• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
11 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

    Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

    Kryeministri Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

    Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

    Presidenti Begaj në Vuthaj: Alpet Shqiptare janë ura që bashkon shqiptarët me rrënjët, gjuhën dhe identitetin kombëtar

    Pas zbulimit të varrit masiv në Kalludër, MEPJ: Shqipëria qëndron përkrah Kosovës

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    25 vjet nga (Mos)Marrëveshja e Ohrit

    Devijimi i lumit Ibër do të ishte vazhdimi i genocidit serb në Kosovë!

    Konjufca i reagon Zelenskyt: Keqardhje për riafirmimin e mosnjohjes së Kosovës nga Ukraina

    Kuvendi i Kosovës sërish në tension, seanca konstituive ndërpritet pas incidentit me vezë ndaj Kurtit

    LVV e LDK ende pa marrëveshje, drejt fundit afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit

    Kurti kërkon marrëveshje për presidentin: “Pa konsensus, rrezikojmë zgjedhje të reja”

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Mbi zgjedhoren, turp për politikën shqiptare: dy vjet pa kokëcarje, dy ditë me alarm

1 Qershor, 2020
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Prof. Lisen BASHKURTI

Turp i madh për politikën shqiptare! Prej më shumë se dy vitesh kanë pasur kohë të bëjnë reformën zgjedhore, por as që e kanë vënë ujin në zjarr për këtë. E tani, në dy ditët e fundit të afatit të vënë nga ndërkombëtarët dhe të dakordësuar me faktorin vendor, dridhen e përdridhen për të gjetur kompromisin lidhur me draftin përfundimtarë të kësaj reforme, që më pas duhet të votohet në Kuvendin e Shqipërisë.

Ka më shumë se dy vjet që OSBE/ODIHR, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Këshilli i Evropës dhe shtete të vecanta të demokracive të konsoliduara i kërkojnë politikës shqiptare që të bëjnë reformë zgjedhore për të parandaluar parregullsitë e zgjedhjeve të konstatuara në ato të përgjithshmet në vitin 2017 dhe në vendoret në vitin 2019.

 1.Mungesë përgjegjshmërie

Në cdo reformë, por edhe në cdo strategji, event, prioritet, projekt, program krahas planit të veprimit dhe masave që lypet të ndërmerren është e domosdoshme të parashikohet edhe kalendari kohor i plotësimit të detyrimeve.

Strategjitë, eventet, prioritetet, projektet apo programet politike pa afate kohore të zbatimit të tyre ose në shkelje të këtyre afateve janë mungesë e plotë përgjegjshmërie për faktorët politikë-bërës dhe vendim-marrës. Mungesa ose tallja me afatet kohore zbatuese të politikave, respektivisht edhe të reformave të cdo fushe shprehin një politikë që nuk respekton as veten, as qytetarët dhe as ndërkombëtarët.

Politika është proces. Si e tillë ajo zhvillohet në kohë. Koha në politikë është themelore. Shpërfillja e kohës, mosrespektimi i afateve kohore, tallja me to janë reflektime të një politike të vjetër, të dalëboje, pa respekt për veten e saj, pa detyrime ndaj qytetarëve dhe pa konsideratë ndaj faktorëve ndërkombëtar që asistojnë dhe mbështesin.

Data 31 Maj 2020 ishte fiksuar në mëndjen e cdo qytetari shqiptar, të cdo medie, të cdo partneri ndërkombëtar si data e finalizimit të konsesusit të reformës zgjedhore. Eshtë një reformë themelore për demokracinë shqiptare. Është një reformë e munguar prek kohësh. Është alarm për qytetarët e këtij vëndi. Është kërkesë, gati-gati ultimative nga BE për fillimin e negociatave për antarësim të Shqipërisë.

Papërgjegjshmëria e politikës shqiptare po trondit qytetarët shqiptarë, po habitë mediat e huaja më prestigjioze, po cuditë partnerët tanë ndërkombëtarë. Politika shqiptare jeton jashtë kohe…deklarohet jashtë kohe…punon jashtë kohe..vepron jashtë kohe…Koha për politikën shqiptare është e pakonsiderueshme, e pavvlefshme, e pa rëndësishme.

Kudo në botë, por edhe populli ynë thonë “Koha është flori”, “Koha është para”, “koha është gjithcka”. Vetëm për politikën shqiptare “koha është asgjë”. Në kokën e politikës shqiptare është rrënjosur thellë-thellë, shumë thellë, aq thellë sa nuk shkulet dot, trashëgimia e tmerrshme orientaliste mesjetare…”avash-avash”,…”punët e mira bëhen ngadalë”…”mos të nxitohemi”…etj. Janë këto recidiva primitive që e kanë lënë Shqipërinë nga një vënd gjeografikisht në oborrin e mesëm të Evropës, në një periferi të prapambetur të saj. Turp!

 2.Mungesë besimi

Sa herë që lind nevoja për të hedhur hapa kompromisi apo vendime konsesuale faktori politik kryesorë në vënd, mazhoranca dhe opozita bllokohen tërësisht. Vëndi tronditet i tëri. Qytetarët pezmatohen aq shumë sa u mërzitet edhe vëndi ku kanë lindur dhe jetojnë e punojnë. Ekonomia fillon të rrëshqasë teposhte. Problemet sociale përkeqësohen. Imazhi i vëndit rrënohet. Partnerët ndërkombëtar zhgënjehen dhe reagojnë në mënyra nga më të cuditshmet.

