• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
14 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA-të “harrojnë” Europën”;  Trumpi dhe Putini “kërcejnë tango”

14 Tetor, 2026
in Bota
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zoran Meter- geopolitikanews

Ngjarjet e rëndësishme të javës së kaluar dhe dinamika e paparë me të ciëln u zhvilluan flet jo vetëm për dramaticitetin e ndryshimeve globale tekntonike, por edhe për konfliktin gjithnjë e më të ashpër të interesave mes qendrave kryesore të fuqisë, konflikt i cili po kërcënon me shpejtësi destabilizimin e sigurtë të Europës dhe botës. Polonia dëshiron që prodhimi i raketave Patriot të fillojë në territorin e saj, Rusia për herë të parë në histori kërcënoi haptaz NATO-n me përdorimin e armës bërthamore nëse ajo nis bolloadën e enklavës balltike ruse Kaliningrad, BE-ja është nën ngarkesën gjithnjë e më të madhe të financimit dhe furnizimit të Ukrainës, Lindja e Afërt dhe lufta me Iranin nuk po dalin nga rendi i ditës, si dhe, sëbashku me të, mungesa dhe rrritja e çmimeve të dizelit etj etj…

Interesat e lartpërmenduar të të fortëve janë plotësisht antagoniste, e drejta ndërkombëtare de facto nuk ekziston më sepse është reduktuar në veprimtarinë nga pozitat e forcës. Shembulli më i mirë mbi gjendjen në institucionin ndërkombëtar i cili është i detyruar ta ndjekë dhe zbatojë të drejtën ndërkombëtare – Kombet e Bashkuara: ishte fjalimi i paradokohshëm në Asamblenë e Përgjithshme të presidentit amerikan Donald Trump në të cilin fare hapur kërcënoi një vend tjetër antar – Iranin, me fshirjen nga faqja e dheut nëse nuk pranon propozimet amerikane për përfundimin e luftës të cilën ai vetë e ka nisur, si dhe vendosjen e sanksioneve të njëanshme si të detyrueshme për të gjitha shtetet, megjithëse ato (sanksionet) nuk e kanë kaluar procedurën e detyrueshme nga ana e Këshillit të Sigurimit.

Nuk ka asgjë për t’u çuditur! Trumpi njëherë e një kohë pati thënë se ShBA-të do të financjnë vetëm ato organizata ndërkombëtare të cilat sigurojnë interesat kombëtare amerikane, dhe, nëse nuk janë të tilla, ose nuk bëjnë në një masë të mjaftueshme – do të tërhiqet prej tyre. Kujtojmë tërheqjen e ShBA-ve në kohën e  Trumpit nga Organizata Botërore e Shëndetsisë (WHO), të cilën e akuzoi për bashkëpunim me Kinën, megjithëse unë këtë do t’a thoja në një mënyrë disi ndryshe: elitat globaliste perëndimore në vizionin e tyre për botën kanë përfshirë edhe Kinën si lojtar kyç, gjë e cila gjithsesi i shkonte për shtat. Aq më shumë! Trumpi madje tha se në marrjen  e vendimeve kyce gjepolitike, në vend të së drejtës ndërkomëtare ai udhëhiqet nga intuita e tij në parimet kryesore.  

Sepse, insitucione të këtij lloji, përfshirë edhe OKB-në, janë formuar nga ana e forcave fitimtare në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe u kanë shërbyer në mënyrë primare interesave të tyre, më së shumti pikërisht atyre amerikane – sepse atje janë edhe selitë e tyre, sepse ShBA-të janë financuesit më të mëdhenj.

Por le t’i kthehemi temës kryesore – ngjarjeve kryesore gjeopolitike.

EUROPA

Ndërkohë Europa, sidomos Bashkimi Europian, po kalon nëpër një periudhë tejet të vështirë. Duke marrë mbi vete rolin, që ia caktuan ShBS-të, të financuesit dhe furnitorit kryesor të Ukrainës me armë derisa të nevojitet (në një kohë kur vetë Europa ka probleme të mëdha ekonomike dhe politike), mori mbi vete edhe rolin e palës de facto të përfshirë në luftë me Rusinë. Në mënyrë formale-juridike kjo natyrisht nuk është kështu, por për nga lëvizjet praktike dhe retorika tejet e ashpërsuar definitivisht është –sëpaku sikurse e konsideron Moska zyrtare (për këtë më poshtë në këtë tekst)

Sikurse shkruan me 30 shtator “Le Monde” franceze “Ndërsa BE-ja po fillon të paguajë 90 miliardë euro si mbështetje për Kievin deri në fund të vitit 2027, Ukraina kërkon ndihmë shtesë me dhjetra miliardë euro. Europa po kërkon zgjidhje dhe ndoshta i rikthehet temës së përdorimit të pronës ruse të cilën ajo e mban në kontinent.

