• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
14 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Vendimi/ Qeveria në ikje e Albin Kurtit vendos masa të reja reciprociteti ndaj Serbisë

31 Maj, 2020
in JO VETEM LAJM, KOSOVA, NGJARJE
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria në detyrë e Kosovës, ka plotësuar vendimin për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë, ku ndalohen dokumentet për produktet bujqësore dhe industriale që përdorin emra të vendeve ose përmbajnë elemente të tjera në kundërshtim me Kushtetutën e Republikën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi.

Vendimi i plotë:

Vendim i Qeverisë së Republikës së Kosovës për plotësimin e masave të reciprocitetit me Serbinë:

Nr. 01/37

Datë: 30.05.2020

Në mbështetje të nenit 92 paragrafi 4 dhe të nenit 93 paragrafët (1), (2) dhe (4) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke u bazuar në nenin 4 paragrafi 2.1 të Rregullores nr. 05/2020 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive dhe nenet 17 dhe 19 të Rregullores nr. 09/2011 të Punës së Qeverisë, dhe duke marrë parasysh Vendimet e Qeverisë nr. 01/14 të 20 marsit 2020 dhe nr. 01/20 të 31 marsit 2020, Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 30 maj 2020, nxjerr këtë:

VENDIM

për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 01/20 të 31 marsit 2020 për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë

1. Në marrëdhëniet tregtare me Serbinë, ndalohen dokumentet për produktet bujqësore dhe industriale që:

1.1. përdorin emra të vendeve ose përmbajnë elemente të tjera në kundërshtim me Kushtetutën e Republikën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi;

1.2. përmbajnë emra të vendeve në Republikën e Kosovës, por nuk përmbajnë emrin e shtetit;

1.3. i referohen Republikës së Kosovës përveçse me emrin Republika e Kosovës; ose

1.4. përmbajnë çfarëdo elementi që mohon pavarësinë ose sovranitetin e Republikës së Kosovës ose trajton Republikën e Kosovës si të pabarabartë.

2. Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë të përdorë emrin dhe stemën e Republikës së Kosovës në certifikatat fitosanitare dhe veterinare.

3. Operatorët ekonomikë nga Serbia duhet të pajisen me leje hyrëse për secilin automjet me mallra që hyn në Republikën e Kosovës. Kërkesa për leje hyrëse i paraqitet zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi me letër ose përmes postës elektronike.

4. Nuk mund të njihet si person juridik një shoqëri tregtare e themeluar sipas rregullave të autoriteteve në Serbi. Pa marrë parasysh formën e organizimit të saj në Serbi, një shoqëri e tillë mund të njihet, në përputhje me Ligjin nr. 06/L-016 për shoqëritë tregtare, si:

4.1. biznes individual i personit fizik që kontrollon shoqërinë, kur ka një person të tillë; ose

4.2. ortakëri e përgjithshme e personave fizikë që kontrollojnë shoqërinë, kur ka disa persona të tillë.

5. Detyrohen të zbatojnë këtë vendim:

5.1. Ministria e Financave dhe Transfereve;

5.2. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike;

5.3. Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike;

5.4. Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë;

5.5. Dogana;

5.6. Policia;

5.7. Inspektorati i Tregut;

5.8. Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve; dhe

5.9. institucionet e tjera përgjegjëse.

6. Ndryshohet, plotësohet dhe mbetet në fuqi për afat të pacaktuar Vendimi nr. 01/20 të 31 marsit 2020.

7. Ky vendim hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

ARSYETIM

Më 31 mars 2020, Qeveria e Republikës e Kosovës ka nxjerrë Vendimin nr. 01/20 për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë. Masat e reciprocitetit ose veprimit të ndërsjellë janë institut i marrëdhënieve mes shteteve sovrane, i njohur nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare dhe nga Marrëveshja e Përgjithshme për Tarifat dhe Tregtinë (GATT) e vitit 1947, e ndryshuar më 1994.

