• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
23 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria përgatitet për pjesëmarrjen në sistemin IMI të BE-së, qeveria miraton masat institucionale dhe procedurale

    Konferenca e investimeve BE–Ballkani Perëndimor, në 25-26 nëntor në Tiranë

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

  • POLITIKË

    Shqipëria përgënjeshtron raportimet për sulmin ndaj anijes ruse, Zelensky konfirmon përfshirjen e Ukrainës

    Dita e Alfabetit, Rama takohet me të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Presheva

    Kryeministri Rama: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë popullsi shtetformuese,

    PS intensifikon përgatitjet për zgjedhjet vendore të 2027-ës, Rama riorganizon strukturat në Tiranë

    Presidenti Begaj zhvillon bashkëbisedim me të rinj nga trevat shqiptare: “Pa gjuhë nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari”

    Kryeministri Rama në Berlin, pjesë e takimit të nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”

    Kryeministri Rama në Kuvend: Buxheti 2027 prek 10 miliardë euro, qeveria paralajmëron lehtësira fiskale dhe rritje të mbështetjes sociale

    Japonia në fokus të projektit strategjik hekurudhor Shqipëri–Kosovë, Rama: Jemi të gatshëm për bashkëpunim

    Presidenti Begaj pret përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Turqi: Forcim i bashkëpunimit ekonomik

  • SOCIALE / KULTURË

    Dy fjalë për gjashtë poezi të reja të Daim Iljazit

    PORTRET I PAAUTORIZUAR

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Menduan se Rama do të rrëzohej

    Nga Jalta në Shenzhen: SHBA, Kina dhe Rusia përballë riformësimit të rendit botëror

    MBRETI ËSHTË LAKURIQ!

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë përshëndet vendosjen e sistemit “One Stop Shop” në pikën kufitare Qafë Thanë

    Shqipëri–Maqedoni e Veriut, nis nesër sistemi “One Stop Shop”/ Rama dhe Mickoski prezantojnë kontrollin me një ndalesë

    RMV/ Presidentja Siljanovska-Davkova uron Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

    Presidenti Begaj zhvillon bashkëbisedim me të rinj nga trevat shqiptare: “Pa gjuhë nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari”

    Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina,

    Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Retrospektive Diplomatike

Në 80 Vjetorin e Konferencës së Paqes në Paris !

21 Gusht, 2026
in Retrospektive Diplomatike
A A
Share on FacebookShare on Twitter

NGA DR. JORGJI KOTE

Konferenca e Dytë e mirënjohur e Paqes në Paris filloi punimet më 29 Korrik 1946 në Pallatin e famshëm Luxemburg, me praninë e rreth 2.000 delegatëve nga  21 Shtetet kryesore Fituese të Luftës së II Botërore  dhe 12 vende të tjera fituese dhe humbëse në Luftën e  II Botërore. Bisedimet e Paqes zgjatën deri në fund të muajit Tetor 1946. Në përfundim të saj,  ekspertët dhe diplomatët  përpunuan tekstin përfundimtar të Traktatit të Paqes, i cili u nënshkrua më 10 Shkurt 1947.

Katër fuqitë më të mëdha të kohës, SHBA-të, Bashkimi Sovjetik, Franca dhe Britania e Madhe  kishin ftuar përfaqësuesit e 17 shteteve të tjera fituese për të biseduar mbi paqen me 5 vendet ish aleate të Hitlerit me qëllim që të hidheshin themelet e marrëdhënieve të ardhëshme miqësore ndërkombëtare në Europë. 7 vende të tjera ishin ftuar me statusin e vëzhguesit.

Vendi ynë, kryesisht për shkak të kundërshtimeve greke nuk ishte në Paris  si anëtar me të drejtë vote, por me statusin e të Ftuarit  për të paraqitur pikëpamjet e tij. Ato u parashtruan më 21 Gusht 1946 në fjalimin e gjatë dhe pse të mos e themi dinjitoz  të Enver Hoxhës në Paris; aty ai dha argumenta të shumtë dhe bindës mbi ndihmesën e madhe të popullit shqiptar në luftën kundër fashizmit italian dhe nazizmit gjerman; të ilustruara me mesazhe dhe vlerësime pozitive për luftën tonë nga liderë francezë, britanikë dhe amerikanë. Përveç nihilizmit grek të kontributit tonë në aleancën e madhe anti-fashiste dhe akuzave të paqena në kuadrin e Ligjit absurd të Luftës, sidomos zgjedhjet e 2 Dhjetorit 1945 dhe incidenti i parë në Kanalin e Korfuzit në Maj 1946 patën ndikimin e tyre negativ në mungesën e mbështetjes britanike dhe amerikane; lëvizje e gabuar e tyre, që  jo vetëm nuk ndihmoi, por dha efektet e kundërta në të ardhmen politike të vendit tonë.  

