• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
30 Gusht, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

  • POLITIKË

    Rama detajon sezonin e ri qeverisës: “Prania Besnike”, PasqyrAlbania dhe “Shqipëria Sociale”

    Shqipëria, ligj për njohjen dhe ushtrimin e të njëjtit profesion në vendet e BE-së

    Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues

    Presidenti Begaj pret ambasadoren e Belgjikës: Shqipëria vlerëson hapjen e Ambasadës në Tiranë

    MEPJ: Përfundon me sukses një tjetër operacion për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga Siria

    Hoxha: Një diplomaci moderne për Shqipërinë evropiane

    Kryeministri Rama: Protesta e Zvërnecit na sfidoi realisht, qeverisja do të përmirësohet

    Rama nis sezonin e ri politik nga Pogradeci: “Besa”, “Prania Besnike” dhe “Pasqyrë Albania” në provën e mandatit të katërt

    Ministri Hoxha: Të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, prioritet i diplomacisë shqiptare

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    A po bashkëpunon Shqipëria me Beogradin për destabilizimin e Malit të Zi?!

    Reagime ndaj nderimeve shtetërore për Mlladiqin në Serbi

    Gazeta malazeze “Vijesti”: Serbia dhe Shqipëria akuzohen për “veprimtari hibride” kundër Malit të Zi

    Autostrada Shkup–Bllacë nis pas më shumë se 20 vitesh: Kurti dhe Mickoski e cilësojnë projekt strategjik për rajonin

    Milaim Zeka në hallkën mediatike të planit të BIA-s në Kosovë

    Dosja “Sheholli”: Plani i Serbisë që Kosova të perceptohej shtet radikal

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

SHBA / Kostoja e mbylljes së qeverisë, kush paguan?

6 Shkurt, 2019
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

“Unë do të ndërtoj një mur të madh, sepse askush tjetër nuk ndërton mure më mirë se unë, besomëni, dhe do ta ngre pa shpenzime fare. Do të jetë një mur madhështor në kufirin jugor të SHBA-së, dhe do të detyroj Meksikën të paguajë për të”, premtoi Trump gjatë fushatës elektorale nëse zgjidhej president i Shba .

Premtimi më i fortë i fushatës presidenciale të Donald Trumpit, ishte njëkohësisht dhe një ndër të parët që ai bëri kur shpalli kandidaturën 16 qershorin e vitit 2015. Pyetja e madhe që ngrihej asokohe, ishte sesi do ta realizonte biznesmeni i kthyer në politikan këtë premtim nëse zgjidhej president. Por edhe pse miliarderi që garoi nën flamurin republikan ka kohë që i ka marrë në dorë çelësat e Shtëpisë së Bardhë, dhe vazhdon të këmbëngulë në ngritjen e murit kontrovers, ai ende nuk e ka zgjidhjen financiare. Meksika refuzoi kategorikisht t`i vinte pas fijes shefit të Shtëpisë së Bardhe dhe Trumpi, në fund, u shtrëngua të hiqte dorë nga ai pretendim.

“Meksika nuk do të paguajë asnjëherë për një mur që ndan kufijtë e saj me Shtetet e Bashkuara. As tani, as kurrë”, ishte kundër përgjigjja e Enrique Pena Nieto, presidentit të Meksikës.

Financimin e strukturës, presidenti amerikan po e kërkon tani aty ku supozohej t`i gjente paratë që në fillim: tek kongresi. Trumpi i ktheu sytë nga Kapitoli, i vetëdijshëm se do të ndeshte rezistencën e demokratëve që sot kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, por i bindur të përdorte çdo armë për të përmbushur qëllimin e tij.

Ashtu siç pritej, përplasja ishte epike, vetëm se pasojat nuk i vuajtën palët e përfshira: Trumpi kërkoi që 5,7 miliardë dollarë t`i shtoheshin legjislacionit për shpenzimet e reja federale, i cili duhet të kalonte përpara datës së fundit të skadimit, që ishte 21 dhjetori 2018. Demokratët iu kundërvunë kësaj kërkese me të gjithë forcën, por as presidenti nuk pranoi të tërhiqej, ndaj ditën tjetër, hyri në fuqi mbyllja e pjesshme e qeverisë.

“Shtypëm butonin ‘pauzë’ derisa presidenti, nga i cili na duhet një firmë, dhe demokratët e senatit, nga të cilët na duhen votat, të dalin me një marrëveshje. Shpresojmë që ajo të arrihet sa më shpejt’, ka thënë Mitch Mcconell, lideri i shumicës në senat.

