• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
11 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj merr pjesë në ceremoninë e lamtumirës së mbretit të Norvegjisë Harald V

    Sesioni i ri parlamentar/ Presidenti Begaj, mesazh deputetëve: “Përgjegjësia ndaj Shqipërisë është e përbashkët”

    Historike/ Berisha rikthehet në SHBA: “Liria funksionon”

    Kryeministri Rama në Itali: “Nuk na duhet vetoja, por vendi rreth tryezës së BE-së”

    Konflikti në Vlorë, Rama: Do të shpronësojmë zonën dhe do ta kthejmë në park publik e turistik

    Kuvendi rikthehet më 8 shtator, zbardhet rendi i ditës

    Kryeministri Rama në Itali, merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”

    Presidenti Begaj pret ambasadoren Walt: Mirëpresim rritjen e investimeve zvicerane në Shqipëri

    Kryeministri Rama prezanton “Flamingo Mirror”: Transparencë e plotë për Sazanin dhe Nartë-Pishë Poron

  • SOCIALE / KULTURË

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    36 vite nga shpallja e Republikës së Kosovës, Albin Kurti: Mirënjohje për brezin që kontribuoi gjatë viteve ’90

    Maqedonia e Veriut zyrtarisht pjesë e Korridorit Vertikal të gazit

    Gjashtë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë

    Grenell dhe ngërçi politik në Kosovë

    Gjashtë deputetë të LDK-së votojnë kundër Bekim Sejdiut për president

    Zyrtare/ Bekim Sejdiu, kandidati konsensual për President të Kosovës

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj merr pjesë në ceremoninë e lamtumirës së mbretit të Norvegjisë Harald V

    Sesioni i ri parlamentar/ Presidenti Begaj, mesazh deputetëve: “Përgjegjësia ndaj Shqipërisë është e përbashkët”

    Historike/ Berisha rikthehet në SHBA: “Liria funksionon”

    Kryeministri Rama në Itali: “Nuk na duhet vetoja, por vendi rreth tryezës së BE-së”

    Konflikti në Vlorë, Rama: Do të shpronësojmë zonën dhe do ta kthejmë në park publik e turistik

    Kuvendi rikthehet më 8 shtator, zbardhet rendi i ditës

    Kryeministri Rama në Itali, merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”

    Presidenti Begaj pret ambasadoren Walt: Mirëpresim rritjen e investimeve zvicerane në Shqipëri

    Kryeministri Rama prezanton “Flamingo Mirror”: Transparencë e plotë për Sazanin dhe Nartë-Pishë Poron

  • SOCIALE / KULTURË

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    36 vite nga shpallja e Republikës së Kosovës, Albin Kurti: Mirënjohje për brezin që kontribuoi gjatë viteve ’90

    Maqedonia e Veriut zyrtarisht pjesë e Korridorit Vertikal të gazit

    Gjashtë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë

    Grenell dhe ngërçi politik në Kosovë

    Gjashtë deputetë të LDK-së votojnë kundër Bekim Sejdiut për president

    Zyrtare/ Bekim Sejdiu, kandidati konsensual për President të Kosovës

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home FOKUS

11 Shtatori 2011 në kujtimet e Shkrimtarit Skifter Këlliçi

11 Shtator, 2026
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Legjenda e gjallë e Radio-Televizionit tonë, shkrimtari dhe komentatatori i mirënjohur sportiv  Skifter Këlliçi,  i vendosur në Boston që në vitin 1999, ka qenë dëshmitar i një pjese të ngjarjeve që sollën tragjedinë 11 shtatorit  2001  ku, si pasojë e akteve terroriste të fondamentalistëve islamikë në Kullat Binjake të Nju Jorkut, humbën jetën rreth 3000 njerëz, nga të cilët edhe tre shqiptarë. Vite më parë  ai  i ka pasqyruar ato në romanin “Shtatori i gjëmës së madhe” botuar në Amerikë  në vitin 2022  nga Lulu Press dhe në dhjetor të vitit 2025 në Itali nga Shtëpia Botuese  “Veliero”.

