Rusia ka nisur më 18 shtator një proces zgjedhor treditor, që përfshin zgjedhjet për Dumën e Shtetit, dhomën e ulët të parlamentit rus, si dhe zgjedhje rajonale e lokale në disa pjesë të vendit. Votimi përfundon të dielën, më 20 shtator. Në zgjedhjet parlamentare janë në garë kandidatët për 450 vendet e Dumës, ndërsa në tetë rajone votohet për guvernatorët ose drejtuesit rajonalë dhe në 39 rajone për parlamentet vendore.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cituara nga agjencia ruse TASS, mbi 45% e votuesve kishin votuar deri në mëngjesin e së dielës, ndërsa më shumë se 6 milionë persona kishin përdorur sistemin e votimit elektronik në distancë.
Ky është votimi i parë parlamentar në Rusi që nga nisja e pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022. Procesi zhvillohet në një klimë të kontrolluar politikisht, ndërsa pjesa më e madhe e kandidatëve kundër luftës nuk janë lejuar të garojnë.
© 2026 Argumentum
















































