• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
21 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për pagat e magjistratëve

    Kuvendi i Shqipërisë deklaratë mbi aktgjykimin e Hagës: Koordinojmë veprimet me Kosovën për korrigjimin e padrejtësisë

    Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Tirana politike kundër vendimit të Hagës: “Padrejtësi”

    Presidenti Begaj pritet nga presidenti i EBA, fokus tek investimet dhe bashkëpunimi dypalësh

    Viti i ri shkollor nis në gjithë vendin, liderët politikë përcjellin mesazhet e tyre

    “Prania Besnike”, Rama: Çdo të premte në 17:00, dëgjojmë qytetarët

    Presidenti Begaj merr pjesë në ceremoninë e lamtumirës së mbretit të Norvegjisë Harald V

    Sesioni i ri parlamentar/ Presidenti Begaj, mesazh deputetëve: “Përgjegjësia ndaj Shqipërisë është e përbashkët”

    Historike/ Berisha rikthehet në SHBA: “Liria funksionon”

  • SOCIALE / KULTURË

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Në Prishtinë vijojnë protestat kundër vendimit të Hagës: Kërkohet shfuqizimi i Gjykatës Speciale

    Thaçi iu bën thirrje qytetarëve të Kosovës ta ruajnë qetësinë pas vendimit të Speciales 

    Kryeministri Kurti pas vendimit të Hagës: “Padrejtësi e papranueshme ndaj ish-krerëve të UÇK-së”

    Vendimi i Hagës, reagime të forta në Kosovë: Osmani, Konjufca, Haradinaj, PDK dhe Abdixhiku mbrojnë luftën e UÇK-së

    Vendimi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së: Thaçi e Krasniqi 25 vjet burg për krime lufte, 18 për Veselin dhe 13 për Selimin

    Hagë, sot aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Për një kryesim efektiv të CEFTA

8 Shkurt, 2019
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Në janar Shqipëria mori kryesimin e radhës të një organizatë ekonomike  që ndonëse pa jehonë mediatike dhe politike ka bërë e po bën shumë për afrimin dhe bashkëpunimin rajonal, si kusht i pazëvendësueshëm dhe për anëtarësimin në BE. Është fjala për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Vendeve të Evropës Qendrore ( CEFTA) të krijuar më 21 dhjetor 1992 nga Polonia, Hungaria dhe Çekosllovakia, pjesëtarë të grupit të Visegradit. Aty aderuan të gjitha vendet e tjera  të Evropës Qindore dhe Juglindore që aspironin anëtarësimin në BE. Meqenëse sipas statusit të saj, kur një vend anëtar hyn në BE largohet nga CEFTA, aktualisht  kjo e fundit ka shtatë vende anëtare të Ballkanit Perëndimor plus Moldavinë.

Kjo është hera e dytë që Shqipëria kryeson CEFTA. Me këtë rast, dje në Bruksel Misioni ynë pranë BE-së në bashkëpunim me Ministrinë e Financave/Ekonomisë dhe Sekretariatin e CEFTA me seli në Bruksel organizuan  ceremoninë zyrtare të marrjes së këtij kryesimi nga Kosova. Falë përvojës së pasur, me një staf tejet  profesionist, me përvojë dhe të përkushtuar, Misioni  ynë në Bruksel kishte siguruar një audiencë cilësore dhe  të përzgjedhur për një rast të tillë; aty ishin përfaqësues të lartë të partnerëve dhe donatorëve kryesorë, Komisionit Evropian,  dhomave/shoqata të tregtisë belge, ambasadori i Kosovës, Bernard Nikaj, ambasadorë e diplomatë të tjerë nga rajoni, ekspertë, etj.

