Zoran Meter-geopolitikanews[i]
Në Ukrainë është duke u zhvilluar luftë gjeopolitike (dhe me armë) mes Rusisë dhe Perëndimit, dhe kjo është e vetmja karakteristikë dalluese. Gjithçka tjetër, për të cilën flitet nga njëra anë e barrikadës dhe nga tjetra, është vetëm lojë politike për masat, lojë fjalësh politikanteske dhe propagandë e zakonshme e përzierë me sasi të mëdha interesash personale dhe ato të grupimeve politike dhe të biznesit. Këto interesa janë aq të ndërthurura në rrjetën e dendur të së ligjshmes dhe të së paligjshmes, saqë më askush nuk mund të gjejë një rrugëdalje edhe sikur të dëshirojë.
Ditët e kaluara vëmendjen mediatike dhe politike europiane, e preokupoi lajmi mbi zëvendësimin e minsitrit shumë popullor ukrainas të mbrojtjes Mihail Fedorov nga ana e presidentit Volodimir Zelenski.
Përveç që është shumë popullor në shoqërinë ukrainase dhe në radhët e ushtarave – (është krijuesi i taktikës së efektshme ukrianase, pothuajse strategji – mbi sulmet me dronë në thellësi të Federatës Ruse gjë e cila kësaj të fundit i ka sjellë shqetësime dhe kokëçarje të mëdha duke i sjellë goditje të mëdha në infrastrukturën energjetike dhe ushtarake – po ashru edhe për dinjitetin dhe financat). Ministri i ri dhe i arsimuar, i shkolluar me mënyra perëndimore, është njëfarë i përkëdheluri i Perëndimit i cili e konsideron atë reformist dhe në të cilin llogarit – dhe kjo në një të ardhme jo fort të largët parë nëpërmjet prizmit të angazhimit të tij politik në vend. Prandaj edhe nuk të çudisin paralajmërimet dhe kritikat të cilat ditët e fundit dhe për herë të parë i’u adresuan personalisht Zelenskit nga ana e politikanëve eurooianë, përfshirë edhe nga Parlamenti Europian, por edhe nga mediat Perëndimore – kësisoj është e qartë sesi po fryn era në këtë çështje.
Për më shumë! Në disa qytete ukrainase kanë nisur të ashtuquajturat protesta kartoni në mbështetje të Fedorovit të zëvendësuar, shumë popullor në radhët e ukrainasve të rij dhe në strukturën mbrojtëse-teknologjike të vendit (mbi të gjitha atë të prodhimit të dronëve)- pikërisht atë sektor mbi të cilin Zelenski nuk ka asnjë kontroll, në ndryshim nga kompanitë mbrojtëse private ukrainase si Fire Point e cila, mes tjerash, përveç dronëve dhe raketave balistike si puna e Flamingove shumë popullore- në të cilën Zelenski ka zhytur thellë gishtat e tij.
Për shkak të të gjithë këtyre Fedorovi ka edhe mundësinë dhe kurajon t’i rezistojë Zelenskit nëpërmjet mospranimit të dorëheqjes, dhe me këtë rast edhe mbi korrupsionin në strukturat e pushtetit – mbi të gjitha në Ministrinë e mbrojtjes (në krye të së cilës ka qënë për një vit të tërë) të lidhura me furnizimet. Dhe për më tepër! Mbasi Zelenski, pasi e largoi nga posti, i ofroi vendin e zëvendësit në Këshillin për sigurinë kombëtare, Fedorovi refuzoi. Kërkoi nga Zelenski largimin dhe zëvendësimin e komandantit të përgjithshëm të ushtrisë Aleksandër Sirskit, i cili është shumë jopopullor në radhët e ushtarakëve, gjë për të cilën flet edhe epiteti i tij “Kasapi”. (epiteti nuk aludon për krime lufte të kryera ndaj palës armike gjë e cila të shkon në mend në shikim të parë, por për dërgimin masiv të ushtarëve ukrainas në pjesë të fushëbetejës të cilat ose ishin të humbura ose ishin të pamundura për t’u mbrojtur, gjë me të cilën jetët e ushtarave shkuan kot).
Megjithatë, Sirski i shkonte për shtat Zelenskit si njëfarë “budalla i dobishëm” dhe i drejtueshëm lehtësiht, në ndryshim nga paraardhësi i tij Valerij Zalluzhni, komandanti popullor gjithëukrainas dhe kërcënim për çështjen e ambicjeve presidenciale megjithëse ai nuk i kishte theksuar asnjëherë publikisht.
