• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
25 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Diplomacia parlamentare në mbështetje të integrimit evropian

    Nju Jork – Ministri Hoxha takim me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin për Evropën Perëndimore: Shqipëri-SHBA, koordinim i vazhdueshëm për prioritetet e përbashkëta

    Kryeministri Rama shkarkon nga detyra kreun e SHISH: Kemi zgjedhur rrugën e pavarësisë së drejtësisë

    Kryeministri Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për pagat e magjistratëve

    Kuvendi i Shqipërisë deklaratë mbi aktgjykimin e Hagës: Koordinojmë veprimet me Kosovën për korrigjimin e padrejtësisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

    Në Prishtinë vijojnë protestat kundër vendimit të Hagës: Kërkohet shfuqizimi i Gjykatës Speciale

    Thaçi iu bën thirrje qytetarëve të Kosovës ta ruajnë qetësinë pas vendimit të Speciales 

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Boris Johnson, i treti i vërteti?

12 Gusht, 2019
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse ka një fitues të deritanishëm të Brexit ky është padyshim Boris Johnson. Para një muaji ai mori kreun e Partisë Konservatore, ndërsa dy javë më parë u sistemua si kryeministër në Downing Street 10. Eshtë i treti brenda këtyre tre viteve pas largimit me turp të dy paraardhësve të tij, David Cameron dhe Theresa May; dihet se me «karemin» e Brexit ata kërkuan të çimentonin pozitat në parti, por siç e thotë dhe anglezi «shkuan për lesh dhe u kthyen të qethur»

Në respekt të kohës së lexuesit nuk po zgjatemi në hollësitë e kësaj dosjeje të nxehtë, të cilat i kemi trajtuar në shkrimet e mëparshme, sidomos në «Përse Brexit s’po gjen dot daljen» dhe «Drejt Exit nga Brexit»

Tanimë shumica dërmuese e dilemave të tij të mëparshme janë ezauruar. Siç dhe pritej, asnjë demarsh i Theresa May nuk dha rezultat përballë qëndrimit stoik dhe konseguent të BE-së; kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier, e ka «qëndisur» Marrëveshjen e Brexit në mënyrë të tillë që asaj të mos i lëvizet asnjë presje.

Tani në krye të këtij procesi është vënë ithtari dhe frymëzuesi i saj më i madh, Boris Johnson, me shumë zhurmë e bujë dhe premtime bombastike. Madje ka nisur fushatën më të madhe propagandistike të pasluftës me një fond prej 110 Milion Euro, duke u premtuar qiejt britanikëve, por pa alternativa bindëse.

Ai ka shpallur largimin më 31 Tetor pa Marrëveshje ( No deal) nëse BE-ja nuk do të pranojë bisedime të reja. Ndonëse e di mirë se BE-ja nuk ka si të bëjë lëshime për Johnson kur nuk « lëshoi pe » përballë Theresa May, sepse bëhet fjalë për një marrëveshje tejet të ndërlikuar, për të cilën u shpenzuan 18 muaj kohë.

Në fakt, Johnson si populist dhe euroskeptik i betuar kërkon të shfrytëzojë Brexit si një sebep për të shpallur një luftë frontale ndaj të gjithëve brenda dhe jashtë Ishullit: në radhë të parë ndaj BE-së, qeverisë së mëparshme, shumë deputetëve të vet, opozitës laburiste, kundërshtarëve të Brexit ( remainers) Irlandës së Veriut, Skocisë dhe Wellshit. Me akuzën populiste se ata dhe vetëm ata janë përgjegjësit për moszbatimin e vullnetit të shumicës së shprehur në Referendumin e 23 Qershor 2016. Ndaj jo rastësisht dhe qeverinë e ka quajtur «kabinet lufte» për të imituar Çurçillin më 1940, veçse në kushte dhe objektiva krejtësisht të ndryshme. Në përbërje të tij tani janë «skifterët» e Brexit.

Këtë luftë që pritet të jetë tejet e ashpër dhe e vështirë për parashikime të sakta e shpalli sekretari i Shtetit për Brexit, Stephen Barclay me editorialin e tij më 2 Gusht në «Daily Mail» ; ai kërkon rishikimin e Marrëveshjes së Nëntorit 2018 për shkak të «ndryshimit të realiteteve politike në BE» meqenëse sipas tij tashmë «61 për qind e eurodeputetëve janë të rinj». Por Barclay harron se brexitasit humbën shumë vende, se dy grupimet tradicionale me gjithë «firon» kryesojnë Parlamentin Evropian bashkë me Liberalët dhe të Gjelbërit anti-Brexit si fituesit më të mëdhenj të zgjedhjeve evropiane të 25 Majit.

Kryesorja, Marrëveshja e Brexit nuk është mandat i Europarlamentit, por e Komisionit dhe Këshillit Evropian, të cilët e kanë thënë troç, me zë të lartë dhe në mënyrë të përsëritur « JO-« në e tyre.

