• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
28 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Diplomacia parlamentare në mbështetje të integrimit evropian

    Nju Jork – Ministri Hoxha takim me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin për Evropën Perëndimore: Shqipëri-SHBA, koordinim i vazhdueshëm për prioritetet e përbashkëta

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

BUKURIA E MENDIMIT ESTETIK TË SHPENDI TOPOLLAJT PËR ARTIN E PIKTURËS

4 Tetor, 2021
in FOKUS, SOCIALE / KULTURË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Fatmir MINGULI

Në gamën e pafund të librave, tematikave apo zhanreve artistike, Shpendi Topollaj, vjen me librin mjaft interesant “Përsiatje rreth pikturës”, të cilin e botoi 2Mprinting në Durrës. Pyetjes se çfarë e lidh këtë poet, ish ushtarak dhe jurist me pikturën, përveç asaj thënies së lashtë të Horacit se “Ut pictura poesis”, sikur i jep një përgjigje bindëse piktori Çaush Vathi i cili shkruan: “Qysh kur ishte oficer dhe u njohëm teksa punonim për ngritjen e një muzeumi në repartin ushtarak të Kavajës, më ka mahnitur intelekti i Shpendit në përgjithësi dhe njohja e thellë e artit të pikturës në veçanti. Dhe ja ku e tregon mësë miri këtë, ky libër i cili është njëkohësisht dhe një kontribut tjetër i vyer në kulturën kombëtare”. Duke e njohur qysh herët atë, gjithmonë kur takoheshim dhe diskutonim në studiot e miqve tanë të përbashkët piktorë, e kisha vënë re se ai bisedonte me ta si i barabartë, thuajse  edhe ai kishte studiuar për artet e bukura. Aso kohe, as që ua kishim dëgjuar emrin celularëve a kompjuterave, ku lehtësisht mund të gjesh gjithçka nga kultura botërore, por ai nuk linte libër arti apo album, pa shfletuar me kurreshtjen më të madhe. Më vonë, nuk habitesha, kur e shihja pikërisht atë që të mbante fjalën e rastit nëpër ekspozitat e piktorëve të ndryshëm apo të botonte përshtypjet e tij nëpër gazeta me mjaft kompetencë. Dua të besoj se shumë nga pjesëmarrësit që nuk e njihnin mirë, duke dëgjuar sesi ai i zbërthente dhe vlerësonte ato piktura dhe autorët e tyre, patjetër do kenë menduar se edhe ai ishte piktor. Më kujtohet sesi njëri nga pedagogët dhe piktorët e shquar të Akademisë së Arteve, tani në pension, pyeti: “Kur ka studiuar te ne Shpendi?” Po për Shpendin, këtë pyetje e bënin edhe ambasadorë të vendeve të huaja në takimet ku ai fliste për San Peterburgun, Parisin, Athinën, Romën, Firencen.

Gjithçka ishte rrjedhojë e kulturës së tij të madhe, prandaj askush nuk duhet të habitet më sikur ai të nxjerrë një libër për muzikën fjala vjen. Dhe përveç kësaj kulture tashmë të afirmuar, tek ai ka shumë dashuri dhe nderim për të tjerët, talentin dhe punën e tyre në interes të atdheut. Sa për vetë artin e pikturës, ai shkruan: “Ajo ka lindur ndofta me vetë njeriun dhe është zhvilluar përgjatë rrugëtimit mijëra vjeçar, atëherë kur nuk kishte as fotografi, as filma e as televizione. Mendoni për një çast pikturat murale të kulturës minoane në Kretë, rreth 3.500 vjet para Krishtit, të cilat i fiksoi me hirin e vet vullkani i ishullit Santorini që ndodhej mbi njëqind kilometra larg. Dhe pastaj sillni ndërmend pikturat e gjetura në Pompei, Herkolan dhe Stabia, qytetet e shkatërruara nga Vezuvi i vitit 79 para K. A nuk flasin ato më mirë dhe më qartë se të gjitha dëshmitë që la pena e shkrimtarëve dhe historianëve me emër? E ndërthurur aq mjeshtërisht me skulpturën dhe arkitekturën, ajo vazhdon të na mahnisë me magjinë e saj. Përjetoi shkolla e rryma nga më të çuditshmet si neo – klasiçizëm, romantizëm, ekspresionizëm, impresionizëm, kubizëm, dadaizëm, realizëm, surealizëm, modernizëm e deri postmodernizëm, por mbeti i pandryshuar emocioni që ajo na ka dhënë, kënaqësia estetike, shkalla njohëse dhe mesazhi i saj”. Pastaj, duhen kujtuar fjalët e pavdekshme të William James se “Lakmi më e thellë e natyrës njerëzore është nevoja për t`u vlerësuar”.