Sirski nga ana tjetër është rus etnik (për më shumë i shkolluar në akademinë ushtarake moskovite, nga ku, pas shpërbërjes së ish BRSS-së, karierën ushtarake vendosi t’a vazhdonte në Ukrainë) gjë për të cilën Zelenski ishte plotësisht i sigurtë se është besnik i tij (sot është e vështirë të jesh rus në strukturat ukrainase të pushtetit dhe, ata që janë, rregullisht janë ukrainas më të mëdhenj se vetë ukrainasit) dhe do të kryente çdo gjë që t’i kërkonte.
Zelenski zëvendësoi Sirskin
Sido që ishte, Zelenski më më fund, me zemër të thyer, e zëvendësoi Sirskin, Sepse presioni ishte tejet i lartë. Në vendin e tij vendosi të emëronte Mihail Drapatin.
“Kam vendosur që Mihail Drapati të bëhet komandanti i ri i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës. Sëbashku me Mihajlin, Jevheni Hamarin dhe Pavllo Palisën konstatuam se duhet të parditësojmë strukturën e Komandës së përgjithshme të forcave të armatosura të Ukrainës”, deklaroi presidenti. Gjithashtu bëri të qartë me dije se, përveç Sirskit, do të zëvendësohet edhe shefi i shtabit të përgjithshëm Andrej Gnatovi.
Drapatij ka lindur me 21 nëntor 1982 në Kamenjec-Podilski, zona e Hmeljnickut. Pas mbarimit të shkollës së mesme u regjistrua në Institutin e forcave tankiste në Harkov, ku u diplomua në vitin 2004.
Komandanti i ri i përgjithshëm i ushtrisë u bë i njohur për herë të parë publikisht para 12 vitesh, me 9 maj 2014, në sajë të videos e cila tregon automjetin luftarak të këmbësorisë nën komandën e tij teksa depërton barikadat e separatistëve në qyetin e madh port Mariupolj (para luftës kishte 500.000 banorë), në detin Azov – një nga qendrat kryesore të kryengritjes në Donbasin me shumicë etnike ruse kundër qeverisë revolucionare në Kiev. Në atë kohë komandonte batalionin 72 të brigadës speciale të motorizuar. Video tashmë është bërë popullore, por, sikurse shkruan një media ukrainase, rrallë përmeëndet se si përfunduan luftimet atëbotë në Mariupolj me 9 maj 2014. Përfunduan me atë që forcat ukrainase qenë të detyruara të braktisin qytetin, e ai mbeti de facto nën kontrollin e separatistëve rusë deri në mesin e qershorit të vitit 2014.
Në verën e atij viti, Drapatij me njësinë e tij u gjend i rrethuar në kodrën e Izvarinskit më kufi me Federatën Ruse, nga ku arriti të largohet sëbashku me 260 ushtarë. Për këtë shkruan sot Strana, duke nënvizuar biografiinë e mëtejshme të komandantit të ri të forcave të armatosura ukrainase.
Luftën e vërtetë, domethënë invazionin rus me 24 shkurt 2024, e priti si zëvendës i komandantit të Forcave të bashkuara të forcave të armatosura të Ukrainës në njësinë për trajnime të rekrutëve “Jug”. Më pas komandoi grupin e trupave ushtarake të Hersonit, e cila mori pejsë në çlirimin e bregut të djathtë të zonës së Hersonit.
Deri në fillim të vitit 2024 qarqet e ekspertëve e konsideronin se një prej udhëheqësve më të aftë ukrainas të luftës, të dërguar në zonat më të vështira në mënyrë që të shpëtonte situatën. Në muajin mars të vitit 2024, gjatë përpjekjeve ofensive të ushtrisë ruse në territorin kufitar të Herosnit u emërua komandant i grupimit operativo-taktik të forcave “Harkiv”, i cili arriti të ndalë ofensivën ruse. Nga nëntori i vitit 2024 deri në qershor të vitti 2025 është komandnat i Forcave tokësore të forcave të armatosura ukrainase. Në qershor 2025, Drapatij dha dorëheqjen në mesin e kontraversave pas një sërë sulmesh në qendrat për trajnime, në fakt duke akuzuar komandantët se nuk kanë ruajtur jetët e ushtarëve. Gjithashtu pohoi se ekziston “përgjegjësi dhe mosndëshkim reciprok” në forcat e armatosura ukrainase. Njëkohësisht njerëzit nisën të flasin për konfliktin e tij gjithnjë e më të ashpër me Aleksandër Sirskin.
