• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

  • POLITIKË

    Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë kundër qeverisë Rama

    Diella 4.0, asistenti digjital i e-Albania, kalon në veprim: Shërbimet publike me një komandë zanore

    Presidenti Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

    Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnjë-Hercegovinë, Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe komunitetit të EUFOR-it

    Kryeministri Rama prezanton paketën fiskale 2027 dhe u përgjigjet protestuesve: “Nuk ndalem, nuk ndalemi, nuk do të më ndalin”

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

    Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

    Balla: Dhuna në protesta kërkon instrumente të reja ligjore, ndryshimet në ligjin për tubimet me akt normativ

    Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Kur Bërzhinski e parashikonte Evropën +2000, cinizmi i Rusisë dhe Kosova

10 Shkurt, 2022
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ben Andoni

Ndërsa janë futur shumë aktorë në lojë, kriza Rusi-Ukrainë gjendet në një spirale të rrezikshme. Cinizmi i Rusisë nuk ndalet më, madje një letër zyrtare e saj e hartuar prej ministrit të saj të Jashtëm Lavrov, iu përcoll Ministrave të Jashtëm dhe Sekretarëve të Shtetit të SHBA-së, Kanadasë dhe disa shteteve evropiane. Mes tyre edhe Shqipërisë. Ajo, që u mor si kërcënim, në fakt ishte një sqarim për qëndrimet e NATO-s dhe dallimet mes qëndrimeve të shteteve anëtare, ku Rusia dukej se kërkonte përgjigje të menjëhershme edhe… nga ana e qeverisë shqiptare.

Për fat, Shqipëria është disi larg teatrit të ngjarjeve ndërkombëtare por jo përfaqësimit të saj ndërkombëtar. Shqipëria kishte kryesimin e OSBE-ODHIR, ndërsa tani është zgjedhur në Këshillin e Sigurimit. Kuptohet kjo e fundit, megjithë tagrin e saj institucional, është gjithnjë e papërfillshme nga superfuqitë kur ato i drejtohen luftës. Përveç anëtarëve të Përhershëm, të tjerët plotësojnë thjesht një procedurë që duhet për votim. Dhe, vende si Ukraina, që tashmë luftën e kanë një trokitje larg e dinë mirë këtë. Sot, Ukraina është një lloj ndërgjegje e Evropës dhe e parimeve të saj, por mbi të gjitha e një lufte që nisi në territorin e saj qysh më 2014.

Vite më parë, politologu i njohur Zbignjev Bërzhinski e parashikonte deridiku zbritjen e fuqisë së SHBA por edhe paradokset e kohës, ku mbi të gjitha e llogariste edhe një krizë të kësaj zone. “Problemi më i prekshëm me të cilin po përballohen arkitektët e Evropës është përcaktimi i një farë raporti midis ‘Evropës 1’ dhe ‘Evropës 2’, zgjidhja përfundimtare e kësaj çështje-ta zëmë rreth vitit 2000 do ta lerë të hapur, pra do ta verë në rendin e ditës, çështjen e fatit të ‘ Evropës 3’ Kjo Evropë përmban edhe Ballkanin, si edhe shtetet Baltike passovjetike, Ukrainën, Bjellorusinë dhe Moldavinë,-me rreth 75 milionë njerëz –dhe më në Lindje vetë Rusinë me 150 milionë njerëz. Është thuajse një siguri tragjike që-ndryshe nga Evropa Qendrore, e cila ka më shumë mundësi t’i kapërcejë problemet e saj të brendshme nëpërmjet lidhjes së saj më të hershme me ‘Evropën 1’-‘Evropa 3’, veçanërisht Rusia dhe mbase dhe Ukraina në dekadat e ardhshme do të përjetojnë kriza të brendshme të rënda”.

A thua diheshin këto?! Absolutisht. Institucionet e pafundme ku trajtohen gjendjet strategjike, por edhe shtetet e ndryshme e kanë pasur mirë parasysh ngjalljen e oreksit të Rusisë, por edhe hapjen e interesave të saj. Mbi të gjitha prej lëshimeve të pafundme të Evropës por edhe varësisë së ngrohjes prej saj. Për fat, Shqipëria s’ka asnjë lloj varësie prej Rusisë, kuptohet këtu ekonomike, paçka se krizat që ajo pjell herë pas here ndikojnë superficialisht në ekonominë e saj. Në fakt, kjo tollovi në ekstremet gjeografike të saj tregoi realisht probleme shumë të mëdha gjeopolitike. Dhe kriza e Ballkanit e tregoi hapur sesa e vështirë ishte që Evropa të përballej me krizën e gadishullit të vogël, që përpiqet më kot të integrohet megjithë lëshimet, kurse Luftërat e Bosnjës dhe Kosovës treguan jo vetëm paaftësinë e Evropës por edhe atë që Bërzhinski do e shprehte në të njëjtin vend: “Është thjesht një ogur trazire dhe dhune që mund të zhvillohen në të gjithë periferinë Lindore…Dhe problemet e brendshme mund të dynden në Evropë cilitdo qofshin kufijtë Lindorë të Evropës së Bashkuar. Ankthet që do të pasojnë mund të molepsin atmosferën politike evropiane si edhe të bëhen përçarës në politikën e kohezionit duke shtuar pa dyshim frikën lidhur me sigurimin evropian”.