Me rastin e 25 Vjetorit të kësaj tragjedie të madhe, me lejen e autorit dhe me disa shkurtime,  në vijim të Pjesës së parë të botuar më 10 Shtator 2026, sot po botojmë pjesën e dytë të atyre kujtimeve, ku  lexuesi do të njihet  me ngjarjet kryesore të kësaj tragjedie,  më e madhja në këtë fillim shekulli në Amerikë dhe në botë,  si ndodhi kjo tragjedi, si terroristët arabë rrëmbyen dy avionë dhe me ta goditën Kullat Binjake, ngjarje të  cilat autori  i ka përjetuar si punonjës sigurie në Aeroportin  Ndërkombëtar  Logan të  Bostonit, nga ku u nisën terroristët.

PJESA E II-të

Nga veprimet e terroristëve …

Kështu, pra, krerët e terroristë fondamentalistë islamikë që përmendëm më sipër, të cilët ngarkohen nga Bin Ladeni të mësojmë si të drejtojnë avionë, nga Afganistani, pas takimesh në Gjermani dhe Spanjë, në qershor të vitit 2000 fluturojnë në Amerikë, vendosen në qytetin Venos të Floridës dhe, duke parapaguar nga 40 mijë dollarë secili, regjistrohen në një shkollë aviacioni. Në zyrat e CIA-s dhe FBI-së nuk ka asjë shqetësim për lëvizjet e tyre. Për ta, siç do të shohim më poshtë, kur të njihemi me “Memorandumin Feniks”, të rinjtë arabë, me dokumente të rregullta, janë thjesht njerëz që duan, si kushdo tjetër, të mësojnë si drejtohen avionët. Pastaj, pasi kryejnë kurset e pilotimit, terroristët bëjnë lëvizje të tjera nëpër Evropë, kryesisht në Spanjë, ku në gusht të vitit 2001 kanë takime me Ramzi Binashbilin, një nga drejuesit kryesorë të grupeve terroriste. Po afron koha që ata të vene në veprim planin e përbindshëm.

10 shtator 2001…Muhamed Ata dhe Abdulazim Al Omari arrijnë në Boston dhe që andej, për të mos shkaktuar dyshime, shkojnë me makinë në Portland, qytet i afërm me Bostonin. Aty blejnë bileta për fluturimin e nesërm Portland-Boston të orës 6.00 të mëngjesit dhe e kalojnë natën në një hotel. Eshtë nata e fundit e jetës së tyre.Përse kjo lëvizje? Se mendojmë, dhe ashtu ndodh, që kontrolli në aeroportin e Portlandit është më pak i rreptë se në aeroportin e Bostonit. Por, duke lëvizur nga avioni, që i sjell në Boston, për t’u nisur në Los Angeles, valixhja e vetme e Muhamed Atës, për shkak të vonesave mbetet në aerportin e Bostonit. Tani ndodh ajo që kemi përshkruar më sipër: Kalimi në pikën e kotrollit të terminalit B, ku rastësisht, siç e kam përshkrur dhe unë në hyrje të këtij dosieri, u ndodha unë me time shoqe, Natashën. Pa më të voglën pengesë, se brisqet që do të jenë armët e tyre themelore për rrrëmbimin e avionëve, kanë madhësi që lejon rregullorja e FAA-së – janë më të vogla se fotodokumenti i punonjësve të sigurimit të aeroportit.Pas një qëndrimi të shkurtër në ndenjëset ku udhëtarët janë në pritje për fluturim, ata, së bashku me 92 udhëtarët e tjerë, futen në avionin e parë. Në të njejtën kohë, po kështu, pa asnjë shqetësim, në avionin e dytë futen të pesë terroristët e tjerë. Ndërkohë, në aeroportet e Uashingtonit dhe të Nju Xhersit, po këto veprime të ndërlidhura mirë bëjnë edhe dy grupe të tjera terroriste.

