• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
18 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Nushi: U sekuestrua karikatori me fishekë luftarakë, Renea doli pas një telefonate për protestues të armatosu

    Zv.ministrja e Brendshme Ruseti apel prindërve: Fëmijët të mbahen larg përplasjeve gjatë protestave

    Rama refuzon dorëheqjen dhe akuzon për ndërhyrje të huaja në protestat në Tiranë: “Janë kundër Shqipërisë europiane”

    Skënder Hita: 167 të arrestuar dhe 388 të proceduar penalisht për dhunën në protesta, pezullohen 7 policë

    Kryeministri Rama: Bizneset e shkatërruara nga protesta do të regjistrojnë dëmet në e-Albania

    Elisa Spiropali, letër Edi Ramës: Shqipëria mbi partinë, besimi mbi pushtetin

    Kryeministri Rama: Nuk ka forcë në botë që e rrëzon më Shqipërinë përtokë

    Kryeministri Rama: Durim, kjo sprovë do të kalojë, nuk përkulemi përballë dhunës

    Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 71 efektivë të lënduar, Policia nuk tërhiqet përballë dhunës

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home EKONOMI

BSH: Rënia e ekonomisë në përmasa që nuk e kemi përjetuar dy dekadat e fundit, ja 5 sfidat

13 Maj, 2020
in EKONOMI, NGJARJE, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një takim që ka zhvilluar me drejtues të bankave dhe përfaqësues të bizneseve ka pohuar se sfidat me të cilat përballemi, janë serioze, si në aspektin e madhësisë dhe në atë të kompleksitetit.

Ekonomia shqiptare pritet të pësojë një rënie të fortë të aktivitetit ekonomik gjatë vitit 2020, në përmasa të cilat nuk i kemi përjetuar gjatë dy dekadave të fundit. Ajo do të shoqërohet me rritje të papunësisë, rënie të të ardhurave dhe vështirësi financiare për bizneset e familjet. Në planin mikroekonomik, rënia e të ardhurave, pakësimi i likuiditetit dhe përkeqësimi i aftësisë paguese, do të testojnë qëndrueshmërinë financiare të bizneseve. Në planin makroekonomik, rritja e borxhit privat dhe publik do të testojë qëndrueshmërinë e ekuilibrave ekonomikë të vendit. Së fundi, goditja që ka pësuar sektori real nuk do të kalojë pa lënë gjurmë as në tregun financiar dhe as në treguesit e aktivitetit të sektorit bankar.

Përmasat dhe kompleksiteti i krizës kërkojnë një përgjigje koherente dhe gjithëpërfshirëse, tha guvernatori.

Roli parësor në këtë drejtim i takon padyshim autoriteteve publike. Stimujt fiskalë, monetarë dhe financiarë, janë instrumente thelbësore për nxitjen e kërkesës agregate, për zbutjen e problemeve të likuiditetit dhe për shmangien e pasojave afatgjata të krizës.

Megjithatë, biznesi dhe sektori bankar nuk duhet ta konsiderojnë veten konsumatorë pasivë të politikave ekonomike, por aktorë të pazëvendësueshëm në përpjekjet tona për zgjidhjen e krizës. Stimujt e autoriteteve publike nuk janë efektivë, dhe potencialisht as të mjaftueshëm, pa reagimin e duhur të biznesit dhe të industrisë bankare.

Guvernatori Sejko ka parashtruar reagimin e autoriteteve publike dhe, më tej, të ndaj me ju vizionin tonë mbi sfidat dhe rolin që duhet të luajë biznesi dhe sektori bankar shqiptar.

Reagimi i autoriteteve publike
Përballë emergjencës së paprecedentë shëndetësore, fokusi i politikave publike – në Shqipëri si dhe në mbarë botën – ka qenë marrja e masave të forta të distancimit social. Në mënyrë të natyrshme, këto masa kanë goditur aktivitetin ekonomik dhe kanë kërkuar një lehtësim të gjithanshëm të politikave fiskale, monetare dhe financiare.

Politika fiskale ka marrë – me të drejtë – një rol primar në përballimin e situatës. Kjo politikë mund të ofrojë një mbështetje direkte të kërkesës agregate, nëpërmjet transfertave fiskale, si dhe një përmirësim të menjëhershëm e të shënjestruar të likuiditetit për bizneset, nëpërmjet shtyrjes së pagesës së taksave e tatimeve dhe nëpërmjet programeve të garancisë sovrane. Dy paketat fiskale, të shpallura deri tani, ofrojnë një stimul potencial maksimal rreth nivelit 3% të PBB-së. Edhe pa marrë në konsideratë efektin negativ në të ardhurat publike, ky stimul transferon në bilancet e sektorit publik një pjesë të konsiderueshme të faturës financiare të krizës.

