• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
12 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

    Ministri Hoxha: Shqipëria në solidaritet me Francën pas sulmeve kibernetike iraniane

    Rama në Paris: Europa duhet të përballet me “djallin” e medieve sociale

    Kryeministri Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

    Presidenti Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

    SPAK nis hetimet për “The Albanian Files”, në kallëzim përfshihet kryeministri Edi Rama

    Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”

    Protestat në Tiranë përshkallëzohen, përplasje mes studentëve dhe policisë,

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të Izraelit, Ohad Kaynar, me rastin e paraqitjes së kredencialeve

  • SOCIALE / KULTURË

    PORTRET I PAAUTORIZUAR

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    MBRETI ËSHTË LAKURIQ!

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    27 December 2024, Berlin: German President Frank-Walter Steinmeier speaks during a press conference. Steinmeier has announced the dissolution of the German Bundestag. as well as set the date for early elections on February 23. Photo: Soeren Stache/dpa

    Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier uron presidenten Shiroka-Pula

    Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

    Ministri Hoxha: Shqipëria në solidaritet me Francën pas sulmeve kibernetike iraniane

    Rama në Paris: Europa duhet të përballet me “djallin” e medieve sociale

    Kryeministri Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

    Presidenti Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

    SPAK nis hetimet për “The Albanian Files”, në kallëzim përfshihet kryeministri Edi Rama

    Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”

    Protestat në Tiranë përshkallëzohen, përplasje mes studentëve dhe policisë,

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të Izraelit, Ohad Kaynar, me rastin e paraqitjes së kredencialeve

  • SOCIALE / KULTURË

    PORTRET I PAAUTORIZUAR

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    MBRETI ËSHTË LAKURIQ!

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    27 December 2024, Berlin: German President Frank-Walter Steinmeier speaks during a press conference. Steinmeier has announced the dissolution of the German Bundestag. as well as set the date for early elections on February 23. Photo: Soeren Stache/dpa

    Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier uron presidenten Shiroka-Pula

    Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home Bota

Raporti BE-Rusi në kontekstin e Ukrainës: marrëveshje apo skenar fatal

12 Nëntor, 2026
in Bota
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zoran Meter-geopolitika.news

Në Abu Dabi përfundoi takimi dyditor i delegacioneve ruse dhe ukrainase me ndërmjetësinë e Shteteve të Bashkuara. Temë primare e bisedimeve ishte arritja e  sigurisë ukrainase dhe ruse, dhe në përgjithësi sigurisë strategjike të kontinentit europian.

Do t’i përshkrauj shkurtimisht: bisedimet ishin më serioze se më parë, përfshirë edhe temën e re e cila ka të bëjë me arkitekturën e ardhshme europiane, e cila zgjon një shpresë, por rruga deri te fundi është e gjatë dhe e panjohur.

Ajo që u arrit konkretisht ishte vetëm marrëveshja për shkëmbimin e një numuri të madh ushtarësh të zënë robër (nga njëmijë për secilën palë), gjë e cila gjithsesi është lajm i mirë por i pamjaftueshëm në kontekstin e asaj se ku duhet të shpinin këto bisedime sipas asaj që prisnin (përfytyronin) të tri palët. Gjithashtu u bë reale (sëpaku deri tani) edhe ajo që kam pas paralajmëruar kaherë në analizat e mia: zyrtarët europianë gjatë bisedimeve në Abu Dabi i informoi përfaqësuesi ukrainas Umarov, duke patur parasysh se delegacionit europian nuk i’u mundësua ulja në tryezën e bisedimeve.

Meqë po flasim për delegacionin ukrianas, para se t’i përkushtohem analizës së detajuar, po informoj për fjalët e David Arakhamit në konferencën për media sëbashku me antarët e delegacionit amerikan, i cili tha se vendimi përfundimtar mund të merret para fundit të vitit. Tha se ky raund bisedimesh “ishte një nga më të vështirët” dhe se “rusët erdhën me direktiva shumë të ashpra, e soje ishte e vështirë të zbutej debati”. U bëri thirrje në mënyrë të veçantë Steven Witkoffit dhe Jared Kushnerit që të merren vesh për bisedime të reja “sa më parë të jetë e mundur”.

