• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
10 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj merr pjesë në ceremoninë e lamtumirës së mbretit të Norvegjisë Harald V

    Sesioni i ri parlamentar/ Presidenti Begaj, mesazh deputetëve: “Përgjegjësia ndaj Shqipërisë është e përbashkët”

    Historike/ Berisha rikthehet në SHBA: “Liria funksionon”

    Kryeministri Rama në Itali: “Nuk na duhet vetoja, por vendi rreth tryezës së BE-së”

    Konflikti në Vlorë, Rama: Do të shpronësojmë zonën dhe do ta kthejmë në park publik e turistik

    Kuvendi rikthehet më 8 shtator, zbardhet rendi i ditës

    Kryeministri Rama në Itali, merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”

    Presidenti Begaj pret ambasadoren Walt: Mirëpresim rritjen e investimeve zvicerane në Shqipëri

    Kryeministri Rama prezanton “Flamingo Mirror”: Transparencë e plotë për Sazanin dhe Nartë-Pishë Poron

  • SOCIALE / KULTURË

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    36 vite nga shpallja e Republikës së Kosovës, Albin Kurti: Mirënjohje për brezin që kontribuoi gjatë viteve ’90

    Maqedonia e Veriut zyrtarisht pjesë e Korridorit Vertikal të gazit

    Gjashtë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë

    Grenell dhe ngërçi politik në Kosovë

    Gjashtë deputetë të LDK-së votojnë kundër Bekim Sejdiut për president

    Zyrtare/ Bekim Sejdiu, kandidati konsensual për President të Kosovës

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj merr pjesë në ceremoninë e lamtumirës së mbretit të Norvegjisë Harald V

    Sesioni i ri parlamentar/ Presidenti Begaj, mesazh deputetëve: “Përgjegjësia ndaj Shqipërisë është e përbashkët”

    Historike/ Berisha rikthehet në SHBA: “Liria funksionon”

    Kryeministri Rama në Itali: “Nuk na duhet vetoja, por vendi rreth tryezës së BE-së”

    Konflikti në Vlorë, Rama: Do të shpronësojmë zonën dhe do ta kthejmë në park publik e turistik

    Kuvendi rikthehet më 8 shtator, zbardhet rendi i ditës

    Kryeministri Rama në Itali, merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”

    Presidenti Begaj pret ambasadoren Walt: Mirëpresim rritjen e investimeve zvicerane në Shqipëri

    Kryeministri Rama prezanton “Flamingo Mirror”: Transparencë e plotë për Sazanin dhe Nartë-Pishë Poron

  • SOCIALE / KULTURË

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    36 vite nga shpallja e Republikës së Kosovës, Albin Kurti: Mirënjohje për brezin që kontribuoi gjatë viteve ’90

    Maqedonia e Veriut zyrtarisht pjesë e Korridorit Vertikal të gazit

    Gjashtë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë

    Grenell dhe ngërçi politik në Kosovë

    Gjashtë deputetë të LDK-së votojnë kundër Bekim Sejdiut për president

    Zyrtare/ Bekim Sejdiu, kandidati konsensual për President të Kosovës

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home FOKUS

11 Shtatori 2001 në kujtimet e shkrimtarit Skifter Këlliçi

10 Shtator, 2026
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Legjenda e gjallë e Radio-Televizionit tonë, shkrimtari dhe komentatatori i mirënjohur sportiv  Skifter Këlliçi,  i vendosur në Boston që në vitin 1999, ka qenë dëshmitar i një pjese të ngjarjeve që sollën tragjedinë 11 shtatorit  2001  ku, si pasojë e akteve terroriste të fondamentalistëve islamikë në Kullat Binjake të Nju Jorkut, humbën jetën rreth 3000 njerëz, nga të cilët edhe tre shqiptarë. Vite më parë  ai  i ka pasqyruar ato në romanin “Shtatori i gjëmës së madhe” botuar në Amerikë  në vitin 2022  nga Lulu Press dhe në dhjetor të vitit 2025 në Itali nga Shtëpia Botuese  “Veliero”.