Nga ana e saj, Banka e Shqipërisë ka rritur dozën e stimulit monetar. Ky stimul ka marrë formën e uljes së normës bazë të interesit, tashmë në minimumin historik prej 0.5%, duke synuar nxitjen e kreditimit dhe uljen e kostos së shërbimit të kredive ekzistuese. Gjithashtu, ai ka marrë formën e heqjes së kufijve sasiorë të injektimit të likuiditetit në sistem, duke synuar furnizimin sa më të mirë të tregut bankar dhe të ekonomisë shqiptare. Vëllimi i likuiditetit që ne injektojmë çdo javë në sistemin financiar luhatet rreth nivelit 2% të PBB-së. Paralelisht me to, ne kemi marrë dhe masa operacionale për garantimin e furnizimit të ekonomisë me para fizike, në përgjigje të kërkesave të shtuara të saj.

Paralelisht me të, Banka e Shqipërisë – në dakordësi e mirëkuptim me industrinë bankare – ka kryer ndryshime rregullatore, të cilat lehtësojnë shtyrjen me një tremujor të pagesës së këstit të kredisë për bizneset e familjet në vështirësi të përkohshme financiare. Sipas raportimeve të deritanishme, nga kjo lehtësi kanë përfituar mbi 20,000 biznese, të cilat kanë kredi, pranë bankave, që llogariten mbi nivelin e dy miliardë eurove. Gjithashtu, ne kemi pezulluar përkohësisht shpërndarjen e dividendit nga sektori bankar, në interes të forcimit të treguesve të kapitalizimit të këtij sektori.

Filozofia e reagimit të Bankës së Shqipërisë është zbutja e pasojave të krizës dhe krijimi i parakushteve për një rimëkëmbje sa më të shpejtë të ekonomisë me përfundimin e saj. Në zbërthim të kësaj filozofie, ne gjykojmë se ruajtja e stabilitetit monetar dhe financiar, si dhe minimizimi i efekteve negative të pandemisë në kapacitetet tona prodhuese, janë dy parakushte kyçe për rimëkëmbje.

Për këtë arsye, objektivi i politikave tona është aplikimi i stimujve të duhur në kohën e duhur, por pa paragjykuar për asnjë moment stabilitetin monetar dhe financiar të vendit.

Jam i bindur se kjo filozofi ndahet dhe prej biznesit e sektorit banker, tha Guvernatori.

Biznesi dhe sektori bankar përballë Covid-19
Biznesi shqiptar përballet me një sfidë serioze ndaj së ardhmes së tij, sfidë e cila në segmente të caktuara ka përmasa thuajse ekzistenciale. Në të njëjtën kohë, shëndeti afatgjatë i sektorit bankar – dhe nëpërmjet tij, siguria e kursimeve të qytetarëve dhe stabiliteti financiar i vendit – është i lidhur ngushtë me shëndetin e biznesit.

Kredia e sektorit bankar për bizneset është pothuaj katërfishuar gjatë dy dekadave të fundit. Ajo përbën rreth 25% të bilancit të bankave dhe rreth 25% të PBB-së, ndërkohë që fluksi i marrëdhënieve bankë – biznes shtrihet edhe në fushën e produkteve të tjera financiare dhe të shërbimeve të pagesave.

Për këtë arsye, reagimi juaj ndaj goditjes duhet të jetë i vendosur, kurajoz dhe largpamës, si dhe të mbështetet në frymën e bashkëpunimit dhe të interesave të përbashkëta afatgjata.

“Më lejoni të jem më konkret në shtjellimin e vizionit të Bankës së Shqipërisë mbi sfidat që kemi përpara”, pohoi Guvernatori.

Sfida e parë është përballimi i emergjencës shëndetësore. Biznesi dhe sektori bankar duhet ta kenë të qartë se kapitali njerëzor është aseti më i çmuar i çdo kompanie. Për këtë arsye, çdo masë e nevojshme për garantimin e shëndetit të punonjësve nuk duhet parë si shpenzim, por si një investim strategjik në të ardhmen e biznesit.

Sfida e dytë është rishikimi i modelit të biznesit dhe rritja e fleksibilitetit operacional. Një nga mësimet e kësaj krize është se secili nga ne mund të bëjë më shumë për adoptimin e teknologjisë së informacionit, për zhvendosjen e një pjese të biznesit online, si dhe për rritjen e fleksibilitetit dhe të eficiencës operacionale. Vënia në praktikë e këtyre mësimeve është veçanërisht e dobishme në rast të zgjatjes në kohë të pandemisë.

