• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
8 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Rama reagon ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit: Shqipëria nuk frikësohet dhe qëndron në anën e lirisë

    Presidenti Begaj uron Kurtin: Forcat politike të garantojnë dialog dhe kompromis institucional

    Projekti në Zvërnec, Kryeministri Rama për CNN: Shqipëria në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca

    Kos e ftuar në misionin shqiptar pranë BE-së: Asnjë vend tjetër kandidat nuk ka bërë kaq shumë sa Shqipëria

    Zvërneci dhe protestat, Rama: Ky është një film i vjetër me fund të njohur

    Edi Rama fton protestuesit e Zvërnecit në bashkëbisedim publik: “Bujrum, ulemi e flasim”

    Kryeministri Rama mbron investimin në Zvërnec, teksa SPAK-u nis hetimet

    Hoxha: Shqipëria nuk do të tolerojë cenim të sigurisë së Kosovës

    Ministri Hoxha vizitë zyrtare në Kosovë

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

    9 Maji dhe hija e gjatë e një letre: A është Evropa ende projekti i Schuman-it?

    Diplomacia Shkencore dhe Liria Akademike: Një ndërlidhje strategjike për diplomacinë bashkëkohore

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

    Ndahet nga jeta Arsim Zekolli, një nga zërat më të spikatur të mendimit kritik shqiptar

    Të gjitha partitë po fitojnë, e Kosova po humb

    Zgjedhjet në Kosovë, me mbi 70% të votave të numëruara LVV prin me rreth 43%

    Sot Kosova voton, në garë 17 parti dhe 3 koalicione

    Kosova e kërkon statusin e vendit kandidat nga BE-ja gjatë vizitës së Costas në Prishtinë

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

UNË JAM ME TY LIMOS DIZDARI

5 Nëntor, 2021
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

SHPENDI TOPOLLAJ        

Kur të pashë o miku im dinjitoz teksa protestoje i vetmuar, fillimisht sepse m`u dhimbse. Por kur të dëgjova duke folur burrërisht në atë intervistën para godinës së Kryeministrisë, u ndieva krenar. Dhimbja që ndieva u transferua tek indiferenca që tregon media e shkruar dhe ajo televizive ndaj protestës tënde krejt njerëzore, krejt qytetare dhe krejt demokratike. Kurse unë edhe pse pak larg teje fizikisht, jam aty me ty. Jam me ty pasi e di mirë se çfarë përfaqëson. Të njihja nga muzika jote e magjishme, ku ti ashtu sikurse shprehej romantiku anglez William Wordsworthi i mbushje fletët e pentagramit me rrahjet e zemrës tënde.

Të njoha pastaj kur drejtoje Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, ku ti u solle gjithmonë si një shqiptar i madh që nuk shihje asnjëherë bindjet a krahët politikë ku krijuesit ishin rreshtuar. Ishte ti që kur burrat tanë të shtetit pas ngjarjeve kobzeza të vitit 97 – të, nuk guxonin të venin mes tropojanëve që vetë i kishin ngatërruar, more inisiativën dhe na çove atje. Kishim mes nesh Pjetër Arbnorin e plot burra të shquar dhe na priti madhërisht i shkathëti dhe i miri Azgan Haklaj dhe drejtuesit e pushtetit vendor të atij vendi, populli i të cilit mund të quhet pa frikë pastërtia e racës tonë. Çfarë hareje u krijua mes atyre mijra burrave dhe grave ato dy ditë, ku ata ndofta më shumë se kurrë u ndien shqiptarë të vërtetë. Dëmin që kish bërë politika, e ndreqi arti e letërsia, ku një meritë të padiskutueshme kishte ti o miku i shquar i të gjithve. Por gjithashtu të njoha edhe kur ti zure vendin e merituar në parlament dhe asnjëherë nuk provokove sherre e ndarje dhe ku asnjëherë nuk u përfole si i korruptuar. Ti ishe i ndershëm dhe ndofta pikërisht për këtë nuk mund të të mbanin më gjatë atje.