Pavarësisht nga propaganda shurdhuese që po bën Kabineti i Johnson në këtë gusht përvëlues, do theksuar se «divorci» pa marrëveshje nga BE-ja ( no deal) nuk është «bukë e djathë» apo «një copë kek» siç thotë anglezi. Kjo pasi dhe nëse Johnson do t’ia arrijë të marrë miratimin e nevojshëm nga Parlamenti tejet skeptik dhe kundërshtues, 31 Tetori pa marrëveshje do të krijonte një kaos të vërtetë me shumë më tepër pasoja për Britaninë se për Evropën; veç të tjerash, mallrat dhe shërbimet do t’u nënshtrohen kontrolleve dhe procedurave të shumta, radhëve të gjata të cilat do të ulin ndjeshëm aftësinë e tyre konkurruese me pasoja të rënda në punësimin e njerëzve, arsim, shëndetësi, etj.

Këto rreziqe i paralajmëroi më 2 Gusht edhe Guvernatori i Bankës Qendrore Britanike (CBE) Mark Carney kur deklaroi se « divorci » brutal me BE-në do jetë një tronditje e madhe për Britaninë e Madhe. Më të prekurat, sipas Carney, do të jenë industria automobilistike, e transportit, farmaceutike, kimike dhe e mallrave ushqimore, sidomos ato që prishen shpejt.

Ndërsa më 3 gusht, Konfederata Britanike e Industrisë ( CBI) njoftoi se nga dalja pa marrëveshje do të preken direkt 24 nga 27 degë të ekonomisë britanike. Sa për fushën e arsimit, SOS-in e kanë dhënë disa muaj më parë plot 4000 rektorë britanikë.

Lind pyetja : « dakord, por aq naivë janë këta breksitasit dhe Johnson sa të mos e kuptojnë se kështu si po veprojnë po « i bien murit me kokë? » Në fakt, siç pohojnë shumë ekspertë, Johnson i njeh mirë këto realitete. Mirëpo, me mendësinë dhe synimet e tij ai kërkon t’i imponohet me çdo kusht BE-së, me retorikë populiste dhe euroskeptike si ajo e tre viteve më parë; kështu, ai kërkon të përçajë dhe t’i shpallë luftë BE-së madje në « fushën » e vet! Mirëpo me BE-në, është e vështirë t’i ecë loja, sepse ajo dihet që nuk është projekt lufte, qoftë dhe tregtare, por projekt paqeje, kështu ka lindur dhe kështu do të mbetet.

Në këtë luftë të papërgjegjshme, Johson nuk ka asnjë aleat brenda BE-së, as në Grupin e Vishegradit apo dhe në Romë. Kjo pasi Brexit i ka bindur ato se është më e udhës dhe më e lehtë ta ndryshosh BE-në nga brenda se sa me një «exit» që nuk gjen dot dalje. Ndaj, Ministri i Jashtëm Raab po zhvillon turneun e parë në SHBA, Meksikë dhe Kanada me premtime për marrëveshje për kompensimin e humbjejeve nga BE-ja. Mirëpo dhe kjo nuk ngjit shumë, sepse volumi tregtar i Britanisë me BE-në për vitin 2018 ishte mbi 700 miliard Euro ose mbi dy herë më i madh se me SHBA, Kanada dhe Meksikë të marrë së bashku!

Një front po aq të gjerë dhe të madh lufte Johnson ka hapur dhe brenda vendit. Veç daljes pa marrëveshje, ai kërkon me çdo kusht përshkallëzimin e luftës së brendshme politike, forcimin e pozitave të elitës së tij brenda Partisë Konservatore, bashkë me dobësimin e kundërshtarëve të tij dhe të Brexit. Një sfidë e vërtetë mamuthiane! Dhe pa kurfarë alternative, por vetëm duke denoncuar qeverinë e mëparshme për « marrëveshjen skandaloze » BE-në e ngurtë dhe Eurokracinë e Brukselit. »

Terreni tjetër tejet i rrezikshëm shpërthyes është te dy Irlandat. Johnson refuzon të pranojë klauzolën e ashtuquajtur « backstop » në Marrëveshjen në fjalë ; mospranimi i saj do të çonte ne rivendosjen e një kufiri të ashpër fizik dhe doganor midis Irlandës së Veriut si pjesë e Britanisë dhe Republikës së Irlandës si antare e BE-së. Për pasojë, mund të rindizej konflikti i dhunshëm ndërmjet katolikëve irlandezë, partizanë të ribashkimit dhe protestantëve veriirlandezë, mbështetës të Mbretërisë pas paqes së vendosur të « premten e shenjtë » më 1998. Për më tepër, Irlanda e Veriut ka një vartësi të madhe nga Irlanda dhe në ato kushte atje por dhe në Skoci nacionalistët mund të « marrin yrysh » dhe të përshkallëzojnë veprimtarinë e tyre të dhunshme. Të mos harrojmë se qeveria britanike mbahet në këmbë falë 10 deputetëve të Partisë së saj DUP, kundërshtarë të vendosur të Brexit pa marrëveshje.

