Më 4 shtator u zhvillua në Pekin mbledhja e formimit të delegacionit të Kinës për pjesëmarrjen në Lojërat Aziatike Aichi Nagoya 2026.
Delegacioni kinez ka 1274 persona. Ndër ta 815 janë lojtarë (404 femra, 411 meshkuj), të cilët do të marrin pjesë në 38 sporte dhe 369 disiplina.
548 lojtarë marrin pjesë për herë të parë në lojërat aziatike ndërkohë 306 lojtarë kanë marrë pjesë më parë në lojërat olimpike ose aziatike. Në Lojërat Aziatike 2026 do të marrin pjesë 36 lojtarë me titull kampion olimpik në 13 sporte, si not, balet në ujë, badminton, boks, gjimnastikë artistike, trampolinë, qitje dhe volejboll./cgtn





















































