Më 18 nëntor, Presidenti i Kinës Xi Jinping mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Samitit të CEO-ve të APEC-ut në Shenzhen, ku mbajti një fjalim kryesor që u prit me entuziazëm nga komuniteti ndërkombëtar.
Pjesëmarrësit në takim u shprehën se fjalimi i Presidentit Xi përcaktoi një drejtim për nxitjen e prosperitetit të përbashkët në rajonin Azi-Paqësor dhe forcoi besimin e të gjitha palëve për arritjen e një bashkëpunimi me përfitime të ndërsjella, si dhe për shfrytëzimin e mundësive që ofron Kina.
Kjo është hera e tretë që Kina bëhet organizuese e APEC. Aktualisht, rajoni i Azi-Paqësorit po përballet me sfida, por edhe mundësi të reja: nga njëra anë, unilateralizmi dhe proteksionizmi kanë goditur bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar të Azi-Paqësorit. Nga ana tjetër, teknologjitë e reja, si inteligjenca artificiale, kanë krijuar hapësira të reja për rritjen ekonomike rajonale. Hapja apo mbyllja, bashkëpunimi apo largimi, transformimi apo konservatorizmi, janë tema të kohës që duhet t’u japim përgjigje.
Si ekonomia e dytë më e madhe në botë, Kina ka dhënë një përgjigje të qartë për sfidat e kësaj epoke.
Wang Zhenyu, studiues i asociuar në Institutin Azi-Paqësor të Qendrës së Studimeve Ndërkombëtare të Kinës, i tha Grupit Mediatik të Kinës se Presidenti Xi thelloi në fjalimin e tij qëndrimin e vendosur të Kinës për ruajtjen e rendit ndërkombëtar të pas luftës, si dhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes dialogut dhe konsultimeve, duke propozuar një sërë mendimesh dhe idesh të reja. Për shembull, ndërtimi i një rrjeti të plotë ndërlidhjeje është përmirësim i rrjetit ekzistues, ndërsa ndërtimi i një partneriteti inovativ teknologjik, ofron më shumë rrugë për teknologjitë e reja që të përshpejtojnë përparimet.
foto nga VCG
Në fjalimin e tij Presidenti Xi deklaroi mbështetjen e Kinës për themelimin e Aleancës Botërore për Bashkëpunimin Ekonomik të Zonave të Gjirit. Ky koncept u propozua në platformën APEC dhe u hap për mbarë botën, duke u përshtatur me prirjen e bashkëpunimit të ngushtë midis zonave kryesore të gjirit në botë dhe duke injektuar një impuls të ri në rritjen ekonomike globale.
Presidenti Xi theksoi se Plani i 15-të Pesëvjeçar i Kinës nuk është vetëm një plan për zhvillimin e saj, por ofron një listë mundësish për rritje ekonomike në Azi-Paqësor dhe madje globalisht, që është gjithashtu një ftesë e Kinës për të bashkëpunuar me komunitetin global të biznesit.
Çfarë mundësish ofron kjo “ftesë bashkëpunimi” nga Kina? Tregu i hapur super i gjërë është padyshim shumë i pritur. Kina është tregu i dytë më i madh konsumator në botë, me grupin më të madh me të ardhura të mesme dhe potencial të madh investimi dhe konsumi. Zhang Wenyi, president i zonës pankineze të kompanisë amerikane “Visa”, deklaroi se Kina është tregu që ka zbatuar më shpejt teknologjitë e reja. “Kina sjell jo vetëm mundësi rritjeje, por edhe mundësi për të përcaktuar të ardhmen.”
Aktualisht, përballë ndikimit të unilateralizmit dhe proteksionizmit, komuniteti global i biznesit përgjithësisht pret një mjedis të favorshëm për zhvillim.
Annette Gregg, CEO e Shoqatës Botërore të Qendrave të Tregtisë, tha se në fjalimin e Presidentit Xi përmendet mbështetja për tregtinë dhe investimet e lira e të hapura, gjë që është shumë inkurajuese. Kina promovon aktivisht tregtinë e lirë dhe të barabartë, si dhe një sistem multilateral tregtar të bazuar në rregulla, “Besoj se kështu mund të zhvillohemi të gjithë së bashku.”/cgtn
















