Në fakt, nuk ndodhi ashtu. Refuzimit demokrat për të financuar premtimin e tij kryesor elektoral, Trumpi e vendosi murin e vet: ai refuzoi të firmoste legjislacionin e senatit për shpenzimet që zhbllokonin fondet e financimit të qeverise. Pasoja? Një e katërta e qeverisë federale u mbyll, përfshirë departamentin e Sigurisë Kombëtare, atë të Shtetit, Bujqësisë, Tregtisë, Transportit e Thesarit. Nuk ishte hera e parë që një administratë amerikane, do të gjendej në këtë situatë, por pas 35 ditësh mbyllje, ajo do të kthehej në bllokimin më të gjatë të punës për agjensitë federale amerikane.

Lëkundjet e tërmetit të përplasjes në mermerin e senatit, i ndjenë 800.000 punonjës federalë, që mbetën pa rrogë për më shumë se një muaj. Shumë prej tyre u gjenden përballë vështirësish të mëdha për të paguar faturat. Refuzimi i demokratëve për t`u dorëzuar nga njëra anë dhe kryeneçësia e Trumpit për t`i qëndruar deri në fund taktikave të veta të ashpra, bënë që Washingtoni të përfshihej nga një paralizë e mirëfilltë politike. Palët fajësonin njëri tjetrin për këtë situatë; `Jepi fund mbylljes së qeverisë tani`, shkruante në Twitter liderja demokrate Nancy Pelosi; për Trumpin ishin demokratët që e prodhuan të gjithë këtë ngërç me refuzimin e palogjikshëm të asaj që e sheh si domosdoshmëri për sigurinë, e madje kërcënoi të shpallte dhe gjendjen e emergjencës kombëtare. Ndërkohë, ata që pasojat e kësaj betejë i provuan tek xhepat e tyre, nuk kërkonin fajin; kërkonin zgjidhje.

“Nëse nuk keni ndërmend të na paguani faturat, na ktheni në punë. Vetëm kaq po kërkojmë. Unë në këto kushte nuk paguaj dot për solucionin e përdorur në makinerinë e astmës së djalit tim, dhe atë duhet ta ketë çdo katër orë”,  thotë Yvette Hicks, kontraktuese.

“Ne nxjerrim djersë për ato para që fitojmë; punojmë fort që të sigurohemi se populli amerikan do të jetë i sigurt dhe rezultati është një punë vërtet cilësorë. Por, mospagimi na dëmton vërtet shumë. Si t`i them unë fëmijës tim 9 vjeçar që këtë herë do të hamë më pak apo që duhet t`i ndërpresë aktivitetet jashtëshkollore sepse unë s`kam marrë rrogën”, tha Francis Nicholls III, punonjës federale.

“Aq kursime sa kisha, ikën. Tani po fus duart te paratë e policës së sigurimit, por ato duhet t`i kthej mbrapsht, sepse në të kundërt, më digjet e gjitha! Duhet të kthehem në punë që të paguaj”, tregoi Lila Johnson, pastruese, Departamenti i Bujqësisë .

Mbyllja preku deri edhe aeroporte, ai i La Guardias në Nju Jork, i cili u përball me vonesa të fluturimeve për shkak se kontrollorët ajrorë punuan me personel të reduktuar; mungesat në staf edhe atje u lidhën me mbylljen e pjesshme të qeverisë. Zyrtarisht, sipas zëdhënësit të Administratës së Aviacionit Federal, vonesat, që mbërritën deri në 1 orë e gjysmë, ishin pasojë e një shtimi të beftë të numrit të raporteve mjekësore.

“Vazhdimi i kësaj mbylljeje do ta gjunjëzojë sigurinë e aviacionit tonë kombëtar, do ta dobësojë sistemin tonë e do ta godasë ekonominë me më shumë se një trilion dollarë”, tha Mark Warner, Senator i Virxhinias .

“E gjithë kjo ka të bëjë me sigurinë tonë, me vendet tona të punës dhe të gjithë stabilitetin ekonomik të vendit. Askush nuk do ta dalë i pacënuar nga kjo situatë nëse nuk e ndalojmë mbylljen e qeverisë”, tregoi Sarah Nelson, President of the Association of Flight Attendants.

Për disa figura të rëndësishme republikane megjithatë, këto reagime ishin të ekzagjeruara. Ndërsa Donald Trumpi fliste për `sakrifica patriotike’ , disa pjesëtarë të pasur të administratës së tij e konsideronin një muaj pa rrogë si problem të vogël dhe lehtësisht të kapërcyeshëm.

“Realisht, nuk e kuptoj përse punonjësit e papaguar të qeverisë po i drejtohen bankave të ushqimit. Më mirë të mendonin për të marrë një kredi bankare”, tha Wilbur Ross, sekretar i tregtisë.