Dhe Shpendi Topollaj e ka treguar këtë mirënjohje Proustiane ndaj atyre që me veprat që realizuan në të gjitha fushat, na kanë sjellë aq kënaqësi estetike, në gati tridhjetë librat e tij me kritika letrare. Edhe te ky libër ai shpalos perceptimin e tij estetik rreth artit të pikturës, pa e ndarë mendimin teorik rreth tyre, nga ata që i krijuan. Kështu, ai na njeh me mjaft figura të rëndësishme të këtij arti në vendin tonë, shumica, tashmë me profil të njohur si Gavril Priftuli, Nikolet Vasia, Nelo Lukaçi, Agim Faja, Agim Kavaja, Emjona Stasi, Met Baçi, Skënder Sulku, Bujar Kapexhiu, Vangjo Vasili, Ruzhdi Rrakli, Çaush Vathi, Qemal Vrioni, e deri pedagogu gjakovar Xhevdet Spahia, apo edhe më të rinjve si Marjana Goxhabelliu, Kejdi Sejdiu, Paulin Kavaja, Arben Kristani. Të gjitha shkrimet për ta janë portretizime, për të mos thënë piktura, për këta artistë që punojnë pa reshtur dhe me pasion në një kohë që vëmendja dhe përkrahja e shtetit për ta, thuajse mungon fare. Për të është krejt e pakuptimtë që pushtetarët të mos kenë mësuar asgjë nga ajo që bëri i madhërishmi Lorenzo de Medici (1449 – 1492), falë të cilit lindën për të mos vdekur kurrë gjenitë më të mëdhenj të njerëzimit. Shkrimi hyrës i këtij libri është një esse e mrekullueshme, një simfoni për këtë art që ka zbukuruar në shekuj qytetërimin botëror. Ai është një kujtesë për këdo, se piktura shqiptare i detyrohet shumë, jo vetëm traditës tonë, por edhe shkollave dhe mjeshtrave të të gjithë vendeve dhe të të gjitha kohrave. Shpendi e ka ndërthurur mendimin e tij me historitë aq joshëse të atyre artistëve që na lenë edhe sot e kësaj dite me gojë hapur. Ai shpreh mirënjohjen për mikun dhe profesorin e tij, intelektualin e përmasave të mëdha Alfred Uçin i cili edhe në kushtet e çensurës tonë mesjetare, gjente mënyra për të na dhënë ecurinë e artit që ata aplikuan. Ja për shembull ç`thotë ai për mënyrën sesi profesori dinte të prezantonte të ndaluarën: “…poshtë Tavanit të Sistinës ai shkruante: “Përpunimi realist i motiveve dhe i figurave biblike transmeton dramën e njeriut të epokës së Rilindjes në afreskun e Mikelanxhelos”.

