• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
25 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Diplomacia parlamentare në mbështetje të integrimit evropian

    Nju Jork – Ministri Hoxha takim me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin për Evropën Perëndimore: Shqipëri-SHBA, koordinim i vazhdueshëm për prioritetet e përbashkëta

    Kryeministri Rama shkarkon nga detyra kreun e SHISH: Kemi zgjedhur rrugën e pavarësisë së drejtësisë

    Kryeministri Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për pagat e magjistratëve

    Kuvendi i Shqipërisë deklaratë mbi aktgjykimin e Hagës: Koordinojmë veprimet me Kosovën për korrigjimin e padrejtësisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

    Në Prishtinë vijojnë protestat kundër vendimit të Hagës: Kërkohet shfuqizimi i Gjykatës Speciale

    Thaçi iu bën thirrje qytetarëve të Kosovës ta ruajnë qetësinë pas vendimit të Speciales 

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

“Drafti për shpifjen”, gazetarët dhe OSBE-ja kundër kthimit të AMA-s në gjykatë

14 Gusht, 2019
in JO VETEM LAJM, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri komuniteti i gazetarëve, shoqatat që mbrojnë të drejtat e tyre dhe Organizata për siguri dhe bashkëpunim në Europe po kundërshtojnë me forcë projektin e qeverisë për shpifjen.

Kritikat kryesore lidhen me atributet e reja të Autoritetit të mediave audiovizive, që merr rolin e gjykatës.

Ndryshimet e propozuara nga qeveria parashikojnë që mediat online në rast shkelje mund t’i drejtohen gjykatës, vetëm pasi të kenë paguar gjobën e vendosur nga Këshilli i ankesave në AMA.

Për portalet me burime të kufizuara financiare kjo do të thotë mbyllje e tyre pasi edhe ankimimi në gjykatë, për një vendim në favor të tyre, është një rrugë e gjatë, nisur nga mbingarkesa e Gjykatave administrative.

Autoritetet thonë se drafti për shpifjen synon të rregullojë hapësirën online, dhe se gjatë diskutimeve në komisione parlamentare në vjeshtë ai mund të përmirësohet.

Qeveria pas shumë debatesh ka dërguar në Kuvend draftin antishpifje që parashikon ndërhyrje në tre ligje dhe në një vendim të këshillit të ministrave. Që prej dhjetorit të vitit të kaluar në bisedime janë përfshirë disa organizata mediatike, Autoriteti i mediave audiovizive, ai i komunikimeve elektronike, dhe përfaqësues të OSBE. Qeveria është tërhequr disa herë nga draftet e saj duke i ripunuar, por edhe drafti final e ka lënë të pakënaqur përfaqësinë mediatike. Autoritetet thonë se kjo nisëm synon të vendosë rregull në hapësirën online dhe nuk ndërhyn në median tradicionale.

“Kjo vjen edhe si tendencë ndërkombëtare. Përgjithësisht hapësira online po konsumon shumë nga jeta e qytetarëve dhe është e rëndësishme që siç ata mbrohen në jetën e përditshme të mbrohen dhe nga hapësira online”-shpjegon Fjoralba Caka, Zv Ministre e Drejtësisë.

“Drafti antishpfije krijon atë që unë e quaj AMA gjykatën, që do të thotë që ngre një institucion që të dënon pa gjyq”–thotë Elvin Luku, drejtues i Medialook.

“Një akt i tillë jo vetëm që e provokon të drejtën dhe parimet themelore të gazetarisë në pavarësinë e vet, por në një pikpamje ekskludon dhe të drejtën e çdo personi që penalizohet sipas këtij projektligji, për ta dërguar atë në gjykatë”-pohon Aleksandër Çipa, Kryetar i Unionit të gazetarëve shqiptarë.

Zv.Ministrja e drejtësisë shpjegon rolin e AMA në draftligj, duke vecuar disa elementë që sipas ekspertëve të fushës janë atribute të gjyqësorit.

