Në orën 3:54 të mëngjesit, pesë njerëz të panjohur gjenden të bllokuar nën rrënojat e një pallati të shembur në Durrës. Kjo është premisa e filmit “Tërmeti – 3:54 AM”, me skenar dhe regji të Koloreto Cukalit, që shfaqet sot në premierë në kuadër të Tirana International Film Festival.
Sot (23.09) në kuadër të Tirana International Film Festival (TIFF), do të mbahet premiera e filmit “Tërmeti – 3:54 AM”, një film aksion-dramë i shkruar dhe drejtuar nga regjizori Koloreto Cukali.
Filmi sjell në ekran historinë e pesë njerëzve të panjohur, të cilët mbeten të bllokuar nën rrënojat e një pallati të shembur në Durrës, ndërsa presin për shpëtim.
Në rolet kryesore janë aktorët Sara Hoxha, Besmir Bitraku, Giulio Neglia dhe Nika Perrone, të cilët përcjellin përmes personazheve kaosin, frikën dhe reziliencën e njerëzve të përballur me një situatë ekstreme.
Pas debutimit në TIFF, filmi do të ketë një programim ekskluziv në Kinema “Republika” Shkodër nga data 23 shtator deri më 1 tetor, për të mbërritur më pas në të gjitha kinematë e Shqipërisë duke filluar nga 8 tetori 2026. Më 23 shtator Tirana International Film Festival (TIFF). do të mirëpresë premierën e «Tërmeti – 3:54 AM», filmi aksion-dramë shkruar dhe drejtuar nga Koloreto Cukali. Filmi eksploron sesi ndryshojnë jetët ë 5 njerëzve të panjohur të mbetur nën rrënojat e një pallati të shembur në Durrës, në pritje të shpëtimit duke e shndërruar një kujtesë kolektive në një përvojë kinematografike plot adrenalinë.
Protagonistët e kësaj narrative intensive janë aktorët Sara Hoxha, Besmir Bitraku, Giulio Neglia dhe Nika Perrone, të cilët sjellin në ekran performanca të jashtëzakonshme emocionale, duke e udhëhequr publikun përmes kaosit dhe reziliencës së asaj nate.
“Ky nuk është thjesht një film, por një përvojë e përbashkët. Para se të vini për ta parë, duam t’ju bëjmë një pyetje: “Ku ishe ti atë natë në orën 3:54 të mëngjesit?” u shpreh regjisori Koloreto Cukali.
Pas debutimit në TIFF, filmi do të ketë një programim ekskluziv në Kinema “Republika” Shkodër nga data 23 shtator deri më 1 tetor, për të mbërritur më pas në të gjitha kinematë e Shqipërisë duke filluar nga 8 tetori 2026.
© 2026 Argumentum
















































