëtare e kanë të qartë përse Ukraina për Macronin befas u bë kaq e rëndësishme. Pas Brexit-it dhe dobësimit të dukshëm francez në Afrikë, pra në nivel nërkombëtar, Ukraina atij iu shfaq si territor për pohimin e udhëheqjes franceze në Europë dhe, në mënyrë të veçantë, si shans për rikthimin e Francës në skenën ndërkombëtare.
Opinioni publik francez mund ta mbështeste këtë ide nëse ajo nuk do të ishte e paketuar në fjalimet patetike të Macfronit të cilët zgjojnë më shumë dyshime se besim të partnerët europianë. Në mënyrë të veçantë të rivali dhe partneri kryesor i Francës, Gjermania, me të cilën është ndëprerë bashkëpunimi në projektin e përbashkët FCAS/SCAF (Future Combat Air System / Système de combat aériendu futur), avioni luftarak europian e gjeneratës së gjashtë, dhe është bllokuar zhvillimi i tankeve MGCS (Main Ground Combat System), ndërkohë që Gjermania po armatoset me shpejtësi.
Ndarja e “natyrshme” sipas së cilës në Bashkimin Europian Gjermania do të kishte përparësinë ekonomike, ndërsa Franca atë ushtarake, ndërsa partnerët e tjerë europianë nuk shohin arësye përse të përcaktohen për udhëheqjen ushtarake franceze, strategjia europiane e së cilës nuk ndryshon nga ajo që e kanë përcaktuar Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe- kjo e dyta e përfshirë në të gjithë kombinacionet e Macronit megjithëse e ka braktisur Unionin.
Në këtë kontekst rajonal sigurie duhet vendosur edhe mbështetja shprehimisht e fortë publike e presidenti francez për nacionalizmin etniko-rajonal ukrainas dhe përfaqësuesin e tij Volodimir Zelenski – president i cili nga i ri në politikë dhe ish aktor humori është bërë simbol ndërkombëtar i luftës ukrainase për mbijetesë dhe rezistencë kundër Rusisë. Dhe kjo edhe përkundër faktit se, sipas deklaratave të vetë atij, gjuhën ukrainase ka nisur t’a zotërojë plotësishte vetëm gjatë fushatës presidenciale, kohë kur karriera e tij politike mori karakter shprehimisht etniko-nacional.
Për këtë shprehja publicistike më e përshtatshme për momentin kritik në të cilin jeton sot Europa është “çmenduria politike”. Kjo shprehje përfshin edhe dukuri për të cilat shkruajnë sot kritikët e udhëheqësve të sotëm europianë: mungesën e realizmit politik, vërbërinë strategjike, logjikën e përshkallëzimit, aventurizmin politik mospërgatitjen strategjike dhe largimin nga vlerësimet racionale të interesave kombëtare.
Nga kjo çmenduri e dukshme “politike, nuk është e thënë se detyrimisht duhet të qëndrojë kaosi; nganjëherë pas saj fshihet edhe formati i cili tani duhet njohur.
Pas çmendurisë fshihet një format
Shekspiri, me fjalët e Polonit te Hamleti, thërriste: Pas kësaj çmendurie fshihet një synim i mirëmenduar”. Sepse, megjithëse Poloni besonte se Hamleti ishte i çmendur, megjithatë e kuptonte se fjalët dhe veprimet e tij nuk ishin krejtësisht të pakuptimta – pas çmendurisë në duke fshihej një format i menduar mirë.
Në rastin tonë, ekzistojnë dy mundësi formatesh pas kësaj “çmendurie” në dukje. Formati i parë i fshehur është narrativi i dyfishtë fitimtar (Ukraina, Rusia) i cili mund të shpjerë arritjen e një marrëveshje paqesore në Europë sipas shembullit të asaj të Lindjes së Afërt- marrëveshje të cilën të dyja palët “fitimtare” tashmë nuk e respektojnë. Formati i dytë i përgjigjet frazës anglosaksone, të cilën, mendoj unë, presidenti Trump e ndjek verbërisht:
Ne nuk kemi aleatë as miq të përhershëm. Të përhershme dhe afatgjata janë interesat tona, dhe detyra jonë është t’i ndjekim këto interesa (Henry John Temple, lord Palmerston, fjalimi në dhomën e Ulët të parlamentit britanik, 1848.)
Me fjalë të tjera, nuk duhet të përqëndrohemi te ajo që liderët angloamerikanë flasin personalisht, por te pasojat e veprimeve të tyre efektive.