Në të njëjtën konferencë, Kiril Budanov, shefi i Zyrës së presidentit ukrainas, refuzoi t’i përgjigjej pyetjes nëse palët kanë biseduar për tërheqjan e ushtrisë ukrainase nga Donbasi. Deklaroi se përmbajtja dhe rezultati i bisedimeve nuk do të bëhen publike derisa të përcaktohet ecuria. “Ka rëndësi vetëm rezultati. Kur t’a arrijmë do të shpallet pubnlikisht”, bëri me dije Budanovi.

Paralajmërimet europiane nuk u vërtetuan

Ajo që pati tërhequr vëmendjen mediatike në lidhje me bisedimet disa ditë më parë ishin deklaratat e disa zyrtarëve europianë (ministrit gjerman dhe atij francez të punëve të jashtme), dhe më pas edhe zyrtarëve më të lartë të Bashkimit Europian – e presidentes së Komisionit Europian Ursula van der Leyen dhe kreut të diplomacisë së BE-së Kaja Kallas – mbi dërgimin e  delegacionit europian për bisedime në në Abu Dabi, megjithëse për këta bisedime kishin rënë dakord Uashingtoni, Moska dhe Kievi, duke nënvizuar se bëhej fjalë për format ekskluziv tresh.

Shefi francez i diplomacisë Jean-Noël Barrot,  me 8 nëntor në një intervistë për RTL-në, deklaroi se Franca, si edhe Europa do të marrin pjesë në takimin trepalësh. Për më shumë! Pyetjes së drejtpërdrejtë nëse në këtë rast do të ulen në tryezën e bisedimeve i’u përgjigj “absolutisht”. Shtoi edhe se vendet europiane javëve të fundit i’a kanë bërë qartazi me dije qëndrimin e tyre ndërmjetësit amerikan, duke, theksuar se asnjë diskutim mbi të ardhmen e kontinentit “nuk duhet të injorojë pritmëritë dhe kërkesat europiane”.

Dhe e gjithë kjo do të ishte në rregull nga këndvështrimi europian nëse Moska nuk do të kishte këmbëngulur në qëndrimin e saj, sipas të cilit në këtë takim nuk kishte vend për përfaqësuesit europianë. “Ata mund të blejnë  biletat e avionit” dhe “mund të vinë në Abu Dabi e të qëndrojnë në hotel”- janë cituar frazat e zyrtarëve të lartë rusë një ditë para takimit.  Konkretisht të ministrit rus të punëve të jashtme Sergej Lavrov dhe zëvendësit të tij njëkohësisht edhe një prej diplomatëve më të fortë rusë në përgjithësi Sergej Rjabkov. Ky i fundit udhëheq departamentin për ShBA-të në MPJ ruse dhe është personi i ngarkuar me temën e armatimeve strategjike ose më mirë të themi me sigurinë strategjike dhe i cili para disa vitesh ka udhëhequr bisedimet me amerikanët në lidhje me këtë çështje, konkretisht në muajin janar dhe shkurt të vitit 2022. Pikërisht Rjabkovi tani, për herë të parë, është përfshirë në përbërjen e delagacionit të zgjeruar rus i cili arriti në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), gjë e cila ishte e qartë pas takimit të javës së kaluar të Këshillit rus për sigurinë nën drejtimin e Vladimir Putinit i cili miratoi negociatorët dhe u përcaktoi kuadrin jashtë të cilit bisedimet nuk duhet të kalojanë.   

Me fjalë të tjera, përfaqësuesit europianë, përsëri, si edhe shumë herë deri tani kur është fjala për takime me ndërmjetësinë e ShBA-ve, mbetën jashtë tryezës.

Delegacioni laraman europian flet për një problem të madh

Ma merr mendja se zyrtarët europianë kësaj here kanë marrë instruksione nga Uashingtoni se munden (ndoshta edhe duhet patjetër, sepse edhe ShBA-të kanë interes për të rritur presionin ndaj delegacionit rus) të vinë në Abu Dabi, porse nuk do të ulen në tryezë sepse një gjë e tillë automatikisht do ta minonte takimin duke patur parasysh qëndrimin e mësipërm rus. Sepse ShBA-të konultohen për gjithçka me aleatët europianë, si edhe për gjithçka konsultohet me ata, dhe me ShBA-të, Ukraina. Nga ana tjetër, qëndrimi i zyrtarëve europianë se duan të jenë të pranishëm në tryezën e bisedimeve është plotësisht i kuptueshëm, sepse neve në Europë kurrsesi nuk e kemi të qartë sesi mund të bisedohet për sigurinë e kontinentit europian, e le më pastaj të arrihen marrëveshje, pa përfaqësuesit tanë.