Avionët nisen njeri pas tjetrit pas orës 8.00 të mëngjesit. Dhe ndodhin ato që dihen: avioni i parë në orën 8.45 godet Kullën e Veriut. Në orën 9.03 avioni i dytë përsërit të njetin veprim: godet Kullën e Jugut. Pastaj, në orën 9.43 avioni i trëtë godet një pjesë të të Pentagonit. Aktet terroriste mbyllen me rrëzimin e aviont të katërt në afërsi të Pitsburgut në Pensilvani. Pasojat tashmë dihen. Janë më shumë se katastrofike. Aeroporti Ndërkonbëtar Logan i Bostonit, si dhe 400 aeroportet në të gjithë Amerikën, mbeten të mbyllura. Me mijëra udhëtarë, politikanë, njerëz të artit kulturës, shkencës, bizmesmenë, nuk mund të udhëtojnë, jo vetëm në qytete te tjera amerikane e jashtë saj, por edhe në kontinente të tjera, si dhe me mijëra udhëtarë nga vende të tjera nuk mund të fluturojnë për në Amerikë. Ajo mbetet për pjesën tjetër të botës e njohur, si para vitit 1492 kur u zbulua nga Kristofor Kolombi. Janë me miliona dollarë humbjet e kompanite ajrore që kanë ndërprerë për këtë arsye madhore veprimtarinë e tyre. Shumë të mëdha edhe dëmet materilale të kullave për ndërtimin e të cilave janë shpenzuar milarda dollarë. Por mbi të gjitha, janë humbjet njerëzore.

Gjatë asaj jave Aeroporti Ndërkombëtar Logan i Bostonit, ku ne çdo ditë në me Natashën shkonim  për të punuar, duket gjithnjë e më i shkretuar; nga lajmet që dëgjojmë nëpërmjet ekraneve televizive, ose lexojmë nëpër gazeta, njoftojnë numurin e viktimave që vazhdon të rritet në mënyrë të paprashme; mbi një mijë, dy mijë …pastaj rreth tre mijë njerëz që ndodheshin atë ditë në të dy kullat dhe katër avionët.Misioni “i shenjtë” i 19 terroristëve, i drejtuar nga kryekrimineli Bin Laden, ka mbaruar. Tashmë ata janë të vdekur, janë martirë të islamit. Ata, ashtu siç ka  predikuar ky udheheqës i tyre shpirtëror, kanë shkuar në… Parajsë.

Pas disa ditësh “Nju Jork Tajmsi” njoftoi përfundimisht se numri i atyre që kishin humbur jetën në të  Kullat Binjake të World Trade Center arrinte shifrën 2987 njerëz. Të tërë, me ndonjë përjashtim të rrallë, kur eshtrat e gjetura u vërtetuan shkencërisht se kujt i përkisnin, të bërë shkrumb e hi atë mëngjes të bukur të 11 shtatorit 2001, të tërë pa një gjurmë që t’i identifikoheshin, për të pasur të paktën një varr. Midis tyre ishin edhe tre shqiptarë.

Tre shqiptarët e shuar në Kullat Binjake

Me emrat e tyre u njoha një mëngjes fillimshkurti të vitit 2000, kur nga Bostoni, ku isha vendosur së bashku me familjen prej disa muajsh, u nisa për në Nju Jork. Një udhëtim pre jo shumë se katër orësh me makinë në këtë qytet që, veç bukurisë së veçantë që ka, jo më kot quhet kryeqedra ekonomike e kulturore e tërë rrruzullit tokësor. Çdo njeri që viziton për herë të parë Nju Jorkun, ka dëshirë të shohë kurreshtitë më të njohura të tij, Statujën e Lirisë, zemrë e tij,  Menhetenin me rrokokaqiejtë e mahnitësh që ngrihen si  mospërfillës mbi këtë qytet dhe, doemos, edhe Kullat Binjake. Meqë qëndrimi im në Nju Jork do të ishte i shkurtër, së bashku me një mikun tim që banonte prej vitesh në atje, vizituam këto kulla.