Vërtetë e besonte kush se skulptori dhe piktori i madh, qysh në fillim të vitit 1500 mendonte si Karl Marksi?” Me një intuitë të pagabueshme, ai gjen kohën dhe vendin e duhur për referencat e veta. A nuk ishte vetë Bejli ai që arsyetonte se “Aftësia për të cituar saktësisht është një talent më i rrallë nga ç`duket?” Bagazhi i dijeve të tij është aq i rëndë, sa pa tjetër do lerë gjurmët e veta në rrugëtimin e tij letrar. Kjo bije në sy edhe te ky libër, ku ai i referohet njohësve të shquar të fuqisë emocionuese të pikturës. Kështu, mund të themi se ai librin e famshëm të E.H.Gombrich “Historia e Artit” e ka përvetësuar ashtu siç ka përvetësuar edhe mitologjinë, për të cilën ka shkruar disa libra, si fjala vjen, ajo që do ta quaja minienciklopedi “Esse rreth shprehjeve mitologjike”, në kapakun e së cilës ka vendosur pikturën e Athinasë me përkrenare, heshtë dhe bufin te këmbët e saj. Shpendi citon nga autori i sipërpërmendur: “Çdo vdekatar i zakonshëm e ka tepër të vështirë të përfytyrojë sesi qe e mundur që një qenie njerëzore të arrijë atë që arriti Michelangelo – ja gjatë katër vjetëve punë, vetëm për vetëm, në skelerinë e faltores papale… Begatia e risive të papara ndonjëherë, mjeshtëria e pagabueshme në ekzekutimin e çdo detaji dhe, mbi të gjitha, madhësia e atij vizioni që Michelangelo zbuloi për ata që erdhën pas tij, i kanë dhënë njerëzimit një ide krejt të re për forcën e gjeniut”. Vetë ai e ka të padyshimtë faktin se gjenitë e tillë nuk i përkasin vetëm një kombi; me veprën e tyre duhet të krenohet e gjithë raca njerëzore, edhe për faktin se vepra e tyre e ka shtrirë ndikimin e vet deri në ditët e sotme, tek artistët e çdo vendi të botës. Kjo është mesa duket edhe arsyeja pse ai e rreshton Nderin e Kombit Ibrahim Kodra, krahas gjigantëve si Da Vinci, Giotto, Botticelli, Titiani, Raphael, Tintoretto, Durer, Goya, El Greco, Caravaggio, Rubens, Velasquez, Rembrandt, Delacroix, Van Gogh, Manet, Renoir, Sezane, Degas, Monet, Shagall, Dali, Picasso, Gauguin, Pollock, Kandinsky, Munch etj. Krahas tyre, ai kujdeset të vijojë me ata që i dhanë emër arti tone, duke filluar nga Onufri, Selenicasi, Shpataraku, Kolombi, Xega, Idromeno dhe gjithë aradha e piktorëve tanë të njohur anë e kënd vendit. Vëmendjes së tij nuk i shpëtojnë (si një kujtesë edhe për ne), as ato revistat e dikurshme që vinin nga ish B. S. ku u njoh me veprën dhe jetën e Serovit, Surikovit, Shishkinit, Evazovskit, Levitanit me shokë. Ai pohon se “Ato pamje me Carë e Caresha, bogatirë, popull para mureve të Kremlinit, ca gra sherrxhesha që më ngjanin gjithmonë si Koroboçka e Gogolit, ishin në korelacion të plotë mesa kisha lexuar gjer atëherë për atë popull dhe sidomos ato përrallat mahnitëse ruse a fabulat e Ivan Krillovit”.