Ndërkohë, ashtu si mbas mbarimit  të Luftës së I Botërore në vitin 1919,  edhe në Paris nuk ishin ftuar përfaqësues zyrtarë të Gjermanisë. Këtë të fundit e   përfaqësonin tri fuqitë e mëdha, SHBA, Britania e Madhe  dhe Franca, të cilat pas Konferencës së Potsdamit në Gusht 1945 e kishin ndarë  në tri zona të administruara prej tyre ndërsa pjesën lindore e administronte Bashkimi Sovjetik.

Konferencën e çeli Kryeministri francez Georges Bidault, i cili ndërmjet të tjerash pohoi : « Jemi të bindur se të gjitha vendet tona, me frymën e bashkëpunimit miqësor do të punojmë për realizimin e detyrave të mëdha që na janë ngarkuar“

Nisur nga përvoja negative e Versajës në vitin 1919, Konferenca e  Parisit përballej me një mision që ishte pak të thuhej herkulian. Shqetësimi ishte që të shmangeshin gabimet fatale të Versajës, të cilat në vend të « paqes së përjetshme » të synuar çuan brenda fare pak viteve në përhapjen e nazi-fashizmit dhe shpërthimin e Luftës së II Botërore sërish nga Gjermania këtë radhë naziste.

Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se në Paris  nuk u vendosën sanksione ndaj vendeve humbëse, por në përpjestimer  e duhura dhe të realizueshme. Në këtë kuadër,  Italia hoqi dorë nga  kolonitë e saj në Afrikën e Veriut dhe territoret e pushtuara në Europë gjatë periudhës 1938 – 1941, ato mbi bazën e Marrëveshjes së Munihut dhe  të Vjenës. Ndërkohë, pjesa më e madhe e ishullit Istria iu dha Jugoslavisë. Italia mbajti Tirolin e Jugut që ishte  ndarë nga Austria në vitin 1920.

Shumë më të dhimbshme ishin për Italinë reparacionet e luftës. Mbi bazën e  vlerës së arit më 1 Korrik 1946, ajo duhet të dëmshpërblente  Greqinë, BS-së,  Etiopinë dhe Shqipërinë me shumën e përgjithshme prej 360 Milion Dollarë, shumë e  barazvlefshme me 310 Ton ar  24 karat. Në një kohë kur Banka Italiane  në   vitin 1939 dispononte vetëm 120 ton ar, e cila deri në vitin 1945 u reduktua në 20 ton.

Edhe Finlanda shumë më e vogël duhet të dëmshpërblente  BS-në në shumën  prej  300 Milionë Dollarë, ndonëse rezervat e saj të arit në vitin 1939 ishin vetëm 7 ton. Pjesa e mbetur do të kompensohej me prodhimin industrial të atij vendi.

Sa për kërkesat sovjetike për reparacione lufte kundrejt Hungarisë, Bullgarisë dhe Rumanisë, ato llogariteshin në 430 Ton ar. Por kjo ishte vetëm në teori, sepse të tria vendet ishin pushtuar nga BS-ja, ushtria e të cilës vepronte e lirë në të tria këto vende. Në vitin 1948 Stalini ua fali atyre gjysmën e borxheve, të cilat ato gjithsesi nuk do të ishin në gjendje t’i shlyenin.

Ka shumë diskutime dhe hamendësime lidhur me masën e madhe të këtyre dëmshpërblimeve të mundshme në kuadrin e reparacioneve të luftës  për Gjermaninë, shuma e të cilave do të ishte e paimagjinueshme. “Tre të mëdhenjtë“ e botës, Roosevelti, Çurçilli dhe Stalini, në takimin e tyre në Jaltë në fillim të vitit 1945 kishin sugjeruar  55 herë më shumë se Italia. Ndonëse në fund të vitit 1945,  Gjermania kishte gjithsejt vetëm 32.000 ton ar ose 36 miliard dollarë, 2/3 e të cilave ishin të depozituara në SHBA.

Në fakt, kërkesat për reparacione lufte ndaj Gjermanisë ishin diskutuar në një format më të vogël  të Konferencës së Paqes në Paris në Janar 1946. Gjithsesi,  Marrëveshja e Huasë e nënshkruar në Londër në vitin 1953 vendosi që kërkesat për reparacione lufte ndaj Gjermanisë  të diskutoheshin pas ribashkimit të saj.

Dihet tashmë se pas ribashkimit gjerman nuk u zhvillua asnjë konferencë e tillë. Ndërsa “Marrëveshja 2 plus 4” e vitit 1990 për Ribashkimin Gjerman,  siç e tregonte edhe vetë titulli, kishte të bënte vetëm  me « Rregullat Përfundimtare lidhur me Gjermaninë“ ku reparacionet nuk figurojnë, duke e mbyllur këtë çështje në termat e  të drejtës ndërkombëtare.