Për fat të keq, qielli atë mëngjes ishte i ngrysur nga re të dendura, që mund të shpërthenin në shi, siç ndodhi njëmend më pas. ”Mos u mërzit”, – më tha shoku që më shoqëronte. Mandej kuptova se përse m’i tha ato fjalë. Ashensori ku hipëm, na ngjiti shumë shpejt bash në katin e 107-të, pra, më të lartin e njerës prej kullave ku ndodheshim. Por ajo që më bëri përshtypje ishte se ne ishim ngritur  tani mbi shtëllunga resh gjigande, që me siguri po shtrydhnin mbi Nju Jork rrekë shirash e bubullimash që vinin mbyturazi deri te ne. Kur më pa të habitur, shoku më buzëqeshi. Atbotë, kuptova domethënënien e fjalëve të tij. Poshtë, me siguri, mileti kishte nxjerrë ombrellat që të mbrohej nga shiu, kurse ne na praronte një diell i kursyer, jo i ngrohtë, po të marrim parasysh lartësinë e madhe dhe erën e ftohtë, por, të paktën i këndshëm.

Aty shoku më shpjegoi se në Kullat Binjake punonin tre shqiptarë që i njihte. Të tre nga trojet shqiptare të Malit të Zi. Njeri , Rrok Camaj, që nga viti 1975 punonte pastrues i qelqeve të jashtme të dritareve të mëdha në katet më të larta të kullës ku ndodhehim. Punë shumë e vështirë, ku atij i duhej që në një kosh të madh, që vihej në lëvizje me energji elektrike, të zbriste nga lart-poshtë, qoftë edhe ditë të ftohta me erëra cingëruese, që e lëkundin koshin sa një një krah, në tjetrin.

 Intuita e gazetarit më shtyu që të njihesha me këtë bashkatdhetar, por ai, mjerisht, nuk punonte atë ditë. Shoku më shpjegoi se për këtë punë që kaq të guximshe të Rrok Camajt, kishin shkruar edhe gazeta amerikane, si “Nju York Times”, “Daily News”, gazeta shqiptare “Illyria”, që botohet prej vitesh në Nju Jork. Madje, edhe dy gazetarë të tjerë amerikanë kishin botuar një libër të vogël, shoqëruar me foto, që ia kushtonin Rrokut.

Tjetri ishte Mon Gjonbalaj, që punonte pastrues në një kompani në katet e larta të kullës së parë. Edhe ai si Rroku kishte vite që punote atje. Madje, megjithëse kishte mbushur moshën e pensionit, vazhdonte të punën, që kështu, pas disa vitesh të kthehej në viset ku ishte lindur dhe ku kishte dëshirë të varrosej. I treti, Simon Dedvulaj, punonte mbikëqyrës në një kompani që i kishte zyrat në kullën e dytë binjake. Ishte i ri, i porsamatuar dhe ndjehej shumë i gëzuar. Shoku im kishte pasur rast të bisedonte me ta, kur ishte takuar disa herë në një një kafenetë në Bronks, lagje  e Nju Jorkut, ku vinin shumë shqiptarë. Ai shtoi se në kulla punonin edhe shqiptarë të tjerë, të cilët nuk i njihte.

