Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë përshëndet vendosjen e sistemit të kontrollit të përbashkët “One Stop Shop” në pikën kufitare Qafë Thanë, duke e vlerësuar këtë nismë si një hap të rëndësishëm drejt lehtësimit dhe përshpejtimit të lëvizjes ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Njëkohësisht, Shoqata shpreh pritshmërinë që ky sistem të shtrihet sa më shpejt edhe në pikat e tjera kufitare ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në pikën kufitare Goricë–Stenjë, në rajonin e Prespës, si dhe në pikën Trebisht–Xhepisht, në Gollobordë.
Zgjerimi i këtij mekanizmi do të mundësonte kalim më të shpejtë, më efikas dhe më të lehtë të kufirit për të gjithë qytetarët, veçanërisht për banorët e rajoneve kufitare, të cilët kanë lidhje të vazhdueshme familjare, shoqërore dhe ekonomike me të dyja vendet.
Shoqata vlerëson se iniciativa të tilla kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe në thellimin e lidhjeve të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë
© 2026 Argumentum




















