Me rastin e 25 Vjetorit të kësaj tragjedie të madhe dhe me lejen e autorit dhe me disa shkurtime,  sot po botojmë Pjesën e I-rë të këtyre kujtimeve, në të cilat  lexuesi do të njihet  me disa prej ngjarjeve kryesore të kësaj tragjedie,  më e madhja në këtë fillim shekulli në Amerikë dhe në botë,  si ndodhi kjo tragjedi, si terroristët arabë rrëmbyen dy avionë dhe me ta goditën Kullat Binjake, ngjarje të  cilat autori   i ka përjetuar si punonjës sigurie në Aeroportin  Ndërkombëtar  Logan të  Bostonit, nga ku u nisën terroristët.

Atë të martë të zezë të 11 shtatorit 2001…

 Mëngjesi i  11 shtatorit të vitit 2001 qe i mahnitshëm, ashtu siç ndodh jo shpesh në Boston, ku së bashku me familjen time isha vendosur më shumë se një vit më parë. Qe  mëngjes i kthjelltë dhe i ngrohtë, si mëngjeset e para të shtatorit në rrethinat bregdetare të këtij qyteti, ndër më të lashtit në Amerikë, që më sillte ndërmënd plot mall këtë muaj, gjatë të cilit kisha kaluar prej vitesh  pushime në plazhet e Durrësit, Sarandës, a Dhërmiut.

Para orës 8.00 të atij mëngjesi, së bashku me gruan time të ndjerë,  Natashën, u ndodhëm  pranë një  zyre të  Terminalit B  të Aeroportit Logan të  Bostonit, ku  punonim si roje sigurimi  të këtij aeroporti, për të marrë pjesë në një mbledhje të zakonshme. Mirëpo  ishim njoftuar gabimisht, sepse mbledhja fillonte në orën 8.30. Kështu, në pritje të kësaj mbledhjeje, u ulëm në ndenjëse të një pike kontrolli,  (check point) dhe po shihnim udhëtarët  që, pasi kalonin nëpër këtë pikë, drejtoheshin nëpër avionët, që do t’i shpinin nëpër qytete të Amerikës. Na bënë përshypje disa të rinj zeshkanë, që duke folur arabisht shpengueshëm me njeri-tjetrin, kaluan buzagaz nëpër këtë pikë kontrolli, pasi bënë  edhe ndonjë shaka me punonjësit e Sikjuritisë.

 Një orë më pas, kur mbledhja kishte kishte përfunduar, mbetem të llaharisur, kur  mësuam se Amerikan Air Flight 11  dhe Junaited Flight 175, dy avionë që ishin nisur nga pika e kontrollit të  terminalit në të cilin  ndodheshim dhe ne, pra nga Aeroporti Logan i Bostonit, ku pas disa orësh do të fillonim të punonim edhe unë me time shoqe, si të ishin predha stërgjigande, kishin goditur  Kullat Binjake të Nju  Jorkut ! Kjo ndodhte atë të martë të 11 shtatorit të vitit 2001. Një e martë njëmend e zezë!…

Dhe më e habitshmja, autorë të kësaj tragjedie ishin pikërisht ata të rinj arabë që kishin kalur aq shpengueshëm pikën e kontrollit, pranë të cilit kishim qenë unë dhe ime shoqe, duke shkatuar kështu,  një ndër tragjeditë   më të   mëdha  të  këtij shekulli  në historinë amerikane dhe botërore, për të cilën do të rrëfej më poshtë.  

 Të këqiat nuk kishin ende të sosur…

 Më pas, po nga lajmet që pasonin njera- tjetrën në televizor, mësuam se një avion tjetër, i nisur nga Nju Xhersi, kishte goditur Pentagonin, pra, Ministrinë e Mbrojtjes së SHBA-s. Dhe befas, kulla që ishte goditur pas së parës, ashtu si të ishte gërryer nga brenda, zuri të përpihej në vetevete në sytë tanë, duke lëshuar tashmë re të murrme tymi, pastaj zjarri e zhurmë shpërthimesh të llahtarshme. Në ato çaste s’di as vetë se si m’u ndërmendën ato pamje rëqethëse që kisha parë vite të shkuara në një emision të RAI-t, pastaj edhe të RTVSH-së, të cilat paraqitnin rënien dhe djegjen e ballonit gjerman “Hindenburg”.