“Në Bruksel, donatorët kryesorë për Ukrianën nga BE-ja deri te antarët e G7, përfshirë edhe Norvegjinë, Korenë e Jugut, u takuan me delegacionin ukrianas të martën me 29 shtator, në selinë e Komisionit në Bruksel, në prani të përfaqësuesit të FMN-së. Qëllimi ishte të vlerësoheshin nevojat e Kievit, i cili kërkon ndihmë shtesë, edhe përkundër ndihmës që tashmë i është dhënë. Në kontekstin e buxhetit të kufizuar, ku opinioni publik është gjithnjë e më pak i gatshëm të shtërngojë rripin për të mbajtur Ukrianën, europianët e dinë se kjo çështje është e tensionuar politikisht.

Qysh nga muaji gusht presidenti Volodimir Zelenski këmbëngul në atë se vendit të tij i nevojiten më shumë para sesa kanë planifikuar t’i japin partnerët ndërkombëtarë. Në takimin e Koalicionit të vullnetarëve në Kiev me datë 29 shtator i befasoi bashkëbiseduesit me pohimin se Ukraina përballet me mungesën prej 27 miliardë dollarë (23 miliardë euro) vetëm për vitin  2026” – nënvizon media franceze.

Sikurse nënvizon Le Monde, krerët europianë e kanë kuptuar se kjo çështje është politikisht e ndjeshme “Më duket sikur po ujitim shkretëtirën”, tha i irrituar një diplomat europian.

Tani, 27 shtetet e BE-së negociojnë aktivisht mbi buxhetin vijues shumëvjeçar, i cili përfshin alokacionet prej 100 miliardë euro për Ukrainën për periudhën 2028-2034 dhe, ndërkohë, Gjermania, Hollanda, Suedia, Finlanda, Danimarka dhe Austria, këmbëngulin në mënyrë ultimative zvoglimin e buxhetit të ardhshëm të BE-së për disa qindra miliarda. Për këtë javën e kaluar shkroi Financial Times.

Këta vende dëshirojnë të zvoglojnë shpenzimet e Unionit përfshirë edhe subvencionet për bujqit edhe për shtetet e varfëra (këtë e kundërshton ashpër jugu europian – nga Portugalia dhe Spanja nëpërmjet Francës e Italisë e deri te Malta, Greqia dhe Bullgaria -për fat të keq me Kroacinë nuk i dihet kurrë, sepse elitat  e saj shumë shpesh udhëhiqen jo nga interesat kroate por nga ato të Brukselit). Soje kërkesat e reja të Ukrainës për ndihmë shtesë financiare bëhen praktikisht të pamundura.

Përveç kësaj, zgjedhjet kryesore kombëtare janë caktuar për vitin 2027 në Francë, Spanjë, Poloni dhe Itali, ku çështja e financimit të Ukrianës është veçanërishte  ndjeshme. Në Francë, kandidatja dhe presidenciale, gjithashtu edhe favorite, Marine Le Pen para pak kohësh, në një fjalim publik të organizuar nga media POLITICO Paris, tha haptazi se, me të marrë pushtetin, do të ndërpresë të gjithë ndihmën financiare për Ukrianën dhe se Francën do t’a tërheqë nga komanda e përgjithshme e aleancës së NATO-s (jo nga vetë antarsimi, por dukshëm Franca synon të rikthehet në gjendjen e dikurshme komode, kur, si antare e NATO-s kishte autonominë në marrjen e vendimeve përfundimtare).

Theksoj se sipas anketave më të fundit le Peni është shumë përpara rivalëve, dhe se, nëse zgjdhjet do të mbaheshin tani, në raundin  e parë do të fitonte me dhjetë përqind më shumë se kandidati që do të dilte i dyti dhe me të cilin  do të shkonte në raundin e dytë, dhe në atë do të fitonte në mënyrë të besueshme.

