Ambasada britanike në Tiranë bëri sot thirrje për protestë paqësore, duke theksuar se dhuna nuk mund të justifikohet.
Në një deklaratë, Ambasada nënvizon se e drejta për protestë paqësore dhe liria e shprehjes mbrohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
“Megjithatë, – shton Ambasada, – e drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës apo dëmtimin e pronës publike dhe private. Sikundër, ajo nuk duhet të përballet me veprime joproporcionale nga policia.”
Ambasada Britanike u bëri thirrje të gjitha palëve të respektojnë këto të drejta dhe të kontribuojnë në uljen e tensioneve.

© 2026 Argumentum




















