Megjithatë Drapatij nuk u dëbua nga ushtria. Me datë 3 qershor 2025, ps një bisede me Zelenskin, u emërua komandant i forcave të bashkuara të Forcave të armatosura të Ukrainës. Gjithashtu me 30 tetor 2025, u bë komandant i grupimit të forcave përgjegjëse për rajonin e Harkivit.
Por konflikti i tij me Sirskin mbeti. Drapatij konsiderohej udhëheqësi joformal i ushtrisë së brendshme e cila ishte opozitë e komandantit të përgjithshëm. Ministri i larguar Fedorov ka deklaruar se Drapatij ka marrë tri herë vërejtje nga Sirski. Drapatij gjithashtu në fillim të këtij viti është deklaruar kundër vendimit të Zelenskit mbi largimin e Malyukës nga posti i shefit të SBU-së (Shërbimi ukrainas i sigurisë)
Për këtë askush nuk u çudit kur, pas largimit të Fedorovit nga posti i ministrit të mbrojtjes, Drapatij ishte nga të parët që mbështeti qëndrimin e ministrit të larguar.
Çfarë do të thotë kjo për Ukrainën dhe Zelenskin? Nuk është sikurse duket në pamje të parë.
Kjo periudhë e pushtetti të Zelenskit konsiderohet më e rënda që nga ngjarjet e vitit të kaluar, kohë kur në të njëjtën mënyrë ishte i detyruar të hiqte dorë nga ligji sipas të cilit Zyra kombëtare antikorrupsion e Ukrainës (NABU) dhe prokuroria speciale antikorrupsion (SAPO) të viheshin në pushtetin e tij. Në fund gjithçka pati përfunduar me largimin e padëshiruar nga Zelenski të shefit të kabinetit dhe aleatit të tij më të fortë Andrej Jemak dhe me arratisjen e mikut të tij Timur Mindiç.
Media ukrainase Strana jep një këndvështrim mjaft interesant të këtyre dy ngjarjeve dhe lidhjen e tyre reciproke, duke pohuar se qëllimi final i aksionit të vitit të kaluar ishte t’i hiqej Zelenskit kotrolli real mbi shtetin dhe të shndërrohej në një “kokë që flet” e cila vetëm paraqet argumente të miratuara më parë.
“Për këtë qëllim, forca kryesore nxitëse e këtij procesi – strukturat e ndarjes së garancive të cilat më parë ishin të lidhura me Partinë demokrate amerikane, e tani janë nën kujdestarinë e Europës, sëbashku me mediat dhe politikanët aleatë me ta, plus Zyra kombëtare antikorrupsion (NABU) dhe Prokuroria speciale antikorrupsion (SAPO) – promovuan paketën e ligjeve të cilët presidentit efektivisht do t’i mernin kontrollin mbi forcat e sigurisë dhe gjykatat.
Megjithatë, Zelenski dhe qarku i tij i brendshëm (në të cilin David Arahamia, shef fraksioni në partinë “Shërbëtori i popullit”, luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm, ndërsa Jermaku gjithashtu ruan ndikimin) kanë bërë qartë me dije se nuk do të miratojnë këta ligje dhe u përpoqën të forcojnë pozitat etyre me largimin e Mihail Fedorovit, i cili është afruar shumë me financiarët nëpërmjet ndarjes së granteve, nga posti i ministrit të mbrojtjes në qeverinë në dorëheqje. Në fund të fundit morën një kundërsulm (kryengritja e Fedorovit, njëfarë Majdani në karton, deklaratat në mediat perëndimore etj.) – njëlloj si në muajin korrik 2025 dhe gjithashtu nuk ishin në gjendje t’i bënin ballë. Natyrshëm Europa bëri me dije qartazi edhe një herë se vendit i nevojiten politika përshtatjeve”- nënvizon media ukrainase.
Këtu unë do të shtoja edhe se meqënëse në Europë, megjithëse larg dritave të skenës, një pjesë e elitave politike po bëhen të vetëdijshme, po tregohem i butë – për një zhvillim skenari jo fort të përshtatshëm për Ukrainën në kulmin e konflikteve me Rusinë – dhe kjo pavarsisht nga narrativat mediatike dhe politike të promovuara përsëri mbi fitoren ukrainase, të nxitura nga goditjet me dronë në thellësi të territorit rus, të cilët po ashtu janë të territorit të saj, por të cilët gjithsesi janë të pamjaftueshëm për të sjellë një përmbysje reale në luftë (shpresa e Perëndimit mbi të gjitha synon te lodhja e Putinit dhe detyrimi për t’u ulur në tryezën e bisedimeve:.