Situata financiare e Ukrainës gjithnjë e më keq

Shqetësimi brenda shteteve europiane rreth financimit të Ukrainës është i justifikuar dhe këtë e dëshmojnë edhe të dhënat më të reja të Ministrisë ukrainase të financave. Ato bëjnë me dije se borxhi publik i Ukrianës është rritur me 1,36 miliardë dollarë (+0,3%), konstatohet me 31 gusht, duke arritur në 215,55 miliardë dollarë, dhe është bërë rekordi më i ri i të gjithë kohërave.

Struktura e borxhit publik është si më poshtë:

  • Borxhi i jashtëm shtetëror – 7,341 bilionë grivna (76,45%) ose 164,80 miliardë dollarë;
  • Borxhi i brendshëm shtetëror – 2,003 biljonë grivna (20,86%) ose 44,97 miliardë dollarë;
  • Borxhi shtetëror i garantuar – 257,81 miliardë UAH (2,68%) ose 5,79 miliardë dollarë.

Treguesi i parë, borxhi i jashtëm direkt, është rritur me 163,34 miliardë doallrë, ndërsa borxhi i brendshëm edhe ulur me 45 miliardë dollarë.

Për këtë Bashkimi Europian mbetet garanti më i madh i Ukrainës, me pjesën prej 3.762,0 miliardë UAH (72,51 miliardë euro ose 84,44 miliardë dollarë) ose 39,2% të borxhit të përgjithshëm. 

Në kontekstin e borxhit publik në rritje e sipër, Ukraina përballet edhe me deficit serioz buxhetor, ndërsa Zelenski para pak kohësh saktësoi për rreth 27 miliardë dollarët, gjë për të cilën edhe projekt buxheti për vitin e ardhshëm është në deficit.

Sikurse shkruante me 9 shtator The New Yoark Times-i, zyrtarët europianë nuk e kanë pritur deficitin  e stërmadh të mësipërm në buxhetin ukrianas për mbrojtjen, ndërsa kërkesa e Kievit për 27 miliardë dollarë deir në fund të vitit i ka befasuar. Në biseda private disa nga ata shtrojnë pyetjen se sa efektive është Ukriana në shpenzimine  mjeteve të saj financiare dhe nëse vlerësohen  ndopak nevojat e saj financiare

Sikurse shkruan Bloomberg-u amerikan, FMN-ja ka përllogatitur se deficiti financiar i këtij vendi deri në vitin 2029 do të arrijë në 54 miliardë dollarë.

Sipas vlerësimeve të FMN-së, viti i ardhshëm do të jetë më sfiduesi, ndërsa hendeku i përgjithshëm financiar do të rritet me këtë shkallë: 30 deri në 35 miliardë deri në vitin 2027, 17 miliardë më 2028 dhe 2 miliardë dollarë në vitin 2029. Megjithatë, këta numura, me kalimin e kohës, edhe mund të ndryshojnë për shkak të luftës. Meqënëse luftës nuk po i shihet fundi kështu ka për të qënë.

BE-ja në gjendje gjithnjë e më të rënduar ekonomike

Për këtë dëshmon teksti i Financial Times-it britanik i datës 1 tetor, në të cilin flitet se sasia e eksportit europian të çelikut ka rënë me 20% në gjysmën e parë të vitit 2026, ndërsa vëllimi i prodhimit ka rënë në nivel të ulët historik.

Sipas Eurofer-it, shoqata europiane e industrisë së çelikut, eksporti në ShBA ka rënë me 29% në krahasim me vitin e kaluar për shkak të vendosjes nga ana e amerikanëve të tarifave doganore me 50% për eksportin e çelikut nga BE-ja (këtu do të sshtoja, edhe përkundër të gjithave, pranimi i detyrimeve pa fjalë nga ana e BE-së!). Eksporti në Turqi, Indi dhe Kinë ka rënë me më sëpaku 18% sepse  kompanitë europiane i janë nënshtruar konkurencës së prodhuesve të lirë të huaj.

Shkaqet kyçe të kësaj rënie kanë qënë tarifat doganore amerikane dhe oferta e stërmadhe nga Kina, ndërsa faktori i dytë është rritja e beftë e shpenzimeve të energjisë për kompanitë e këtij sektori.

Bashkimi Europian mbetet rajoni i dytë më i madh për prodhimin e çelikut në botë dhe përbën afro 14% të prodhimit global. Megjithatë, prodhimi europian qëndron shumë poshtë nën Azinë, e cila prodhon pothuajse tri të katërtat e çelikut bruto.

