Nga 18 deri më 19 nëntor do të zhvillohet në Shenzhen të Kinës Takimi i 33-të i Liderëve Ekonomikë të APEC-ut. Kjo shënon herën e tretë që Kina organizon Takimin e APEC-ut. Në prag të kësaj veprimtarie, të martën në orën 19:27 filloi të transmetohet dokumentari serial “Udhëtimi i shkëlqyer i APEC-ut” në kanalin CCTV-9 të Grupit Mediatik të Kinës (CMG).
APEC-u mbështet rajonalizmin e hapur dhe vazhdon të promovojë liberalizimin dhe lehtësimin e tregtisë dhe investimeve. Me 37 % të popullsisë globale, APEC-u tani kontribuon për 61 % të rritjes ekonomike globale. Azi-Paqësori është bërë rajoni më dinamik dhe një nxitës kryesor i rritjes ekonomike globale.
Ekipi realizues i dokumentarit “Udhëtimi i shkëlqyer i APEC-ut” u nis nga Kina dhe kapërceu të dyja brigjet e Oqeanit Paqësor, duke u thelluar në 21 ekonomitë anëtare të APEC-ut, për të paraqitur një pamje gjithëpërfshirëse të arritjeve ekonomiko-tregtare midis Kinës dhe ekonomive të APEC-ut. Dokumentari përdor imazhe të prekshme për të shfaqur hapjen, përfshirjen, rritjen inovative dhe prosperitetin e përbashkët të sjellë nga APEC-u./cgtn




















