Kësisoj, më në fund, në Abu Dabi arriti një delegacion europian laraman, i cili përbëhej nga këshilltarët për sigurinë kombëtare të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Britanisë së Madhe, përfaqësuesit të Këshillit të BE-së (ndoshta kam harruar ndokënd). Megjithatë nuk u ulën në tryezën e bisedimeve sikurse i pati pretmuar gazetarit të RTL-së Jean Noël Barroti. Për këtë e kam të vështirë t’i përfytyroj ndjesitë e tyre ndërsa në një sallë të veçantë, si të leçitur, prisnin informacione ose “dromca nga tryeza”, mbi atë që po bisedon “treshja e madhe” dhe nëse do t’i informojnë bash në manyrë të saktë apo do t’u “bien kokës europianëve”.

Natyrisht, në gjithë këtë histori është fatal fakti që Europa (BE+antarët europianë të NATO-s) që prej gati një viti nuk është në gjendje të gjejë përfaqësuesin e saj të përbashkët dhe të besueshëm për bisedime të këtij lloji, ose më mirë të themi për bisedime me kreun rus Vladimir Putin, gjë që para pak kohësh, paralajmëronte në letrën e saj Giorgia Meloni. Në një analizë të kahershme pata sjellë në kujtesë deklaratën e Henri Kizingerit kur shprehej “cilin  duhet të thërras kur dëshiroj të flas me Europën”, e cila tani po vërtetohet më së miri në praktikë.  

Një fakt i tillë tregon qartë sesa të ndryshme janë interesat edhe vetë shteteve të Europës kur vjen puna të lufta ukrainase, mbi të ardhmen e raporteve me Rusinë, por edhe për atë të raporteve me ShBA-të gjë e cila në rastin  konkret nuk është temë megjithëse ajo ekziston që ç’ke me të.  

Në përgjithësi edhe nuk e përjashtoj faktin se larmania negociuese europiane (e cila si e tillë kurrë nuk do të arrijë të ulet në tryezën e bisedimeve sepse ajo do të duhej të ishte tejet e gjatë), i shkon për shtat edhe Rusisë dhe vetë ShBA-ve. ShBA-ve, sepse në këtë rast e ka më të lehtë t’a mbajë Europën për qafe, ndërsa Rusisë – si pohim i tezës së saj se Europa është e paaftë për negociata dhe se në përgjithësi nuk e dëshiron paqen.

Merzi më keq se Trumpi

Sekretari i Shtetit Marco Rubio një ditë pata takimit në EBA u shpreh se Europa duhet të ulet në tryezën e bisedimeve në një fazë të caktuar të negociatave që kanë të bëjnë me sigurinë strategjike (nuk saktësoi se në cilën fazë), po i tillë është edhe qëndrimi i Donald Trumpit.

Amerikanët i ftuan përfaqësuesit europianë në takime të ndara pas kulisave – ata do të luajnë rolin kyç në të gjithë arranzhimet e sigurisë së pasluftës. ShBA-të gjithashtu dëshirojnë të vendosin një kanal të tretë mes vendeve europiane dhe Rusisë në mënyrë që të gjejnë një mënyrë të re për uljen e tensioneve dhe parandalimin e konflikteve. Disa vende europianë janë të kujdesshme ndaj kësaj ideje, sepse i frikësohen dobësimit të NATO-s.

Për këtë mendoj se fjala mbi lëvizjen e Trumpit, i cili, mes tjerash, dëshiron të parandalojë sulme të reja të demokratëve të forcuar pas shpalljes së fitores në meszgjedhje, sulme të cilat – sikur të mos e bëjë një gjë të tillë – do të shkonin në drejtimin e akuzës se Trumpi dëshiron t’ia shesë Ukrainën Putinit dhe të tradhëtojë aleatët europianë dhe interesat e tyre. Sepse, Trumpi, elitën aktuale politike udhëheqëse europianë e konsideron të paaaftë dhe të barabarta me demokratët europiane (për këtë të dytën ndoshta ka të drejtë sepse, mes tjerash, të gjithë me radhë bënë me të madhe tifozllëk për demokratët në zgjedhjet e para pak kohëve, dhe nuk e fshehën entuziazmin për fitoren e demokratëve) dhe pret zhvendosjen e Europës djathtas në mënyrë që me forcat e reja të merret vesh për të ardhmen e Europës dhe të botës ashtu sikurse i shkon për shtat interesave amerikane (mendoj se këtu nuk kemi të bëjmë me interesat e tij personale, por me strategjinë e ShBA-ve e cila nuk është se do të ndryshojë shumë madje edhe në rast të fitores së kandidatit demokrat në zgjedhjet presidenciale të pas dy viteve, domethënë atë që Trumpi “përfiton” tani nga Europa nuk është se do t’i kthehet më asaj kushdo që të jetë president në të ardhmen).