Në mënyrë që të mbrojë iondustrinë e saj të çelikut, BE-ja vendos tarifa doganore damping, të cilat në disa raste arritën edhe deri në 90% në disa importe kineze, por kjo rezultoi me orientimin e pjesës më të madhe të prodhimit kinez në tregjet e tjera, ku prodhuesit europianë të çelikut luftonin me konkurencën.

Rënia e prodhimit rrit vartësinë e kompanive europiane nga kërkesat vendore, ndërtimin, prodhimin e automobilëve dhe makinerive – një sërë sektorësh të cilët kanë probleme të mëdha për shkak të procesit serioz të deindustarilizimit në BE dhe për shkak të çmimeve të shtrenjta të energjise. Megjithatë, nëse tregu vendas nuk arrin të absorbojë humbjet nga rënia e eksportit, ndoshta do të duhet të mbyllen disa fabrika.

LUFTA UKRAINASE

Ndërsa lufta amerikane me Iranin është me rëndësi për flukset globale të energjisë, tregtia dhe ekonomia në tërësi, si dhe rreshtimi i ardhshëm i forcave  dhe ndikimi në Lindjen e Afërt, ku lufta ukrainase, për mendimin tim, ka mbetur problemi gjeostrategjik dhe i sigurisë numur një në botë.  Megjithëse Trumpi deshi ta kalonte në shpatullat europiane dhe të fitojë nëpërmjet saj sa të jetë e mundur (industria amerikane e armatimeve, kompanitë amerikane të teknologjisë së lartë) ai kërconin me daljen nga kuadri i administrimit, sa për pafuqinë objektive eurpiane për t’a administruar aq edhe për pakënaqësinë e madhe të fshehur me pozitën e pakëndshme në të cilën e ka shtyrë Trumpi. E ka lënë Europën të ballafaqohet ballë për ballë me superfuqinë bërthamore Rusinë, i ka lënë asaj përkujdesjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën gjatë gjithë kohëzgjatjes së luftës, duke i premtuar ndihmë në rast kundërpërgjigje bërthamore nëse atë e kërcënon Rusia. Krahas kësaj arriti, nëpërmjet levave të NATO-s, militarizimin e shpejtë dhe të shtrenjtë nën kërcënimin e tërheqjes së ShBA-ve nga ajo.

Por, të llogarisësh se ShBA-të do të hyjnë në luftë qoftë me Rusinë, qoftë me Kinën, për shkak të konflikteve në të cilët ai nuk ka objektivisht interesa kyçe kombëtare (këtu bëjnë pjesë edhe Ukraina edhe Taivani – të cilët janë vetëm leva, megjithëse të rëndëishme gjithsesi leva, për cfilitjen (e Rusisë) ose disiplinimin (e Kinës) rivalët e tij globalë dhe asgjë më shumë se kaq), është “fije kashte” tejet e dobët për Europën në rastin “mos e dhëntë Zoti”.  

Që Trumpi nuk dëshiron përshkallëzim të rrezikshëm me rivalët e egër dëshmon edhe ftesa e tij adresuar Vladimir Putinit për të marrë pjesë në samitin e G20 në muajin dhjetor në Florida – ku me shumë qejf do të përgatiste një samit tresh mes atyre të dyve dhe Zelenskit. Tani për tani me sa duket Putini nuk do të shkojë në Majami dhe preferon takimin tresh në Kinë (në samitin e APEC– bashkëpunimi aziatik- oqeani i qetë) i cili do të mbahet më heret, në muajin nëntor, sikurse tha para pak kohësh këshilltari i Putinit për politikën e jashtme Jurij Ushakov. Këtu ka një ndryshim me rëndësi: ky do të ishte takim tresh mes Putinit, Trumpit dhe Xi Jinpingut, pa Zelenskin sepse ai nuk do të jetë atje (dhe nuk ka si të jetë as në G20 sepse Ukraina nuk është antare e asaj organizate, por Trumpi dukshëm ka idetë e tij nëpërmjet të cilave demonstron mbifuqinë amerikane). Tani shtrohet pyetja – a do të dëshirojë Trumpi, në terrenin kinez të zhvillojë bisedime kye mbi ndërtimin e botës dhe fatin e Ukrainës? Përveç kësaj, ai është takuar me Xi-në para pak kohësh në Uashington.

