Presidenti Bajram Begaj priti sot në takim ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, si dhe drejtorin e komanduar të SHISH-it, Elvis Lila.
Në njoftimin për shtyp të Presidencës bëhet e ditur se në këto takime, Presidenti Begaj u informua dhe diskutoi me ta mbi çështje të aktualitetit.
Takimi vjen pas hetimeve të zhvilluara nga SPAK për ish-drejtuesen e Shërbimit Informativ Shqiptar, Vlora Hyseni. Ndaj Hysenit GJKKO vendosi masën “Arrest shtëpie”, me kërkesë të SPAK.
Pas këtyre zhvillimeve kryeministri Edi Rama liroi Hysenin nga drejtimi i SHISH, vendim që u dekretua menjëherë nga Kreu i Shtetit.
© 2026 Argumentum




















