Nuk duhet harruar se zgjedhjet presidenciale në Francë janë planifikuar të mbahen në fundin e muajit prill të vitit të ardhshem dhe se tani për tani udhëheq bindshëm kandidatja e së djathtës ektreme Marine Le Pen, skenar i ngjashëm mund të ndodhë edhe në Spanjë, në Poloni gjendja po vlon mes kryeminsitrit majtist probrukselian dhe presidentit djathtist proamerikan, ndërsa në Gjermani zgjedhjet janë planifikuar të mbahen në vitin 2029, por popullariteti i kancelarit Friedrich Merz shtë në shifrën katastrofike prej 13% ndërsa punën e tij nuk e mbështet fare 82% e gjermanëve. (E krahasur me 32%-shin e tanishëm të Trumpit të cilin mediat dhe rivalët e tallin se është historikisht më e ulëta mund ta keni të qartë pozitën e Merzit).  

Ukrainës i digjet trualli nën këmbë

Nga ana tjetër është e vështirë të besohet se Ukraina ka kohë të presë rreshtimet e reja politike në Europë. Lufta po shkatërron ekonominë, energjetikën dhe infrastrukturën e saj të transportit, ndërkohë që dimri sa nuk ka ardhur. Para katër ditësh rusët goditën Urën Veriore në Kiev, në të cilën, tri nga katër korsitë janë nxjerrë jashtë funksionimit, gjë e cila krijon vështirësi të papara në qarkullimin e kryeqytetit, dhe, sikurse njoftonte dje një deputet në parlamentin ukrainas – sulmet kundër urave të qytetit kërcënojnë me ndarjen e Kievit në dy pjesë, ndërsa asnjëra nga urat e planifikuara ponton nuk është se mund të ndihmojë shumë. Sidomos nëse ndërpritet qarkullimi i metrosë mes bregut të majtë dhe të djathtë të këtij metropoli tremilionësh.

Nga ana tjetër Trumpi definitivisht dëshiron ta përfundojë luftën ukrainase në mënyrë që të mos mbetet i kujtuar në histori si nisës i luftës iraniane e cila i ka sjellë ShBA-ve probleme të mëdha gjeopolitike dhe – përse të mos e themi (meqënëse kjo luftë ende nuk ka përfunduar)- deri në dështimin e ShBA-ve duke patur parasysh se ndër objektivat e vëna në fillim të luftës, asnjëri nuk është arritur. Trumpin  dhe ShBA-të në këtë luftë mund t’i shpëtojë vetëm ndonjëfarë marrëveshje me Teheranin rreth parandalimit, ose sëpaku kontrollit të rreptë, të programit bërthamor iranian. Kjo gjithsesi vështirë se mund të ndodhë pa ndihmën e Rusisë.

Për këtë më duket se bisedimet në Abu Dabi po zhvillohen me një dozë më të madhe serioziteti dhe dëshire për përparim, megjithëse kjo do të kërkojë akoma kohë dhe mund.

Ja përse!

Europa qëndron fort në pozitat e saj për të cilat Moska as dëshiron të diskutojë; Ukraina qëndron në të sajën

Qëndrimi i zyrtarëve europianë në përgjithësi nuk ka ndryshuar aspak në raport me atë të mëparshmin, qysh nga vitit i kaluar dhe propizimit të parë të Trumpit për paqe. Ata (formalisht edhe Kievi e mbështet këtë pozicion) nënvizojnë se më parë duhet arritur armëpushimi dhe më pas mund  të arrihet një marrëveshje për gjithçka tjetër – mbi përfundimin e luftës, mbi garancitë e sigurisë dhe arkitekturën e sigurisë.

“Qëndrimi i Europës është se nuk mund të ketë bisedime me Rusinë mbi të ardhmen e asaj që quhet ‘siguri në Europë’, ndërsa në Ukrainë të mos arrihet armëpushimi”- tha shefi i diplomacisë europiane Barrot.

