• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
14 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Kosova Euro-Atlantike meriton unitet ndërmjetësimi BE-SHBA

11 Qershor, 2020
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Prof. Lisen BASHKURTI

Në fazën aktuale procesi i zgjidhjes së krizës Kosovë-Serbi ka hyrë në një fazë kritike. Pas një bllokimi disa vjecarë për arsye lokale, rajonale dhe konjukture ndërkombëtare, duket se po vjen momenti që aktorët dhe faktorët relevantë t’i rikthehen bisedimeve. Qëllimi i bisedimeve në këtë fazë është arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare pwr njohje reciproke nw kufijt ekzistues, e ratifikuar nga parlamentet e dy shteteve si dhe me vlefshmëri juridike dhe garanci ndërkombëtare.

Në këtë fazë, krahas procedurës për hapjen e negociatave dhe tw përgatitjes së thelbit përmbajtësor të draft-marrëveshjes janë edhe dy aspekte që mbeten objekt debati dhe polemike politike në Kosovë dhe më gjërë: së pari, formati i ndërmjetësuesit ndërkombëtar dhe, së dyti, shpejtësia e negociatave për arritjen e marrëveshjes. Në këtë shkrim do analizojmë aspektin e parë, atë të ndërmjetësuesit ndërkombëtar. Aspektin e dytë do e vijojmë së afërmi me një shkrim tjetër.

Bisedimet, dialogu dhe negociatat Kosovë-Serbi vuajnë nga mungesa e thellë e besimit midis palëve si dhe nga garancia e zbatimit të vendimeve të dala prej tyre. Për këto arsye, pra besueshmërie dhe garancie për zbatimin e vendimeve, negociatat Kosovë-Serbi kanë nevojë për ndërmjetësim diplomatik ndërkombëtarë, me kredibilitet dhe fuqi imponuese e garantuese mbi palët.

Lidhur me ndërmjetësimin ndërkombëtar, brënda Kosovës po ndodh kohët e fundit një përplasje serioze. Po duken qartë se polemika politike dhe polarizimi në Kosovë edhe lidhur me formatin e ndërmjetësuesit ndërkombëtar po thellohet. Debati po bëhet rreth tre pyetjeve: Do vijojë të mbetet ndërmjetësuese e vetme BE? Do të hyjë si ndërmjetësues i vetëm ShBA? Apo do kemi një rikthim te ndërmjetësimi dypalësh Euro-Atlantik, BE-ShBA? Ky debat vë në dyshim serioz vetë natyrën e projektit Euro-Atlantik të Kosovës.

Le të kujtojmë se prej Konferencës së Rambujesë, 1999, faktori politik në Kosovës ka qënë i unifikuar në qëndrimin pro Euro-Atlantik. Ishte ky unifikim i brëndshëm Kosovar që ia lehtësoi punët faktorit Euro-Atlantik gjatë në dizajnimin, mbështetjes dhe realizimit të projektit të Kosovës. Euro-Atlantizmi ka qënë përcaktues për clirimin e Kosovës nga diktatura Serbe, për shpalljen e pavarësisë së saj, për shtet-formimin, për njohjen ndërkombëtare dhe më tej për integrimin në nisma dhe organizata rajonale dhe universale.

Për herë të parë projekti i Kosovës u devijua njëanshmërisht nga bashkëveprimi Euro-Atlantik BE-ShBA në vitin 2012. Ishte koha kur Shtëpia e Bardhë nën Presidentin Obama deklaroi një strategji tërheqje nga Ballkani dhe Lindja e Mesme drejt Lindjes së Largme. Për të mos lënë boshllëk politiko-diplomatik BE rriti interesimin, praninë dhe veprimin e tij në Ballkan. Problemi themelor ngelej, sikundër edhe sot, zgjidhja e nyjes Kosovë-Serbi. Për këtë BE shprehu gadishmërinë për të ndërmjetësuar bisedimet Kosovë-Serbi, pa praninë e ShBA.

Pikërisht në vitin 2012, Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë në bazë të së cilës mandatonte Qeverinë e Kosovës për të celur bisedimet teknike me Serbinë, që për herë të parë do bëheshin përmes ndërmjetësimit të BE. Ishte kjo iniciativa e parë e ndërmarrë nga Kosova për tu dakordësuar për të ndryshuar formatin Euro-Atlantik të ndërmjetësuesit ndërkombëtar të bisedimeve Kosovë-Serbi, nga formati i ndërmjetësuesit dypalësh Euro-Atlantik BE-ShBA, në ndërmjetësues të njëanshëm vetëm BE pa ShBA. Pra, ishte Qeveria e Kosovës, e kryesuar asokohe nga Thaci që e mbështeti pa e vrarë mëndjen në mënyrë afatgjate këtë ndryshim të formatit të ndërmjetësuesit ndërkombëtar, nga format Euro-Atlantik BE-ShBA, në format të njëanshëm BE, pa ShBA.