Ross, që raportohet të ketë një pasuri prej 700 milionë dollarësh, i kritikoi madje disa prej punonjësve që nuk janë paraqitur në vendin e punës për të punuar të papaguar. Situata dukej e pashpresë. Por ndonëse me ashpërsi, Trumpit po i tregohej në këtë mënyrë, se kërcënimet dhe ultimatumet nuk pinë ujë. Motori i lëvizjes për zhbllokimin  e gjendjes u bë Nancy Pelosi, e cila ia tërhoqi ftesën e bërë presidentit për ta mbajtur në 29 janar fjalimin mbi gjendjen e vendit. Trumpi sigurisht edhe mund të kishte zgjedhur ta mbante fjalimin e rëndësishëm në ndonjë fabrikë të Ohios, apo në kufi me Meksikën, siç thotë analisti Andreas Ross, por në këtë mënyrë do t`i duhej të hiqte dorë, vazhdon ai, nga shkëlqimi që ia mundëson protokolli vetëm në sallën plenare të Pelosit.

Mbyllja më e gjatë në historinë e qeverisë amerikane përfundoi në 25 janar kur Presidenti Donald Trump shtyu kërkesën e tij për financimin e murit me Meksikën duke nënshkruar një ligj financimi tre-javor për rihapjen e agjensive qeveritare dhe për rikthimin në punë të 800 mijë punonjësve federalë. Financimi afatshkurtër synon t’u japë kohë ligjvënësve të trajtojnë çështjen e sigurisë kufitare. Edhe pse u prit me gëzim, rihapja e qeverisë nuk është përfundimtare.

“Muri me Meksikën reflekton të keqen më të madhe të politikës amerikane, atë që thotë se ne nuk vlejmë; politikën raciste dhe axhendën ksenofobe të përhapur nga Trumpi. Për momentin ai humbi, por shumë shpejt do të kthehet sërish!!!”, tha Fernando Garcia, drejtor ekzekutiv i Border Network for Human Rights.

“Njerëzit që punojnë anembanë Amerikës u solidarizuan me punonjësit federalë dhe ishin kundër asaj që po i bënte presidenti. Shpresojmë që ai ta ketë nxënë mësimin”, tha Chuck Schummer, lider i pakicës demokrate në senat.

Por presidenti, edhe ndërsa njoftoi arritjen e marrëveshjes për rihapjen e përkohshme të agjensive federale, i doli sërish në mbrojtje projektit të tij. Shtetet e Bashkuara, për Trumpin thjesht nuk kane zgjedhje tjetër përveçse të ngrenë në kufi ose një mur të fuqishëm, ose një barrierë çeliku.

“Nuk ka plan për sigurinë kufitare që të funksionojë pa një barrierë fizike, harrojeni, kjo thjesht, nuk ndodh! Përmasat e emigracionit ilegal janë të tilla që i kanë tronditur autoritetet federale dhe e kanë tendosur sistemin tonë të emigracionit përtej pikë së këputjes”, tha Trump.

Dhe presidenti amerikan, duket i beson vërtet verbërisht atij muri, të cilin e ktheu dhe në lajtmotiv të fushatës së vet elektorale. Ose të paktën, kjo është ajo që shihet në publik.

“Unë besoj se drogat, një pjesë e madhe e të cilave kalon nga kufiri jugor, do të ulen në një numër që nuk keni për ta besuar. Do të reduktojë drogat dhe do të godasë emigracionin e paligjshëm; pra lërmëni të jem shumë i qartë me ju: kjo është e vetmja mundësi që kemi”, deklaron Trump.

Por, edhe demokratët po e shohin nga ana tjetër se nuk mjafton vetëm qëndrimi i rreptë dhe përplasjet ballore. Shumë prej tyre i premtuan zgjedhësve heqjen e bllokadës së Uashingtonit, por për këtë, u duhet të bien në një lloj ujdie me kreun e shtetit. Edhe pse marrëveshja e përkohshme u arrit, beteja për financimin e murit nuk ka përfunduar ende, dhe nëse nuk arrihet një pakt final, pasojat, tashmë është e qartë se kush do t`i vuajë!

Related- Posts

FOKUS

“Top Secret 2” dhe “lufta” e Serbisë për ta goditur Republikën nga brenda

30 Gusht, 2026
FOKUS

Një akuzë e paprecedentë politike dhe mediatike: Podgorica përballë Tiranës, kush po kërkon të destabilizojë kë?

28 Gusht, 2026
FOKUS

A po afrohen Rusia dhe SHBA-ja përmes Ukrainës dhe Iranit?

27 Gusht, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

“Top Secret 2” dhe “lufta” e Serbisë për ta goditur Republikën nga brenda

30 Gusht, 2026

Xi Jinping-u mbërrin në Bishkek për të marrë pjesë në Samitin e OBSh-së 2026 dhe për vizitë shtetërore në Kirgizistan

30 Gusht, 2026

Rrëshqitja e dheut në Gyirong shkakton 16 viktima, përcaktohet shkaku i katastrofës

30 Gusht, 2026

Vuçiq në hapjen e një fabrike kineze në Serbi: Robotët kinezë së shpejti në ushtrinë serbe

29 Gusht, 2026

Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

29 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.