I nisur tërë madhështi nga Frankfurti, më 6 maj të vitit 1937, pasi kishte përshkuar Atlantikun, ky ballon , duke u ulur në aeroportin e Nju Jorkut, i ndjekur nga sytë e mijëra shikuesve, pa pritur  kishte shpërthyer në flakë. Atëherë, udhëtarët e gjorë, një pjesë e të cilëve me fytyra e gjymtyrë të djegura, duke parë se nuk kishin asnjë rrugë shpëtimi, ishin hedhur nga balloni. Nga 98 udhëtarët, që ndodheshin brenda tij, 34 prej tyre kishin gjetur vdekjen. Në ato momente, Herbert Herrisoni, komentatori i Radio Çikagos që po përshkruante këtë pamje, për të mbetur në histori, ishte shkrehur në lotë dhe i mbytur nga gulçimet, midis të tjerash, kishte shqiptuar: “Kjo është më e tmerrshmja, nga më të tmerrshmet katastrofa në botë!…”.

Por, ç’do të të kishte shqiptuar këto çaste, kur të shihte një kullë, më shumë se 300 metra të lartë, të gëlltitej në pak sekonda brenda vetës së saj e, bashkë më të, të varroseshin të gjallë, jo më 34 vetë, por me qindra e qindra, pa përmendur të tjerë në kullën e dytë dhe sa e sa viktima që ndodheshin nëpër avionë?


Me frymën të mbajtur pezull nga ankthi që na kishte pushtuar, mësuam pastaj se një pjesë e Pentagonit, e goditur nga një avion i tretë, ishte bërë shkrumb e hi. Kur ora nuk kishte arritur 10.30, pamë nga ekrani të shëmbej edhe kulla e parë. Ashtu si edhe kulla tjetër… Dhe jo vetëm kaq:
Nga lajmet e mëpasshme, mësojmë edhe një lajm tjetër; një avion i katërt është rrëzuar në Pensilvani. Katër sulme me avionë, katër atentate terroriste. Kuptojmë se kjo katastrofë është pasojë e një plani djallëzor, i përgatitur imtësisht deri në detajin më të vogël.

Të tërë terminalet e Aeroportit Logan, pra, të hyrjeve nga ku udhëtarët kalojnë, për t’u futur nëpër avionët që i shpien jo vetëm në aeroportet e Amerikës, por edhe të vendeve të ndryshme të botës, janë të shkreta. Nuk shohim më , si zakonisht,  burra, gra me fëmijë, çanta dhe valixhe nëpër duar, që rrinë e presin nëpër kafene duke biseduar gjallërisht me njeri-tjetrin.
Vendin e tyre e kanë zënë policë, ushtarë të armatosur me automatikë, me qen ujqër  pranë, që skërmiten egërsisht, agjentë të FBI-së, që shquhen qartë, se i kanë këto shkronja të shkruara në pjesën e prapme të zhaketave të shkurtëra blu, që do të thonë: Federal Bureu Investigation, pra, Byroja Federale e Investigimit, e cila ka si qëllim të mbrojë Amerikën nga terrorizmi, krimi, korrupsioni…Nuk i kishim parë herë të tjera të vinin kështu kaq hapur, me fytyra kaq të murrëtyera, ku shprehet dhëmbje, zymtësi, ashtu si$ shprehin edhe fytyrat e kujtdo në aeroport. Edhe fytyrat tona. Eshtë e natyrshme: kanë humbur jetë njërëzish, numrin e të cilëve ende nuk e dimë, që  ndodheshin në katër avionët që fluturuan nga Bostoni, Uashingtoni dhe Nju Xhersi dhe goditën Kullat Binjake, Pentagonin, kurse i fundit u rrëzua në Pensilvani, pa u ditur edhe sot se $farë objekti do të godiste…

Si u shkaktua kjo tragjedi?

 Fill pas këtyre ngjarjeve kaq të mënzyrshme, amerikanë dhe të kombësive të tjera, që kishin mbaruar ndërresën e parë, pra, në orën 13.00, na shpjeguan menjëherë se tashmë ishtë bërë e qartë që atentatet ishin kryer nga terroristë fondametalist, pesë nga të cilët, siç i kam përshkrur më sipër,  i kisha parë dhe unë me gruan time,  Natashën e ndjerë.