Por shqetësimi më i madh që mbretëron sot nga publiku është nëse mjafton më mbulesa Evropiane dhe ajo e NATO-s? Qesëndia e Turqisë, incidentet e vazhdueshme me Greqinë, pozicioni i Anglisë, por edhe ideja që parashtron Franca, e cila po mundohet të organizojë  ushtrinë evropiane, në një farë mënyre nuk i shkon shumë synimit të SHBA-së, që, sipas Bërzhinskit, ka rezerva të fuqishme për një Evropë të integruar ushtarakisht… jashtë NATO. Por, paradoksi është se vetë SHBA-ja i kërkon vendeve evropiane që të kontribuojnë me 2% të GDP-së së tyre në angazhimet e tyre me NATO-n. Ka ardhur koha të mbroheni vetë, e shprehte qëndrimin i tij presidenti Trump.

Shqipëria e ka hapur komplet përfaqësimin e saj ndaj interesave të SHBA-së dhe dhënia e bazës së Kuçovës për interesat gjeostrategjike të Aleancës ka treguar rreshtimin e qartë të Shqipërisë dhe interesin e saj. Kjo është masë sigurie por edhe një angazhim pa ekuivokë, që për hir të së vërtetës është vlerësuar, por duket se ka krijuar xhelozi. Duhen burime të tjera informacioni për ta konfirmuar këtë, por një gjë është fare e sigurt: Shqipëria është pa asnjë mëdyshje pro politikave të NATO-s dhe e vlerësuar nga kjo e fundit. Tek e fundit, Evropa nuk i ka fshehur shpesh demonët e saj ose si e thoshte me arsye Bërzhinksi në vitet ‘90: “Debati mbi të ardhmen e Evropës nxjerr në pah pamundësinë që brenda një apo dy dekadash, një Evropë e vetorganizuar të arrijë të bëhet një rivale e vërtetë për fuqinë e gjithanshme botërore amerikane. Franca është shumë e dobët për të udhëhequr Evropën, kurse Gjermania tepër frikësuese për evropianët e tjerë për t’u pranuar si udhëheqëse…Një Evropë që bashkohet me konsensus është e paracaktuar të jetë një Evropë që rritet bashkarisht krejt ngadalë. Kuptohet që për një farë kohe Evropa nuk do të jetë në gjendje të flasë apo të veprojë si një njësi politike…”.

A duhet që vendet e tjera evropiane të flenë gjumë? Ukraina e ka kuptuar më së miri këtë logjikë dhe i gjithë vendi i është besuar mobilizimit total përballë Rusisë, që ka okupuar toka të saj. Për ta lufta nuk ka nisur dhe nuk do nisë, sepse ata janë në luftë, që kur Putini aneksoi Krimenë në vitin 2014 dhe jo më kot, janë qindra mijëra ukrainas që tashmë kanë qenë në front dhe u përballën me luftë të armatosur kundër forcave ruse.

Ky duhet të jetë dhe shembulli i Kosovës, që bashkë me Shqipërinë duhet të përgatiten për çdo moment, që mund t’i sjellë e nesërmja me Serbinë, e cila nuk po njeh limite armatimi, duke kërcënuar të gjithë rajonin nën mbrojtjen e ombrellës së pashtershme ruse. Dhe, Kosova duam apo nuk duam ne po i kushton kujdes stërvitjes së saj por edhe përgatitjes, duke ditur së kërcënimet sllave nuk janë thjesht në letër. Tek e fundit, paçka mburojës së SHBA-së dhe NATO-s, mbrojtja më e madhe duhet gjetur në vetë burimet e Kosovës. Duket se bota nuk mund të shpëtojë nga një luftë, që e kërkon prej kohësh konjuktura e të fortëve, por sidomos Rusia që do të zhbëjë rendin botëror.

