• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
23 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria përgatitet për pjesëmarrjen në sistemin IMI të BE-së, qeveria miraton masat institucionale dhe procedurale

    Konferenca e investimeve BE–Ballkani Perëndimor, në 25-26 nëntor në Tiranë

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

  • POLITIKË

    Dita e Alfabetit, Rama takohet me të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Presheva

    Kryeministri Rama: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë popullsi shtetformuese,

    PS intensifikon përgatitjet për zgjedhjet vendore të 2027-ës, Rama riorganizon strukturat në Tiranë

    Presidenti Begaj zhvillon bashkëbisedim me të rinj nga trevat shqiptare: “Pa gjuhë nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari”

    Kryeministri Rama në Berlin, pjesë e takimit të nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”

    Kryeministri Rama në Kuvend: Buxheti 2027 prek 10 miliardë euro, qeveria paralajmëron lehtësira fiskale dhe rritje të mbështetjes sociale

    Japonia në fokus të projektit strategjik hekurudhor Shqipëri–Kosovë, Rama: Jemi të gatshëm për bashkëpunim

    Presidenti Begaj pret përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Turqi: Forcim i bashkëpunimit ekonomik

    Rama në Bruksel: Shqipëria kërkon integrim gradual në BE, kryeministri kritikon vonesat politike të zgjerimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Dy fjalë për gjashtë poezi të reja të Daim Iljazit

    PORTRET I PAAUTORIZUAR

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Menduan se Rama do të rrëzohej

    Nga Jalta në Shenzhen: SHBA, Kina dhe Rusia përballë riformësimit të rendit botëror

    MBRETI ËSHTË LAKURIQ!

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Shqipëri–Maqedoni e Veriut, nis nesër sistemi “One Stop Shop”/ Rama dhe Mickoski prezantojnë kontrollin me një ndalesë

    RMV/ Presidentja Siljanovska-Davkova uron Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

    Presidenti Begaj zhvillon bashkëbisedim me të rinj nga trevat shqiptare: “Pa gjuhë nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari”

    Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina,

    Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë

    Interpretimi i këngës nacionaliste serbe, Haxhiu: Thellësisht shqetësuese, presim sqarim nga KE

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home SOCIALE / KULTURË

Dy fjalë për gjashtë poezi të reja të Daim Iljazit

23 Nëntor, 2026
in SOCIALE / KULTURË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Dr. Jorgji Kote

Diplomati, mësuesi  dhe poeti nga Tetova, Daim Iljazi është i njohur në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe më gjerë në Europë e sidomos në trevat shqiptare.

Përveçse poet i mirëfilltë dhe i talentuar, Daimi është  edhe  aktivist i palodhur, organizator dhe  promovues i letërsisë dhe talenteve të reja. Eshtë themelues dhe Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve shqiptarë OENEUM me qendër në Tetovë. Ka qenë  anëtar i Bordit të Mbrëmjeve të Poezisë në Strugë, festivalit më të madh ndërkombëtar të poezisë në Maqedoninë e Veriut, etj.

Ekspertët e fushës nënvizojnë se Daimi është “mbrujtur me miell” poetik të cilësisë së lartë shqiptare, ballkanike por dhe europiane e sidomos franceze.  Në vitin 1991 ai krijoi dhe drejtoi Klubin Kulturor Francez në Tetovë; në vitin 2006 fitoi çmimin për poezinë Euro-Franceze. Po ashtu, Qeveria franceze e ka dekoruar me medaljen “Kalorësi i Palmës Akademike.

Në punën e  tij të palodhur për dy dekada rresht si mësues në Tetovë dhe pastaj në ” lundrimin” 22 vjeçar diplomatik nga Vardari në Senë, në brigjet e Liqenit të Gjenevës, të  Bosforit dhe në Bruksel, kryeqytetin e Europës së bashkuar, poezia për Daim Ilazin ka qenë dhe mbetet bashkëudhëtare e pandarw dhe besnike.

