• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
14 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

    Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

    Kryeministri Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

    Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

    Presidenti Begaj në Vuthaj: Alpet Shqiptare janë ura që bashkon shqiptarët me rrënjët, gjuhën dhe identitetin kombëtar

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Abdixhiku: LDK heq dorë nga postet, LVV mund t’i marrë të gjitha

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    25 vjet nga (Mos)Marrëveshja e Ohrit

    Devijimi i lumit Ibër do të ishte vazhdimi i genocidit serb në Kosovë!

    Konjufca i reagon Zelenskyt: Keqardhje për riafirmimin e mosnjohjes së Kosovës nga Ukraina

    Kuvendi i Kosovës sërish në tension, seanca konstituive ndërpritet pas incidentit me vezë ndaj Kurtit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Një « NEIN » emblematik i Merkel!

9 Qershor, 2020
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Për GSH dhe ARGUMENTUM                   

Dr. Jorgji KOTE

 Më 4 Qershor në mbrëmje, mes një interesimi të jashtëzakonshëm, pyetjes në Televizionin kryesor gjerman «  ZDF » nëse do të rikandidonte për mandatin e pestë në zgjedhjet parlamentare në shtator 2021, Kancelarja Merkel iu përgjigj qartë dhe prerë «Nein, Nein, Nein !» Kjo « Jo »  u konsiderua  emblematike sepse u shpall kur Merkel ndodhet në zenitin e saj politik dhe kur fitoren « e ka në xhep ».

Për më tepër kur historikisht ka patur  liderë politikë të këtij kalibri të cilët janë mbajtur ” me hir apo pahir” pas karrikes së pushtetit, megjithë moshën tejet të avancuar dhe gjendjen e rëndë shëndetësore.  Nuk e kemi fjalën për liderë të kthyer në diktatorë, si Robert Mugabe, që dhe pse në moshën 93 vjeçare, pas 30 vjet rresht si President i Zimbabvesë dhe plot probleme nuk shkulej për kiamet nga zyra. U desh një grusht i sajuar shteti  që e detyroi të bënte një  largim të butë më 2017 derisa ndërroi jetë dy vjet më vonë. Jo, jo, fjala është për liderë karizmatikë  që kanë bërë epokë dhe histori. Ja psh, në Algjeri,  Ahmed Bouteflika, me gati 60 vjet në funksione ministeriale dhe në 20 vitet e fundit si president i Algjerisë; ndonëse më 2013 kaloi një paralizë të rëndë celebrale, çka ia bënte të pamundur shfaqjet në publik, më 2019 kërkonte tjetër mandat; u tërhoq vetëm pas protestave  masive.

Këtë « huq » që gjithsesi nuk ua zbeh vlerat dhe meritat e  tyre e kanë patur  dhe  disa « burra shteti » gjermanë. Konrad Adenauer « Babai » i Gjermanisë moderne, u zgjodh Kancelari i saj i parë më 1949 në moshën 73 vjeç; qëndroi për 14 vite deri në moshën 87 vjeçare me shumë arritje të njohura, sidomos pajtimi historik me Francën, krijimi i BE-së, etj. Mirëpo, ndonëse për të kishte filluar «  disheza «  politike dhe me daljen në skenë të yjeve të tjerë politikë, Adenauerit  nuk i ikej nga pushteti, duke krijuar probleme dhe në lidershipin e CDU-së.  Me shumë debate dhe presion u detyrua t’ia linte vendin «  babait » të mrekullisë ekonomike gjermane, ministrit të tij  legjendar të ekonomisë, Ludvig Erhard.

Kjo histori u përsërit 30 vite më vonë, në prag të zgjedhjeve parlamentare në shtator 1998; kur idhtarët, e sidomos rinia e CDU-së iu lutën ish-Kancelarit emblematik Helmut Kohl të hiqte dorë nga kandidimi  për mandatin e pestë. Me vlerësimin më të lartë për  arritjet e tij të mëdha, sidomos shembjen e Murit të Berlinit, pas viteve 90 për shkak të kostove të mëdha të ribashkimit gjerman/ europian dhe moskryerjes së reformave të nevojshme,  vendi kishte filluar të ndeshej me sfida serioze të vështira për t’u përballuar nga Kohl. Mirëpo ai nuk ua vuri veshin atyre sugjerimeve; rikandidoi dhe humbi keq përballë social-demokratit karizmatik Gerhard Schroder, i cili mishëronte  frymën e re politike që po përfshinte Gjermaninë.