Në këto momente kompromisi të munguar dhe konsesusi të paarritshëm midis mazhorancës dhe opozitës politike në Shqipëri ngrihet një murë mosbesimi që na kujton “Murin e Madh Kinez” midis Kinës dhe Mongolëve, apo “Murin e Berlinit” midis dy blloqeve të Luftës së Ftohtë. A thua se mazhoranca dhe opozita shqiptare janë dy realitete “extra terra”, jashtë mjedisit shqiptar, pa lidhje me këtë vënd, pa ngjashmëri me këtë komb, pa agjendë të përbashkët me këtë popull, pa kontinuitet bashkëpunimi me partnerët tanë ndërkombëtar.

Përballë cdo kompromisi e konsesusi në politikën shqiptare ngrihen instikti i të keqes, inati, skepticizmi, urrejtja, frika, armiqësia. Lartësohen si përbindësha mburrjet për veveten dhe fajësimet për kundërshtarët. Faji i vërtetë mbetet jetim. Ose më së shumti i vishet popullit, dhe, kohët e fundit, edhe partnerëve ndërkombëtar.

Rreth tryezave të rrubullakta të dizajnuara për kompromise dhe konsesus dalin thepat e mprehtë të konfliktit të interesave dhe hidhen tej interesat qytetare e kombëtare, lartësohen egoizmi e megalomania, pragmatizmi vulgar dhe materializimi konsumist. Një liderizëm i sëmurë ngrihet mbi këtë vënd të rrënuar e popull të varfër. Partnerët pezmatohen dhe revoltohen. E si pasojë, gjithë bota lëziz, ndryshon, zhvillohet, ndërsa Shqipëria rrin në status quo.

Turp, vërtetë, turp!

3.Mungesë aftësie

Tek i sheh politikanët shqiptarë rreth tryezave të negocimit të merren mendtë nga mendimet, qëndrimet e veprimet e tyre. Mendime kaotike, fjalë pa lidhje, emocione jashtë kontrolli, gjuhë trupore halucinacionesh. Sikur tryeza e negociatave të jetë fushë e minuar, gati për të shpërthyer. Tek politikanët negociatorë shqiptarë, instiktet frojdiste prevalojnë mbi qetësinë, njerëzoren, racionalen, të arsyeshmen, të drejtën dhe të dobishmen.

Lexohet qartësisht se palët hyjnë në negociata pa strategji të vizionare, pa objektiva madhore, pa prioritete, pa një plan veprimi, pa një afatizim kohor, pa masa që duhen ndërmarrë, pa ndarje rolesh, pa skenare alternative, pa kurrëfarë parashikueshmërie, pa llogaritjen e riskut, pa bërë hesapin kosto-përfitim, pa konsideruar pasojat afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjate, pa taktika c’bllokuese dhe dalje në rast krizash negociuese. Pra, pra asnjë palët politke negociuese në Shqipëri janë pa asnjë bazë edukimi, informimi, formimi, profesionalizmi dhe aftësie negociuese.

Pra, qartësisht politikanët negociatorë shqiptarë shkojnë në tryeza bisedimesh me një mal paragjykimesh për njëri-tjetrin dhe për kundërshtarin, ulen në tryeza me projekte ad-hoc, mbi baza spontane, me filozofinë “të dale, ku të dalë”, me hilenë “për t’ia hedhur njëri-tjetrit’, për tu tallur me qytetarët, për t’i mashtruar ndërkombëtarët.

Paaftësia për të biseduar, dialoguar dhe negociuar politikanëve shqiptarë u lexohet në ballë. Madje u lexohet nga Maja e Everestit. Dhe ku ekziston paftësia mbillet djallëzia. Politikanë të tillë të paaftë për të arritur kompromise e konsesus brënda vëndit të tyre e mbi një popull e një Komb të vetëm, nuk munden kurrësesi të arrijnë të negociojnë marrëveshje, protokolle e traktate ndërkombëtare me armiq të popullit e Kombit tonë.

Turp i madh për politikën shqiptare! E nisën reformën zgjedhore dy vite më parë, por e lanë në mes pa e nisur mirë. E tani, në dy ditët e fundit, ngrenë sirenat e alarmit për afatin e vënë nga ndërkombëtarët të dakordësuar me faktorin politik shqiptar,  pa qënë të përgjegjshëm, të ndërshëm dhe të aftë për të gjetur kompromisin lidhur me draftin përfundimtarë të kësaj reforme, që pritet të votohet në Kuvendin e Shqipërisë.

Prej dy vitesh OSBE/ODIHR, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Këshilli i Evropës dhe shtete të vecanta të demokracive të konsoliduara kërkojnë nga politika shqiptare të bëjnë reformë zgjedhore, për të parandaluar parregullsitë e zgjedhjeve kaluara politike dhe vendore si dhe për të filluar negociatat për antarësim në BE. Dy vjet pa kokëcarje, dy ditë me alarm!

Turp, pafundësisht turp!

© Argumentum

Related- Posts

OP/ED

Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

3 Gusht, 2026
OP/ED

Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

21 Korrik, 2026
OP/ED

Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

20 Korrik, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Partneriteti për sigurinë dhe mbrojtjen BE-Shqipëri, bashkëpunim kundër kërcënimeve hibride e kibernetike

11 Gusht, 2026

Kina i kërkon Sekretariatit të PIF ta respektojë parimin e “Një Kine”

11 Gusht, 2026

Buxheti rekord i mbrojtjes i Japonisë nënvizon ambicien e saj për të zgjeruar ushtrinë

11 Gusht, 2026

Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

11 Gusht, 2026

Me vizitën e Zelenskit Vuçiçi arriti atë që dëshironte

10 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.