Kjo flet për dy gjëra:
E para, sulmet gjithnjë e më masive dhe shkatrrimtare ruse, përveç artyre në Kiev, tani janë drejtuar edhe kundër infrastrutkurës portuale të Detit të Zi dhe anijet tregtare (gjë e cila deri tani nuk është bërë) dhe e cila kërcënon që Ukrainën t’a shndërrojë në një vend ekskluzivisht tokësor, pa mundësinë e përdorimit të kapaciteteve të saj portuale për eksport prodhimesh bujqësore dhe mineralesh, por edhe import armësh;
Dhe e dyta. Bashkimi Europian nuk po arrin të miratojë paketën e 21-të të sanksioneve antiruse për shkak të mosdakordësisë brenda Unionit në lidhje me disa çështje thelbësore (Informacioni: Bloomberg). Sot, me 22 korrik, është shansi i fundit për miratimin e saj, qoftë edhe në formë të brishtë.
Bashkimi Europian planifikon të debatojë mbi më së paku tre skenarë të mundshëm për zgjidhjen e ndalimit rreth paketës së re të sanskioneve kundër Rusisë. Mundësitë përfshijnë shtyrjen e kufizimeve për 24 muaj, heqjen e disa masave të caktuara ose heqjen e tërë paketës – shrtkuan media ukrainase Top-neës duke iu referuar agjensisë amerikane.
Ndërkohë rritet çmimi i gazit për shkak të luftës në Lindjen e Mesme dhe kërkesës më të madhe nga tregu aziatik, gjë që po bëhet e pakëndshme për Europën – kronikisht e etur për energjentë.
Përsa u përket narrativave të Zelenskit se atij, në rastin e largimit të gjeneralit të tij Sirskit, kishte rëndësi ajo që zëvendësuesi i tij të ruante stabilitetin në fushëbejetën me gjatësi 1.200 kilometra (ky ishte kushti për ta larguar Sirskin), këtu duhet të shtojmë edhe deklaratën më të fundit të Sirskit se pasuesit të tij ai po i lë “ushtrinë në ofensivë” dhe se ajo këtë vit ka çliruar 700 kilometër katrorë dhe pritet që kjo prirje të vazhdojë.
Megjithatë, cili është ai i cili në kohë lufte, kurdoherë dhe kudo në botë, ndryshon komandën e ushtrisë kur ajo na paska arritur suksese luftarake dhe ishte në ofensivë me perspektivë kundër forcave armike? Natyrisht – askush dhe askund!
Në të vërtetë në tërë këtë histori është e qartë se nuk ka kurrfarë ofensive të vlefshme për t’u përmendur të forcave ukrainase në terren- sëpaku kështu mund të konkludohet nga teksi i medias së atjeshme Strana në të cilën nënvizohet se, nëse kjo “ofensivë” nuk zhvillohet më tej, atëherë Sirski, e ndoshta edhe Zelenski, mund ta akuzojnë Drapatin për “mossukses në drejtimin e ushtrisë”. Më tej media në fjalë shkruan se “ekzistojnë shumë çudira në lidhje me ‘ofensivën e forcave të armatosura urkainase’”.
Në vazhdim po citoj tekstin e medias ukraianse dhe me këtë po e përfundoj këtë analizë, duke i dhënë secilit mundësinë të mendojë thellë mbi gjithçka, sepse në Ukrainë dhe gjithçka lidhur me luftën ukrainase në të vërtetë asgjë nuk është ashtu si duket në shikim të parë. Në Ukrainë është duke u zhvilluar luftë gjeopolitike (dhe me armë) mes Rusisë dhe Perëndimit, dhe kjo është e vetmja karakteristikë dalluese. Gjithçka tjetër, për të cilën flitet nga njëra anë e barrikadës dhe nga tjetra, është vetëm lojë politike për masat, lojë fjalësh politikanteske dhe propagandë e zakonshme e përzierë me sasi të mëdha interesash personale dhe ato të grupimeve politike dhe të biznesit. Këto interesa janë aq të ndërthurura në rrjetën e dendur të së ligjshmes dhe të së paligjshmes, saqë më askush nuk mund të gjejë një rrugëdalje edhe sikur të dëshirojë.
Ja çfarë shkruan media ukrainase.