Nga ana tjetër, Putini nuk dëshiron kurrfarë takimi me Zelenskin sëpaku jo para se ekipet e ekspertëve të mos krijojnë kushtet ekskluzive për nënshkrimin e marrëveshjes përfundimtare (përveç kësaj, edhe në nivel zyrtar Moska e “darovit” shpesh Zelenskin me emërtimin “terrorist”, gjë e cila automatikisht pengon mundësinë e kontakteve zyrtare, sëpaku në nivel të lartë). Dhe, të merret me çështje praktike që kanë të bëjnë me angazhimin e ekspertëve dhe jo politikanëve dhe zyrtarëve të lartë – në të vërtetë nuk do të kishte kuptim dhe do të ishte kundërproduktive.

Pentagoni i harron

Edhe një shpullë tjetër nga ana e Trumpit për shtetet e rëndësishme europiane shihet në faktin se javën e kaluar Pentagoni nuk ftoi disa aleatë kyç në samtitin e NATO-s të këtij muaji në Poloni. Të paftuarit janë as më shumë e as më pak por Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe shtetet Balltike. Ky vendim vjen pas kërcënimeve të mëparshme se do të formohet lista e vullnetmirëve dhe jovepruesve politika e të cilëve është e kundërt me prioritetet e presidentit amerikan – sikurse shkruan POLITICO, duke u bazuar në burimet e saj.

Antarët e NATO-s do të diskutojnë mbi të ardhmen e kësaj organizate në takimin në Poloni të cilin e inicoi drejtori për çështjet politike në Pentagon Elbridge Colby. Vendet e ftuara janë Norvergjia, Suedia, Finlanda, Polonia, Gjermania dhe Hollanda, dhe ata e mbrojtën këtë takim, duke e konsideruar nxitës të shndërrimit dhe forum për ide inovative (pritet edhe ftesa adresuar Danimarkës, e cila para pak kohësh e “rregulloi” problemin e Groenlandës).

Për këtë është tejet interesante të pyetet përse shtetet kyçe europiane, në dukje paradoksalisht, luajnë gjithnjë e më ashpër ndaj Rusisë? Me siguri për të testuar vendosmërinë e amerikanëve në rast të sulmit bërthamor rus kundër tyre (por kjo do të ishte çmenduri).

Besoj se është fjala për krijimin e përceptimit mbi kërcënimin rus kundër Europës agresioni i së cilës sa nuk ka nisur (për këtë më shumë në fund të këtij teksti), pavarësisht faktit se Putini dhe shtetarët e tjerë rusë e mohojnë një gjë të tillë përveç rastit të sulmit nga ana e Europës. Për këtë zyrtarët europianë, si kundërargument për këtë qëndrim të Moskës – shërbehen nga deklaratat e dikurshme të Putinit se Rusia kurrë nuk do ta sulmojë Ukrainën por gjithsesi e bëri një gjë të tillë.

Megjithatë, turbullirë në dëshirën për realizimin e një perceptimi si më sipër mbi kërcënimin rus shkaktojnë edhe   deklaratat e zyrtarve europianë dhe mediat e tyre sipas të cilave Rusia po e humb luftën në Ukrainë, meqënëse ushtria e saj që prej pesë vitesh nuk është në gjendje të kapërcejë lumin Dnjepër i cili de facto e ndan Ukraiunën në pjesën lindore dhe perëndimore.  

Prandaj ndoshta këtu është fjala në radhë të parë për dëshirën e metropoleve europiane për forcimin e frikës nga Rusia për të kthyer në luftën ukrainase përsëri në mënyrë aktive ShBA-të ShBA-të nga e cila Trumpi u tërhoq me aq dinakëri- duke zvogluar soje rreziqet e sigurisë për Amerikën nga shpërthimi i një lufte me Rusinë, dhe duke ruajtur levat kryesore për ndikimin në të – përfshirë edhe ndërmjetësimin në kërkimin e një zgjidhjeje paqesore (objektivisht, ndërmjetës në këtë luftë askush tjetër nuk mund të jetë përveç ShBA-ve e cila ka autoritetin e duhur). Të rikthejnë ShBA-të në gjendje të ngjashme sikur ishin në kohën e administratës së Bidenit, kur aleatët në këtë luftë përfaqësoheshin në unison, duke i siguruar njëri tjetrit  ndihmë dhe mbrojtje gjthfarëshe.

Sinqerisht, nuk mendoj se politika europiane (nëse ky është vërtetë qëllimi i saj ) do të japë frytet e kërkuara.

