Zoran Meter- geopolitika.news[i]
Nëse kjo ndodh atëherë qeveria e landit do të formohej nëpërmjet aleancës mes dy antagonistëve – ish komunistëve dhe nacionalistëve gjermanë. Hitleri dhe Stalini ndoshta do të kthehen përmbys atje në varr, por kjo tregon se sa e kalbur është gjendja në Gjermaninë e sotme dhe ku e çuan atë politikat shumëvjeçare të elitave udhëheqëse dhe partitë e sistemit nën kontrollin e tyre.
Ende po numurohen pasojat e “termetit” në Gjermani të quajtur “Alternativa për Gjermaninë”- AfD. Natyrisht, është fjala për zgjedhjet e zhvilluara në Saska-Anhalt, në të cilat kjo e fundit, parti nacionaliste me rritje të shpejtë (e përdor më me shumë dëshirë këtë termin “nacionaliste”, i cili, në rrëfimin mediatik është shprehje politologjike pothuajse e harruar, sepse gjithmonë gjithçka që është nacionaliste ose atdhëdashëse – patriotike me një fjalë – ngjyroset automatikisht me termin “radikale” – kjo e fundit do të ishte shovinizmi), arriti një fitore bindëse, vetëm një hap të vogël për formimin e pavarur të qeverisë krahinore.
AfD-jA është parti e cila ndryshon plotësisht nga disa politika kryesore në raport me strukturën qeverisëse (CDU/CSU, SDP, FDP, Të Gjelbërit) në Gjermani në këto dy dhjetëvjeçarët e fundit: mbi të gjitha në lidhje me çështjen e emigrimit ilegal, dhe më pas në lidhje me luftën ukrainase e cila ndikon që ç’ke me të në gjendjen e brendshme në Gjermani – para së gjithash në ekonomi, e më pas në kushtet sociale.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë kurrsesi se bëhet fjalë për radikalizëm. Përkundrazi! Në krye të herës është fjala për të drejtën ligjore për mendim tjetër dhe ndryshe, qëndrime, dhe, nëse dëshironi, edhe strategji kombëtare. Pra, bëhet fjalë për largim programatik politik në raport me drejtimin aktual politik të vendit në lidhje me çështjet e mësipërme. Por kjo është terësisht legjitime sepse bën pjesë në sferën e konkurencës politike ose luftës politike, gjë që është gjithsesi themeli i punës dhe vetë kuptimi i partive politike. Kjo është gjithashtu edhe themeli i demokracisë, sepse qytetarëve u lihet e drejta të japin gjykimin përfundimtar në lidhje me programet politike partiake dhe premtimet e politikanëve, (madje nganjëherë edhe nëpërmjet referendumeve gjë e cila është gjithsesi forma më e lartë e demokracisë dhe e cila zbatohet zakonisht në lidhje me çështje kyçe për të ardhmen e vendit)
Do të flitej për radikalizëm ekskluzivisht nëse partia. në veprimtarinë e saj, sipas synimeve politike të përcaktuara do të bënte thirrje për dhunë ose t’a përdorte atë. Në rastin konkret (AfD), bën thirrje për mbrojtje të fortë të kufinjve shtetërorë gjermanë nga emigrantët ilegalë, ose edhe deportimin e atyre të cilët nuk kanë në Gjermani status ligjor të rregulluar për çfarëdo lloj arësyeje (juridike, të sigurisë). Përse atëherë ekzistojnë kufinjtë dhe shërbimet kufitare? Përse masat ligjore për hyrjen në vend ndaj njerëzve të zakonshëm zbatohen me rreptësi, ndërsa për të tjerët (emigrantët) mbyllet një sy? Ky është diskriminim i pastër, madje do të thoja radikalizëm i hapur, sepse jo vetëm që destabilizon gjerndjen e sigurisë në vend dhe ndikon në sigurinë e tij (kontrollet e sigurisë për emigrantët ilegalë pothuajse nuk ekzistojnë!), por ngre tensionet politike dhe rezistencën e popullisë vendase, e cila, në mungesë ose reaksion të pamjaftueshëm në intensitet të shtetit ligjor në lidhje me sigurinë publike, jo rrallë “i merr gjërat në dorën e saj”.
Pra, në rastin e AfD-së mund të flitet ekskluzivisht vetëm për ndryshimin radikal të qëndrimit në lidhje me politikën aktuale – dhe asgjë më shumë se kaq.
Me këtë rast është interesante të vëmë në dukje se pikërisht Gjermania udhëheq politikën europiane të mbështetjes për Izraelin dhe luftën e tij me elementët radikalë dhe terrorizmin – përfshirë edhe në Rripin e Gazës, ndërsa në shtëpinë e saj nuk bën bash asgjë (ose thënë më butë nuk bën mjaftueshëm) për kontrollin e atyre që hyjnë në vendin e saj pikërisht nga këta territore tejet jostabël sikurse është Lindja e Afërt, Afrika Saheliane apo Azia e Mesme.
Masat ose kriteret e dyfishta janë pikërisht ato të cilat elitat sunduese nuk arrijnë t’i mbulojnë. Madje them se as që përpiqen t’i mbulojnë. Sillen sikur u lejohet gjithçka, ose më mirë të themi sikur askush nuk ka çfarë t’u bëjë. Prandaj nuk të çudit fakti se AfD-ja është prej një kohe të gjatë listën e zezë dhe vëzhgohet me kujdes nga shërbimet gjermane të kundërzbulimit, e jo rrallë u arrijnë edhe kërcënime nga radhët e të ashtuquajturave – parti të sistemit, të cilat bëjnë thirrje për ndalimin e saj.
