Rusia ka shënuar shifrën më të lartë ditore të viktimave dhe rasteve të reja me Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 41 viktima duke e çuar në 273 numrin e përgjithshëm të vdekejeve nga koronavirusi.
Ndërkohë janë regjistruar edhe 4,069 raste të reja dhe numri total i të infektuarve ka arritur në 32,008.
Aaktualisht 2,590 persona janë shëruar, përfshirë 286 që nga dita e djeshme.
Rusia ka kryer deri më tani mbi 1,7 milionë teste për Covid-19.