Eshtë botues i 6 vëllimeve poetike në shqip, një libri publicistik në shqip,  dhe dy vëllimeve  me poezi në shqip&frëngjisht “Marrëzi Ballkanike – Folie Balkanique” dhe një vëllim poetik  në maqedonisht  ”Bie shi në Tetovë – Vo Tetovo vrne dozhd”.

Siç e ka pohuar edhe vetë, mesazhi kryesor i poezisë së Daimit synon ta bëjë  jetën e njeriut më të mirë, më humane, më fisnike, më të denjë për njëri tjetrin dhe për ta shëruar ”marrëzinë ballkanike” kudo në botë.

Me krijimtarinë e tij të gjatë dhe të pasur poetike, Daim Iljazi na rikujton thënien e famshme se  “poetët nuk bëhen, ata lindin”!   

Redaksia e ARGUMENTUM e falenderon poetin Iljazi për bashkëpunimin e tij, duke i uruar shëndet dhe suksese të mëtejshme në krijimtarinë dhe veprimtarinë e tij të begatë poetike dhe letrare.

Dhe tani ju ftojmë të shijoni gjashtë krijimet  më të reja të penës poetike të Daim Iljazit, të cilat botohen për herë të parë.

PRANË BUSTIT TE ADEM JASHARIT

Pranë bustit Adem Jasharit, sodis një figurë mitike,

një mal të heshtur që ruan agimin e kombit,

një lis i përjetshëm, vigan në altarin e lirisë.

I ngulitur me rrënjë, thellë në tokën e Dardanisë.

Nuk flet më Adem Jashari, as babë Shabani, as vëllai Hamza,

as gratë trime sy shqiponjë, as nipat e mbesat, që u bënë yje të qiellit mbi Dardani.

Gjaku i tyre i purpurt nuk hesht.

Ai rrjedh si një lum i madh përmes Dardanisë,

gurgullon në çdo gur të kësaj toke,

ushton në çdo kreshtë mali, në shpirtin e popullit.

Me një zë që dridhet si flakë e shenjtë, pyet vizitorët që ndalen pranë tij:

“A jeni të lumtur?

A e dini për çfarë u flijuam ne?

Unë dhe pesëdhjetë zemra të gjakut tim, u bëmë themel e mburojë e gjallë për këtë tokë të shenjtë?”

Poezia

Bota ka dalë nga shinat e arsyes,

me do huje si pela pa fré,

qielli pikon helm mbi ndërgjegjen e njerëzimit,

vlerat kryqëzohen në sheshin e të çmendurve

e njeriu normal me shpirtin e amputuar,

shikon fytyrën e vet në pasqyrën e thyer.

Qytetërimi po ha mishin e vet,

e ardhmja lind e vdekur në djepin e fëmijëve,

Dashuria hesht, ndërgjegjja është në arrati,

ndërsa çmenduria sundon fronin e botës.

urrejtja e lufta ngre perandori mbi varre…

botës i kanë prerë damarët e shpresës!

TË PRITA NË KAFENE BALZAK

Te prita në Kafe Balzak, Parisi 16,

nën dritën që dridhej si qerpik syri

llamba në tavolinë, dëshmitare e pritjes,

teksa koha pikonte si shiu, në gotën e zbrazët.

Ora nuk ecte,

Aroma e kafes lidhej me fijet e mendimeve,

Në tavanin gri, mendja pikturonte trupin tënd,

flokët duke valëvitur si pendim mbi supe,

Kafeneja gri si mjegulla e mëngjesit, si deti kur pret të fryjë era,

Por unë të prisja ende, siç pret ylberi dritën pas stuhisë,

u shndërrova në portret muri në heshtje,

me sy të ngulur, te dera që s’u hap kurrë.