Dhe ja ku erdhi faza tjetër; në rrëmujën e asaj kohe, kur gjithçka nga marria kolektive prishej, shpërdorohej dhe vidhej, ti nisur nga qëllime fisnike, prishe rehatinë tënde dhe shkove atje në Ksamil, ku jo vetëm shpëtove e rivitalizove shtëpinë e Kulturës, por edhe zbatove porosinë aristoteliane se “Edukimi i mendjes pa edukimin e zemrës, nuk është aspak edukim”. Pa ndihmën e shtetit, një Zot e di sesa je munduar e ke vuajtur për ta bërë atë një model sesi duhen ruajtur dhe shfrytëzuar vlerat tona artistike e kulturore, sesi i duhet dhënë rëndësi trashëgimisë tonë të vyer, sesi duhen përkrahur njerëzit e artit dhe si i duhet bërë jehonë krijimtarisë së tyre. Por ti e dije mirë atë që thosh F. Dostojevski se “Lumturia nuk vjen nga rehatitë tokësore, por fitohet përmes vuajtjes”. Por ja që nuk të lanë që ta shijosh gjatë atë lumturi. Nxorrën ca artifica, se për këtë qeveritarët tanë janë mjeshtra, dhe të nxorrën nga ajo që duhej të qe e jotja dhe për pasojë, e të gjithëve. Ti e mban mend mirë sesi na e morën godinën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Ne e kishim pronën tonë atë, madje edhe të hipotekuar, po kush do t`ia dijë për rregulla e ligje në vendin tonë? Na flakën pa pikën e gajles në rrugë, pa denjuar të japin asnjë shpjegim. Edhe ne e kishim gabim që kërkonim shpjegime dhe arsyetime në një shtet gangsterësh. Nuk mbajtëm parasysh këshillën e Volterit se “Është e rrezikshme të kesh të drejtë, kur qeveria është gabim”. Këtë ti i dashur mik po e provon prej ditësh në shpinën tënde duke pritur përgjigje për ato dyzetedy letrat që u ke dërguar.

Ia dhanë Konfederatës qëndrën e Artit “Dea” se nuk do kush të dëgjojë për kulturën te ne. I kanë dëngla ato që thonë. Për ta është me interes të mos ketë sindikata, ndaj jepi atij që i drejton ato ndonjë thelë (larg qoftë me të ndahen dhe paratë), dhe rri i qetë. Ata qeshin kur ti flet për koncerte, për simfoni, për balete e opera. Qeshin, por kjo është për të qarë, është fatkeqësi e madhe kombëtare për sot dhe për nesër. Ke parë ti të realizojnë shkëmbime kulturore dhe artistike zyrtare me vëllezërit tanë të Kosovës? Po për këtë kush pengon? Qeveritarët tanë duhet të nxirrnin mësime nga shembulli yt që vure gjithçka pate e nuk pate në shërbim të kulturimit dhe edukimit të shoqërisë dhe të mendonin se kur një individ arrin të bëjë gjëra kaq me vlerë, po ne si shtet ç`na mbetet? Dhe a nuk sheh sesi bëjnë sikur nuk të vënë re aty ku qëndron stoik, si një filozof, para Kryeministrisë. Po kolegët e tu, intelektualët tanë pse heshtin, pse nuk të dalin në mbrojtje, pse janë bërë kaq apatik? Nga se kanë frikë gazetarët që të anashkalojnë? Po ti merr me vete edhe një magnetofon dhe për t`i kujtuar ata, vër ndonjë kasetë me atë muzikën tënde drithëruese. Ngrija zërin në kupë të qiellit se je me të drejtën. Me atë të drejtë që edhe mua më bën të thërras: jam me ty Limos Dizdari! Ruaje siç ke mbiemrin atë Kështjellën tënde të Artit dhe ashtu si Dmitri Shostakoviçi, shkruaj ndonjë vepër lirike për ata që s`duan t`ia dinë për dëshirat dhe aspiratat e popullit të tyre.

/Argumentum.al

Tags: limoz dizdarishpendi topollaj

Related- Posts

FOKUS

Negociata të përjetshme apo luftë e përjetshme

8 Qershor, 2026
FOKUS

Pamja nga Tirana: Navigimi në Ndarjen Intra-Evropiane për Sovranitetin Dixhital

8 Qershor, 2026
FOKUS

BALLKANI DHE KUNDËRTHËNIET E FUQIVE TË MËDHA

7 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

“Shqipëri e Re”/ Protesta për Zvërnecin në ditën e nëntë në kryeqytet

8 Qershor, 2026

Rama reagon ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit: Shqipëria nuk frikësohet dhe qëndron në anën e lirisë

8 Qershor, 2026

Zelensky takon aleatët kryesorë evropianë në Londër mes përshkallëzimit të luftës

8 Qershor, 2026

Mjaft më mashtrues!

8 Qershor, 2026

Negociata të përjetshme apo luftë e përjetshme

8 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.