Sepse, kreu shtetëror rus gjithnjë e më shpesh përgjigjet me retorikë akoma më të ashpër për Europën, duke u kujdesur që gjithsesi të mos e irritojë tej mase Trumpin. Kështu, shefi rus i diplomacisë Sergej Lavrov të shtunën, në fjalimin e tij në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së në Nju Jork akuzoi Europën me këto fjalë: “Europa po bën gjithçka që është në fuqinë e saj për të sabotuar bisedimet paqesore të cilat i dëshiron administrata e Trumpit”. Për këtë me 16 shtator shkruante Le Figaro franceze duke pohuar se Moska do t’i arrijë të gjitha synimet e saj në Ukrainë “pvarësisht nga rrethanat”. “Synimet e operacionit special ushtarak do të arrihen, kërcënimi për sigurinë e rusëve do të evitohet dhe jeta e qetë do të rikthehet”, deklaron media në fjalë.

Kërcënimi rus për NATO-n

Edhe një tregues tjetër që Rusia nuk i përzgjedh më fjalët kur dërgon mesazhe për Europën, por e tërë gjëja është bërë tejet serioze – është gjoja kërcënimi e parë rus kundër NATO-s me përdorimin e armës bërthamore në rast bllokade të zonës së Kaliningradit.

Në dokumentin drejtuar NATO-s dhe vendeve kryesore europiane antare të saj (u’a dorëzuan personalisht ambasadorët rusë në Bruksel – në selinë e NATos, Londër dhe Dublin (Irlanda, momentalisht është kryesuese e BE-së) gjë që forcon seriozitetin në raport me njoftimet klasike nëpëmrjet MPJ-ve), Moska akuzonte aleancën për “drejtim të rrezikshëm dhe të pamenduar” i cili sjell “rreziqe të mëdha për shpërthimin e konflikitit të drejtpërdrejtë luftarak”. “Rusia do të jetë e gatshme të përdorë tërë forcat dhe arsenalin e saj të mjeteve, përfshirë edhe armët bërthamoire për mbrojtjen e territorit të saj nëse vendet e NATO-s ndërmarrin çfarëdolloj përpjekjesh të orientuara në izolimin e rajonit të Kaliningradit nga pjesa tjetër e vendit”, nënvizohet në notën diplomatike. Në dokument nënvizohet se kjo përfshin edhe mundësinë e “goditjes ruse në selitë e marrjes së vendimeve të shteteve antare menjëherë në fillim të konfliktit”.

Me këtë të fundit Moska bën me dije se nuk dëshiron të ndëshkojë qytetarët e Europës të cilët nuk janë fajtorë për asgjë, as vendosin  për asgjë (sikurse edhe ata në Rusi dhe(ose) Ukrainë të cilët gjithashtu nuk pyeten për asgjë), domethënë të asgjësojë qytete të tëra, por do të ndëshkojë vendimmarrësit e vendimeve strategjike për të cilët gjykon se përbëjnë  kërcënim për sigurinë kombëtare ruse.

Por e tërë kjo histori ka nisur diçka më heret. Dhe kjo nëpërmjet dy ngjarjeve:

Para afro një muaji NATO-ja kreu stërvitje ushtarake ajrore mbi Poloninë Verilindore, në afërsi të Kaliningradit, e cila përfshinte avionë luftarakë amerikanë dhe norvegjezë: avionë vëzhgues të NATO-s E-3A Sentry AWACS, tankerë për furnizimin me karburant në fluturim e sipër dhe avioni amerikan për luftën elektronike EA-37B. Vlerësimet tregojnë se numuri i avionëve të përfshirë në këtë stërvitje ishte diku mes 25 dhe 50. Qëllimi i stërvitjes ishte përmirësimi i ndëroperabilitetit mes forcave aleate dhe të trajnohej skenari i operacioneve të përbashkëta ajrore.

Para dy javësh, gjatë vizitës në Kiev, ministri polak i punëve të jashtme Radosllav Sikorski i bëri thirrje NATO-s për intensifikimin e stërvitjeve në afërsi të Kaliningradit- në mënyrë që Rusia t’i  zhvendosë atje forcat nga fushëbeteja e Ukrainqës dhe soje të zvoglojë presionin ndaj forcave ukrainase. Kjo është justifikuar me faktin se në enklavcën ruse Kaliningrad “praktikisht nuk ka forca ushtarake”.