Pas atentateve të 11 shtatorit ’01, u kujtova për shqiptarët e mësipërm që punonin në kulla, por nuk arrita të mirrja  asnjë njoftim për fatin e tyre. Shoku që më kishte shoqëruar gjatë vizitës te njëra nga kullat, në shkurt të vitit 2000 ishte larguar nga Nju Jorku. Dhe koha jonë e mbushur me hallet e ditës, kishte bërë të veten. Të them të drejtën, thuasje i kisha harruar ata, aq më tepër që nuk i kisha njohur së afërmi. Mirëpo më 2004 kolegu im, Vehbi Bajrami, sot botues i gazetës “Illyria”, gjatë një takimi në Boston, më dhuroi librin e tij madhor “Shqiptarët e Amerikës”, me një parathenie të shkëlqyer të shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare, deri tani një nga veprat më të mira të publicistikës shqiptare, me 1007 faqe e qindra e qindra foto, në të cilën shpaloset tërë historia e ardhjes së mërgimtarëve shqiptarë në Amerikë nga fundi i shekullit të 19-të, deri më 1991. Dhe, duke e lexuar me shumë kurreshtje këtë libër, në kapitullin “Shqiptarët që mbetën në gërmadhat e 11 shtatorit dhe ata që shpëtuan”,u njoha me tre bashkatdhetarët që përmenda më lart. Që të tre, për fat keq, kishin humbur jetën atë ditë duke u ndodhur në ato kulla.

Eshtë interesant të theksojmë se një nga tri reportazhet, atë kushtuar Rrok Camajt, publicisti Vehbi Bajrami e ka botuar para kësaj tragjedie në gazetën “Illyria”. Aty njihemi me emocionet që kishte përjetuar ai gjatë atentatit që u bë në njerën nga kullat më 1993, kur, si zakonisht, i ndodhur brenda në kosh, po pastronte dritaret e kateve të sipërme të kullës së parë.

 “Ishte mesditë e 26 shkurit të vitit 1993, – shkruan autori, – kur Rroku dëgjoi një dridhje të lehtë të ndërtesës, që u pasua me fikjen e dritave dhe vazhdon me rrefimin e Rrokut dhevazhdoi çkishte përjetuar në ato çaste: ”Mund të jetë ndonjë ndonjë defekt në katin e sipërm”. Më vonë dallova  tymin që vinte nga poshtë e futej si gjarpër në të gjitha pjesët e ndërtesës. Pastaj klithmat e njerëzve, thirrjet për ndihmë. “Nuk shpresova se do të shpëtoja gjallë”, – vazhdoi Rroku, i cili zbriti poshtë, përmes shkallëve pas tri orë e gjysmë, me frymëmarrje të vështirësuar nga gazrat që kishin shpërthyer.” (V.Bajrami, ”Shqiptarët e Amerikës”, faqe 592).

Kurse në shënimin që është bërë nga autori pas botimit të këtij libri më 2004, ku përfshihet ky reportazh, shkruhet kështu për Rrok Camajn: ”Në ditën tragjike ai shkoi në punë si zakonisht, në orën 9.15 minuta, të mëngjesit. Pasi ndërtesa ku punonte, u godit nga aeroplani, ai  telefonoi në shtëpi nga kati 105-të dhe  bisedoi me të shoqen, Katrinën: ”Jam shëndoshë e mirë. Në dorë të zotit jemi e çka bahet, le të bahet. Pa marrë parasysh se çdo të ndodhë, mos i shqetëso fëmijët,”- ishin fjalët e fundit të Rrokut.

Në shkrimin tjetër për Mon Gjonbalajn, Vehbi Bajrami shkruan: – Disa minuta pasi terroristët sulmuan ndërtesën e parë, Moni telefonoi në shtëpi dhe bisedoi më të vëllanë, Bekimin, i cili atë çast po ndiqte kanalin televiziv CNN, – tregon i biri i tij, Salihu. – Diçka ndodhur këtu. Një bombë ka shpërthyer në ndërtesën tjetër,  – ishin fjalët e Monit. – Nuk është bombë, por aeroplan, – ia ktheu i biri. – Aeroplan?- kishte pyetur Moni.Në orën 9.09 minuta, Moni telefonoi sërish në shtëpi dhe bisedoi me Albanën, të shoqen e Bekimit: – Gjendem në katin e e 86-të. Jemi bllokuar të gjithë. Nuk shohim gjë tjetër, ve$se tym. Nuk di a do të shihemi më. Të keni kujdes veten dhe fëmijët”. (Po aty, faqe 593).

