Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se një “vigjilencë ekstreme” është e nevojshme tani që shtetet po fillojnë të dalin nga izolimi, raporton Reuters.
“Tani ne po shohim disa rreze shprese pasi shumë vende po lehtësjnë kufizimet” tha Dr. Mike Ryan, kreu i programit të urgjencave të OBSH-së por shtoi se:
“Nëse sëmundja vazhdon në një nivel të ulët pa mundësinë e testimit, gjithmonë ekziston mundësia që virusi të kthehet përsëri,” tha ai.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha gjithashtu se heqja e kufizimeve ishte “komplekse dhe e vështirë” dhe se ishte e rëndësishme “dalja nga izolimi ne menyre te ngadaltë, dhe me disa kufizime qe duhet te mbeten ne fuqi.
Tedros tha se Gjermania, Koreja e Jugut dhe Kina kishin të gjitha sistemet për t’iu përgjigjur çdo rasti rishperthimi te virusit.