• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
25 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Diplomacia parlamentare në mbështetje të integrimit evropian

    Nju Jork – Ministri Hoxha takim me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin për Evropën Perëndimore: Shqipëri-SHBA, koordinim i vazhdueshëm për prioritetet e përbashkëta

    Kryeministri Rama shkarkon nga detyra kreun e SHISH: Kemi zgjedhur rrugën e pavarësisë së drejtësisë

    Kryeministri Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për pagat e magjistratëve

    Kuvendi i Shqipërisë deklaratë mbi aktgjykimin e Hagës: Koordinojmë veprimet me Kosovën për korrigjimin e padrejtësisë

    Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Tirana politike kundër vendimit të Hagës: “Padrejtësi”

  • SOCIALE / KULTURË

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

    Në Prishtinë vijojnë protestat kundër vendimit të Hagës: Kërkohet shfuqizimi i Gjykatës Speciale

    Thaçi iu bën thirrje qytetarëve të Kosovës ta ruajnë qetësinë pas vendimit të Speciales 

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Editorial

Kryeministri Rama sulmon SPAK. Reagon Arben Kraja. Hesht Ambasadorja e SHBA-së

7 Maj, 2022
in Editorial
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Editorial

Asambleja e Përgjithshme e PS-së, zhvilluar sot (me 07.05) e humbi thelbin dhe objektivin e saj sapo kryeministri Edi Rama mori fjalën para socialistëve. Ndërsa të gjithë prisnin që z. Rama të parashtronte problematikat, objektivat dhe planet për Partinë Socialiste, për çudi kryefjala e kësaj Asambleje u bë Reforma në Drejtësi.

Kryeministri Rama ka drejtuar gishtin ndaj SPAK (Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar), duke e cilësuar punën e tyre si tallje të madhe me shqiptarët.

Kryeministri Edi Rama ka risjellë në vëmendje se si SPAK nisi hetimin ndaj Ardian Dvoranit të denoncuar nga Presidenti Ilir Meta duke pretenduar për këtë akt si të padrejtë ndaj Z. Dvorani.

“SPAK në flakë, sikur të ishte koordinuar si ora zvicerane me atë zotërinë që për disa ditë do të largohet përfundimisht nga zyra e presidentit (Presidenti Ilir Meta mbylli çështjet nën hetim si flluskë sapuni”, tha Rama.

Sipas tij, nëse kjo orë zvicerane do të ishte e pamposhtur, sot do të ishin në burg shumë gjyqtarë dhe prokurorë që kaluan vettingun për pasuri marramendëse. Por, tha ai, atyre nuk u ka ndodhur asgjë.

“Kampioni i antikorrupsionit i shpallur nga Departamenti i Shtetit (DASH) është hetuar nga SPAK. Per cfare? Për denoncimin e kujt? Nga ai që jo unë, por e gjithë Shqipëria mezi pret ta shohë përballë SPAK-ut, Ilir Metën”, tha ai.

Rama më pas iu referua ish-kryeministrit Sali Berisha dhe theksoi se çështja e non-grata-s së madhe nuk është çështje e Amerikës, është e Shqipërisë, nuk është problem i DASH-it, është problem i popullit shqiptar.

Më tej, kryeministri vuri në dukje se deri tani e keqja është cilësuar dhe SPAK nuk është kualifikuar, po e ul këtë vend si më parë. Është një tallje e madhe që SPAK deri tani përdor vetëm një lloj grepi dhe vetëm për një lloj peshku; nuk e ka problem të kapë peshk të vogël duke përdorur dinamit.

“Durimi ynë është i mbaruar, i imi sigurisht, por edhe i juaji, SPAK dhe ata që janë të interesuar të bëjnë drejtësi në këtë vend, duhet të kujtojnë se nuk na ka rënë goja. Zonja dhe zotërinj të SPAK-ut, zgjohuni dhe mbrojeni Shqipërinë sepse Shqipëria është e turpëruar përballë një “Non-Grata që kundërshton një botë”, tha Rama.

Rama tha se SPAK është duke e humbur luftën me të keqen në vend, ndërsa paralajmëroi se durimit të qeverisë lidhur me këtë situatë po i vjen fundi.