Në rrethana pak a shumë të njejta humbi jeten edhe Simon Dedvukaj, që punonte atë ditë në katin e 27-të të kullës së dytë. Xhaxhai i tij, Deda, dëshmon se Simoni telefonoi në orën 8.30 dh e pastaj zëri i tij nuk dëgjua më. Një vit më pas, me anë të analizave shkencore u arrit të identifikoheshin disa nga eshtrat e tij dhe ai u varros më 2 shtator të vitit 2002, pas një ceremonie ku morën pjesë rreth 3500 shqiptarë , të krishterë e myslimanë, të ardhur edhe nga qytete të tjera amerikane, ku banonin shqiptarë. Jo vetëm kaq, por shumë biznemenë shqiptarë dhe njerëz të thjeshtë, dhanë ndihma për familjet e sipërpermendura që pësuan këtë fatkeqësi të kobshme.

Në faqet e këtij libri u njoha edhe me pjesëtarët e një familjeje shqiptare, që punonin në kullën e dytë binjake dhe të cilët kishin shpëtuar mrekullisht. Një ndër pjesëtarët e kasëj familjeje ishte Bardhyl Quku, prindërit e të cilit, kur ai ishte vetëm pesë vjeç, ishin larguar nga Shqipëria para vendosjes së regjimit komunist, më 1944 dhe pastaj kishin mërguar në Amerikë. Bardhyli ishte nënpresident i një kompanie investimesh dhe vajzat e tij, Lori dhe Daniela, punonin së bashku më të.

“Bardhyli, – shkruan Vehbi Bajrami në librin e tij, – nuk ndodhej në ndërtesë kur ndodhi tragjedia. Ai e kishte zakon shpesh herë që të shkonte në punë pas orës 10.00. Edhe vajzat e tij qenë më fat. E para, atë ditë kishte shkuar te dentisti; e dyta, kur mori vesh për sulmin në ndërtesën e parë, nga kati i 73-të, sipas një njoftimi, zbriti shkallët.

-Kur arrita në katin e 4-të, dëgjova njoftimin tjetër se të gjithë duhej të ktheheshim në vendet e punës, sepse nuk parashikohej ndonjë rrezik. Mirëpo unë sikur e ndjeva se edhe këtu do të ndodhte ajo që ndodhi në ndërtesën e parë. Me shumë mundime dola nga ndërtesa, kur ajo u godit, – tregon Daniela, vajza e parë”. (Po aty, faqe 597).

-U përpoqa t’i telefonoja Danielës, –  thotë Lori, vajza tjetër, – por lidhjet ishin bllokuar. Pastaj mora vesh se edhe ajo ishte shpëtuar se bashku me babën”. (Po aty). Kështu si pjesëtarët e kësaj familjeje shqiptare, edhe shumë e shumë amerikanë dhe të kombësive të tjera, arritën të shpëtonin pas sulmeve të pabesa të terroristëve fondamentalistë islamikë . Edhe terroristë humbën jetën, por ata me besimin e verbër se bëmave të tyre do të shkonin… në Parajsë.

Eshtë përmendur në këtë dosier se, duke kaluar nga avioni që solli Muhamed Atën dhe një terrorist tjetër nga Portlandi në Boston, për shkak të vonesave, një valixhe e tij mbeti në në Terminalin B, nga ku ai ata u bashkuan me terroristë të tjerë, për të arritur  me avionin American Air Flight 11 në Los Anxheles, i cili pas disa minutash, siç tashmë e dimë, u rrëmbye prej tyre dhe u kthye në predhë gjigande, që të  godiste njerën nga kullat.

Kur pas atentateve kjo valixhe u hap nga agjentët e FBI-së, në të u gjetën disa uniforma pilotësh civilë, një manual me udhëzime për fluturime ajrore dhe një letër. Në këtë letër, të shkruar në gjuhën arabe, dalloheshin këto radhë : “Të jemi të qetë, sepse koha me të cilën do të martohemi me Parajsën, është e afërt. Kontrollo armët e tua para se të nisesh. Shtërngo thikën dhe mos u trishto nga shtazët”.