Në rastin e Ukrainës Trumpi shtroi para Putinit qilimin e kuq dhe me këtë, në një kohë rekord dhe pa shpenzime direkte amerikane, mori nga aleatët europianë atë që u përgjigjet interesave angloamerikane: angazhimin financiar dhe logjistik të Europës kontinentale nëpërmjet NATO-s, Bashkimit Europian dhe iniciativave të tjera europiane të udhëhequra nga Britania e Madhe (Joint Expeditionary Force – JEF i Drone Coalition), me synim ruajtjen e dominimit anglosakson në Europën kontinentale.
Tani, kur aleatët europianë janë organizuar në përputhje me pritmëritë e tij, ai mund ta heqë qilimin e kuq nën këmbët e Punit. Gjatë kohës së Trumpit për riorganmizimin e prioriteteve dhe aleancave, presidenti rus humbi ushtarë dhe kohë të vlefshme. Në erën e Bidenit ukrainasit nuk guxonin të sulmonin territorin rus, në atë të Trumpit këto mjete janë të lejuara – nëse paguajnë të tjerë për ta.
Për këtë shtrohet edhe pyetja e skenarit të cilin Koalicioni i vullnetarëve e hedh poshtë si pak të besueshëm: në vend të shpalljes së pritshme të mobilizimit të përgjithshëm, sa do t’i konsiderojë Rusia provokime sulmet në territorin e saj e kësisoj- tu drejtohet armëve bërthamore taktike për arritjen e qëlllimit në fushën e betejës?
Pragu bërthamor dhe pasojat e përshkallëzimit
E para, sulmi nuk do të shpinte automatikisht deri te lufta bërthamore në Europë as te kundërgoditja luftarake e NATO-s. reaksionet do të vareshin nga vendimet politike të shteteve të përfshira në krizë dhe rrethanat e vetë sulmit.
Trumpi është tërhequr nga pjesëmarrja direkte në luftën ukrainase, e kështu mbetet e hapur pyetja nëse Franca, si e vetmja forcë bërthamore kontinentale e pavarur nga çadra amerikane e sigurisë, në një skenar të këtillë do të mbronte Ukrainën. Kjo është e vështirë të pritet në rrethanat në të cilat Macroni është në largim e sipër, ndërsa politika e tij nuk gëzon mbështetjen e shumicës së francezëve.
Pasojat e një sulmi të këtillë bërthamore mund të jenë të kufizuara në krahasim me luftën strategjike bërthamore. Megjithatë, reja radioaktive ka mundësi, në vartësi nga drejtimi i erës, të përhapeet dhe në pjesë të tjera të Europës. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se detyrimisht do të arrinte nivelet e rrezikshme të rrezatimit në kontinent; me rrezikun më të madh do të ballafaqoheshin rajonet afër vendit të goditjes. Meteorologjia do të ishte vendimtare: drejtimet e erërave dhe kushte e motit do të jenë një faktor me rëndësi në vlerësimin rus të rrezikut të përhapjes së mbetjeve radiuaktive drejt teritorit të tyre ose në zonat që ata kontrollojnë.
Me fjalë të tjera: madje edhe nëse anashkalohet dimensioni moral dhe politik, goditja bërthamore në Ukrainë do të mbartëte rrezik të madh për Rusinë sepse gjendet në hapësirën europiane me erëra të ndryshueshme dhe popullsi të dendur. Në të gjithë situatat më të ekspozuarat me mbetjet radioaktive do të ishin vendet e Europës së Mesme dhe Lindore.
Europa Perëndimore do të pësonte mbi të gjitha pasoja ekonomike nëpërmjet turbullirave në tregjet energjetike dhe financiare dhe valët e mundshme të emigrantëve. Vështirë se do të mund t’i përgjigjej sulmit rus me sanksione të reja ekomomike, sepse do ta ketë të vështirë të gjejë masa të cilat tashmë nuk janë zbatuar.
Viktima njerzore dhe shkatërrime do të pësonte popullsia në zonat e goditjeve në Ukrainë.
Në këtë kuptim, festimi nga ana e Macronit i “heroizmit” ukrainas dhe dekorimi i Zelenskit në Chamos Elize me 14 korrik marrin një tingëllimë ironike: ndërsa në tribuna madhështohet kurajo dhe vendosmëria, faturën reale të vendimeve strategjike e paguajnë atë të cilët nuk mund t’a refuzojnë.
[i] https://www.geopolitika.news/analize/biti-ili-ne-biti-na-elizejskim-poljanama-14-srpnja/
Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA




























