“Vetëm nëse portali refuzon ta heqë matërialin që bazohet në fakte të paqena, atëherë individi ka të drejtën të shkojë tek AMA. Dhe AMA sërish e fton portalin ose subjektin tjetër mediatik, që të paraqesë argumentat e kundërta duke i lënë 48 orë kohë. Është munduar ligji të krijojë atë që konsiderohet kontradiktoritet mbi faktet”–shpjegon Fjoralba Caka, Zv Ministre e Drejtësisë.

“Qytetarët kanë të drejtë ta mbrojnë dinjitetin, por kjo duhet të shkojë përmes një proçesi gjyqësor. Një trupë administrative si AMA nuk mund të zëvendësojë gjykatën”– argumenton Besar Likmeta, gazetar i BIRN.

Qeveria ka hartuar disa variante të draftit antishpifje dhe në asnjë rast nuk ka marrë miratimin final të komunitetit të gazetarëve të BE, dhe OSBE. Edhe variant i ripunuar i saj që është dërguar në Kuvend ka ngjallur sërish shqetësime. OSBE shprehu rezerva që projektligji i jep rolin e gjykatave agjensive rregulluese AMA dhe AKEP.

“Përpara se OSBE të përgatiste raportin final, qeveria me një VKM, e injoroi opinionin e OSBE dhe e dërgoi draftin në Kuvend për shqyrtim dhe miratim”- thotë Elvin Luku, drejtues i Qendrës Medialook.

“Projektligji u jep shumë kompetenca agjenesive rregullese AMA dhe AKEP, që janë mbikqyrës të sistemit të transmetimeve. Ato nuk duhet të marrin rolin e gjykatësit për rastet e shpifjes përshembull, ose për raste të tjera që u takojnë gjykatave t’i zgjidhin”-u shpreh për Zërin e Amerikës Harlem Desir, përfaqësues i OSBE për lirinë e shtypit.

“Unë besoj se qeveria nuk mund të vazhdojë me kokëfortësi të mbrojë draftet në gjendjen aktuale”– shprehu bindjen Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve shqiptarë.

“A mund të përmirësohet ligji? Patjetër që në kuvend deputetet mund të ndërhyjnë nëse vënë re se ky propozim mund të përmirësohet diku. Është një ftesë për të gjithë gazetarët, dhe për të gjithë ata që mund të kontribuojnë për ta përmirësuar dhe për të patur një rregullim më të mirë të fushës”– sqaron Fjoralba Caka, Zv Ministre e Drejtësisë.

“Jo vetëm që do të këtë një asistencë dhe monitorim më të posaçëm për ndërhyrjet e mundshme në projektligjin aktual, por dhe interesim për rregullime specifike që janë propozuar nga grupet e interesit”-thotë Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve shqiptarë.

Një prej shqetësimeve të shoqatave që mbrojnë të drejtat e gazetarëve, lidhet me aplikimin e gjobave të njëjta si për subjekte mediatike të mëdha ashtu dhe për portalet me burime financiare të kufizuara.

“Penalitetet që parashikohen që fillojnë nga 100 mijë deri në 1 milion lekë të reja, janë penalitete që në shumicën e rasteve nuk mund të përballohen financiarisht nga gazetarët”– thotë Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve shqiptarë.

“Gjobat jo vetëm janë të larta, por dhe joproporcionale. Nuk mund të dënosh në të njëjtën formë si nje televizion që ka audiencë të lartë dhe buxhet të konsoliduar dhe një portal të ri që mund të ketë një ose dy vjet ekperiencë”- argumenton Elvin Luku, drejtues i Qendrës Medialook.

“Një nga aspektet ishte pikërisht diferencimi i sanksioneve në bazë të shkeljeve. Ne këtë e kemi pasqyruar dhe në ligj duke bërë një përshkallëzim të sanksioneve. Bllokimi bëhet vetëm për ato që konsiderohen raste të rënda, siç janë përhapja e materialave pornografike për të mitur ose publikimi i materialeve terroriste, apo nxitje të rasteve terroriste”- thotë Fjoralba Caka, Zv Ministre e Drejtësisë.