Ky konsiderohet  fat i madh për Gjermaninë Federale, ca më tepër se të gjitha shtetet ish armiq të saj e njohën atë marrëveshje. Vërtet që Polonia dhe Greqia vitet e fundit kanë kërkuar  reparacione lufte, por kjo është bërë kryesisht për nevoja të brendshme dhe të përkohshme politike dhe për të kënaqur orekset  nacionaliste.

Pavarësisht nga këto sanksione dhe reparacione, sidpmos ndaj Gjermanisë Konferenca e  Paqes në Paris ishte « si nata me ditën » me atë të nënshkruar në Versajë më 28 Qershor 1919. Në këtë të fundit, delegacionit gjerman nga Republika Demokratike e Vajmarit iu paraqit si « fakt i kryer » faji për luftën vetëm i Gjermanisë » duke vendosur sanksione të papërballueshme për gjithë popullin gjerman, duke e futur atë në një thes me drejtuesit e tij. Gjermania humbi 13 për qind të territoreve  kudo në Europë dhe në Afrikë, ushtria e saj u reduktua në 100.000 vetë, iu ndalua prodhimi i armatimit luftarak, i tankeve, anijeve, nëndetësve, u bë demilitarizimi i zonës së Rinit, etj. Mbi të gjitha iu imponua pa asnjë logjikë ekonomike dëmshpërblimi në shumën maramendëse të reparacioneve prej 33 miliard Euro,  e pamundur për t’u shlyer.  Dihet tashmë se ishin pikërisht vendimet skandaloze të Versajës që nxitën forcat naziste me në krye Hitlerin për të përshkallëzuar veprimet, për t’u ngitur në pushtet duke përfituar edhe nga dobësitë e demokracisë së re të Vajmarit dhe për të rimilitarizuar Gjermaninë deri në shpërthimin e Luftës së II Botërore. Ja pse thonë me të drejtë se « rrënjët e katastrofës së shekullit të kaluar u hodhën në Versajë në vitin 1919».  

Natyrisht nuk mund të mohohet se Traktati i Versajës 1919 krijoi bazën ligjore ndërkombëtare për përfundimin e Luftës së I Botërore dhe hodhi themelet për krijimin  e Lidhjes së Kombeve. Synimi i bashkëpunimit ndërmjet 45 shteteve palë në atë Lidhje ishte  mbrojtja e parimeve të së drejtës ndërkombëtare kundër luftrave agresive. Mirëpo,  Lidhja e Kombeve dështoi për shkak të  vendimeve të padrejta të Versajës dhe të refuzimit të senatit amerikan që SHBA-të të ishin pjesë e Lidhjes, megjithë demarshet e  shumta të Presidentit Wilson, i cili ishte nismëtar dhe lobist i saj.

Ja pse Konferenca e Paqes në Paris nxorri mësime nga pësimet e Versajës, duke  korrigjuar dhe shmangur gabimet e saj fatale, me qëllim që  të mos përsëriteshin më dy luftrat e përgjakshme botërore  dhe  t’i pritej rruga çdo konflikti të ri.  

Këtu është shumë e rëndësishme të theksohet se produktet e mëvonshme gjeopolitike të Konferencës së Paqes në Paris, si në planin kombëtar dhe atë ndërkombëtar  ishin krejt të ndryshme dhe shumë më pozitive se ato të Versajës, edhe pse Europa u nda në dy pjesë dhe filloi Lufta e Ftohtë. Kështu, më 4 Prill 1949  u krijua NATO dhe më 4 Maj 1949 Këshilli i Europës në Strasburg.  Në vijim,  më 8 Maj 1949, në pjesën perendimore të Gjermanisë që ishte nën zotërimin e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Francës u shpall krijimi i Gjermanisë Perendimore demokratike  (RFGJ). Disa muaj më vonë, më 7 Tetor u krijua për karshillëk dhe nën ombrellën sovjetike Republika Demokratike Gjermane( RDGJ). Të dy këto vende dhe Europa ecën në shina të kundërta, duke u bërë pika vendimtare reference dhe përplasjesh në periudhën e Perdes së Hekurt.

Krejt ndryshe nga vitet ‘30, në vitet 50, Gjermania Perendimore njohu një “boom” të vërtetë  ekonomik, që për nga përmasat dhe shpejtësia rekord e tij ka hyrë në histori, si  “mrekullia ekonomike gjermane”. Mjafton të përmendim se gjatë kësaj periudhe, GDP-ja vjetore u rrit në mënyrë të qëndrueshme me 8 për qind, prodhimi industrial 150 për qind, dhe prodhimi i mallrave kapitale 220 për qind. Eksportet u bënë tipari dallues i këtij vendi, i cili në çdo 4 marka, një e siguronte nga eksporti.   