Përderisa ishin anuluar të tëra fluturimet, ne nuk kishim punë. Qëndronim në pikën tonë të kontrolit vetëm për të kontrolluar ata punonjës të aeroportit, të cilët kalonin në këtë pikë e futeshin në mjediset e brendshme për punë të ndryshme sipas specialiteteve të tyre. Edhe fytyrat e tyre shprehnin dhëmbje, edhe ata si ne flitnin me zë të ulët. Nga listat e udhëtarëve dhe regjistrimi i kamerave të fshehta në pikat e kontrollit, tashmë ishte bërë e qartë se në dy pikat e kontrollit të këtij terminali, kishin kaluar terroristët arabë që duhej të kishin rrëmbyer dy avionët e parë. Pastaj duhej t’i kishin drejtuar ata kundër Kullave Binjake të Nju Jorkut, duke shkaktuar shëmbjen, shkatërimin e tyre dhe vdekjen mizore të udhëtarëve në avionë dhe punonjësve të këtyre kullave.

Ky ishte përfundimi në të cilin specialistët e FBI-së kishin arritur deri ato çaste, pra, jo më shumë së katër orë pas atentateve terroriste. Po si kishin arritur t’i rrëmbenin dy avionët? Çfarë mjetesh kishin përdorur, kur dihej se sipas rregullores, në pikën e kontrollit nuk lejoheshin të kalonin jo më armë të nxehta, por as armë të ftohta, (thika, a brisqe të përmasave të mëdha). Mos ndoshta shokët tanë ishin treguar kaq të pavemendshëm dhe kishin lënë të kalonin në ekran armë të tilla? Edhe ky rast nuk përjashtohej. Por këtu ishte fjala për katër grupe terroristësh të vendosur në të katër avionët-predha!

E vetmja mundësi ishte që terroristët të kishin kaluar nga pika e kontrollit me brisqe të vogla. Më saktë, me brisqe më të vogla se fotodokumenti që është i detyruar të mbajë në gjoks, ose në krah, çdo punonjës i aeroportit, ose i çdo institucioni të rëndësishëm këtu në Amerikë e në vende të tjera, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Sidoqoftë, në ato çaste të ankthshme, duke qëndruar para brenda pikës së kontrollit, përfytyroja se si kishin kaluar aty terroristët. Kishin lënë në rripin përçues, çantat, ose bagazhet e tjera, rripat e brezit, të cilat duhej të kalonin nëpër ekran, kishin lënë çdo send metalik, (çelësa, brisqe, gërshërë, të holla metalike…), të nxjerra nga xhepat, për t’i vendosur në një enë të vogël, të quajtur kontenier, dhe kishin kaluar nëpër atë që quhet derë. Na rast se ajo do të kishte lëshuar një tingull të mprehtë pak a shumë “bip”, siç e quajnë amerikanët, ata do të ishin prapësuar. Do të kishin nxjerrë atëherë edhe ndonjë send tjetër metalik të harruar prapë nëpër xhepa dhe pastaj,  nëse duke kaluar dera, nuk do të ishte dëgjur sërishmi tingulli në fjalë, do të kishin bërë përpara.

Atëherë, punonjësi i sigurimit do të kishte marrë sipas rregullores briskun e lënë në enë, do ta kishte matur me fotodokumentin e tij, gjatësia e të cilit nuk i kalon  9 centimetrat dhe me një buzëqeshje të mirakandshme, do t’i kishte thënë “You all set” pra: ” Ju jeni në rregull”.Kështu do të kishte ndodhur edhe me udhëtarët e tjerë terroristë. Edhe ata kishin marrë nga enët brisqet e tyre, kishin përshkuar mjediset e mëdha të pjesës së brendshme të terminalit B, për t’u futur pastaj nëpër avionët që kemi përmendur, me të cilët në oren 8.00, njeri pas tjetrit ishin nisur për në Los Angelos. Pastaj, me këto brisqe kishin kërcënuar ekipazhin, kishin shtënë në dorë avionët, i kishin drejtuar nga kullat, duke kryer kështu një nga tragjeditë më të mëdha të këtij fillimshekulli.

