Ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt, prezanton një traditë të ushtrisë amerikane në Ambasadën në Tiranë.
Prej Luftës Amerikane për Pavarësi e deri më sot, traditat më të mira janë ato që bashkojnë njerëzit. Ambasadori Wendt prezantoi së fundmi në Ambasadën e SHBA-së aktivitetin “Payday Activities”, një traditë e konsoliduar e ushtrisë amerikane.
Në këtë kuadër, stafi i Ambasadës u mblodh si një ekip për të mirëpritur kolegët e rinj, për të nderuar ata që po largohen dhe për të vlerësuar anëtarët e ekipit që kanë dhënë më shumë sesa u kërkohet nga detyra.
Ambasadori vlerësoi se “çdo ditë, ky grup i jashtëzakonshëm punon së bashku për t’i bërë Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë më të forta, më të begata dhe më të sigurta”.
© 2026 Argumentum















