Zelenski nuk dëshiron të humbasë kontrollin mbi ushtrinë. Kryesorja është se çfarë do të thotë Europa
“Së pari, madje edhe disa ekspertë ukrianas mendojnë se momentalisht nuk është fjala për ndonjëfarë ofensive të trupave ukrainase. E shumta bëhet fjalë për përparim të lehtë (deri në 10-20 Km) në disa zona të caktuara brenda zonës gri – zonë ku asnjëra nga ushtrinë në luftim nuk ka kontroll stabël. Së dyti… Forcat e armatosura ukrainase kanë “opozitën ushtarake” të tyre e cila mendon se ofensiva momentalisht është e dëmëshme për forcat ukrainase, sepse shpie në cfilitjen e forcave për shkak të mungesës njerzore dhe jep rezultate minimale. Kjo “opozitë” ka fituar terren pas largimit të Sirskit gjë që mund të çojë në revizonim të planeve ofensive.
Megjithatë, duke gjykuar sipas situatës në këtë moment, presidenti ende vazhdon të manovrojë. Po, si komandant të përgjithshëm emëroi Darpatin, njeri të cilin e mbështet Fedorovi, qarqet e granteve, protestuesit dhe Perëndimi (ndërsa edhe vetë Drapatij mbështeti Fedorovin pas dorëheqjes). Megjithatë, Zelenski në fjalimin e tij bëri të qartë me dije se nuk ka ndërmend ta emërojë përsëri ish ministrin e mbrojtjes në postin e tij paraaardhës. Në këtë detyrë do të qëndrojë Jevhen Khmari. Ndërsa Fedorovit i është ofruar pozita, të cilën sipas lajmeve të mediave, ai e ka refuzuar.
Me fjalë të tjera, plani i presidentit është tërësisht i qartë. Nga njëra anë, dëshiron të përmbushë kërkesat e protetuesve dhe të tregojë se “e dëgjon shoqërinë dhe partnerët e tij perëndimorë”. Nga ana tjetër, dëshiron të parandalojë kthimin e Fedorovit në Ministrinë e mbrojtjes dhe të përpiqet të ruajë kontrollin mbi ushtrinë nëpërmjet udhëheqjes së Ministrisë së mbrojtjes dhe Komandës së përgjithshme.
Nga ana tjetër ka shumë rëndësi të kuptohet se Fedorovi, grupimi i tij mbështetës dhe Europa do të reagojnë ndaj gjithë kësaj. A do ta pranojnë planin e propozuar nga Zelenski (“Drapatij minus Fedorov”) apo do të këmbëngulin në kthimin e ish ministrit në Ministrinë e mbrojtjes në mënyrë që ta largojnë njëherë e mirë Zelenskin nga posti i komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Ukrainës?
Por edhe nëse Fedorovi rikthehet në Ministrinë e mbrojtjes, ngjarjet aktuale tashmë kanë nisur procesin e ndryshimeve politike në ushtri. Të gjithë e kanë të qartë se Zelenski nuk kishte synim të zëvendësonte Sirskin dhe këtë e bëri vetëm nën presion. Kjo do të thotë se komandanti i ri i përgjithshëm dhe oficerët e tjerë do ta kuptojnë se ekzistojnë forca të cilat mund t’a detyrojnë presidentin për të ndryshuar qëndrimin mbi ushtrinë.
Rrjedhimisht, edhe ata do të nisin të fokudohen në këto forca. Megjithatë presidenti ndoshta do të vazhdojë të tregojë sikur e kontrollon situatën, gjë e cila në këmbim mund të shkaktojë konflikt serioz brenda bllokut ushtarak. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse ndikon në interesat komerciale të atyre të cilët shpenzojnë një buxhet të madh mbrojtës, dhe të cilët praj kohësh janë në rivalitet të hapur.
Unë do të shtoja edhe frazën e përmbylljes: Zelenski u detyrua të zëvendësojë besnikun e tij Sirski, dhe në vendin e tij të emërojë Darpatin me të cilin është konfliktuar më parë dhe i cili që sot ka mbështetit Fedorovin të cilin e ka hequr para disa ditësh Zelenski sepse e konsideronte të rrezikshëm politikisht.
Gjejeni po mundët!
[i] https://www.geopolitika.news/analize/vojnopoliticka-analiza/blic-analiza-zorana-metera-sirski-je-za-zelenskog-bio-nesto-poput-zeljka-komsica-za-bosnjake-u-bih/
Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA




























