Në prag të bisedimeve në Abu Dabi, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se BE-ja do t’u kundërvihet diskutimeve mbi arkitekturën e sigurisë europianë derisa të nënëshkruhet një marrëveshje për ndërprerjen e luftimeve në Ukrainë.

Qëndrimi rus është i njohur prej kohësh: asnjë armëpushim, por marrëveshje mbi ndëprerjen e plotë të luftës dhe arkitekturën sigurisë. Armëpushimi, sikurse theksojnë zyrtarët rusë, vetëm do t’i jepte kohë Kievit ndërsa Europës shansin për armatosjen përsëri të Ukrainës deri në fazën pasardhëse të luftës. Përsa i përket arkitekturës së sigurisë në kontinent, Moska hedh poshtë pohimet e BE-së se Europa e modelon vetë arkitekturën e saj të sigurisë dhe se për këtë asaj nuk i nevojitet Rusia (UvdL, Kaja Kallas), sepse arkitektura që modelojnë NATO dhe vetë BE-ja, është gjithsesi e orientuar në parandalimin e Rusisë.

Për këtë Moska shprehet se Rusia përbën një pjesë me rëndësi të kontinentit europian dhe për më shumë është superfuqi bërthamore, dhe se, nëse nuk merren parasysh frika dhe interesat ruse, nuk mund të flitet për kurrfarë sigurie në Europë. Moska kujton se një gjë të tillë e patën kuptuar mirë ish BRSS-ja dhe ShBA-të gjatë kohës së Luftës së Ftohtë, duke e ditur mirë se mbështetja këmbëngulëse vetëm në interesat e veta të secilit heret apo vonë do të çonte në luftën  e tretë botërore – dhe se për këtë u patën  themeluar formatet që kishin të bënin me sigurinë e përbashkët. Si puna e Konferencës së Helsinkit, Konferenca e Vjenës, OSBE-ja.

Zyrtarët ukrainas gjithsesi nënvizojnë prioritetet e tyre për bisedime: ndërprerja e luftimeve në sektorin energjetik dhe të qarkullimit detar dhe organizimi i samitit trepalësh në të cilin do të merrnin  pjesë Trumpi, Putini dhe Zelenski. Gjithashtu nuk duan të merret në shqyrtim heqja dorë nga territori i tyre.

Rjabkov paralajmëroi Europën; foli edhe kryeministri norvegjez

Një ditë para nisjes së bisedimeve në Abu Dabi zëvendësministri rus i punëve të jashtme, i cituar më sipër, Sergej Rjabkov tha, duke marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët me titull: “Demilitarizimi i Europës: Çfarë të bëhet më tej?” të mbajur nën patronazhin e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Europian (OSBE), se vendet perëndimore diskutojnë mbi mundësinë e konfliktit luftarak në Europë sikur ai të ishte “pothuajse i përcaktuar që më parë dhe i paevitueshëm”. Tha me këtë rast se Rusia nuk përbën kërcënim për askënd dhe se nuk ka plane për të sulmuar cilindo vend fqinjë në një perspektivë të afërt, të mesme dhe afatgjatë, duke shtuar se Moska “do të jetë e detyruar të përgjigjet” nëse ekspozohet me agresionin.  

Për më shumë, duke folur për kërcënimet europiane ndaj interesave ruse në Detin Balltik, anijet tregtare ruse, stërvitjet ushtarake nën egjidën e bllokadës së enklavës së Kaliningradit – Rjabkovi e paralajmëroi Europën të ndalë ose “kërcënohet nga skenari fatal”.

Ndërkohë, të mërkurën foli edhe kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre duke deklaruar për televizionin e atjeshëm NRK se nuk përjashton mundësinë që ai dhe presidenti finlandez Alexander Stubb të zhvillojnë një bisedë tjetër telefonike me presidentin rus Vladimir Putin dhe se atij i “bëhet qejfi që Norvegjia dhe Finlanda e kanë pranuar këtë sfidë”

Biseda paraardhëse është zhvilluar me 27 tetor, jo shumë kohë pas takimit të emisarëve të Trumpit në Oslo me Zelenskin, me zyrtarët e lartpërmendur nordikë dhe disa përfaqësues të Bashkimit Europian mbi iniciativën e re të presidentit amerikan për përfundimin e luftës. Disa zyrtarë europianë i kanë kritikuar nordikët për shkak të asaj bisede – ndër të tjerë edhe kryeministrja daneze dhe kolegu i saj suedez.