Po thua vetëm duke përdorur këta brisqe të vogla, tehu i të cilave, pa dorezë, nuk i kalonte të pesë centimetrat, kishin arritur të mposhtnin ekipazhin, duke përfshirë edhe pilotët?Ato çaste përfytyrimi im nuk arrinte të krijonte ndonjë variant tjetër. Aq më tepër, që edhe nga lajmet që vazhdonin te jepeshin nga stacionet televizive, nuk po përcaktoheshin shkaqet e vërteta të kësaj tragjedie. Por ajo që dihej saktë, ishte se punonjësit e sigurimit në pikën e kontrollit, pranonin se kishin lënë të kalonin, si edhe herë e tjera, udhëtarë me brisqe më të vogla se përmasat e fotodokumentit të tyre, pra, se kishin zbatuar me saktëtsi rregulloren që ishte përpiluar nga FAA-ja, (Administrata Federale e Aviacionit), që ka pë detyrë të ruajë, të kontrollojë dhe të administrojë çdo sektor të aeroporteve në Amerikë.

Edhe sikur terroristë të tillë të kishin kaluar aty ku punoja, pra në pikat e kontrollit të terminalit A, unë kështu do të kisha vepruar. Nuk do të kisha bërë gjë tjetër, veçse, si shokët, do të kisha zbatuar rregulloren e FAA-së. Mirëpo ja çkishte ndodhur. Terroristët kishin përfituar nga kjo “licencë” që u dhuronte rregullorja dhe, pa ngurrimin më të vogël, a qenë nevoja, pra, të futeshin në territorin e brendshëm të aeroportit me revolverë, a thika, të cilat mund t’i kalonin vetëm po të përfitonin nga syleshëria e punonjësve ne ekran, kishin hyrë qetësisht në pikën e kontrollit. Si pasojë, përgjegjësia binte tërësisht mbi FAA-në. Do të ishte mjaftuar që punonjësit e saj të na urdhëronin që $do brisk, sado i vogël që të ishte, të mos lejohej të kalonte në pikën e kontrollit dhe dhe kjo tragjedi nuk do të kishte ndodhur kurrën e kurrës.

Të them të drejtën, neve që punonim në pikat e kontrollit të terminaleve A,B,C,E, të Aeroportit Logan të Bostonit, na bënte përshtypje se si për hir të kësaj rregulloreje, ishim të detyruar të linim të kalonim që atje udhëtarë që mbanin brisqe, vërtet brenda përmasave që përmenda pak më sipër, por edhe të dhëmbëzuar, të cilët ishin njëmend po aq të rrezikshëm sa edhe thikat.
Por një ditë, gruas sime, Natashës, që ishte mbikëqyrëse, (supervisor, në anglisht), nuk iu durua, kur pa një brisk të tillë dhe vajti e bisedoi më manaxheren, një grua amerikane shumë e arsyeshme. I tregoi briskun që i përkiste një udhëtari, gjithashtu, amerikan.

Ajo e këqyri me vemendje briskun, pohoi se vertet ai ishte armë e rrezikshme, por edhe shtoi me një nënqeshje të hidhur: ”Përderisa ka përmasat që lejon rregullorja e FFA-së, ne duhet që ta lemë udhëtarin të kalojmë së bashku me të”. Mjerisht, ne nuk i njihnim personalisht inspektorët e FAA-së. Dhe kjo, sepse ata ndaleshin vetem kur na bënin teste, pra, kur, paraqiteshin në pikat e kontrollit kinse si udhëtarë, me çanta, brenda të cilave kishin futur armë mësimore, (revolverë, bomba, thika, detonatorë), për të cilat do të bëj fjalë më pas. Në rast se ndonjeri prej nesh, që punonte në ekran, duke mos pasur vëmendjen e duhur, i lejonte të kalonin këto “armë”, atëherë inspektori tregonte distingtivin e tij dhe, gjithnjë sipas rregullores së FAA-së, kishte të drejtë madje edhe ta pushonte atë nga puna, për mungese vemendjeje. Në rast të kundërt, pra, kur punonjësi para ekranit arrinte të dallonte ndonjë nga “armët” e mësipërme, atëherë, inspektori, duke treguar gjithnjë distingtivin e tij, e përgëzonte atë. Jo vetëm kaq, por kompania jonë e sigurimit që mbulonte pikat e kontrollit, ose kompanitë ajrore, e shpërblenin atë me 25 $. Edha mua më ka rastisur që të dalloj armë të tilla dhe të shpërblehem në këtë mënyrë.