Në përshëndetjen e saj, ambasadorja jonë pranë BE-së,  Suela Janina, krahas vlerësimit të kryesimit nga Kosova, mbështetjes nga Komisioni Evropian, donatorët dhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ( RCC) në krye të të cilit këtë vit është politikania Majlinda Bregu dhe Zyrës së saj ndërlidhëse në Bruksel evidentoi rolin dhe rëndësinë praktike të CEFTA në intensifikimin e bashkëpunimit rajonal në këtë fushë jetike dhe për përgatitjet për   anëtarësimin në BE.

Zv. ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Zonja Albana Shkurta foli, siç flitet në Bruksel, shkurt, thjeshtë dhe qartë, duke ravijëzuar tri shtyllat e kryesimit shqiptar që janë, në fakt, dhe komponentët themelorë të CEFTA: Lehtësimi i tregtisë rajonale nëpërmjet zbatimit të masave dhe protokolleve përkatëse dhe shtesë si dhe zgjerimi i katalogut të këtyre instrumenteve; nxitja dhe lehtësimi i shërbimeve tregtare dhe për rrjedhojë i investimeve ndërmjet vendeve të rajonit dhe nga investitorë të tjerë të huaj. Lidhur me lehtësimin dhe  zgjerimin e shërbimeve tregtare, ndër të tjera zonja Shkurta nënvizoi krijimin e një platforme të shërbimeve tregtare, përparime të mëtejshme në heqjen e pengesave tarifore dhe jo-tarifore, shkurtimin e kohës së përpunimit të automjeteve me persona dhe mallra në pikat e kontrollit doganor dhe kufitar e sidomos krijimi i sistemit unik ( one stop shop) të këtyre kontrolleve; lehtësimin e lëvizjes së afaristëve, ratifikimi dhe zbatimi i marrëveshjeve për njohjen e ndërsjellë të operatorëve ekonomikë, etj. Së treti, të gjitha këto masa, krahas krijimit të Komâktit të Investimeve do t’i shërbejnë promovimit të investimeve rajonale dhe me gjerë në rajon. Për rrjedhojë, do të nxitet dhe procesi i krijimit dhe funksionimit të Zonës Ekonomike Rajonale.

Së fundi, por jo më pak e rëndësishme, kryesia shqiptare do të shtojë kontaktet me donatorët dhe shërbimet përkatëse të Komisionit Evropian për sigurimin e fondeve të nevojshme për zbatimin e këtyre dhe të tjerave instrumenteve.

Lidhur me këto dhe aspekte të tjera më të detajuara pati një konsensus të plotë dhe nga zyrtarët e lartë të Komisionit Evropian nga të cilët u përmend mbështetja për këto procese jetike që janë pjesë përbërëse dhe të Strategjisë së Zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, duke vlerësuar hapat e dhe predispozicionin pozitiv të treguar gjatë kryesimit nga Kosova ; përjashtim bëri vetëm taksa e diskutueshme, të paktën nga këndvështrimi i CEFTA mbi mallrat serbe që u përmend dhe në këtë takim, me besim se do të zgjidhet në kuadrin e dialogut me Serbinë. Po ashtu, Përfaqësuesi i USAID u shpreh me vlerësime për përvojën dhe ekspertizën e treguar nga pala shqiptare  dhe rolin e saj në këto fusha.

Ambasadori Veselin Valkanov, Shefi i Zyrës Ndërlidhëse në Bruksel, veçoi bashkëpunimin efektiv të CEFTA me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal ( RCC) dhe Misionin e Shqipërisë në Bruksel.

Në fakt, kur je në takime të kësaj natyre, krijon një ndjesi pozitive tek dëgjon të flitet me vlerësime pozitive për vendin dhe më konkretisht për ekspertët dhe dikasteret tona të linjës. Për fat të keq, pa mohuar problemet dhe sfidat në administratën tonë publike, për shkak të politizimit dhe nihilizimit të tejskajshëm, krijohet në jo pak raste perceptimi i gabuar sikur gjithçka është e zezë. Harrohet se gjatë 30 viteve të fundit, është krijuar dhe një kastë me ekspertë dhe teknicienë të përkushtuar e të spikatur që të nderojnë me  praninë dhe punën e tyre dhe në institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare; ndaj kujdes, ta ndajmë  «shapin nga sheqeri».