Dihet se normalisht Rusia nuk mban shumë  ushtarë në kufi me vendet e NATO-s. Arësyeja është se Moska, në rast të një sulmi nga ana e aleancës Veriatlantike në territorin rus, nuk synon të përdorë metodat e luftës klasike, por përdorimin  e armës bërthamore. Nga ana tjetër edhe Putini e Lavrovi këtë kanë bërë tashmë qartazi me dije, ndërsa Lavrovi e përsëriti edhe para pak kohësh – duke thënë se lufta mes Rusisë dhe Europës do të ishte “shumë e shkurtër”: – nënkuptohet bërthamore.

Pikërisht këtë të fudnit pushteti rus tani e pohoi edhe zyrtarisht, nëpërmjet notës zyrtare me paralajmërime me ambasadorët e saj. Diçka të ngjashme kanë bërë shpesh gjatë historisë diplomatët e shteteve të mëdha – duke dorëzuar nëpërmjet zyrtarëve diplomatikë të shteteve ku ata veprojnë nota për shpalljen e luftës. Në rastin konkret fjala është – faleminderës Zotit, për paralajmërim se kjo mund të ndodhë nëse… Ambasada ruse në Irlandë njoftoi se “janë shfaqur informacione se NATO-ja po përgatit bllokadën ajrore dhe detare të Kaliningradit dhe të rajonit të Kaliningradit”.

“Nuk duhet patur dyshime: Rusia do të jetë e gatshme të përdorë tërë arsenalin e saj, përfshirë edhe armët bërthamore, për mbrojtjen e territorit të saj nëse vendet e NATO-s përpiqen të izolojnë rajonin  Kaliningradit nga pjesa tjetër e vendit. Në një skenar të tillë rreziku nga konflikti i armatosur është i lartë, dhe probabiliteti që Rusia të ndërmarrë goditje preventive kundër qendrave të marrjes së vendimeve në vendet e Aleancës, madje edhe në fazën e hershme të konfliktit, është shumë i lartë” shkruhet në deklaratë.

Kremlini pohoi në vërtetim të kësaj se pikërisht kjo mënyrë veprimi është futur në doktrinën bërthamore ruse.

“Diplomatët rusë u kujtojnë kokave të ndezura në Europë se përgjigja bërthamore ndaj bllokadës së mundshme të Kaliningradit është fiksuar në doktrinën ruse”, tha zëdhëndësi i Putinit Dmitrij Peshkov duke komentuar deklaratën e ambasadës ruse në Irlandë.

Krahas deklaratës publike, Rusai i dërgoi letër NATO-s në të cilën shpall gatishmërinë për përdorimin e armës bërthamore në rast përpjekje për bllokadën e Kaliningradit.

“Kjo është hera e parë që nga koha e Luftës së Ftohtë që Rusia na kërcënin në këtë mënyrë. Pra, situata është serioze”, tha për Reuters-in një zyrtar i lartrë europian i mbrojtjes.

NATO-ja u përgjigj me deklaratën:

 “NATO është aleancë mbrotjëse. Asnjë prej stërvitjeve të NATO-s apo aktiviteteve të saj nuk përbën kërcënim për territorin rus. I bëjmë thirrje Rusisë të ndërpresë invazionin në Ukrainë i cili nuk është shkaktuar nga asgjë. I bëjmë thirrje Rusisë që të përmbahet nga sjellja e saj e pamenduar mirë ndaj vendeve antare të Aleancës dhe të ndërpresë retorikën e saj të papërgjegjshme bërthamore”, shkruhet në deklaratën e Aleancës.

Konkluzion i shkurtër

Duket qartë se Moska ka vendosur ta ashpërsojë tej mase retorikën politike me paralajmërimin për kataklizëm të mundshme, me synimin për të shkaktuar frikë te qytetarët europianë në radhët e të cilëve gjithsesi po rriten qëndrimet pacifiste (u pa qartë në zgjedhjet lokale në Gjermani dhe thyerjet politike në Francë e më parë në Bullgari- nëpërmjet forcimit të forcave të ekstremit të djathtë – të hapura për dialog me Rusinë).

Njëkohësisht, elitat drejtuese europiane e inorojnë plotësisht rrezikun e shërthimit të luftës bërthamore pavarësisht nga retorika e tyre antiruse dhe lëvizjet e rezikshme për mbështetjen dhe ndihmën dhënë Ukrainës në sulmet kundër Rusisë por edhe kundër anijeve të cilat transportojnë naftë ruse sido që ato të emërtohen (flota e fshehtë, flotë në hije) – gjë e cila e irriton shumë Moskën.