Ato orë që kaluam atë pasditë të 11 shtatorit 2001 në aeroport, do të kisha dashur që të shihja ndonjë inspektor të FAA-së. Nuk di, por ndoshta do të kisha marrë guximin që t’u thoja se në rregulloren e saj kishte qenë gabim i madh që ishte lejuar të kalonin udhëtarë me brisqe të një madhësie më të vogël se fotodokumeti.
Sidoqoftë, së bashku me Natashën biseduam me manazheren tonë amerikane, e cila shprehu të njejtin mendim që kishim ne. Nuk di nëse ajo e ngriti këtë problem në sferat më të larta të Massportit, pra, të Aerportit të Masachutesit në Boston. Në të njejtën kohë, mendoja se pas kësaj që ndodhi, do të kishte shumë koka turku nga të FAA-së. Por ngjarjet e mëpasme nuk vërtetuan  asnjë nga këto hamendësimë të miat dhe të shokëve tanë.

 Zhvillime të reja…

Ndërkohë vazhdoja të rrija ende në mjediset e Terminalit B dhe përpiqesha të përfytyroja se si kishin kaluar terroristët disa orë më parë në pikën e kontrollit. Që ishin arabë, për këtë nuk kishte pikë dyshimi, sepse nga njoftimet që dëgjonim nga transmetimet televizive dhe bisedat me eprorët tanë në aeroport, që kishin kontrolluar listat e udhëtarëve në avionët që kishin goditur kullat, ishte vërtetuar kombësia e tyre arabe. Orvatesha të rikrijoja ato çaste kur ata kishin lënë çantat e tyre në rripin përçues, si kishin lënë pastaj sendet metalike, pra, çelësat, të hollat metalike  dhe…brisqet, si punonjësit e sigurimit të terminalit B, duke i matur ato me fotodokumentet e tyre, i kishin lënë të kalonin dhe ata qetësisht ishin futur pastaj nëpër avionë.

Them qetësisht, sepse askush nga ne, qoftë edhe unë, po të isha ndodhur aty, kështu do të kisha vepruar, pavarësisht se ndonjë herë kisha bërë shaka me udhëtarë ,që kishin pasur brisqe të tilla, duke u thënë se ato ishin shumë të mprehta dhe ndonjëri prej tyre më ishte përgjigjur se e përdorte atë për të therur peshq, kur shkonte për gjueti.Dhe i zhytur në përsijatje të tilla, komentatorë nga ekrani televiziv zunë të jepnin hollësi të reja, që plotësonin edhe më mirë kuadrin e këtyre ngarjeve tragjike, të cilat po i paraqes më poshtë sipas renditjes kohore:


8.45-Avioni American Fight 11, i nisur nga Bostoni, godet Kullën e Veriut, (të parën), në Nju Jork;
9.03 – Avioni United Airlines Flight 175, edhe ky i nisur nga Bostoni, godet Kullën e Jugut, ( të dytën);9.17 – FAA-ja mbyll aeroportin e Nju Jorkut;9.40 – FAA- ja për herë të parë në historinë e Amerikës mbyll tërë aeroportet;9.43 – Avioni Amerikan Air Flight 77, i nisur nga Nju Xhersi, godet Pentagonin;9.45 – Boshatiset Shtëpia e Bardhë. Presidenti Bush flet në TV nga Florida, ku ndodhet për vizitë pune;10.05 – Bie Kulla e Jugut;10.10 – Bie një pjesë e godinave të Pentagonit;10.12 – Avioni United Air Flight 93, i nisur nga Uashingtoni, rrëzohet në Samerset Country në afërsi të Pitsburgut, (Pensilvani);10.28 – Bie Kulla e Veriut;10.45- Zbrazen të gjitha godinat zyrtare të Uashigtonit.