Një agjent i FBI-së në apartamentin tim!…

Në mëngjesin e datës 5 prill të vitit 2008, ditë e shtunë, para se të shkoja në punë, nga rruga Uashington u ktheva në rrugën Steit dhe u futa në një nga rrokaqiejtë më të hijëshëm të Bostonit. Ai të magjeps me përndritjen e dritareve dhe balloreve krejt të zeza të tij, dhe për një çast të krijon shëmbëllimin e një dinozauri me gjymtyrët e para të mbledhura pas trupit, që i mbështetur në këmbët e pasme, ka mbetur i ngrirë, i mbështjellë nga një bukuri e frikshme, në përpjekjet për të hovëzuur lart, drejt qiellit.

Qëllimi im ishte i thjeshtë: doja të dija nëse në hyrje të këtij rrokaqieli ishte vendosur pikë kontrolli i njëllojtë me ato të aeroporteve. Isha në përfundim të një romani me titull “Shtatori i gjëmës së madhe”, kushtuar tragjedisë tashmë të njohur, që u botua pstaj në vitin 2010 dhe nuk dija ndonjë të dhënë që më dukej shumë e rëndësishme: a kishte pasur pikë të tillë kontrolli edhe në të Kullat Binjake  Nju Jorkut?  Për fat të keq, atë ditë shkurti, kur së bashku më një shokun tim isha ngjitur në katin e 107-të, nga nxitimi nuk mbaja mend të kisha kaluar në një pikë të tillë. Edhe, kur pyeta disa shokë të tjerë që ishin ngjitur në kulla si unë, edhe ata gjithashtu  nuk mbanin mend.

Ja, pra se përse u paraqita atje të nëpunësi i sigurimit. I shpjegova se isha shkrimtar dhe gazetar, dhe i bëra pyetjen e mësipërme, që të vazhdoja pastaj të kërkoja të më ndihmonte të dija nëse në Kullat Binjake të Nju Jorkut kishte pasur pika kontrolli.
Punonjësi m’u përgjgjigj se në atë rrokaqiell nuk kishte pikë të tillë dhe më kërkoi një dokument, të cilin e fotokopjoi. Pastaj më dha një kartvizitë të manaxherit të përgjthshëm të kompanise së sigurimit, i cili mund të më ndihmonte në këtë drejtim. Të them të drejtën, meqë të shtunave dhe të dielave zyrat e kësaj kompanie ishin të mbyllura, e lashë që t’i telefonja këtij manaxheri një ditë tjetër.

Mirëpo, të mërkurën tjetër, rreth orës 10.00 të mëngjesit, kur po punoja për të përfunduar romanin, dëgjova të trokitura në derën e apartamentit ku jetoja. E hapa dhe pashë një burrë rreth të pesëdhjetave, me pamje të qetë, fytyrë disi  të bardhë dhe sy të hirtë, i cili, duke më përshndetur, më paraqiti një distingtiv dhe hyri drejt e në temën e bisedës që do  të bënte: ”Jam punonjës i FBI-së. A keni qenë ju të shtunën e kaluar në ndërtesën… në rrugën Steit?” Pohova çuditërisht me gjakftohtësi dhe menjëherë i rashë më të se përse kishte ardhur. E ftova të ulej dhe i shpjegova arsyen e kësaj vizite në ndërtesën në fjalë. Më dëgjoi më shumë vemendje. Megjithatë, nuk ndërhyri. Vetëm vazhdoi të më dëgjonte.