Ajo që vërejta unë në lidhje me bisedën e mësipërme telefonike, është se në ndryshim me Danimrkën dhe Suedinë luftarake – nuk bëzajtën fare Londra, Parisi dhe Berlini.

Duket qartë se kjo betejë e madhe shahu rreth luftës ukrainase, e cila po zgjat pothuajse tash pesë vite, po hyn në një fazë vendimtare politike. Për këtë Moska dukshëm nuk ka ndërmend të ndalojë sulmet e saj gjë që do të thotë se edhe Ukraina nuk ka për të ndaluar të sajat. Në fund, heret apo vonë gjithçka do të përfundojë me realizëm, do apo nuk do ndokush. Sepse alternativa e realizmit është lufta e tretë botëore ose më mirë të themi kataklkizma. Absurdi qëndron në atë se të gjithë në Europë e kuptojnë mirë një gjë të tillë, por gjithsesi nuk ka lëvizje pozitive.

Vetë Bashkimi Europian, verën e vitit 2025, vullnetarisht dhe krejt lehtë, si të thuash “pa shkrehur një fishek”- mori mbi vete ngarkesën e fuqisë e cila po zhytet thellë e më thellë në luftë, duke marrë rolin e financuesit dhe furnizuezit kryesor të Ukrainës me armë amerikane të cilat i blen për këtë qëllim. Me këtë i ka hyrë një valleje të rrezikshme, buzë hyrjes në luftë direkte me Rusinë, dhe e gjitha kjo, pa kurrfarë garancie të fortë se asaj në këtë rast ShBA-të do t’i sigurojnë mbrojtjen përkatëse ose më mirë të themi do të hyjnë në luftë me Rusinë për të.

Kur të arrijnë Steven Witkoff dhe Jared Kushner në Rusi për bisedime me Putinin, do të bëhet e qartë se për çfarë janë marrë vesh Uashingtoni dhe Moska në këto dy ditë në Abu Dabi dhe do të vazhdojnë të negociojnë – larg syve të shqetësuar të urtakëve europianë. Ata, nëse një gjë e tillë u’a bën qejfin, do t’i informojë mbi gjithçka Zelenski.

Me që ra fjala, natyrisht, me këtë rast Zelenski do të kërkojë nga BE-ja mjete të reja financiare për buxhetin ukrainas, i cili për Europën po shndërrohet me shpejtësi në një “gropë të zezë”. Por gropë, e cila edhe më tej është e gatshme të mbushet me kredi dhe hua të reja, gjë e cila po shkakton edhe një përçarje të re të brendshme mes kancelarit gjerman Merc dhe antarëve lindorë të Unionit – Çekisë, Hungarisë, Sllovakisë dhe Bullgarisë.

Por kjo tashmë është temë më vete.

Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

Germany's Chancellor Friedrich Merz speaks to the media as he arrives for the European Political Community (EPC) summit at the Convention Centre Dublin. Photo: Ansgar Haase/dpa
Bota

Merz: Tashmë topi është në fushën e Putinit për të çuar përpara bisedimet e paqes për Ukrainën.

12 Nëntor, 2026
Bota

Jensen Huang largohet nga Nvidia pas 33 vitesh, në mes të skandalit të dyshuar të spiunazhit kinez

12 Nëntor, 2026
Bota

Witkoff dhe Kushner mbërrijnë në Moskë për bisedime me Putinin mbi luftën në Ukrainë

12 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Germany's Chancellor Friedrich Merz speaks to the media as he arrives for the European Political Community (EPC) summit at the Convention Centre Dublin. Photo: Ansgar Haase/dpa

Merz: Tashmë topi është në fushën e Putinit për të çuar përpara bisedimet e paqes për Ukrainën.

12 Nëntor, 2026

Jensen Huang largohet nga Nvidia pas 33 vitesh, në mes të skandalit të dyshuar të spiunazhit kinez

12 Nëntor, 2026

PORTRET I PAAUTORIZUAR

12 Nëntor, 2026

Raporti BE-Rusi në kontekstin e Ukrainës: marrëveshje apo skenar fatal

12 Nëntor, 2026

Nuk mjafton vetëm protesta dhe revolta, duhet edhe alternativa e ndryshimit!

12 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.