“Ndërkohë, mediat perëndimore gjenerojnë më shumë analiza, parashikime dhe opinione sesa mund të lexojë një njeri, edhe pse faktet tregojnë si pashmangshmërinë ashtu edhe kotësinë e luftës. Putini duhet të sulmojë sepse ai do të humbasë respektin nëse nuk e bën këtë. Tani, në fazën e fundit të mbretërimit të tij të gjatë, ai ka arritur në përfundimin se trashëgimia e tij do të pësojë një goditje të pariparueshme nëse nuk largohet me Ukrainën nën kontrollin e fortë të Rusisë”, shkruan analisti polak Sławomir Sierakowski.

Në orët e fundit Macron dhe kancelari i ri gjerman parashikohen të bëjnë një inkursion të fortë diplomatik, por kjo gjendje po tregon se Evropa e ka më shumë nge, ndërkohë që kufijtë e Ukrainës tashmë janë nën konfigurimet e sulmit rus. Dhe Shqipëria dhe Kosova duhet të kuptojnë mirë se duhet të jenë aktive nën skakierën e ngjarjeve shumë kohë para se gjëra të kenë rrjedhat e tyre. “Presidenti francez Macron është i zënë duke u përpjekur të fitojë rizgjedhjet. Kryeministri britanik Boris Johnson është në prag të humbjes së pushtetit. Dhe Evropa, më gjerësisht, po lëpin plagët e saj nga pandemia dhe mbetet në mënyrë të pashpresë e varur nga gazi rus. Për më tepër, pasi ka modernizuar ushtrinë e saj në vend të ekonomisë së saj, Rusia duhet të godasë për sa kohë hekuri është i nxehtë. Putini ka grumbulluar një rezervë astronomike prej 620 miliardë dollarësh në këmbim valutor, e ka shkëputur ekonominë nga varësia e saj nga dollari dhe ka riatdhesuar asetet e oligarkëve, të gjitha për t’u përgatitur për këtë moment. Kushtet ekonomike për të mbështetur një pushtim nuk do të jenë më kurrë kaq të favorshme. Mbi të gjitha, Putini e di se nëse ai tërhiqet tani, pas dy mobilizimeve masive ushtarake, Perëndimi nuk do të duhet ta marrë më seriozisht Rusinë. NATO-ja do të vazhdojë të forcojë praninë e saj në Evropën Lindore dhe SHBA-ja do të heqë dorë nga çdo lëshim që mund të ketë ofruar, vazhdon më tej analisti polak.

Por Ukraina po tregon se Evropa duhet shpluhuruar dhe identiteti i vërtetë i kontinentit janë shtetet që po vuajnë anëtarësimin tek ata. Ndaj Ukraina nuk ka nevojë për çertifikime sepse ajo luan si anëtare e vërtetë e NATO-s dhe tashmë po punon fort dhe për pavarësinë e saj energjetike. Kjo e ka tundur Evropën, madje edhe Gjermaninë aq indiferente ashtu si edhe Anglinë që rri fare larg teatrit të ngjarjeve. Tek e fundit, mobilizimi i Ukrainës tregon se një luftë e nis fare lehtë por nuk e mbaron asnjëherë ashtu si do ti. Afganistani ishte shembull i mirë për superfuqitë por edhe për luftën në vetvete. Ukraina po e bashkon Evropën, por edhe po tregon ato vlera, që ajo i kish harruar se janë në kufijtë ekstreme të saj. Edhe Kosova këtë është munduar ta bëjë në çdo moment, me çdo lloj politike të saj…Ndaj, duhet të jemi vigjilentë. (Homo Albanicus)

Tags: Ben ANdoniKoosvaRusiaukriana

Related- Posts

OP/ED

“Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

1 Nëntor, 2026
OP/ED

Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

28 Tetor, 2026
OP/ED

Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

27 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Putin nuk e ka refuzuar asnjëherë një bisedë me Zelenskyn, Ushakov: Nëse dëshiron negociata, mund të vijë në Moskë

1 Nëntor, 2026

G20 përfundon takimin në Atlanta pa deklaratë të përbashkët: Rubio vë theksin te siguria energjetike, zinxhirët e furnizimit dhe liria e lundrimit

1 Nëntor, 2026

SHBA drejt zgjedhjeve të mesmandatit: Trump në ofensivë, demokratët synojnë të rimarrin Kongresin

1 Nëntor, 2026

FAKTORI CHURCHILL

1 Nëntor, 2026

Gjinali: Periudha postzgjedhore në Izrael, negociata të vështira politike

1 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.