Përse e injorojnë? Ndoshta për atë që, retorika e tyre e ashpër dhe Rusia si kërcënim, u nevojiten për justifikimin e militarizimit masiv të Europës, ndërsa frika nga lufta bërthamore, nëse edhe vetë e pranojnë – i shkon për shtat gjithnjë e më shumë pacifizmit. (Duhet shtuar se militarizimi masiv i Europës nuk është as në interesin e vetë rusëve, gjë të cilën ata nuk e fshehin, sepse do t’i detyronte me vigjilencë të përhershme dhe shpenzime shtesë për sigurimin e kufinjve të tyre perëndimorë, duke ulur soje mundësinë e projeksionit të fuqishëm të interesave ruse në pjesë të tjera të botës ku ata përplasen me ato amerikane).

Pra, injorimi i rrezikut nga ana e elitave sunduese europiane niset nga dy pozicione:

i pari, pacifisëtët, për shkak të frikës së justifikuar, në vend të luftës (të cilën një sërë zyrtarësh të shteteve të BE-së ka kohë që e paralajëmrojnë deri në vitin 2028, 2029, 2030…) por në mënyrë krejt logjike do të kërkonin dialog me Rusinë të parandalojnë luftën, e soje militarizimi me këtë vëllim me siguri do të ishte i panevojshëm (nga ana tjetër lufta nuk i duhet as Rusisë e cila edhe kështu me këtë ukrainasen është cfilitur mjaftueshëm) dhe do të shpinte në zvoglimin e të drejtave shoqërore por edhe rënien e standartit të qytetarëve të BE-së.

e dyta, nëse të gjithëve u është bërë e qartë se Rusia, në rast lufte me Europën, do t’a godasë me armë bërthamore, e soje kurrfarë militarizimi i Europës me armë klasike nuk do të kishte kurrfarë kuptimi sepse fitimtari do të njihej që më përpara (dhe është fjala pikërisht për armatosje klasike, sepse amerikanët nuk e lejojnë Europën të ndërtojë çadrën e saj bërthamore, por atë e ruajnë ekskluzivisht për vete, duke e ditur mirë se në rast të kundërt Europa do të niste pavarësimin gjeopolitik, domethënë do të bëhej një konkurent serioz i Amerikës, pa patur nevojë t’u nënshtrohet inetersave apo tekave të presidentit amerikan)

Për këtë elitat europiane gjenden edhe para një problemi. Në Rusi, jo vetëm që nuk ka rryma serioze pacifiste të cilat duhej të formoheshin, sipas pritmërive të tyre, për shkak të sulmeve të shpeshta ukrainase me dronë nëpër infrastrukturën ruse këtë vit, por qytetarët e atjeshëm me entuziazëm dhe padurim i kanë pritur përgjigjet shkatrrimtare ruse që nga fillimi i muajit korrik të këtij viti e deri tani nëpër infrastrukturën ukrainase. Njëkohësisht, një pjesë e madhe e tyre janë të gatshëm të pranojnë çfarëdo lëvizje që mund të ndërmarrë pushteti për arritjen e përfundimit të luftës sipas kushteve të Rusisë – gjë e cila përfshin edhe përdorimin e armës bërthamore.

Për atë, përse është kështu, do të shkruajmë një herë tjetër.

Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

German Foreign Minister Johann Wadephul speaks at the Warsaw Security Forum. Photo: Jörg Blank/dpa
Bota

Wadephul: Rusia duhet të bëjë “hapin e parë” për një armëpushim energjetik në Ukrainë.

13 Tetor, 2026
Bota

Iluzioni i paqes: Armëpushimi në Gaza, përmendore e hipokrizisë së botës

12 Tetor, 2026
Bota

Trump njofton armëpushim energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky thotë se nuk ishte në dijeni

11 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Shteti në rënie të lirë? Tirana në flakë, kryeministri Rama hesht

14 Tetor, 2026

SHBA-të “harrojnë” Europën”;  Trumpi dhe Putini “kërcejnë tango”

14 Tetor, 2026

Tirana në flakë, “triada bermudiane” në panik!

14 Tetor, 2026

Ambasada britanike: E drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës

14 Tetor, 2026

Dita e dytë e protestës studentore në Tiranë, bojkot në universitete, përplasje me policinë dhe zjarre

14 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.