Palës Serbe i konvenonte shumë mënjanimi i ShBA nga ndërmjetësimi i bisedimeve Kosovë-Serbi, prandaj u dakordua menjëherë me ndryshimin e formatit të ndërmjetësimit. Kjo, sepse pala Serbe, nga njëra anë ishte e interesuar për të përcarë dyshen BE-ShBA në qasjen ndaj Kosovës. Nga ana tjetër, duke mos patur praninë e faktorit të ShBA, pala Serbe, do të shfrytëzonte më lehtë përcarjen ekzistuese brënda BE lidhur me statusin e Kosovës, për realizimin e strategjisë së saj politike në marrëveshjen e ndërmjetësuar vetëm nga BE. Në këtë lëvizje, Serbia gëzonte mbështetjen e plotë të Rusisë sepse i shërbente njëkohësisht kwsaj tw fundit edhe si ‘Kalë Troje’ për interesat gjeopolitike të saj për të dobësuar aleancën Euro-Atlantike në tërësi dhe BE në vecanti.

Bisedimet Serbi-Kosovë me ndërmjetësimin e BE, pa praninë e ShBA vijuan plotë tetë vjet. Ato prodhuan rreth njëzet e pesë marrëveshje teknike dhe politike, shumica e të cilave nuk janë zbatuar. Mbas tetë vitesh bisedimet u bllokuan. Diplomacia e BE, asokohe me Federika Mogerinin në krye nuk i udhëhoqi dot bisedimet drejt zgjidhjes përfundimtare. Kryediplomatja e BE me apo padashje hapi qështjen më të rrezikshme për Kosovën, Ballkanin dhe mbarë Evropën – atë të ndryshimeve territoriale. Mogerini ra në grackën e opsionit Serb, të mbështetur nga Presidenti i Kosovës, H. Thaci e më pas edhe nga Kryeministri i Shqipërisë, E. Rama. Trojka Vucic-Thaci-Rama, rreth vitit 2016 filluan të vepronin në mbështetje të projektit Serb dhe nën ndikimin e faktorëve të tjerë gjeopolitik dhe lobues në mbështetje të tij. I gjëndur përballë sfidave të tjera të brëndshme askokohe, BE dhe shtetet kryesore të tij, nuk i kushtuan vëmëndjen e duhur bisedimeve Kosovë-Serbi, derisa kriza e tyre shpërtheu hapur politikisht e publikisht në Kosovë, Shqipëri, Ballkan dhe në botë.

Kur situata u fut në një tunel të mbyllur dhe të rrezikshëm, të dy partnerët Euro-Atlantik, BE dhe ShBA iu rikthyen agjendës së Ballkanit, me fokus të vecantë bisedimet Kosovë-Serbi. Për, këtë herë, dy partnerët Euro-Atlantik, BE dhe ShBA nuk duken të jenë të unifikuar politikisht dhe të dakorduar diplomatiksht për të ndërmjetësuar së bashku, si më parë, për arritjen e marrëveshjes përfundimtare gjthëpërfshirëse Kosovë-Serbi. Klima e marrëdhënieve BE-ShBA në përgjithësi nuk është si më parë, sikundër qasja e tyre ndaj zgjidhjes së krizës Kosovë-Serbi nuk është e qartë. Edhe në Kosovë është reflektuar dilema ShBA-BE.

Një qasje politike Kosovare është për ndërmjetësim vetëm nga ShBA, dhe jo më BE. Paradoksalisht, këtë ospion e mbështet Presidenti Thaci dhe përkrahësit e tij tij. Themi paradoksalisht sepse Thaci ka ndërruar tre herë qasjen e tij ndaj ndërmjetësuesit ndërkombëtar. Në fillimet e qështjes Kosovare nga Rambujeja e vitit 1999 deri nga vitet 2011, Thaci ka mbështetur dyshen Euro-Atlantike BE-ShBA si ndërmjetësues ndërkombëtar për Kosovën. Nga viti 2012 deri në 2018 ishte sërish Thaci që u pajtua me ndërmjetësimin e njëanshëm të BE, pa ShBA, format ky anti-ShBA i preferuar i Serbisë. Mbas vitit 2018, kur opsioni sekret Serbo-Rus për coptimin territorial të Kosovës u ekspozua dhe u kundërshtua masivisht në Kosovë, Ballkan dhe në Evropë por ngeli ambig në Shtëpinë e Bardhë, është sërish Thaci që radikalizoi qëndrimin e tij, duke bërë një kthesë në mbështetje të ndërmjetësimit vetëm të ShBA dhe duke u deklaruar si anti-BE.