E pra, krejt e kundërta po ngjet sot me Angela Merkel.  Në Nëntor ajo bën 15 vjet  dhe vitin e ardhshëm do të barazojë rekordin e Kohl me 16 vite si Kancelare. Shumë është folur kohët e fundit mbi largimin  e saj nga politika aktive; madje me parashikime  të zymta pas vitit 2015 kur në kulmin e  krizës së azilit ajo bëri pohimin historik  « Ne do t’ia dalim ( Wir schaffen das )  Pastaj disa humbje të rënda zgjedhore të CDU-së në disa lande dhe ato europiane bashkë me rrezikun e populistëve dhe euroskeptikëve; aq sa në Dhjetor 2018 Merkel la kreun e CDU-së dhe njoftoi fundin e Kancelarisë së saj në vjeshtën  2021. Në fakt, këto ishin veprime që e çtensionuan ndjeshëm gjendjen politike në Gjermani.

Mirëpo, çuditërisht, atëhere kur mendohej se Merkel ishte në perëndim apo një « lame duck» sipas zhargonit politik, ajo filloi të shfaqej kudo me integritet,  më e fuqishme dhe bindëse. Ndërsa muajt e fundit « Merkelmania ka pushtuar jo vetëm Gjermaninë por gjithë planetin, falë dhe menazhimit të suksesshëm të koronavirusit; Merkel është në « Olimpin e vet » me një pëlqim popullor prej 80 për qind dhe kur më shumë se gjysma e duan Kancelare dhe tej vitit 2021.

Ky « Nein «  bëhet emblematik sidomos kur i referohesh moshës së saj; sapo ka mbushur të 65-t, pra relativisht e re për një  karrierë të tillë megabrilante; ndryshe nga Adenauer dhe Kohl ajo është e kërkuar si asnjëherë më parë në skatierën elitare të politikës gjermane dhe europiane; pa kurfarë konkurrence,  nga brenda apo  nga jashtë CDU-së, Gjermanisë dhe BE-së.

Kjo nuk është fare rastësi, por fryt i cilësive dhe kapaciteteve të saj  të saj të pashoqe. Merkel mishëron tiparet më të mira të lideres moderne; kjo duket qysh  në prononcimet e saj në Bundestag, në konferenca shtypi dhe gjetkë; te stili dhe statura e saj politike; gjakftohtësia dhe qetësia olimpike, kujdesi në përzgjedhjen e çdo fjale, timbri i zërit, asnjëherë në tone të larta,  “higjiena” e të folurit publik, pa fjalë fyese, batuta dhe insinuata; shtjellimi i një problemi pa përmendur emra të përveçëm politikë e ca më pak etiketime, sulme  dhe aludime ndaj kundërshtarit, sado i egër dhe i paarsyeshëm qoftë, pa kurfarë euforie, protagonizmi dhe triumfalizmi, por as pezmatim dhe nervozizëm.

Gjithashtu, sjelljet/veprimet politike të Merkel janë  pasqyrim besnik i punës në ekip qeveritar; me një integritet moral dhe politik absolut, ku në 30 vite në politikë nuk ka patur qoftë dhe një aludim apo dyshim sado të vogël, sepse “ afera” për Merkel nuk njihet as si fjalë!!

Mbi të gjitha, popullariteti i Merkel buron nga përvoja/mjeshtëria e saj unikale në administrimin e krizave dhe konflikteve të brendshme dhe të jashtme. Nga viti 2005 e në vijim ajo ka sfiduar, natyrisht me mungesat dhe mangësitë e rastit, më shumë kriza/konflikte se Trump/Obama, Sarkozi/Hollande e Macron dhe May/Johnson të marrë së bashku! Janë kriza me emra rrënqethës – bankare, financiare në Greqi, Itali e Portugali, terrorizmi ndërkombëtar, situatat dhe përmbysjet e dhunshme politike në Lindjen e Mesme, ndërhyrjet ushtarake ruse në Krime dhe Ukrainën Lindore, Megakriza e azilit më 2015, BREXIT.

Gjithsesi, tipari  i saj më dallues nga kushdo lider tjetër në botë është konkretizimi dhe pasurimi i këtyre cilësive dhe vlerave politike me rezultate të prekshme në të gjitha fushat. Më konkretisht, menazhimi  i përkryer i koronakrizës dëshmon qartë se qeveria gjermane në 15 vitet “ Merkel” ka vlerësuar si askush tjetër kujdesin mjeksor dhe shëndetësinë. Mjafton të përmendim se GDP-ja gjermane për shëndetësinë është  34  kurse te Franca 15 për qind; ajo ka 6 herë më shumë shtretër për 100.000 banorë se Italia dhe dy herë më shumë se Franca; bën 7 herë më shumë testime se Britania e Madhe dhe mbi 4 herë më shumë se Franca. Ndonëse me popullsi më të madhe, në Gjermani ka 4 herë më pak viktima se në Francë, madje më pak dhe se Belgjika me 11 milion banorë!