Sfida e tretë është ruajtja e likuiditetit dhe e aftësisë paguese të bizneseve. Goditja që pësuam e gjeti biznesin shqiptar me një nivel historikisht të lartë likuiditeti; depozitat e tij në sektorin bankar ishin pranë nivelit 12% të PBB-së në fund të tremujorit të parë. Paralelisht me to, aksesi i biznesit në fonde likuide bankare, në formën e overdraftit apo të linjave të kreditit, është në madhësi të krahasueshme me depozitat e vetë biznesit. Ky likuiditet përbën një barrierë të arsyeshme sigurie ndaj rrezikut. Megjithatë, përvoja historike tregon se krizat e likuiditetit janë shpesh pikënisje për kriza të plota financiare. Për këtë arsye, gjej me vend të theksoj se:

Biznesi duhet të tregohet i kujdesshëm në administrimin operacional të likuiditetit, duke u bazuar në plane realiste dhe duke marrë masa për përballimin e nevojave kontingjente apo të paparashikuara.
Po ashtu, sektori bankar duhet të vazhdojë ta mbështesë ekonominë me fonde likuide, duke bërë një vlerësim objektiv e realist të situatës, por pa kompromentuar kriteret e rrezikut në kredidhënie.
Nga ana e saj, Banka e Shqipërisë ka marrë dhe do të marrë të gjitha masat e nevojshme, që sektori bankar të ketë të gjithë likuiditetin e mjaftueshëm për mbështetjen e ekonomisë shqiptare.

Sfida e katërt është ruajtja e kapaciteteve prodhuese të ekonomisë. Kjo sfidë nënkupton ruajtjen e shëndetit të bizneseve individuale si dhe funksionimin e të gjithë zinxhirit të prodhimit e të tregtimit. Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë sugjeron:

Biznesi duhet të kujdeset për një ndarje sa më të drejtë të kostove të krizës, duke ofruar – aty ku është e mundur dhe në interes të dyanshëm – lehtësitë e nevojshme financiare për furnitorët apo klientët afatgjatë.
Sektori bankar duhet të bëjë një rivlerësim të qëndrueshmërisë së modelit të biznesit të kredimarrësve, në realitetin post-Covid. Klientët në vështirësi të përkohshme financiare, por me modele të qëndrueshme biznesi, duhet të mbështeten me likuiditet dhe lehtësi të përkohshme operacionale. Klientët në vështirësi më serioze mund të ndihmohen nëpërmjet ristrukturimit të kredisë, në formën e një tjetër shtyrjeje të përkohshme të këstit apo në formën një ristrukturimi tërësor të saj, gjithnjë dhe për aq kohë sa perspektiva afatgjatë e biznesit mbetet solide.
Nga ana e saj, Banka e Shqipërisë do të inkurajojë një përqasje proaktive të sektorit bankar ndaj këtij procesi, pa paragjykuar në asnjë moment stabilitetin e sektorit dhe transparencën e bilanceve të tij.

Së fundi, sfida e pestë është ruajtja e stabilitetit monetar e financiar të vendit. Duke përfituar nga rasti, gjej me vend të theksoj se:

Biznesi shqiptar duhet të tregohet transparent dhe luajal me sektorin bankar. Ky sektor duhet të ofrojë ndihmën e tij në përballimin e krizës, por ai nuk mund ta përballojë i vetëm faturën financiare të saj.
Po ashtu, sektori bankar duhet të gjejë një ekuilibër të drejtë midis mbështetjes së kredimarrësve në nevojë – në interes dhe përfitim afatgjatë të dyanshëm – dhe ruajtjes së shëndetit të bilanceve të tij.
Guvernatori Sejko shtoi se stabiliteti monetar dhe financiar është i panegociueshëm për Bankën e Shqipërisë. Në përputhje dhe me mandatin tonë ligjor, ai ka qenë dhe do të jetë guri i themelit të politikave tona.

Related- Posts

Kryesore

Dita e pestë e protestës, përshkallëzohet dhuna në Tiranë, policia përdor plumba gome ndaj protestuesve

17 Tetor, 2026
NGJARJE

Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 71 efektivë të lënduar, Policia nuk tërhiqet përballë dhunës

15 Tetor, 2026
NGJARJE

Tiranë, protesta studentore përfundon në dhunë, përplasje në disa zona të kryeqytetit

13 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Tensione në protestën e studentëve para Kryeministrisë, Policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion

18 Tetor, 2026

Nushi: U sekuestrua karikatori me fishekë luftarakë, Renea doli pas një telefonate për protestues të armatosu

18 Tetor, 2026

Zv.ministrja e Brendshme Ruseti apel prindërve: Fëmijët të mbahen larg përplasjeve gjatë protestave

18 Tetor, 2026

Ambasada e SHBA-së në Tiranë bën thirrje për protesta paqësore dhe dënon dhunën

18 Tetor, 2026

Kroaci, kryediplomati kinez Wang Yi takohet me kryeministrin kroat

18 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.