Por AfD-ja ka një simpatizues të rëndësishëm – ndoshta sepse do të ishte e tepërt ta quaja mbrojtës. Dhe ai gjendet jashtë Gjermanisë.
Foli Trumpi
Është fjala, mbi të gjithë, për presidentin amerikan Donald Trump dhe në përgjithësi pjestarët e Amerikës MAGA.
Sot, një javë pas fitores së AfD-së në Saska-Anhalt – e cila, sikurse thashë në hyrje të këtyre rreshtave ka tronditur fuqishëm skenën politike gjermane, sidomos koalicionin qeverisës me në krye kancelarin Friedrich Merz – reagoi edhe vetë Donald Trumpi me një deklaratë personale në rrjetin social Truth Social. Trumpi deklaroi se suksesi i kësja partie është pasojë e faktit se gjermanët janë të ngopur me “rregulla dhe norma emigratore”.
“Vau! Partia populiste në Gjermani pati një sukses të vërtetë mbrëmë. Përfunimisht për ata janë mjaft rregullat dhe normat absolutivisht të tmerrshme të cilat e kanë dëmtuar shumë Gjermaninë. Janë në rritje dhe nuk do t’i durojnë më. Ta bëjmë Gjermaninë përsëri të madhe!!!”- shkroi udhëheqësi amerikan.
Sjellim në kujtesë se kancelari Mertz, pas zgjedhjeve, deklaroi se ai dhe partia e tij janë të shokuar thellësisht me rezultatin e tyre. Ndoshta ai, për ndonjë arësye të cilën e di vetëm ai, është vërtetë i shokuar, por të gjitha anketat e fundit flasin për fitore të bindëse të AfD-së dhe kolaps të koalicionit qeverisës, ndërsa anketat për popullaritetin e vetë Mertzit në radhët e gjemanëve janë dërmuese. Nuk i besojnë atij ose janë të pakënqaur nga ai madje edhe 80% syresh. Do të ishte interesante t’a pyesje Merzin përse ai na qënka i shokuar?
Dje, kryetarja e partisë Aleanca për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, premtoi ndryshimin e orientimit të politikës gjermane ndaj Ukrainës dhe Rusisë, dhe gjithashtu mbështeti diplomacinë e Trumpit për përfundimin e luftës ukrainase. Në rrjetin shoqëror “X”, duke komentuar bisedën telefonike mes presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin, shkroi si më poshtë:
“Shumë mirë! Kështu duhet të funksionojë diplomacia. Le të arrijnë sa më parë t’i japin fund kësaj humbjeje të tmerrshme të jetëve njerzore. Për fat të keq, qeveria federale gjermane me politikën e saj të përshkallëzimit të plotë bën të kundërtën në vend që të lehtësojë negociatat paqesore. Me ne gjërat kanë për të ndryshuar”.
Njëkohësisht edhe bashkëpresidenti i AfD-së, Tino Chrupalla në emisionin e Markus Lanza-s në televizionin ZDF bëri thirrje për heqjen e sanksioneve kundër Rusisë. I pyetur nëse do t’i heqë sanksionet kundër Rusisë ai u përgjigj si më poshtë:
“Po. Mendoj se sanksionet në çfarëdo formë janë të pakuptimta dhe, mbi të gjitha, i kanë shkaktuar dëme të mëdha vetë ekonomisë gjermane”.
Bashkëpresidenti tjetër i kësaj partie, Ulrich Siegmund, tha se votimi në Saska- Anhalt tregoi se “Gjermanët nuk duan të jenë të përfshirë në luftën e Ukrainës”.
Nëse është radikalizëm apo real-politikë, këtë vlerësojeni vetë.
Dhe për fund, Dojçe Welle, nënvizoi mbrëmë se Aleanca majtiste ekstreme Sahra Wagenknecht (BSW) mund t’a ndihmojë Alternativën për Gjermaninë në formimin e qeverisë në Saska – Anhalt.
Me këtë rast do të shtoja: nëse ndodh një gjë e tillë atëherë kjo do të ishte aleancë nga nevoja mes dy antagonistëve – ish komunistëve dhe nacionalistëve. Hitleri dhe Stalini do të silleshin përmbys në varr, por kjo tregon më së miri pikërisht për shkallën e gjendjes së kalbur në Gjermaninë e sotme në të cilën e çuan – jo AfD-ja (ajo është vetëm pasojë) – por politikat shumëdekadëshe të elitave sunduese dhe partitë e saistemit nën kontrollin e tyre, para së gjithash në sferën e ideologjisë liberale dhe majtiste. Për këtë nuk të çudit fakti se është jo i vogël numuri i atyre, pa dyshim edhe simpatizantë të CDU-së, të cilët shprehen se kanë votuar për AfD-në – sepse janë të pakënqaur me kthimin nga e majta të ikonës së dikurshme të demokracisë kristiane gjermane emër të cilin ajo e mban ende zyrtarisht (çdo krahasim me HDZ-në e sotme në Kroaci nuk është i rastësishëm).
Njëkohësisht nuk e përjashtoj mundësinë që në të gjithë këtë që po ndodh në Gjermani, si Trumpi ashtu edhe Putini, me siguri kanë futur gishtat. Megjithëse ai i pari me siguri ka shkuar shumë larg. Sepse dihet mirë se nën kontrollin e cilit ishte Gjermania dhe politika e saj strategjike që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore e deri në rënin e Murit të Berlinit.
[i] https://www.geopolitika.news/analize/blic-analiza-zorana-metera-trump-o-trijumfu-afd-a-ucinimo-njemacku-opet-velikom/
Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA





















