 “Zonja dhe zotërinj të SPAK zgjohuni dhe dilini në mbrojtje Shqipërisë se Shqipëria është e turpëruar para një ‘Non Grata që i bën karshillik një bote. Këtë turp ta mbaj SPAK, në deklaratën e DASH e ka të qartë të bëjnë detyrën e tyre në atë përfundim dhe kjo nuk është për Amerikën, revolta ime dhe e jona nuk është se po na ofendohet Amerika apo se po fyhet Amerika, jo fare, është se po delegjitimohet SPAK dhe sistemi i drejtësisë që kanë ngatërruar detyrat e drejtësisë penale me përgjegjësi administrative, që kanë ngatërruar nevojën për drejtësi me shkeljen e lirive dhe të drejtave të njerëzve”, deklaroi Rama.

Rama u kujdes të theksonte se kritikat ndaj SPAK, nuk janë sulme politike apo personale siç shumë kush mund të pretendojë, por sipas tij, ai po flet në emër të një force politike që ka iniciuar dhe që ka udhëhequr Reformën në Drejtësi. Në këtë betejë, mes së mirës dhe së keqes, për Ramën, ka triumfuar kjo e fundit dhe “fajtor” për këtë bën edhe SPAK, duke thënë se durimit të tij i ka ardhur fundit.

“Deri tani e keqja kualifikohet dhe SPAK s’kualifikohet, po vë përfund këtë vend si më përpara. Kjo është tallje shumë e madhe, që SPAK deri tani përdor vetëm një lloj grepi dhe për vetëm një lloj peshku madje pa e pasur problem që të gjuaj dhe cironka me dinamik, por nuk ka as vullnet që ta përdor dinamitit për peshkaqenët që i bëjnë leksione SHBA, Europës, dhe zgjohen dhe ngrysen duke nxjerrë llum nga goja. Durimi ynë po soset, i imi po”, vijoi ai. 

Mënjëherë ka reaguar Zëdhenësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi duke drejtuar pyetjen:

Të gjithë shqiptarët mezi po presin të dinë ÇFARË E MBAN PENG “Dvoranin” e Qeverisë tek Dvorani i “Drejtësisë”?
Të gjithë shqiptarët e dinë se:
 1. Dvorani pengoi me çdo mjet, qëllimisht dhe për llogari vetëm të Ramës, ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, duke falsifikuar, manipuluar e shkelur Kushtetutën dhe ligjet e drejtësisë, vetëm e vetëm për të siguruar pandëshkueshmërinë e Ramës.
 2.Dvorani u provua zyrtarisht se fshehu pasurinë.
 3. Por Vettingu i partisë në mënyrë skandaloze dhe të paligjshme mbylli sytë për këtë fshehje të pasurisë dhe ky është fakt që nuk mbulohet dot kurrë.
 4. Shkeljet e Kushtetutës dhe ligjit për Dvoranin e partisë-shtet i vërtetoi botërisht edhe Komisioni i Venecias.
 5. Nëse do të ekzistonte vërtet Reforma në Drejtësi, Dvorani do të duhej të ishte i pari përpara drejtësisë për të marrë dënimin e merituar.

Në fakt rikthimi i « Dvoranit » në këtë “fushëbetejë” politike, është pak e çuditshme dhe jokoherente,  ndaj z. Blushi ka dhe një tjetër pikëpyetje në reagimin e tij: Të gjithë shqiptarët duan të dinë çfarë e detyron Ramën, Kampionin e Korrupsionit që e ktheu Shqipërinë një narkoshtet dhe të dytin në botë për korrupsionin, që të kthehet në Avokatin e Dvoranit?

Por ndryshe nga akuzat e Kryeministrit Rama se SPAK hetoi yllin e Drejtësisë dekoruar nga vetë SHBA-të, Kreu i SPAK Arben Kraja në një reagim për mediat shprehet se kjo padi e përmendur nga kryeministri është pushuar me kohë. 

“Çështja e padisë së presidentit ndaj Ardian Dvoranit është pushuar kohë më parë dhe është lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit”, thotë Kraja.

Gjithashtu ai theksoi se SPAK punon me kallzime dhe jo me deklarata politike.

“Kam thënë që nuk kam asnjë koment, sepse ne punojmë me kallëzime dhe jo deklarata politike”, thekson z.Kraja.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas deklaratës së kreut të SPAK  lidhur me akuzat e lëshuara në drejtim të këtij institucioni gjatë fjalës së mbajtur në Asamble.