Të gjitha këto kishin ndodhur brenda dy orësh dhe kishin tronditur tmerrësisht Amerikën. Ajo tashmë ishte përgjunjur nga goditje të tilla kaq të befasishme dhe mizore. Do të përgjunjej edhe më shumë, kur të mësohej numri i saktë i viktimave, të cilat deri atëherë ishin me qindra e qindra dhe do të arrinin në mijëra.
Që e tëra kjo ishte vepër e Osama Bin Ladenit, për këtë cilido nuk kishte më të voglin ngurrim. Por, sidoqoftë, çdo hamendësim, a dyshim tjetër, u shua, kur ky kriminal gjakësor, pohoi në një radiokasetë të dhënë rrjetit radioteleviziv Al Xhazira dhe pas disa ditësh para kamerave të po këtij rrjeti duke buqëqeshur skërmitshëm, se atentatet e kryera me anë të katër avionëve, ishin drejtuar nga ai vetë, ndaj po i jepte këto lajme të mira tërë botës. Shfaqej kështu përsëri hija e përbindshme e fondamentalizmit islam, që pasi ishte ngritur kërcënueshëm mbi vende të tjera të botës, kishte përfshirë pas një heshtjeje të gjatë Amerikën, saktësisht  në Kullat Binjake me përmasa apoliktike.

Ndër ta më tërhoqi vemendjen ai që mbahej ndër përgjegjësit e grupit në avionin e parë, American Air Flight 11, që kishte goditur kullën e parë: Muhamed Ata, egjiptian, 22-vjeçar, lindur në Kairo, ku kishte mbaruar universitetin dhe ishte diplomuar për arkitekturë. Që andej, më 1999 kishte shkuar në Hamburg, për të ndjekur një kurs specializimi, gjithnjë për arkitekturë. Nga fotoja e tij shihja një fytyrë të zeshkët, me nofulla pak të mëdha, me sy dhe flokë të prerë fare shkurt, pamje të qetë, fëminore, madje të përdëllyer. Nga të dhënat, mësohej se Mohamed Ata nuk ishte afruar deri atëherë me rrethet fondamentaliste islamike. Dukej se ai jetonte me ëndrrat e tij të praruara për t’u bërë arkitekt sa më i mirë.

Po atëherë, si ndodhi ky shndërrim kaq i vrrullshëm i tij, çfarë rrethanash ndikuan që ai, jo vetëm të shndërrohej në një mysliman fanatik fondamentalist, por edhe të shkonte në Afganistan, të ishte pjesëtar i grupeve ushtarake të Al Kaedës? Mos ndoshta në Hamburg u njoh me ndonjë leshverdhë amerikane që nuk përfilli ndenjat e arkitektit të ri dhe ndodhi kështu që dashuria e tij kthehej në urrejtje për të dhe për amerikanët? Mos ndoshta gjatë leksioneve, profesorë gjermanë, ose edhe amerikanë, duke shpjeguar me krenari veçoritë e ndërtimit të rrokaqiejve që shtillen në ajri, trazuan shpirtin e tij të brishtë, i ndërmendën piramidat që ishin ngritur mijëra vjet më parë nga stërgjyshërit e tij, mjeshtra gjenialë të arkitekturës antike, kur në viset ende të pazbuluara të Amerikë indigjenët lëkurëkuq jetonin në tenda primitive, madje edhe në shekullin e 19-të? Mos ndoshta kështu edhe atij iu ngjall krenaria për ndërtimet e mëpastajme të periudhës arabe, që nga hijeshia nuk bien më poshtë se mrekullitë e arkitekturës amerikane, a perendimore? Mos ndoshta, pra, kjo krenari i rriti edhe më shumë në zemër urrejtjen për Amerikën dhe vendosi të ishte pjesë e hakmarrjes kundër qytetërimit të saj? Këto janë vërtet hamendësime, por e verteta është se djaloshi i qetë, arkitekti Muhamed Ata, shumë shpejt u kthye në fanatik fodamentalist.

