Të mërkurën ministri i Jashtëm kinez Wang Yi zhvilloi një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit Marco Rubio, gjatë së cilës të dyja palët ndanë mendimet e tyre mbi marrëdhëniet Kinë-ShBA dhe ndërveprimet ndërmjet presidentëve të dy vendeve. Biseda ishte pozitive dhe konstruktive.
Duke kujtuar vizitën e suksesshme të presidentit kinez Xi Jinping në ShBA në shtator, Wang Yi, që është edhe anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, tha se Xi dhe homologu i tij amerikan Trump ranë dakord për të pasuruar përmbajtjen e re të pozicionimit të marrëdhënieve Kinë-ShBA, duke dhënë udhëzime më të qarta strategjike për të eksploruar mënyrën e duhur për marrëdhëniet dypalëshe.
Wang tha se gjallëria e qëndrueshme e marrëdhënieve Kinë-ShBA nuk erdhi lehtë dhe është zgjedhja racionalë e dy vendeve të mëdha bazuar në interesat e tyre përkatës dhe të përbashkët.
Ai theksoi që politika e Kinës ndaj ShBA-së mbetet e qëndrueshme dhe e pandryshuar, duke shtuar se Kina është e gatshme të forcojë komunikimin dhe bashkëpunimin me ShBA-në dhe të trajtojë në mënyrën e duhur dallimet e çështjet sensitive, duke dhënë mbështetje të ndërsjellë për organizimin e Takimit të Liderëve Ekonomikë të APEC-ut 2026 dhe Samitit të G20-s.
Ndërkohë, Wang Yi bëri thirrje për përpjekje që të shndërrohet objektivi i ndërtimit të marrëdhënieve konstruktive Kinë-ShBA të qëndrueshmërisë strategjike në rezultate konkrete./cgtn
















