Përmes një postimi në Facebook Rama përsërit rastin e Adrian Dvoranit duke thënë se SPAK i shkoi pas avazit të armikut numër 1 të reformës në drejtës, Ilir Metës.

“Meqë ka marrë përsipër të sqarohet SPAKU do të duhej të sqaronte pse reagoi rrufeshëm për një kallëzim absurd për një vepër penale imagjinare të njeriut të shpallur nga DASH kampion i antikorrupsionit, ndërkohë që për kampionët e korrupsionit në drejtësi s’ka lëvizur ende gishtin! Unë nuk i heq asnjë presje asaj që deklarova sot dhe nuk mjafton që SPAKU të thotë se e paska pushuar çështjen, pasi faktikisht e mori peng gjykatësin në fjalë pa asnjë arsye në botë, duke i shkuar praktikisht pas avazit Armikut NR.1 të Reformës në Drejtësi, Ilir Metës”, shkruan Rama në Facebook.

Reagime pas ketyre deklarateve kane ardhur dhe nga opozita.

Jorida Tabaku: E trishtë! Kemi votuar SPAK jo për tu ankuar pse heton

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për SPAK. Duke e quajtur Ramën ‘peshkaqeni kryesor i inceneratorëve’, ajo është shprehur se ai po jepte sot leksione për drejtësinë e munguar.

“Peshkqeni kryesor i inceneratorëve po jepte sot leksione për drejtësinë e munguar. Ironia është që për aferën e inceneratorëve në burg janë veç 2 nga grupi strukturuar kriminal, pra cironkat si Bllako dhe Koka!

E udhës do qe që të inkurajonte SPAK për të vazhduar këto hetime që kanë zbuluar pas këmbënguljes së PD një aferë 430 mln euro. Nuk e bën këtë por mbrohet duke u ankuar se po goditen të tijtë. E trishtë! Kemi votuar SPAK jo për tu ankuar pse heton.

Inkurajoj SPAK të dërgojë përpara aferën e inceneratorëve. Të çojë përpara gjykatës GSK për 3 inceneratorët që janë 1 çështje. Korrupsioni dhe abuzimi janë gangrena e shtetit e shoqërisë tonë. Ndaj SPAK nuk duhet të stepet nga kërcënimet apo ankesat e Ramës. Shqiptarët po presin të kuptojnë kush janë peshkaqenët e vërtetë ps inceneratorëve”, shkruan Tabaku.

Ylli Manjani: Qëndrimt e Ramës ndaj SPAK , mision për të shmangur vëmëndjen nga çështjet kryesore.

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në Syri.net tha se shantazhi i Ramës është një lajthitje idiote që tregon një sekëlldi politike që e ka kapluar kryeministrin kohët e fundit.

Rama nuk ka asnjë argument përballë akuzave ndaj opozitës dhe liderit të PD Sali Berisha.

“Rama s’ka argumenta për SPAK. Pozicion i palogjikshëm, as politik. Ka një mision në këto qëndrime, për të shmangur vëmëndjen nga çështjet kryesore.

Rama të sqarojë çështjen e rritjes së çmimeve për qytetarët shqiptarë. Nëse Rama ka prova t’i thotë dhe t’i çojë në SPAK, jo të thotë ai është kundërshtari im dhe hajde ta fusim në burg.”-tha Manjani.

Monika Kryemadhi: Të reagojnë ambasadorët e  huaj, të mbrohet reforma që u votua nga 140 deputete

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u ka bërë thirrje ambasadorëve të huaj në Shqipëri të dënojnë sulmet që kryeministri Edi Rama bëri ndaj SPAK në Asamblenë e sotme të PS-së.

“Shpresoj sot që ambasadoret e vendeve që kanë qenë kryesorët që kanë subvencionuar reformën në drejtësi, të bëjnë deklaratë për të dënuar deklaratën kërcënuese e arrogante të kryeministrit shqiptar dhe pse janë ambasadorë të vendeve që punojnë me qeverinë, duhet të mbrojnë dinjitetin e asaj reforme që u votua me 140 vota”- theksoi Kryemadhi.

