Në kuadër të vizitës shtetërore në Egjipt të kryetarit të shtetit të Kinës, më 1 shtator u publikua në mediat egjiptiane si gazeta Al-Ahram, Al Akhbar dhe Al Gomhuria artikulli i Xi Jinping me titull “70 vite në vazhdimësi duke u përballur së bashku me erërat dhe stuhitë, nisim udhëtimin e ri me vullnet të vendosur”.
70 vite më parë Kina dhe Egjipti vendosën zyrtarisht lidhje diplomatike, duke hapur portën e bashkëpunimit miqësor mes Republikës Popullore të Kinës dhe vendeve arabe dhe afrikane. Gjatë këtyre viteve me sfida të shumta, marrëdhëniet dypalëshe janë përballur me pasiguritë ndërkombëtare duke ruajtur drejtimin dhe fuqinë e pandryshuar, si dhe duke u bërë një shembull bashkëpunimi Kinë-Vendet Arabe, Kinë-Afrikë, një shembull miqësie, bashkimi dhe koordinimi mes vendeve në zhvillim.
Kina dhe Egjipti janë përherë vëllezër të ngushtë me zemër të përbashkët. Aktualisht, Kina dhe Egjipti përkrahin në mënyrë të vendosur njëra-tjetrën për të ecur në rrugën e zhvillimit që përshtatet me situatën e tyre, si dhe mbështesin njëra-tjetrën në interesat thelbësore. Kjo ka krijuar një bazë të fortë për partneritet të gjithanshëm strategjik mes dy vendeve.
Kina dhe Egjipti janë partnerë të besueshëm me përfitime të përbashkëta. Egjipti është një partner i rëndësishëm tregtar dhe investimesh i Kinës në botën arabe dhe në Afrikë. Gjithashtu është ndër vendet e para që morën pjesë në ndërtimin e nismës “Një Brez, Një Rrugë”. Bashkëpunimi në të gjitha fushat ka sjellë përfitime për mijëra familje në të dy vendet.
Kina dhe Egjipti janë shembulli i përvojave të ndërsjella miqësore. Egjipti është vendi i parë arab dhe afrikan që nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi kulturor me Republikën Popullore të Kinës. Dy vendet kanë shkëmbime të pasura kulturore dhe njerëzore.
Kina dhe Egjipti janë gjithmonë miq të sinqertë. Aktualisht, Kina dhe Egjipti kanë synime të përbashkëta në mbrojtjen e rendit ndërkombëtar, promovimin e drejtësisë dhe barazisë, si dhe zbatimin e multilateralizmit. Të dyja palët mbështesin me vendosmëri çështjen për restaurimin e të drejtave legjitime të popullit palestinez, si dhe janë të përkushtuara për të nxitur zgjidhjen politike të çështjeve kritike dhe për të arritur paqe dhe qëndrueshmëri në rajon.
Kina është e gatshme që së bashku me Egjiptin të mos harrojë misionin fillestar, të vazhdojë rrugën aktuale duke hapur rrugë të reja, të mbështesin njëra-tjetrën në rrugën e zhvillimit, të ecin përpara me vullnet të vendosur dhe të krijojnë një të ardhme për zhvillim kombëtar dhe marrëdhënie më të ngushta mes dy vendeve./cgtn



















