Vendimi nr. 01/20 ka synuar mënjanimin e barrierave tregtare jotarifore që autoritetet në Serbi kanë vendosur ndaj Republikës së Kosovës, duke përfshirë barrierat në transit, barrierat teknike dhe barrierat politike. Pika 3 e Vendimit ka paraparë rishikimin e periudhshëm të zbatimit dhe përshtatshmërisë së masave të reciprocitetit.

Një grup ndërinstitucional, i ftuar nga Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, ka vëzhguar zbatimin e masave dhe ka identifikuar barrierat e vazhdueshme dhe të reja në marrëdhëniet tregtare me Serbinë. Grupi ndërinstitucional ka dorëzuar një raport vlerësues më 28 maj 2020, në të cilin i ka rekomanduar Qeverisë këto masa:

— të lërë në fuqi Vendimin nr. 01/20 ose ta shfuqizojë me supozimin se masat nga vendimi janë detyrim i qartë ligjor për institucionet dhe se institucionet duhet të vazhdojnë t’i zbatojnë ato;

— të obligojë Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë të përdorë emrin e shtetit në certifikatat fitosanitare dhe veterinare;

— të obligojë Doganën që në marrëdhëniet tregtare me Serbinë të mos pranojë dokumente të cilat: (i) i referohet Republikës së Kosovës me kodin “XK”; (ii) përmendin emrin e qytetit në Republikën e Kosovës, por nuk përmendin emrin e shtetit; dhe (iii) përdorin kombinime të pabarabarta të emrave të shteteve, si p.sh. “Republika Srbija” në njërën anë dhe “Kosovo” pa cilësimin republikë në anën tjetër; dhe

— të sigurojë se Inspektorati i Tregut do të largojë nga tregu produktet e Serbisë që nuk janë në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke u kushtuar vëmendje të veçantë shenjave kombëtare të konformitetit.

Grupi ndërinstitucional ka identifikuar tutje barrierën që autoritetet në Serbi kanë vendosur ndaj transportit të mallrave, duke u kërkuar operatorëve ekonomikë nga Republika e Kosovës që të pajisen me leje hyrëse nga zyra ndërlidhëse në Prishtinë para se të hyjnë në territorin e Serbisë.

Krahas gjetjeve të grupit ndërinstitucional, Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike ka vërejtur se autoritetet në Serbi nuk njohin personalitetin juridik të shoqërive tregtare të themeluara sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.

Qeveria konstaton se barrierat e Serbisë po vazhdojnë të dëmtojnë eksportuesit dhe importuesit nga Republika e Kosovës dhe të shkaktojnë deficit tregtar për Republikën e Kosovës.

Rrjedhimisht, duke u mbështetur në parimet dhe arsyet e sipërcekura, Qeveria vendosi të plotësojë si në dispozitiv masat e reciprocitetit në marrëdhëniet me Serbinë.

Albin KURTI

Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës

U dërgohet:

— Zëvendëskryeministrit

— Të gjitha ministrive (ministrave)

— Sekretarit të Përgjithshëm të ZKM-së

— Sekretariatit të CEFTA-s

— Arkivit të Qeverisë

Related- Posts

NGJARJE

Tiranë, protesta studentore përfundon në dhunë, përplasje në disa zona të kryeqytetit

13 Tetor, 2026
KOSOVA

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

13 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Ambasada e SHBA-së në Tiranë apel qytetarëve amerikanë të shmangin protestat pas përshkallëzimit të dhunës

13 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Tiranë, protesta studentore përfundon në dhunë, përplasje në disa zona të kryeqytetit

13 Tetor, 2026
German Foreign Minister Johann Wadephul speaks at the Warsaw Security Forum. Photo: Jörg Blank/dpa

Wadephul: Rusia duhet të bëjë “hapin e parë” për një armëpushim energjetik në Ukrainë.

13 Tetor, 2026

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

13 Tetor, 2026

Ambasada e SHBA-së në Tiranë apel qytetarëve amerikanë të shmangin protestat pas përshkallëzimit të dhunës

13 Tetor, 2026

Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

13 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.