Kryemadhi i referohet akuzave të kryeministrit në Asamblenë e sotme të PS-së, i cili tha se prokurorët e SPAK-ut “nuk kanë as vullnet për ta përdorur dinamitin për peshkaqenët”. Madje duke përdorur terma të futbollit tha për SPAK-un: “Po futeni në kohën shtesë, ju skualifikoheni”.

“Reagimi” i Ambasadës së SHBA-së: Shpallja e fituesve të llotarisë amerikane që duan të largohen nga Shqipëria

Ndërsa të gjithë presin reagimin  e Ambasdorës Yuri Kim, e cila i ka patur të shpeshta vizitat e saj në  SPAK dhe përkrah z. Arben Kraja, sot çuditërisht ajo hesht.

I vetmi reagim i Ambasadës së SHBA-së është shpallja e fituesve të llotarisë amerikane për të gjithë ata shqiptarë që po e braktisin këtë vend.

Duke qenë se SHBA-të janë sponsorizuesit e Reformës në Drejtësi, një sulm i tillë ndaj kreut të një prej institucioneve më të rëndësishme të dala nga kjo Reformë është i patolerueshëm. Sikundër është e patolerueshme dhe e pakuptimtë kjo heshtje nga vetë “kumbaret” e drejtësisë.

Por nëse ambasadorja Yuri Kim, po pret që Z.Rama të vetëkorrigjohet, në fakt ndodh krejt e kundërta.

Si kundërpërgjigje ndaj opozitës Kryeministri Edi Rama në një postim në twitter, shkruan.

“Të qeshësh e të qash me lot! Paskam kërcënuar SPAK-un sipas nongratave që betoheshin se edhe Flota e Shtatë Amerikane po t’i drejtonte tytat nga Lalzi nuk do ta votonin Reformën në Drejtësi!”

Sipas Ramës, sa për atë dhe PS,“SPAK rron e punon pa gajle 100 vjet dhe bujrum, derën tonë e ka hapur”.

Por ai shton se nuk kanë për të mbyllur gojën që SPAK të mos godasë njëanshmërisht, po gjithanshmërisht.

“Roli i mumjes, përballë rreshtit të gjykatësve e të prokurorëve, që Vetingu i nxorri katran me bojë apo mbi dosjet e skandaleve legjendare të krimit shtetëror, nuk mund të tolerohet më!”

Ndonëse serish kryeministri Rama u mundua të legjitimoje sulmet e tij ndaj SPAK, fakt është se një kryeministër nuk mund ti diktojë punën institucionit të drejtësisë e aq më tepër SPAK që konsiderohet si një nga shtyllat për zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Deklaratat e kryeministrit Rama ditën e sotme janë një kambanë e fortë alarmi për dështimin e Reformës në Drejtësi ndonëse është në vitin e 6-të që nga votimi i saj. Nëse kjo ndodh atëherë Shqipëria rrezikon të shkojë drejt një anarkie dhe si duket edhe me “bekimin” e SHBA-së.

/Argumentum.al

Tags: edibramaSPAKturi kim

Related- Posts

Editorial

ARGUMENTUM: NJË SEZON I RI, NJË VIZION I RI PËR DIALOGUN GLOBAL

1 Shtator, 2026
Editorial

Zoti Kryeministër, interesat e cilit komb përfaqësoni dhe mbroni?

21 Gusht, 2026
Editorial

Revolucioni i Flamingove: Fundi i Tranzicionit të Stërzgjatur Shqiptar

23 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Rikthimi i SHISH-it në politikë si banalitet

25 Shtator, 2026

Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump-in

25 Shtator, 2026

Peng Liyuan dhe Melania Trump vizitojnë Muzeun Kombëtar të Artit Aziatik

25 Shtator, 2026

Evropa përballë sfidave të reja: Ukraina, siguria dhe energjia riformësojnë agjendën e BE-së

24 Shtator, 2026
Denmark's defence minister Jeppe Bruus and the chief of the Defense Intelligence Service Thomas Ahrenkiel hold a press conference in connection with the release of a new Defense Intelligence Service assessment of the threat from Russia at the Commandant's House at Kastellet in Copenhagen, Denmark, on September 24, 2026. Picture: Ida Marie Odgaard / Ritzau Scanpix / AFP via Getty Images

Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s brenda muajve, paralajmëron inteligjenca daneze

24 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.