Por, mrekullia gjermane e radhës nuk mbaron këtu; javën e kaluar Qeveria Merkel i surprizoi gjermanët dhe kundërshtarët politikë me planin e ri të ringritjes së biznesit post – COVID – 19  me Fondin e ri prej 130 Miliard Euro, baraz me 4 për qind të GDP-së me  50 nisma ekonomike në të gjitha fushat! E kush në botë nuk e lakmon atë?

Në një plan më të gjerë, megjithë vonesat dhe hezitimet e para për shkak dhe të specifikës së koronës,  Merkel është vënë në krye të demarsheve të BE-së dhe komunitetit ndërkombëtar për ndihmë/solidaritet ndaj Italisë, Spanjës dhe vendeve të tjera më të prekura. Kulmi u shënua më 18 Maj, kur  së bashku me Presidentin Macron ajo propozoi krijimin e  një fondi gjigand  social-ekonomik prej 500 Miliard Euro, në formën e ndihmave dhe granteve pa kthim, ku Gjermania do të ketë “ pjesën e luanit” me ¼ e shumës; kësisoj, ajo theu tabunë e mosmarrjes së borxheve të përbashkëta që deri tani ka qenë “ mollë e ndalueme”.

Ky projekt u mbështet nga Komisioni Europian, duke i shtuar dhe 250 miliard Euro  të tjera dhe pritet të miratohet javët e ardhshme. Falë këtyre masave, ndryshoi shumë shpejt dhe imazhi publik i Merkel dhe i BE-së, nga “dorëshrrënguar” në “ bujarë dhe zemërgjerë”; duke filluar nga Italia, ku nga insinuata dhe qortimet, tani Merkel dhe Gjermania po marrin lëvdata dhe brohoritje! Kështu, Merkel  i bëri “ sus dhe zap” populistët dhe ekstremistët kudo ku janë! Ndaj “ Merkelina” po vlerësohet kudo si “ vaksina” më e mirë politike ndaj koronës dhe çdo virusi tjetër!

Këtu vlen të theksohet se pavarësisht nga kjo barrë e jashtëzakonshme, Gjermania dhe sidomos Merkel nuk e “ lanë në baltë” Ballkanin dhe Shqipërinë; përkundrazi; Procesi historik i Berlinit vijoi disa muaj më parë me 1,15 Miliard Euro për Tërmetin e 26 Nëntorit ku BE, Gjermania dhe Franca etj  ishin kontribuesit kryesorë; pastaj paketa rajonale me 3,3 Miliard Euro për koronën deri te “PO”-ja për çeljen e negociatave tona me BE-në. Po aq e rëndësishme, Merkel është  shpëtimtarja e madhe e Kosovës, stabilitetit rajonal e më gjerë, këtë radhë me “ JO”-në e saj kategorike ndaj tezave ogurzeza të ndryshimit, korrigjimit apo shkëmbimit të territorit!

Ja pse ky «Nein» Merkelian ka domethënie të madhe politike dhe si  model/standard i ri për t’u ndjekur kudo. Ai jep mesazhin se  në kushtet e botës së sotme tejet komplekse e plot sfida, sado i suksesshëm të jetë një lider( e) politik( e) vjen momenti kur duhet t’i thotë lamtumirë pushtetit e t’u hapë rrugën ndryshimit, brezave dhe alternativave të reja cilësore. /gsh

© Argumentum

Related- Posts

OP/ED

Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

3 Gusht, 2026
OP/ED

Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

21 Korrik, 2026
OP/ED

Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

20 Korrik, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Çfarë fshihet pas rivalitetit midis Marokut dhe Algjerisë?

13 Gusht, 2026

Zelensky i kërkon SHBA-së 5% të rezervave “Patriot” për mbrojtjen e Ukrainës

13 Gusht, 2026

Irani thotë se Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur nëse SHBA-të nuk pranojnë kushtet e tij

13 Gusht, 2026

Abdixhiku: LDK heq dorë nga postet, LVV mund t’i marrë të gjitha

13 Gusht, 2026

A MUND TË BËHET SHQIPËRIA NJË SHTET MË I MADH SIPAS MARKO RUBIOS?

13 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.