Ja përse në Hamburg njihet me Ramzi Binashbilin, ndër kokat e grupeve fondamentaliste që pastaj do të kryenin aktet terroriste në Amerikë. Ja përse në fund të vitit 1999, niset në Afganistan, ja përse fillon atje të stërvitet aq ashpërsisht në kampet ushtarake; ai, që me gjishtrinjtë e hollë nazikë hiqte vija mbi kartonët e bardhë, që përvijonin godina të bukura, si Kullat Binjake, tani po me këta gjishtërinj mëson përdorimin e llojeve të ndryshme të armëve, nga thikat e madje edhe brisqet, te armët e nxehta,eksplozivët, që bëjnë të kundërtën e atyre që ka projektuar në kartonë të bardhë: shkaktërrojnë kulla të tilla, deri sa arrin në strese psikologjike, që ia shtojnë edhe më shumë besimin dhe forcat në luftën e shenjtë, (xhihad), kundër Perendimit dhe Amerikës?

Dhe atje njihet me Bin Ladenin, i cili i shpalos planin e llahtarshëm që i ka paraqitur Khalid Sheik Muhamedi, për të cilin folëm pak më sipër. Muhamed Ata, si dhe të tjerë që do të njohim më pas, pranon plot hovëzim shpirtëror të jetë pjesë e këtij plani. Këtë, sipas pohimeve të gazetës angleze “Times” e 10 janarit të vitit 2006, e dëshmon edhe një videokasetë në të cilën Muhamed Ata shihet pranë Bin Ladenit.Të dy bisedojnë përzemërsisht, ndërsa pas tyre vigjëllon Abu Jandili, një rojat nga më besnikë të tij, i cili, në rast të ndonjë sulmi të papritur, do ta vrasë menjëherë Bin Ladenin, në mënyrë që ai të mos bjerë në duart e ndonjë armiku të beftë që mund të jetë diku aty rrotull.

Të njihemi tani me pjesëtarë të tjerë të grupit që u ndodh në avionin Amerikan Eir Flljat 11, i cili  sulmoi kullën e parë. – Abdulazim Al Omari, 25 vjeç, nga Arabia Saudite, me origjinë fshatare, i martuar. Në fillim të viti 2000, braktis pa lajmëruar gruan dhe fëmjën dyvjeçar, shkon në Afganistan dhe bashkohet me grupet e Al Kaedës. – Satam Al Sukami, 25 vjeç, nga Arabia Saudite, student në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit Mbretëror në Riad. I pamartuar. – Vail Al Shahri, 24 vjeç, nga Arabia Saudite, mësues i kulturës fizike. I pamartuar.- Valid Al Shahri, vëllai i Vailit, pa profesion, i pamartuar. Të dy shkojnë në Afganistan dhe bashkohen atje me forcat ushtarake të Al Kaedës.

Pak a shumë, të përafërta janë edhe të dhënat jetëshkrimore të pjesëtarëve të tri grupeve që u vendosën në avionët e tjerë. Pra, të tërë të rinj, jo më shumë se 25 vjeç, një pjesë me arsim të lartë, të tjerë fshatarë, pa profesion, por të tërë fondamentalistë islamikë, të vendosur që të japin jetën në luftën e shenjtë, xhihad, kundër Amerikës për të këqiat që ajo u ka sjellë vendeve islamike.

Pjesa e II- të vijon në numrin e nesërm…

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

Trumpi për triumfin e AfD-së: “Ta bëjmë Gjermaninë përsëri të madhe”

9 Shtator, 2026
FOKUS

“Në emër të popullit serb” e Lista Serpska, e deri te  “Republika e Tretë”

9 Shtator, 2026
FOKUS

MAQEDONIA 35 VJET: Evropa ende larg, të rinjtë edhe më larg!

8 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

10 Shtator, 2026

11 Shtatori 2001 në kujtimet e shkrimtarit Skifter Këlliçi

10 Shtator, 2026

Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

10 Shtator, 2026

Gafa diplomatike malazeze! Qipro e vogël pa shpresa të mëdha! 4 bllok sfidat e zgjerimit! Tërmet politik në Gjermani!

10 Shtator, 2026

Raporti i AmCham Shanghai për vitin 2026: Besimi i bizneseve shënon rimëkëmbje të fuqishme 

10 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.