Pavle Mijoviç-Osllobogjenje[i]
Në fillim punoi si gazetar, më pas hyri në politikë, ku fitoi eksperiencë fillimisht në qeverinë e Toni Blerit dhe më vonë në atë të Gordon Brownit. Me kalimin e kohës ambicjet politike të tij u rritën.
Kryeministri i ri britanik Andy Burnham, i zgjedhur para pak kohësh kryetar i partisë Laburiste, hyri në politikë si djalosh i ri katërmbëdhjetë vjeçar, i frymësuar nga seria britanike “Boys from the Blackstuff”, film me angazhim të fortë social dhe pak a shumë i intonuar ekzistencialisht, i cili përshkruan frymën në Britaninë e Madhe të viteve tetëdhjetë, pabarazinë ekonomike, problemet e punëtorëve dhe jetën e njeriut në këtë kontekst. Tani si individ i pjekur – ka lindur në vitin 1970 në Liverpul – në fjalimin e parë para rezicencës së kryeministrit në Downing Street numur 10, Burnhami nënvizon se është sfida jonë, duke përdorur soje figurën retorike të shumësit mbretëror, është të bëjë që politika të funksionojë. Të bërë që politika të funksionojë më mirë, nënvizoi, meqënëse është i vetdijshëm se njerëzve në shtëpitë e tyre u ka ardhur në majë të hundës politika. Burnhami, kryeministri i pestë britanik në dhjetëvjeçarin e fundit në fjalimin e inaugurimit solli në kujtesë se politika britanike është zhytur në një kuadër të përcaktuar të kohëshkurtësisë, sinonim për mungesën e stabilitetit politik. Për këtë situatë kanë kontribuar edhe ngjarje si puna e Brexit-it, më pas pandemija e koronavirusit, doza të skandaleve brendapartiake, tregues diskretë ekonomike dhe kriza të lidhura me shpenzimet në rritje të jetesës. Në mënyrë realiste kryeministri i ri tha se politika recente britanike nuk ka qënë mjaftueshëm e mirë, duke premtuar se qeveria e tij do të zhvillojë një model të ri ekonomik dhe politik dhe do t’u sjellë njerëzve më shumë ndryshime sesa në katër dekadat e fundit. Brunhami nuk i tregoi kartat deri në fund dhe as bëzajti ndonjë gjë për mënyrën sesi do ti’ shndërojë në realitet këto dëshira të bukura, por premtoi se shumë shpejt do të propozojë një plan dhjetëvjeçar për Mbretërinë e Bashkuar, i cili do të bazohet në politikën bashkëpunuese dhe të ndjeshmërisë në të cilën përkujdesi për njerëzit do të jetë në qendër të veprimtarisë së qeverisëse tij.
Skeptikët, këtë fjalim të kryeministrit briantik, i cili për mendimin tonë ka nivel të lartë empatie sociale dhe inovacioni, madje edhe ëndërr për një arkitekturë të re politike, shumë lehtë mund ta rendisnin në kontekstin e mundimeve idealizuese politike që shoqërohen me retorikë të besueshme. Posti i kryeminiustrit me siguri është kulmi i karrierës së deritanishme të Burnhamit, por fillimet e saj janë pak a shumë larg qendrave pompoze të të fuqisë politike dhe janë të lidhura me pabarazinë sociale të cilën e rriti në mikrokontekstin që e ka formuar. Ka lindur në një familje puntorësh e cila kishte një prirje të natyrshme për nga laburistët, ka bërë tifo për klubin Everton, baza më e madhe e tifozëve të tij janë të kooptuar pikërisht nga shtesa e ulët dhe e mesme. Katolik për nga edukimi, megjithëse nuk e konsideron veten religjioz të thekur, betimin si kryeministër e bëri mbi Bibël – kjo e bën soje kryeministrin e parë katolik, ndërsa përshembull Toni Bleri u kthye në katolicizëm vetëm pas largimit nga Downing Street-i – ndërsa më parë theksonte se ishte arsimuar në shkolla katolike të cilat e kishin bërë të ndjeshëm ndaj padrejtësisë shoqërore të cilat i vërente në botën që e rrethonte. Ka studjuar gjuhë angleze në Kembrixh, gjë e cila në vetvete nuk është esenciale, por tregon për atë se kultura politike angleze nuk është armiqësore ndaj dijeve humaniste sidomos nëse ato vinë nga adresa të larta akademike. Punoi fillimisht si gazetar, më pas hyn në politikë, ku fiton eksperiencat e para në qeverinë e Toni Blerit dhe më vonë në atë të Gordon Brownit. Me kalimin e kohës ambicjet politike të tij erdhën duke i rritur, tenton të bëhet lider i laburistëve, por humbet dy herë – në vitin 2010 dhe 2015- garën për lider.