Përfaqësuesit e shoqatave të mediave vërejnë me shqetësim në draftin e qeverisë faktin se gjoba paguhet pas vendimit të këshillit të ankesave në AMA dhe më pas mund ta ankimosh atë në gjykatë. Për ta kjo do të thotë mbyllje e portalit, kur dihet tashmë se dhe rruga drejt vendimit final në gjykatë është e gjatë. E megjithatë autoritetet mendojnë se reforma në drejtësi do të shmangë zvarritjen e proceseve në Gjykatën administrative. Por AMA vihet në qendër të kritikave të gazetarëve edhe për pavarësinë e saj.

“Dhe kontenstimi bëhet pikërisht dhe për mënyrën se si është ndërtuar AMA dhe si zgjidhen anëtarët e bordit, ku 3 propozohen nga opozita 3 nga mazhoranca dhe kryetari zgjidhet me shumicë të thjeshtë, pra praktikisht mazhoranca ka shumicën dhe në bordin e AMA”– pohon Elvin Luku, drejtues i Qendrës Medialook.

“E njëjta gjë vlen dhe për median tradicionale aktualisht, e kontrollon po AMA. I njëjti merak mund të ishte ngritur shumë kohë më parë, për të bërë ndryshimet tek këshilli i ankesave”-thotë Fjoralba Caka, Zv Ministre e Drejtësisë.

“Nëse ne i japim të drejtën një trupë administrative të zëvendësojë gjykatën kjo do të ndikojë në lirinë e medias në Shqipëri, do detyrojë gazetarët të vetëçensurohen”-pohon Besar Likmeta, gazetar i BIRN.

Në Shqipëri veprojnë mbi 800 portale online, dhe deri tani janë regjistruar mbi 270. Qeveria e sheh si domosdoshmëri formalizimin e ketij tregu për disa arsye.

“Konkretisht një nga problemet jo vetëm në Shqipëri por dhe jashtë vendit me portalet, është që portale anonime mund të cënojnë dinjitetin, jetën dhe privacinë e personave të caktuar. Dhe nëse këto protale nuk janë të regjistruar është e pamundur që t’i drejtohesh gjykatës” –pohon Fjoralba Caka, Zv Ministre e Drejtësisë.

“Projektligji në mënyrë të vecantë, nuk merr në konsideratë dhe injoron aspektet vetërregulluese dhe të drejtën për ekzekutime vetërregulluese nga vetë komuniteti i gazetarëve profesionistë”- thotë Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve shqiptarë.

Pas 5 vitesh që kur propozoi rikthimin e kriminalizimit të shpifjes qeveria ja doli të dërgojë në kuvend mes kritikash të shumta një draft antishpifje për hapësirën online. E megjithëse ai përmban si penalizim vetëm gjobë dhe jo burg, kundërshtarët shohin mjaft probleme në këtë projektligj që nëse miratohet pa ndryshime sic thonë ata mund të kthehet në një rrezik për lirinë e shprehjes.

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Rikthimi i SHISH-it në politikë si banalitet

25 Shtator, 2026
Denmark's defence minister Jeppe Bruus and the chief of the Defense Intelligence Service Thomas Ahrenkiel hold a press conference in connection with the release of a new Defense Intelligence Service assessment of the threat from Russia at the Commandant's House at Kastellet in Copenhagen, Denmark, on September 24, 2026. Picture: Ida Marie Odgaard / Ritzau Scanpix / AFP via Getty Images
Bota

Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s brenda muajve, paralajmëron inteligjenca daneze

24 Shtator, 2026
JO VETEM LAJM

77-vjetori i Republikës Popullore të Kinës/ Ambasadorja Chunxue: Kina në rrugën e zhvillimit me cilësi të lartë, Shqipëria pjesë e mundësive të reja

24 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kolumbia ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin, shpall IRGC-në organizatë terroriste

25 Shtator, 2026

Papa Leo XIV në Francë, një vizitë me peshë për Kishën, Evropën dhe dialogun me botën laike

25 Shtator, 2026

Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

25 Shtator, 2026

Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

25 Shtator, 2026

Rikthimi i SHISH-it në politikë si banalitet

25 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.