Ndërsa Skocia, pikë tjetër e nxehtë, ka votuar 62 për qind në favor të qëndrimit në BE në Referendumin 2016 ; kështu si po vepron Johnson, ajo kërcënon se do të përsërisë referendumin e saj për pavarësi në vitin 2020 me qëllim që më vonë t’i bashkohet sërish BE-së. Kësisoj, siç përmendet në median e huaj, ishulli rrezikon që më vonë të ndryshojë emrin dhe të quhet Britania e Vogël !

Gjithashtu, Johnson shpreson që, nëse do ta ketë të pamundur daljen pa marrëveshje nga BE-ja, për shkak të trysnisë parlamentare dhe publike në rritje ë shtator – tetor, atëherë ai mund të shpërndajë parlamentin dhe të zhvillojë zgjedhjet e reja të parakohshme, me shpresë që të fitojë shumicën e nevojshme për t’i hapur rrugën Brexit pa marrëveshje kundër «sabotatorëve» të zbatimit të vullnetit të popullit, armiqve të brendshëm dhe të jashtëm në Bruksel. Por, ai pëlqen që këto zgjedhje t’i bëjë pas 31 tetorit, kur të ketë dalë nga BE-ja «me hir ose me pahir»

Mirëpo këtu ka shumë të ngjarë t’i «hasë sharra në gozhdë», sepse qysh tani ka plot deputetë konservatorë që po i thonë ashpër « ndalu beg, se ka hendek» Ndryshe nga Johnson, kundërshtarët e tij dhe opozita laburiste kanë synime dhe axhendë shumë më të shpejtë. Sapo të mbarojnë pushimet e gushtit dhe të çelet parlamenti britanik më 3 shtator, ata do të kërkojnë menjëherë votëbesimin e tij, vetëm se duhet të gjejnë më parë me konsensus kryeministrin dhe qeverinë alternative. Kësisoj, zgjedhjet e parakohshme mund të zhvillohen dhe përpara 31 tetorit, gjithsesi e vështirë nisur nga procedurat teknike parlamentare dhe se është Johnson ai që cakton datën e këtyre zgjedhjeve.

Së fundi, po t’i besojmë thënies së urtë « duket dielli qysh në mëngjes» gjasat nuk duken fare premtuese për Johnson dhe Britaninë e Madhe; ajo ndodhet para një kaosi dhe lëmshi ku «nuk e merr vesh qeni të zonë». Edhe “Muaji i Mjaltit” për Johnson po rezulton «i thartë». Në turin e tij të parë në Skoci, Irlandën e Verit dhe Wellsh atë e pritën vërtet «me këmbët e para». Më 1 gusht, kandidati i tij për deputet në Wellsh humbi keq përballë anti-Brexit. Për pasojë, Johnson me DUP të Irlandës së Veriut ka vetëm një deputet më shumë në parlamentin britanik.

Por, telashet nuk sosin këtu për Borisin. Ai po përballet qysh tani me një valë të madhe në rritje lidhur me mundësinë për një referendum të dytë për Brexit, të cilin tani e mbështesin plotësisht dhe laburistët. Nëse Johnson nuk i ecën me Brexit, ka të ngjarë që ky Referendum të zhvillohet në një kohë me zgjedhjet e reja të parakohshme. Ish ministrat konservatorë Hunt dhe Hammond po bashkëpunojnë aktivisht me opozitën laburiste lidhur me këtë alternativë mbështetje të gjerë publike. Përsëritja e këtij referendumi është logjike dhe kushtetuese, sepse kur kanë kaluar mbi tre vjet nga referendumi i mëparshëm, kur janë rrëzuar dy kryeministra dhe shumë qeveritarë, kur BE nuk ka ndërmend të tërhiqet asnjë cm nga pozicionet e saj e » dhe kur nuk mbetet më asnjë alternativë tjetër bindëse, Brexit nuk ka shanse të gjejë një dalje optimale. Vetëkuptohet se në një rast të tillë, shumica do të votojë në favor të qëndrimit në BE duke zgjidhur përfundimisht këtë problem të madh në një situatë « win – win » d.m.th. ku të gjithë, me përjashtim të Johnson të jenë fitues.

Ai ka arritur vërtet të fitojë deri tani dy apo tre beteja, por kurrsesi luftën dhe aq më pak paqen e qëndrueshme. Sepse nuk mund të fitosh me një kauzë që ka lindur e vdekur, siç ishte dhe mbetet Brexit. Veç kësaj, « kush mbjell erë, korr furtunë » Ndaj, kurrkush nuk mund të thotë nëse Johnson do të jetë «i treti i vërteti»./gsh

Related- Posts

enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026
OP/ED

A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

7 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

25 Shtator, 2026

Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

25 Shtator, 2026

Rikthimi i SHISH-it në politikë si banalitet

25 Shtator, 2026

Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump-in

25 Shtator, 2026

Peng Liyuan dhe Melania Trump vizitojnë Muzeun Kombëtar të Artit Aziatik

25 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.