Lëvizje të tilla të paprincipta dhe të pajustifikueshme të Presidentit Thaci ndaj qasjes së faktorëve Euro-Atlantik, BE-ShBA, duket se kanë një prapavi të fshehtë. Së pari, ato janë lëvizje të nxitura nga projekti i bisedimeve sekrete Kosovë-Serbi, i cili qartësisht synon coptimin e Kosovës dhe të ekonomisë së saj në dobi të Serbisë. Së dyti, lëvizjet e Thacit ndaj qasjes Euro-Atlantike BE-ShBA lidhen edhe me interesa personale politike të tij në Kosovë. Së treti, lëvizjet e Thacit padyshim diktohen edhe nga problematikat që ai ka me drejtësinë ndërkombëtare për periudhën përpara, gjatë dhe mbas luftës për clirimin e Kosovës. Në analizë të fundit cdo qasje nga kushdo që të vijë që synon përcarjen Euro-Atlantike në përgjithësi dhe për Kosovën në vecanti është drejpërdrejtë dhe pa pikë dyshimi në dobi të faktorëve Serbo-Rus.

Opsioni i dytë, që duket i mbështetur më gjërësisht në Kosovë është ndërmjetësimi unik Euro-Atlantik, ShBA-BE. Në Kosovë nuk ka qasje me ndikim të madh anti-ShBA. Shfaqjet aty-këtu të simptomave kundër ShBA janë sporadike dhe të paqëndrueshme dhe lidhen më shumë me konjukturën politike afatshkurtër dhe me pakënaqësitë ndaj individëve të vecantë përfaqësues të ShBA dhe asesi nuk lidhen me Shtetin dhe popullin Amerikan.

Në Kosovë, gjithashtu, nuk ka frymë anti-BE. Simptomat që shfaqen janë gjithashtu sporadike dhe të paqëndrueshme dhe lidhen me konjuktura afatshkurtëra dhe ndonjë shtet të vecantë jo miqësor me Kosovën. Faktorët lokalë në Kosovë janë gjërësisht Euro-Atlantik. Ato e konsiderojnë dhe mbështesin BE dhe ShBA si shpëtimtarët dhe mbështesit e tyre më të mëdhenj. Mbi këtë bazë të gjërë popullore pro Euro-Atlantike politika në Kosovë lypet t’i qëndrojnë kërkesës për bashkëpunim unik Euro-Atlantik BE-ShBA deri në fund të projektit të Kosovës dhe kurrësesi të mbajnë qasje të dyzuar midis tyre.

Historia 21 vjecare e Kosovës dëshmon se sa herë faktori Euro-Atlantik ka vepruar i unifikuar në Kosovë, sukseset e kësaj të fundit kanë qënë të dukshme dhe të garantuara. Kur faktorët Euro-Atlantik, për shkaqe të ndryshme, kanë vepruar vec e vec, projekti i Kosovës ka njohur status quo ose kthim prapa. Në qasjen ndaj ndërmjetësuesit gjithë faktori politik dhe institucional në Kosovë nevojitet të mbështesin formatin e unifikuar Euro-Atlantik BE-ShBA. Kjo qasje buron nga vetë karakteri Euro-Atlantik i projektit të Kosovës. Është Serbia dhe mbështetësja e saj e fortë, Rusia që tentojnë prej vitesh të fusin pyka përcarëse midis faktorit unik ShBA-BE dhe projektit Euro-Atlantik Kosovë me qëllimin e vetëm për t’i hapur rrugë ndikimit, pranisë, interesave dhe veprimeve gjeopolitike Ruse në Ballkan.

© Argumentum 

Related- Posts

OP/ED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026
Kryesore

Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

10 Tetor, 2026
OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Tiranë, protesta studentore përfundon në dhunë, përplasje në disa zona të kryeqytetit

13 Tetor, 2026
German Foreign Minister Johann Wadephul speaks at the Warsaw Security Forum. Photo: Jörg Blank/dpa

Wadephul: Rusia duhet të bëjë “hapin e parë” për një armëpushim energjetik në Ukrainë.

13 Tetor, 2026

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

13 Tetor, 2026

Ambasada e SHBA-së në Tiranë apel qytetarëve amerikanë të shmangin protestat pas përshkallëzimit të dhunës

13 Tetor, 2026

Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

13 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.