Piktorëve të rinj ai vërtetë nuk merr përsipër t`u japë këshilla, por nuk i rrihet pa kujtuar porosinë e Dalisë që “Filloni të pikturoni si mjeshtrat e vjetër, pastaj bëni ç`të doni: do të jeni gjithmonë të respektuar”. Kuptohet qartazi se simpatia e tij është së pari pikturën e traditës. Ndaj dhe deklaron se duke u larguar prej tyre merr me vete shijen e një drite të praruar dhe ideve që fshihen pas saj, dhe mbrapa e ndjekin fjalët e Viktor Hygoit për Rembrandtin: “Paleta e tij është ngjyer në rrezet e diellit”. Por kjo s`do të thotë se ai nuk e pëlqen edhe atë modernen. Ai, duke bërë fjalë për këtë pyet: “Pse a nuk dinte vallë në vitin 1928 Picasso të pikturonte një kokë?” dhe përgjigjet po me pyetje: “Atëherë si shpjegohet që ai, i pranuari si më i madhi i shekullit që shkoi, na e ka dhënë atë me trajta që të kujtojnë dadaizmin? Kështu që artisti kërkon rrugë të reja komunikimi me ata (shikuesit), rrugë ndofta krejt të reja, ndofta edhe të kundërshtuara. Një piktor i tillë, më shumë sesa t`i qëndrojë besnik riprodhimit, kërkon të krijojë dhe të japë ato ndjeshmëri që njeriu nuk i gjen tjetërkund”. Duke folur për krijimtarinë e Xhevdet Spahisë, Shpendi arrin në përfundimin se ashtu si piktori muzikant Paul Klee, edhe ai nuk planifikon, por e nis dhe e lë të rritet vetvetiu tabllonë e tij. “Xhevdeti e di mirë – shkruan ai –  se kushdo që do t`i shohë pikturat e tij, sado i vëmendshëm që të tregohet, nuk ka për të mbajtur mend asgjë imtësisht. Madje, ka rrezik që ai t`i ngatërrojë ato, dhe aty për aty t`i duken të pamotivuara. Por piktori ka bindjen se kushdo prej tyre, do të ndihet mirë estetikisht, do të mbetet i përfshirë nga magja e ngjyrave, nga harmonia e tyre, nga ndriçimi vezullues që ato rrezatojnë, që ashtu si notat e muzikës, kanë kodin e tyre të deshifrimit. Vërtetë poshtë tyre nuk ka diçitura, por ç`rëndësi ka kjo, kur vetë shikuesit i nxitet fantazia. Dhe njeriu, ose më drejtë psikika e tij, kështu është ndërtuar. Ai ka aftësinë të përfytyrojë. Dhe askush nuk e pengon atë t`i vijë ndërmend bukuria e vendlindjes së tij, rrugët e shtruara me kalldrëm, tymi që del nga oxhaqet e shtëpive, apo ajo qershia që lulëzon në pranverë, pranë gardhit. Kurrë nuk duhet harruar misteri, bukuria dhe forca joshëse e të pashpjegueshmes. Të krijosh të tilla efekte te të tjerët, është arritja më e mrekullueshme për çdo artist”. Një gjykim pak a shumë romantik i cili nuk ka sesi të mos i bëjë për vete edhe ata që për artin modern tregohen skeptikë.

Në këtë libër, Shpendi ka përfshirë dhe një novelë për një ngjarje të vërtetë, të titulluar “Portreti”, ku flitet për një djalë shqiptar mjaft të kulturuar i cili për t`i shprehur mirënjohjen pronarit italian Zhezuin Serra në Bergamo, që e kishte përkrahur kur qe refugjat dhe duke ditur dashurinë e tij për pikturën, në shenjë mirënjohjeje i dërgon portretin e tij të bërë nga miku i tij Nikolet Vasia, gjë që e lumturoi plakun, i cili me mallëngjim e falenderime tha se e kishte paraqitur tamam si njeri, si gjithë të tjerët. Dhe ky libër i Shpendi Topollajt që i kushtohet mikut të tij Skënder Kokobobos, piktorit mjaft të talentuar, por që fati ja dëmtoi shikimin, mbyllet me një poezi të tijën të quajtur “Ironia e moshës”, të cilën për hir të bukurisë dhe domethënies së saj, po e jap të plotë: “Kur kërkonte piktori model për shejtanin, / E çuan diku te një plak i shëmtuar. / As bijt` e shejtanit aq shumë s`mund t`i ngjanin, / Babait të tyre, sa ky plak i harruar. / Por duke pozuar, një lot se ç`i doli, / Teksa peneli i vinte brirët dhe bishtin. / Kur piktori e pyeti: “Pse qan?” ai foli: / “Kur isha i ri, kam pozuar për Krishtin”. Por ajo që s`plaket kurrë është piktura dhe librat si ky, kushtuar asaj.

/ www.argumentum.al

Tags: fatmir mingulishpendi topollaj

Related- Posts

FOKUS

27 Shtatori, Dita e Përkujtimit në Azerbajxhan: 44 ditët që ndryshuan Kaukazin Jugor

27 Shtator, 2026
FOKUS

Papa Leo XIV në Paris, 800 mijë besimtarë në meshën historike në Place de la Concorde

26 Shtator, 2026
FOKUS

Papa Leo XIV në Francë, një vizitë me peshë për Kishën, Evropën dhe dialogun me botën laike

25 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Vuçiç jep dorëheqjen në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

27 Shtator, 2026

27 Shtatori, Dita e Përkujtimit në Azerbajxhan: 44 ditët që ndryshuan Kaukazin Jugor

27 Shtator, 2026

Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

27 Shtator, 2026
Screenshot

Çfarë po “gatuajnë” protestat kosovare, kombëtarizim apo rimbëkëmbje ideologjike?

27 Shtator, 2026

Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

27 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.