Por, më pas Burnhgami në njëfarë mënyre i’u kthye rrënjëve, dhe në vitin 2017 kandidoi dhe fitoi në zgjedhjet për kryetarin e parë të bashkisë së Mançesterit të madh, thënë saktë, kreu politik i tërë rajonit metropolitan prej gjashtë qytetesh, me kompetenca që janë ndjeshëm më të mëdha se ato të një kryebashkiaku të zakonshëm në Mbretërinë e Bashkuar. Këtu meritoi edhe epitetin “mbreti i veriut” për shkak të udhëheqjes dhe zgjidhjes së suksesshme të një sërë sfidash komplekse rajonale si puna e transportit publik, ndërtimit të banesave, planifikimit hapsinor, policisë, dhe, pjesërisht, drejtimit të politikave shëndetsore dhe sociale. Politikat në fjalë janë ato që janë më afër qytetarëve, dhe eksperiencat e fundit europiane dhe botërore tregojnë se pikërisht në këtë sferë të politikës lokale dhe rajonale detektohen deficite më të mëdha administrative të poltikanëve. Por, Burnhami doli se ishte një zgjidhej mjaft cilësore dhe, për këtë, por edhe për shkak të autenticititetit dhe mënyrës së drejtpërdrejtë të tij, më vonë fitoi mbështetje të madhe brenda partisë Laburiste, si lider i së cilës u zgjodh më vonë.
Për shumë veta, kryeministrit Burnham i mungon eksperienca në politikën e jashtme, gjë e cila në fazën e parë të mandatit do t’ia rëndojë pozicionimin e ri të Mbretëriosë së Bashkuar në skenën politike. Politika është lojë e cila luhet jo vetëm para publikut vendas për edhe atij ndërkombëtar, dhe pikërisht ky aspekt i politikës së jashtme është jashtëzakonisht i rënduar me kontradikta, fuqi unileterale, e cila me të nisur, vështirë të ndalojë. Nëse në fjalimine tij inaugural theksoi me të madhe se synon “të vërë vlerat e vërteta, standartet e vërteta në zemër të qeverisjes së tij”, atëherë edhe përkujdesjen për njerëzit, mbetet dilema e përjetëshme mbi zbatimin e tyre. A do të arrijë qeveria e tij të universalizojë këto kategori dhe t’i zbatojë njëlloj, le të themi edhe për fëmijët në Gaza? Çfarë këndvështrimi do të ketë ndaj luftërave në Ukrainë dhe në Iran dhe mënyrën e zgjidhjes së tyre? Profili politiko-psikologjik i Andy Burnhamit tregon sensibilitet ndaj njerëzve, por ky nuk është garant i suksesit politik. Mbi atë nëse do të riartikulojë kontraditet politike, shoqërore dhe të politikës së jashtme britanike, do të varet nga kohëzgjatja e mandatit të tij si kryeministër e cila sapo ka nisur.
[i] https://www.oslobodjenje.ba/dosjei/kolumne/premijer-andy-burnham/
Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA




























