I shpjegova arsyet e pyetjeve të mia, i tregova pastaj se kisha punuar në aeroport bash ato ditë kur kishte ndodhur tragjedia, se për mendimin tim FAA-ja kishte bërë gabim të rëndë që në rregulloren e saj kishte lejuar të futeshin udhëtarë më brisqe, shishe e gjithçka tjetër, të cilat tashmë u janë bërë të njohura lexuesve. Madje, edhe ndërtova skenat e rrëmbimt të avionëve, ashtu sic e kam përshkruar më sipër: Terroristët mbërthejnë stjuartesa, kërcënojnë udhëtarët që të mos bëjnë as gëk as mëk, se atëherë do t’i therin. Mandej njoftojë pilotët se në avion po ndodh diçka e rëndë: Kështu, njeri prej tyre del nga kabina dhe një terrorist tjetër e godet me shishe në kokë e kështu, që të mos zgjatem, asgjësojnë edhe pilotin tjetër dhe bëhen zotër të avionëve. Dhe, ndërkohë që flisja tërë zjarr, e shoqërova këtë ligjëratë, duke mbërthyer në duar, herë një brisk të vogël, të nxjerrë nga një sirtar, herë një shishe vere, herë shishe metalike, me lëngje erëmuese, spërkatëse (sprai), që mora dollapët e aneksit të kuzhinës. Përfundova kështu që përgjegjësia kryesore mbi ngjarjet e 11 shtatorit 2001 binte mbi FAA-në…Përmenda pastaj, por këtë radhë jo me kaq zjarr, që edhe drejtuesit e FBI-së nuk i shpëtonin përgjegjësisë, përderisa nuk kishin përfillur njoftimin e agjentit të tyre, Keneth Uiliams, dërguar nga Feniksi atë ditë korriku të vitit 2001, pra, para tragjedisë.

Gjatë tërë kësaj ligjërate agjenti i FBI-së vazhdoi të më dëgjonte pa më ndërprerë as edhe një grimë dhe, si$ thotë një sentencë latine, “Të heshtësh, do të thotë të aprovosh”, edhe ai dukej që miratoi me heshtjen e tij ato që kisha rrëfyer, qoftë edhe për hamendësimet e mia rreth sulmeve të terroristëve fondamentalistë nëpër avionë dhe, të them të drejtën, me pasion, dhëmbje dhe rrëmbim. Pastaj nga një çantë të vogël që mbante me vete, nxori një foto të marrë me kamera të fshehtë: njoha veten me pallto, shallin me katrorë, të hedhur pas e flokë të shpupurisur, në hyrjen e këtij rrokaqielli të zi në rrugën Steit, ku isha ndodhur atë të shtunë. Jo vetëm kaq,  por, këtë radhë, duke buzëqeshur lehtë, më zgjati dhe një fotokopje të nxjerrë nga rrjeti i internetit Google ku pashë të shkruar të dhëna të miat jetëshkrimore dhe listën e disa prej romaneve që kisha shkruar vitet e fundit në Amerikë.

Më këtë,  ai sikur donte të më thoshte. “Ne i dimë të tëra.” E përcolla deri jashtë apartamentiti tim, ku u ndamë miqësisht. Ato çaste, nuk pata guxim të shtoja: “Kështu duhej të kishte vepruar FBI-ja pas “Memos se Feniksit” me të rinjtë arabë. T’i kishte mbajtur nën vëzhgim dhe ndjekur, ashtu siç më paskeni vëzhguar e ndjekur edhe mua…”.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

11 Shtatori 2001 në kujtimet e shkrimtarit Skifter Këlliçi

10 Shtator, 2026
FOKUS

Trumpi për triumfin e AfD-së: “Ta bëjmë Gjermaninë përsëri të madhe”

9 Shtator, 2026
FOKUS

“Në emër të popullit serb” e Lista Serpska, e deri te  “Republika e Tretë”

9 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kjo Garë ka Pengesa: Pse Përshpejtimi i Anëtarësimit në BE Kërcënon Qëndrueshmërinë me të Cilën Përballet Vendi

11 Shtator, 2026

Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

11 Shtator, 2026

11 Shtatori 2011 në kujtimet e Shkrimtarit Skifter Këlliçi

11 Shtator, 2026

“Reforma në drejtësi faktor kyç në avancimin Shqipëri-BE”

10 Shtator, 2026

Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

10 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.