JETOJMË KUTURU

Flasim kuturu, pa numëruar, pa peshuar,

blejmë, shesim, gjykojmë kuturu.

Punojmë, jetojmë, ecim kuturu.

Pa busull, pa e ditur, ku shkojmë?

I shesim ditët, orët në tregun e verbër,

Ecim në tym dhe furtunë,

në një botë që shembet,

nëpër mjegull mendimesh të kalbura,

Nata na shikon vëngër,

se edhe dashuri bëjmë kuturu.

Ëndrrat i shkelim me dy këmbë,

edhe gjumin e natës e bëjmë kuturu.

BOTA SI KALË HAMSHOR

Kjo botë po egërsohet nga shumë harbutë,

Damarët e trupit më thonë se tretet shija e jetës,

vrapime galope, zhurmë e madhe kudo,

bota është bërë si kalë hamshor

ankthi furishëm shpirtin kaplon.

Njerëzit përpëliten nën ritmin e mashtrimit,

Nëpër ekrane, demonë me zë engjëlli predikojnë,

shoh boshllëk në shumë zemra pa gjak,

Si qengja flenë shpirtrat e vdekur.

Në këtë kaos, durimi është bërë virtyt dhe frikë,

Liria është e vetmja gjë që s’mund të blihet.

Në këtë botë të çmendur si pela pa fre

Shpresa e jetës çdo ditë tretet si kripa në shi

burrëri e madhe është, sot të jesh në terezi

Dilemë hamletiane, heroizëm të jesh njeri.

KAMBANË NË ERRËSIRË

Më quajnë poet rebel,

por unë jam veç një zjarr

që nuk shuhet nga shiu,

një rrufe që çanë retë e dendura

 dhe lëshon dritë mbi qepallat tuaja të ndrydhura.

Çdo ditë hani bukë të mykur nga frika,

 e quani festë tryezën bosh të shpirtit,

 i keni qepur gojët me penj heshtjeje,

dhe thithni ajrin e pluhurosur të nënshtrimit,

Unë jam një pikë gjaku, që s’pranon të përzihet,

me lumin e turbullt të turmës,

jam britma që nuk ëndërroj të notojë

në ujërat ku e vërteta mbytet pa zhurmë.

Jam i juaji, jam kambana që s’pushon,

jam hija që ju ndjek edhe në mesnatë,

si pasqyra që nuk fal mashtrimin,

dhe ju kthen fytyrën lakuriq si jemi.

Se motet më kanë rrahur, si dallgët shkëmbin,

më kanë gërryer, më kanë skalitur shumë,

derisa dhimbja u bë mermer,

dhe vuajtja më veshi me heshtje statuje.

Bredhi rrugëve të qytetit, mbuluar nga terri,

si një hënë e vetmuar, që kullon argjend,

mbi çatitë e errësirës, duke pritur Godonë,

si një agim që s’vjen.

Dhe rënkoj për pranverën, që më mbeti peng,

për lulëkuqet që s’çelën në oborr.

Sot, lotët më bien faqeve, si shi i nxehtë,

dhe shpirti më dridhet, si gjethet në vjeshtë.

/

Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

SOCIALE / KULTURË

PORTRET I PAAUTORIZUAR

12 Nëntor, 2026
SOCIALE / KULTURË

AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

29 Tetor, 2026
SOCIALE / KULTURË

Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

27 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Dy fjalë për gjashtë poezi të reja të Daim Iljazit

23 Nëntor, 2026

SERBIA PAS VUÇIQIT: A PO LIND NJË REPUBLIKË E RE APO VETËM NJË ELITË E RE POLITIKE?

23 Nëntor, 2026

Dita e Alfabetit, Rama takohet me të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Presheva

22 Nëntor, 2026

Demokracia kthen goditjen: Rënia e autokratëve në mbarë botën

22 Nëntor, 2026

Konferenca për klimën: Dështon dakordimi për deklaratën përfundimtare

22 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.