Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul ka akuzuar Rusinë se ka çuar në një “nivel të ri” sulmet hibride ndaj vendeve që mbështesin Ukrainën dhe të drejtën ndërkombëtare. Në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Wadephul iu referua edhe incidentit me një dron të pajisur me eksploziv në aeroportin Leipzig/Halle, për të cilin qeveria gjermane e konsideron Rusinë përgjegjëse. Moska e mohon përgjegjësinë.
Wadephul tha se incidenti nuk është rast i izoluar, por pjesë e asaj që ai e cilësoi si përshkallëzim të rrezikshëm të veprimeve ruse në Evropë. Ai bëri thirrje njëkohësisht për armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë, shkëmbim të plotë të të burgosurve të luftës dhe rikthim në negociata mbi bazën e së drejtës ndërkombëtare./dpa-argumentum.al





















