Kjo “mrekulli” ekonomike e shoqëruar me shtetin social gjerman ndikoi në ndryshimin e shpejtë të imazhit të shkatërruar gjerman dhe në krijimin e një profili të ri pozitiv për të. Pa diskutim, Plani Amerikan Marshall i ndihmave ishte faktori i jashtëm më i rëndësishëm në këtë drejtim. Gjithsesi, pranohet gjerësisht se në themel të bumit të paparë ekonomik gjerman ishte konceptimi dhe zbatimi me sukses i “ekonomisë sociale të tregut” me ideator dhe zbatues, Prof. Ludwig Erhard ( 1897 – 1977) Ish-Ministër i Ekonomisë,  i njohur si “ babai i mrekullise ekonomike gjermane”.  Thelbi i kësaj mrekullie ishte konturimi dhe zbatimi me sukses i konceptit dhe praktikës së ekonomisë sociale të tregut që ka vazhduar deri më sot.

Ndërkohë, udhëheqësit vizionarë të Gjermanisë dhe të Francës  e kuptuan se  e vetmja alternativë afat-gjatë që do të garantonte paqe, stabilitet dhe begati social-ekonomike ishte pajtimi dhe miqësia, mbi të gjitha integrimi  i tyre Euro – Atlantik;  veçse këtë radhë bashkë me vendet e tjera dhe jo kundër tyre. Më 9 Maj 1950, “ babai” i Gjermanise moderne, Konrad Adenauer i tha me plot gojën “ Po” ofertës historike të Shumanit dhe Monesë për krijimin e Europës së bashkuar; krijimi i Komunitetit të Qymyrit dhe Çelikut  ishte preludi i këtij procesi; mbasi qymyri dhe çeliku kishin qenë “ lënda e parë” e luftrave. Më 1958, këto dy vende bashkëthemeluan Komunitetin Ekonomik Europian ose Bashkimin Europian të sotëm. Ato “ tërhoqën” edhe Italinë, si humbëse e luftës dhe tre vendet e Beneluksit, që si vende të vogla dëshmuan se  vërtet që humbën nga lufta, por fituan nga paqja.

Në vend të Lidhjes së dështuar të Kombeve, me nismën amerikane dhe të disa vendeve të tjera të mëdha më 24 Tetor 1945 ishte krijuar Organizata e Kombëve të Bashkuara( OKB) me filialet e saj, si « çatia » diplomatike e botës  për tëgarantuar zbatimin e  të drejtës ndërkombëtare. Megjithë dobësitë dhe problematikat e aj, përvoja tregon se OKB-ja është e pazëvendësueshme, atë mund ta reformosh por jo ta çmontosh. Ashru siç e ka thënë edhe ish Sekretari i Përgjithshëm emblematik i OKB-së Kofi Annan, i ndarë nga jeta plot 8 vite më parë «  e vetmja alternativë në këtë botë të ndarë është një Organizatë e vërtetë e  Kombeve të Bashkuara »

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

Retrospektive Diplomatike

77 vjet marrëdhënie diplomatike Shqipëri–Kinë: Nga miqësia historike drejt perspektivave të reja të bashkëpunimit

23 Nëntor, 2026
Retrospektive Diplomatike

Paqja e Vestfalisë – 1648: Marrëveshja që hodhi themelet e diplomacisë moderne europiane

24 Tetor, 2026
Retrospektive Diplomatike

3 Shtator 1783 – Traktati i Parisit: Marrëveshja që njohu pavarësinë e Shteteve të Bashkuara dhe ndryshoi ekuilibrat ndërkombëtarë

3 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kurrë më errësirë mediatike: Ka ardhur koha për një Kartë të re Evropiane për të Drejtat Ekonomike dhe Profesionale të Gazetarëve

23 Nëntor, 2026
Johann Wadephul, German Minister of Foreign Affairs, speaks at the 72nd Annual Session of the NATO Parliamentary Assembly. Photo: Kay Nietfeld/dpa

Gjermania zotohet të mbrojë “çdo pëllëmbë” të territorit të NATO-s, deklaron ministri i Jashtëm Johann Wadephul.

23 Nëntor, 2026

BE thellon përplasjen me Moskën, propozon paketën e 22-të të sanksioneve ndaj Rusisë: Nga bankat dhe energjia te sporti dhe kultura

23 Nëntor, 2026

Dy fjalë për gjashtë poezi të reja të Daim Iljazit

23 Nëntor, 2026

Shqipëria përgënjeshtron raportimet për sulmin ndaj anijes ruse, Zelensky konfirmon përfshirjen e Ukrainës

23 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.