Në vijim, takimi vazhdoi me një bashkëbisedim miqësor ndërmjet të pranishmëve, ku vera shqiptare kujtoi dhe njëherë rëndësinë e marketingut të produkteve tona cilësore. Ide e gjetur dhe vlerë e shtuar që në forume të tilla të ofrohen pije dhe delikatesat tona ushqimore.

Edhe Ministria e Financave e kishte vlerësuar drejt këtë veprimtari,  duke dërguar zv.ministren që mbulon CEFTA-n, këshilltaren e ministres, drejtoren përkatëse, etj. Me ndonjë mangësi teknike që fare lehtë mund të ishte shmangur,  sidomos mungesa e një fletëpalosjeje të thjeshtë e ndonjë elementi tjetër, ky takim rezultoi i dobishëm dhe u vlerësua nga të pranishmit. Ndërkohë, ata vazhdojnë deri në fund të kësaj jave takime intensive në Bruksel për fillimin e zbatimit të projekteve dhe objektivave që ka shpallur dhe në përgjithësi kryesimin e CEFTA.

Le ta themi se sfidat dhe problemet e lartpërmendura nuk janë aq të thjeshta dhe të bukura në zbatim sa kur thuhen. Sepse kanë të bëjnë me ligje, procese dhe procedura të çdo vendi, që kërkojnë veç të tjerash vullnet politik, konsensus publik dhe harmonizim me korpusin ligjor të BE-së.  Nga ana tjetër, dinamika e tregtisë dhe shërbimeve, investimeve, barrierave tarifore dhe doganore  është e tillë që arritjet dhe realizimet harrohen shpejt nga  njerëzit, sepse kërkesat dhe pretendimet e tyre shtohen pa pushim, sidomos nga subjektet afariste dhe investitore.

Së fundi, kryesimi i CEFTA është dhe një lloj « nxemje » e vogël  përpara presidencës sonë të OSBE-së më 2020. Ndonëse e një formati shumë më të vogël dhe e një natyre tjetër, pse të mos e themi se CEFTA dhe kryesimi i saj këtë vit është më e rëndësishme për ne; sepse ka të bëjë me klimën dhe bashkëpunimin’ rajonal, me hallet dhe  jetën tonë të përditshme; aq më tepër, kur ky kryesim përkon në kohë me periudhën kur ne presim çeljen këtë vit të negociatave të anëtarësimit në BE.

Ndaj, ecuria dhe suksesi i kryesimit tonë të CEFTA, modest siç mund të duket, ka vlerën e vet të shtuar për një vlerësim pozitiv nga BE-ja në qershor dhe brenda këtij viti. Në këto kushte, na mbetet vetëm të shpresojmë që këto rezultate të pritshme në CEFTA dhe në fusha të tjera të shoqërohen detyrimisht me përparime në plotësimin e kushteve dhe kërkesave kryesore e të  njohura politike, të cilat janë dhe mbeten vendimtare për çeljen e negociatave. Gjithsesi, takimi në Bruksel la një shije të mirë dhe premtuese./gsh

Tags: Jorgji Kote

Related- Posts

enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026
OP/ED

A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

7 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Lindja e Mesme në prag të një përshkallëzimi të ri, SHBA-Iran përplasen në disa fronte

20 Shtator, 2026

Rusi, nis votimi për Dumën e Shtetit dhe zgjedhjet rajonale: Mbi 45% pjesëmarrje deri të dielën

20 Shtator, 2026

Asambleja e OKB-së në kohë krizash: Ukraina, Lindja e Mesme dhe AI përballë një rendi ndërkombëtar në transformim

20 Shtator, 2026

Në Prishtinë vijojnë protestat kundër vendimit të Hagës: Kërkohet shfuqizimi i Gjykatës Speciale

20 Shtator, 2026
enver bytyci

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.